Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Shqipëria ekonomikisht para Serbisë



    Shqipëria ekonomikisht para Serbisë

    Agjencia Dan &Bradstreet (D&B) e radhitë Serbinë si vend me rrezik për afarizim (DB4d). Ajo për nga rreziku në Ballkan radhitet para Bosnjës, por prapa Shqipërisë.

    Ekonomia e Serbisë ende po përballet me probleme të brendshme, posaçërisht me papunësinë, e cila me gjasë do të rritet nga 17p përqind, sa ishte në vitin 2009, në mbi 20 përqind gjatë viteve 2010 dhe 2011, thuhet në raportin e muajit prill të agjencisë B&D. Ndërkohë, me një deficit më të ulët të llogarisë rrjedhëse, nuk pritet mungesë e mjeteve revizore. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, dinari serb në raport me euron shënoi një rënie rekorde në fillim të marsit, duke arritur nivelin e 100 dinarëve për 1 euro, krahasuar me 94.5 sa ishte në vitin 2009, thuhet në analizë, e cila përkujton se kjo pjesërisht është pasojë e domino efektit të borxheve greke.

    Sidoqoftë, si pasojë do të rriten shpenzimet e servisimit të borxhit për një numër të madh kredive personale apo afariste në euro, ndonëse do të mirëmbahet eksporti dhe do të ulet deficiti i llogarisë rrjedhëse, vlerësojnë analistët e D&B.

    D&B nuk pret që Serbia, me një nivel relativisht të arsyeshëm të borxhit, që kapë vlerën e 32 përqind të bruto prodhimit të vendit, do të ketë ndonjë problem me servisimin e obligimeve të sektorit publik, gjë që do të rris besimin e investitorëve dhe shkallën potenciale të rritjes ekonomike, e cila – sipas raportit - do të mund t'i tejkalojë prognozat aktuale prej vetëm 1 përqind për vitin 2010, dhe 2 përqind për vitin 2011.

    Sipas D&B, në vendet evropiane që hyjnë në grupin me rrezik për afarizim janë edhe Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Maqedonia dhe Turqia. Megjithatë, D&B thekson se radhitja që agjencia e bënë ndonjë shteti tregon për rrezikun e afarizimit të vendeve përreth në të, ofron informacionin për efikasitetin e pagesës ndaj vendeve të treta dhe për shpagimin e investimeve potenciale.

    Poenët pozitiv nuk i janë rritur asnjë shteti, përderisa Greqia, Holanda, Islanda, Argjentina, Kili dhe Guatemala kanë marrë poenë negativë.

    Në rajonin e Ballkanit më së miri radhitet Sllovenia (DB2c), e cila pasohet nga Kroacia, Hungaria dhe Greqia (DB3d), Shqipëria dhe Bullgaria (DB4a), Maqedonia (DB4b), Serbia (DB4d). Vendi i fundit në rajon në këtë radhitje është Bosnje e Hercegovina (DB6a). (Tanjug)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ne Serbine as nuk e konsiderojme.
    Kemi rritje ekonomike 9-7-5-3 % (simbas kendveshtrimit)
    Italia,Franca,Gjermania,Spagna dhe Anglia paten rritje te ekonomis me 0.1%,kurse Albanistani pati rritje te ekonomise me 3%.
    Ghynof kta shtetet se duhet ti ndihmojme
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Serbi prodhon 2 gjera qe ushqehet Serbia e Kosova bashke, po ne Shqiperi cfare prodhohet?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Serbia zotëron një pjesë të mirë të ekonomisë konsumatore shqiptare, ka një GDP gati katër herë më të lartë, si dhe thith investime të huaja tre herë më shumë, si pasojë e një tabani më të sigurtë ekonomik për investitorët e huaj. Është ndjesi e ëmbël të jetohet në ëndrra, e sidomos nga ato me sy hapur.
    relata refero

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    se di valla se me serbin jom leqit krejt.I pari jom leqit e i mrami do i shkoj ne varrim.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Hënor_ Lexo Postimin
    Serbia zotëron një pjesë të mirë të ekonomisë konsumatore shqiptare, ka një GDP gati katër herë më të lartë, si dhe thith investime të huaja tre herë më shumë, si pasojë e një tabani më të sigurtë ekonomik për investitorët e huaj. Është ndjesi e ëmbël të jetohet në ëndrra, e sidomos nga ato me sy hapur.
    ha ha ha sa kom qesh.....je i madh henor.....bash bukur e ke shkru

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Hënor_ Lexo Postimin
    Serbia zotëron një pjesë të mirë të ekonomisë konsumatore shqiptare, ka një GDP gati katër herë më të lartë, si dhe thith investime të huaja tre herë më shumë, si pasojë e një tabani më të sigurtë ekonomik për investitorët e huaj. Është ndjesi e ëmbël të jetohet në ëndrra, e sidomos nga ato me sy hapur.
    Vetem sa e shkruajti Gimchja,pra nga deshira e madhe qe tja kalojme Serbise.
    Ne letra ne i kemi kaluar me kohe

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Serbia ka deshtu dhe po vazhdo te deshtoj edhe me tutje.
    Hapja e Shqiperis ka ber qe Serbia te humbas shumë.
    Dikur serbet shisnin ne gjith europen mallra ushqimore dhe teknologji te bardh kurse sot nuk mund te bajn konkurenc as shtetev te rajonit.
    Shqipera sot ka lan tregun Grek dhe ka rritur shitejet per gati dy her ne Austri Zvicerr Itali dhe Gjermani.
    Ne gjitha kto shtete shiten mallra ushqimore te arrdhur nga Shqiperia.

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Shqiptarët për Ekonomi janë të fortë, këtë e tregon koha e ish-Jugosllavisë kur Shqiptarët punonin për atë shtet ishte një fjale ketu që e thonim ne "Prishtina punon, Beogradi ndërton" prej se Prishtina nuk po punon (është fjala për Beogradin), Beogradi po ngec në ekonomi sepse ata janë mësuar të hanë gatshëm, nga të servuarit dhe tjetër kush t'i laj enët mirpo kjo këngë neve nuk na pelqeu, andaj edhe i treguam evropes se tregu i atëhershëm realisht ishte treg shqiptar (këtë e deshmon e sotmja) dhe se pa ne ata nuk dinë as të prodhojnë, mirpo një gjë e mirë është ketu ngase ne paraqesim origjinal produktin shqiptar, por edhe ata paraqesin origjinal produktin serbo-sllav të ndytë dhe sigurisht Evropa më kënaqësi e konsumon produktin tonë dhe jo të tyre.
    Rritja ekonomike mendoj se është hap drejt BE-së, nuk don shumë koment
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    GDP Shqiperia ne vitin 2008 e paska pase rreth 21 miliarde dollare.

    Serbia ne po kete vit GDP e paska pase 50 miliarde dollare.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •