Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jeta Normale e krishterė

    Kapitulli I

    Gjaku i Krishtit


    Cfarė ėshte jeta normale e krishterė? Do tė bėnim mire qė nė fillim ta shtjellojmė kėtė cėshtje. Objekti i kėtyre studimeve ėshtė qė tė tregojė qė ėshtė dicka shumė e ndryshme nga jeta e mesatare e krishterė. Nė fakt njė konsiderim i Fjalės sė shkruar tė Zotit - Psh Predikimi nė Mal- do tė na bėnte tė pyesnim: A ėshtė jetuar ndonjėherė njė jetė e tillė nė tokė pervecse nga vetė Biri i Perendisė. Por, nė kete fjali, ndodhet pikėrisht pėrgjigjia pėr pyetjen tonė.
    Apostulli Pal na jep perkufizimin e tij pėr jetėn e krishterė tek Galatasit 2:20: “jo mė unė, por Krishti” . Ai nuk po flet ketu per dicka te vecantė ose te jashtėzakonshme, pėr nje nivel tė lartė krishtėrimi. Ai po e paraqet Zotin ndaj tė krishterit, prezantim qė mund tė pėrmblidhet me fjalėt: “Unė nuk jetoj mė, por Krishti e jeton jetėn e Tij tek unė”
    Zoti na e bėn plotėsisht tė qartė ne Fjalėn e Tij se Ai ka vetėm njė pėrgjigje pėr tė gjitha nevojat njerėzore: Birin e Tij, Jezus Krishtin. Nė tė gjithė punėn me ne, Ai punon nė mėnyrė tė tillė qė tė na nxjerrė ne jashtė loje dhe tė na zevendėsojė me Krishtin. Biri i Perėndisė vdiq nė vendin tonė qė ne tė falemi: Ai jeton nė vendin tonė qė ne tė shijojmė lirinė. Pra, ne mund tė flasim pėr dy lloj zėvendėsimesh – njė zėvendėsim nė Kryq qė na siguron ne faljen dhe njė zėvendėsim i brendshėm qė na siguron fitoren. Kjo do tė na ndihmojė ne shumė dhe do tė na shpėtojė nga shumė konfuzion, nqs ne do ta kishim gjithmonė parasysh kėtė fakt, qė Zoti do t’u pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve tona vetėm nė njė mėnyrė. Kjo mėnyrė ėshtė duke na treguar mė shumė nga Biri i Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-08-2005 mė 12:47
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Problemi i dyfishtė – Mekatet dhe Mekati

    Tani do tė marrim si pike-fillimi pėr jetėn e krishterė atė qė trajtohet ne tetė kapitujt e parė tė Romakėve dhe do t’i afrohemi subjektit tonė nė njė pikėpamje eksperimentale dhe praktike. Do tė ishte shumė ndihmuese nqs do e ndanim kėtė pjesė te letrės sė Romakėve ne dy nėn-pjesė dhe tė vinim re diferencat qė theksohen tek te dyja.
    Tetė kapitujt e parė tė Romakėve formojnė njė pjesė tė pavarur. Katėr e gjysėm kapitujt e parė tė tyre formojnė njė pjesė (1:1 – 5:11) dhe tre e ghysėm kapitujt e tjerė formojnė gjysmėn tjetėr(5:12 – 8:39). Njė lexim i kujdesshėm do na tregonte se subjekti i kėtyre dy gjysmave nuk ėshtė i njėjtė Pėr shembull, nė gjysmėn e parė tė tyre mbizotėron fjala “mėkatet” . Nė gjysmėn e dytė, kjo fjalė zėvendėsohet nga fjala nė njėjės “mėkat” dhe kjo fjalė pėrsėritet shumė. Pse ndodh kjo?
    Kjo sepse nė fillim trajtohen mėkatet e bėra para Zotit tė cilat janė tė shumta dhe mund tė listohen dhe tė numėrohen, ndėrsa nė pjesėn e dytė shihet mekati si njė princip qė punon tek njeriu. Nuk ka rėndėsi se sa mekate bėn dikush, ėshtė gjithmonė i njėjti princip mėkati qė e con atė drejt tyre. Unė kam nevojė qė mekatet e mia tė falen, por kam gjithashtu nevojė qė tė clirohem nga pushteti i mėkatit. I pari prek ndėrgjegjen time, i dyti prek jetėn time. Unė mund tė marr faljen pėr mėkatet e mia, por pėrsėri nuk do ta kem paqen ne mendjen time.
    Kur drita e Zotit ndricon nė fillim tek unė, thirrja e parė ėshtė pėr falje sepse e kuptoj se kam mėkatuar para Zotit, por kur unė marr faljen, unė zbuloj dicka tė re, unė zbuloj mėkatin, dhe kuptoj se jo vetėm qė kam bėrė mėkate para Zotit, por dicka nuk shkon brenda meje. Unė zbuloj se kam natyrėn e mėkatarit. Zbuloj se kam njė tėrheqje tė brendshme drejt mėkatit, drejt tė mėkatuarit. Kur ajo fuqi del prej meje, unė bej mėkate. Unė mund tė kėrkoj mėshirė dhe tė marr mėshirė, por unė pėrsėri vazhdoj tė mėkatoj. Kėshtu qė jeta mbyllet nė njė rreth vicioz tė tė bėrit mėkate, tė marrjes sė faljes dhe pėrsėri tė tė bėrit mekate. Unė e vlerėsoj faktin e marrjes sė mėshirės nga Zoti, por unė dua dicka mė shumė se aq: Unė dua clirim. Unė dua falje pėr cfarė kam bėre, por dua dhe clirim nga ajo qė jam.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 22-08-2005 mė 16:07
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mjekimi i dyfishtė i Zotit: Gjaku dhe Kryqi

    Kėshtu ne tetė kapitujt e parė te Romakėve, dy aspektet e shpėtimit jane prezantuar tek ne: sė pari falja e mėkateve dhe sė dyti clirimi prek mėkatit. Por tani, duke vazhduar me kėtė fakt ne duhet tė vėmė re njė diferencė tė mėtejshme.
    Nė pjesėn e parė tė Romakėve 1 – 8, kemi dy here referime pėr Gjakun e Zotit Jezus, tek 3:25 dhe 5:9. Nė tė dytėn, njė ide e re prezantohet tek Romakėt 6:6, ku na thuhet se ne jemi kryqėzuar me Krishtin. Diskutimi nė pjesėt e para qendėrzohet rreth aspektit tė punės sė Zotit Jezus, qė prezantohet me Gjakun e derdhur pėr justifikimin tone pėr faljen e mėkateve. Kjo terminologji, nuk mbartet nė pjesėn e dytė, ku argumenti qendėrzohet tani nė aspektin e punės sė Tij qė prezantohet nga Kryqi, dmth nga bashkimi ynė me Krishtin nė vdekjen e Tij, varrimin dhe ringjalljen. Ky dallim ėshte shumė i vlefshėm. Ne do ta shohim se Gjaku merret me atė cfarė ne kemi bėrė, ndėrsa Kryqi merret me atė cfarė ne jemi. Gjaku pastron mėkatet, ndėrkohė qė Kryqi godet rrėnjėn e kapacitetit tone pėr mėkat. Ky aspekt do tė jetė subjekt i trajtimit tonė nė kapitujt e fundit.

    Problemi i mėkateve tona

    Le te fillojmė atėherė me Gjakun e ēmuar te Zotit Jezus Krisht dhe vlerėn e tij pėr tė na pastruar ne dhe pėr tė na justifikuar nė sytė e Zotit. Kjo thuhet nė pasazhet nė vazhdim:

    "Tė gjithė kanė mėkatuar" (Romakėve 3:23).
    "Zoti e tregoi dashurinė e Tij ndaj nesh, ne atė se kur ne ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne. Aq mė tepėr tani, duke qėnė tė justifikuar me gjakun e tij, ne do tė shpėtohemi nga zemėrimi i Zotit me anė tė Tij." (Romakėve 5:8-9).
    " por janė shfajėsuar falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet shpengimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė,pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit." (Romakėve 3:24-26).


    Ne do tė kemi mė shumė arsye nė njė moment mė vonė pėr tė pare natyrėn reale tė rėnies dhe rrugėn e restaurimit. Nė kėtė pike ku jemi do mjaftohemi me faktin se kur mėkati shfaqet, ai ka trajtėn e njė akti mosbindjeje ndaj Zotit (Romakėve 5:19). Tani duhet tė rikujtojmė se kurdoherė qė ndodh kjo, ajo qė pason ėshtė faji.
    Mėkati hyn si mosbindje pėr tė krijuar fillimisht njė ndarje midis Zotit dhe njeriut, ku njeriu largohet nga Zoti. Zoti nuk mundet kėshtu tė ketė miqėsi me tė, sepse ka dicka qė e pengon dhe ėshtė pikėrisht ajo qė njihet nėpėr gjithė Shkrimin si “mėkat”. Kėshtu qė nė fillim Zoti thotė: “Ata janė tė gjithė nėn mėkat" (Romakėve 3:9). Mė pas, ky mėkat tek njeriu nė vazhdim ngre njė barrierė pėr miqėsinė e tij me Zotin duke i ngritur njė ndjenjė faji, njė ndjenjė tė tė qėnit i huaj pėr Zotin. Kėshtu pra kemi njeriun, i cili nė zėrin e ndėrgjegjes sė zgjuar thotė: “Unė kam mėkatuar” (Luka 15:18). Por kjo nuk ėshtė gjithcka, sepse mėkati i jep mundėsi Satanit qė tė ngrejė akuza para Zotit, po kėshtu dhe ndjenja jonė e fajit i jep atij mundėsi qė tė ngrejė akuza ne zemrėn tonė; kėshtu pra sė treti ėshtė “akuzuesi i vėllezėrve” (Zbulesa. 12:10) qė thotė tani: “Ti ke mėkatuar”
    Nė mėnyrė qė tė na shpengojė ne dhe tė na sjellė kėshtu prapa tek qėllimi i Zotit, Zotit Jezus i duhej tė bėjė dicka rreth kėtyre cėshtjeve: Mėkatit, Tė qėnit fajtor dhe tė Akuzės sė Satanit kundėr nesh. Sė pari mėkatet tona duhen pastruar, dhe kjo realizohet me anė tė Gjakut te ēmuar tė Krishtit. Mė pas, fajėsia jonė dhe ndergjegjia fajėsuese duhet tė paqėsohen duke u treguar vlerėn e atij Gjaku. Dhe sė fundi, duhet qė sulmi i armikut tė mposhtet dhe akuzat e tij te gjejnė pėrgjigjen. Nė Shkrime, Gjaku i Krishtit duket se operon nė mėnyrė efiēente nė kėto tre drejtime: drejt Zotit, drejt njeriut dhe drejt Satanit.

    Kėshtu qė ne kemi njė nevojė qė tė pėrfitojmė kėto vlera tė Gjakut, nqs duam tė vazhdojmė. Ky ėshtė themeli i pare. Duhet tė kemi njė njohuri themelore pėr faktin e vdekjes sė Zotit Jezus si njė Zėvendėsues i yni, nė Kryq, dhe njė kuptim tė qartė tė efikasitetit tė Gjakut tė Tij pėr mėkatet tona, sepse pa kėtė, nuk mund tė themi se e kemi filluar rrugėn tone. Le t’i shohim pra kėto tre cėshtje mė nga afėr.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gjaku ėshtė sė pari pėr Zotin

    Gjaku ėshtė pėr shpengim dhe ka tė bėjė sė pari pėr qėndrimin tonė para Zotit. Ne kemi nevojė pėr faljen e mėkateve qė kemi bėrė kur vijmė para gjykimit; dhe ato janė falur jo sepse Zoti i anashkalon ato qe ne kemi bėre, por sepse Ai sheh Gjakun. Kėshtu gjaku nuk ėshtė sė pari pėr ne, por pėr Zotin. Nqs unė dua tė kuptoj vlerėn e Gjakut, duhet tė pranoj vlerėsimin qė Zoti i bėn atij, dhe nqs unė nuk do tė di dicka rreth vlerės qė ka ai pėr Zotin, unė nuk do ta di kurrė se cfarė vlere ka ai pėr mua. Eshtė vetėm pėr shkakun se vlerėsimi i Gjakut tė Krishtit nga Zoti, u bė i njohur nga unė me anė tė Frymės sė Shenjtė, qė unė pėrfitova prej tij dhe e kuptova se sa i ēmuar ėshtė ai gjak pėr mua. Por aspekti i parė i tij ėshtė drejt Zotit. Pėrgjatė gjithė Testamentit tė Vjetėr dhe tė Ri, fjala “gjak” ėshtė lidhur me idenė e shpengimit, rreth 100 herė gjaku pėrmendet si dicka e rėndėsishme pėr Zotin.
    Nė kalendarin e Testamentit te Vjetėr ka njė ditė qė ka tė bėjė me cėshtjen e mėkateve tona dhe ajo quhet Dita e Shpengimit. Asgjė nuk e pėrshkruan cėshtjen e mėkateve kaq qartė sa pėrshkrimi i asaj dite. Tek Levitiku 16 shohim se nė Ditėn e Shpengimit, gjaku merrej nga vendi i flijimit pėr mėkatin dhe cohej nė Vendin Mė tė Shenjtė dhe spėrkatej aty para Zotit shtatė herė. Duhet tė jemi shumė tė qartė rreth kėsaj. Nė atė ditė, flijimi pėr mėkatin ofrohej publikisht nė oborrin e Tendės. Cdo gjė aty mund tė shihej nga tė gjithė. Por Zoti urdhėroi qė askush tė mos hynte brenda nė Tendė me pėrjashtim tė priftit mė tė lartė.. Ai, vetėm, e merrte gjakun dhe e conte nė Vendin mė tė Shenjtė dhe spėrkaste aty pėr tė bėrė shpengimin para Zotit. .Pse? Sepse prifti mė i lartė ishte figura e Zotit Jezus nė punėn e Tij shpenguese (Hebrenjve 9:12), dhe kėshtu, nė figurė, ai ishte ai qė bėnte punėn. Askush pėrveē atij nuk mundej madje as tė afrohej pėr tė hyrė. Pėr mė tepėr, hyrja e tij aty ishte e lidhur vetėm me njė akt, pikėrisht prezantimin e gjakut para Zotit si diēka qė Ai e kishte pranuar, si diēka nė tė cilėn Ai do tė gjente kėnaqėsi. Ishte pra njė shkėmbim midis priftit tė lartė dhe Zotit brenda nė shenjtėrore, larg syve tė njerėzve qė pėrfitonin prej kėtij shkėmbimi. Zoti e kėrkonte kėtė. Gjaku pra ėshtė nė vend te parė pėr Tė.
    Madje, para kėsaj, tek Eksodi 12:13 pėrshkruhet derdhja e gjakut tė qengjit tė pashkės nė Egjipt, pėr shpengimin e Izraelit. Kjo ėshtė pėrsėri, njėra nga figurat mė tė mira tė Testamentit te Vjetėr pėr shpengimin tonė. Gjaku u vendos nėpėr dyert, ndėrsa mishi i qengjit u hėngėr brenda shtėpisė; dhe Zoti tha: "Kur ta shoh gjakun, do tė kaloj tutje”. Ky ėshtė njė ilustrim tjetėr i faktit se gjaku nuk ishte menduar t’i prezantohej njeriut por Zotit, sepse gjaku ishte vendosur jashtė dyerve, ndėrsa ata qė festonin brenda shtėpive nuk e shihnin atė.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Zoti ėshte kėnaqur

    Eshtė shenjtėria e Zotit, drejtėsia e Zotit, ajo qė kėrkon qė njė jetė e pamėkatėshme duhet tė jepet pėr njeriun. Ka jetė nė Gjakun, nė atė Gjak qė ėshtė derdhur pėr mua, pėr mėkatet e mia. Zoti ėshte Ai qė e kėrkon qė tė jetė kėshtu. Zoti ėshtė Ai qė kerkon qė tė prezantohet Gjaku nė mėnyrė qė tė kėnaqet drejtėsia e Tij, dhe ėshtė Ai qė thotė: “Kur tė shikoj gjakun, do tė kaloj tutje” Gjaku i Krishtit e kėnaq totalisht Zotin.
    Tani do tė doja t’u thoja njė fjalė vėllezėrve tė mi mė tė rinj nė Zotin, sepse pikėrisht kėtu ne hasim shpesh vėshtirėsi. Si jobesimtarė, ne mund tė kemi qėnė totalisht tė pashqetėsuar nga ndėrgjegjia jonė, derisa Fjala e Zotit filloi tė na zgjojė ne. Ndėrgjegjia jonė ishte e vdekur, dhe ata me ndėrgjegjie tė vdekur janė sigurisht tė pavlefshėm pėr Zotin. Por mė vonė, kur ne besuam, ndėrgjegjia jonė e zgjuar mund tė jetė bėrė shumė e ndjeshme, dhe kjo mund tė ngrejė njė problem real pėr ne. Ndjenja e mėkatit, e fajit mund tė bėhet kaq e madhe sa tė mund tė na bėjė ta humbim nga sytė efektivitetin e Gjakut. Na duket sikur mėkatet tona janė kaq reale dhe ndoshta ndonjė mėkat specifik mund tė na shqetėsojė kaq shpesh, sa tė vijmė nė pikėn qė mėkatet tona tė na duken mė tė mėdhaja se Gjaku i Krishtit.
    Tani, gjithė problemi ynė ėshtė se ne mundohemi ta ndjejmė; pra ta vlerėsojmė subjektivisht se cfarė ėshtė Gjaku pėr ne. Ne nuk mund ta bėjmė kėtė; kjo nuk funksionon nė kėtė mėnyrė. Gjaku ėshtė pėr t’u parė sė pari nga Zoti. Mė pas, ne na duhet tė pranojmė vlerėsimin e Zotit pėr tė. Duke berė keshtu, ne do ta gjejmė vlerėn e tij pėr ne. Nqs ne, nė vend tė kėsaj, pėrpiqemi qė tė bėjmė vlerėsimin me anė tė ndjenjave tona, ne nuk do gjejmė asgje; ne do tė ngelemi nė errėsirė. Jo, ėshte ēėshtje besimi nė Fjalėn e Zotit. Ne duhet tė besojmė qė Gjaku ėshtė i ēmuar pėr Zotin sepse Ai thotė kėshtu. (1 Pjetrit 1:18,19). Nqs Zoti mund ta pranojė Gjakun si shpagesė pėr mėkatet tona dhe si ēmimin e shpengimit tonė, atėherė ne mund tė pushojmė tė siguruar se borxhi ėshtė shlyer. Nqs Zoti ėshtė i kėnaqur me Gjakun, atėherė Gjaku duhet tė jetė i pranueshėm. Vlerėsimi ynė pėr tė ėshtė vetėm sipas vlerėsimit tė Tij – as mė shumė, as mė pak. Ky vlerėsim, natyrisht qė nuk mund tė jetė mė shumė, por nuk duhet tė jetė gjithashtu mė pak. Le tė rikujtojmė se Ai ėshtė i shenjtė dhe i drejtė, dhe Ai Zot i shenjtė dhe i drejtė ka tė drejtėn tė thotė se Gjaku ėshtė i pranueshėm ne sytė e Tij dhe e ka kėnaqur totalisht Atė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 27-08-2005 mė 08:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gjaku dhe hyrja e besimtarit

    Gjaku e ka kėnaqur Zotin; ai duhet tė na kėnaqė dhe ne gjithashtu. Pra, ka dhe njė vlerė tjetėr, qė ėshtė nė drejtim tė njeriut, pėr tė pastruar ndėrgjegjen tonė. Kur ne vijmė tek letra e hebrenjve, ne e shohim se Gjaku e bėn kėtė. Ne duhet t’i kemi “zemrat tė pastruara nga ndėrgjegjia e ligė” (Hebrenjve 10:22).
    Kjo ėshtė ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja. Shkruesi nuk na thotė se Gjaku i Zotit Jezus i pastron zemrat tona dhe mė pas tė ndalojė aty. Do ishte gabim nqs do tė lidhnim zemrėn me Gjakun nė atė mėnyrė. Mund tė ishte njė keqkuptim pėr sferėn ku vepron Gjaku, nqs ne do tė luteshim: “Zot, pastroje zemrėn time me Gjakun Tėnd” . Zoti thotė se zemra ėshtė dėshpėrimisht e sėmurė. (Jeremia 17:9) dhe Ai duhet tė bėjė dicka mė themelore se sa thjesht ta pastrojė atė: Ai duhet tė na japė njė zemėr tė re.
    Ne nuk i lajmė dhe hekurosim veshjet qė do i hedhim. Ashtu sic do e shohim pak mė vonė, “mishi” ėshtė shumė i keq pėr tė qėnė i pastruar: ai duhet tė kryqėzohet. Vepra e Zotit brenda nesh duhet tė jetė dicka krejtėsisht e re. “Unė do t’ju jap njė zemėr tė re dhe do tė fut njė frymė tė re brenda jush” (Ezekieli 36:26).
    Jo, unė nuk shoh tė thuhet aty se Gjaku i pastron zemrat tona. Vepra e tij nuk ėshtė subjektive nė atė mėnyrė, por totalisht objektive para Zotit. Nė tė vėrtetė, vepra pastruese e Gjakut ėshtė parė kėtu tek Hebrenjtė 10 sikur i referohet zemrės, por nė fakt ajo i referohet ndėrgjegjes: "Duke i pasur zemrat tona tė pastruara nga ndėrgjegjia e ligė” . Cfarė kuptimi tė ketė kjo?
    Kjo ka kuptim se ka dicka qė ndėrhyn mes meje dhe Zotit, dhe si rezultat i kesaj, unė kam njė ndėrgjegjie tė ligė sa herė qė synoj qė t’i afrohem Atij. Kjo gjė ma kujton nė mėnyrė konstante barrierėn qė ekziston mes meje dhe Atij. Por tani, pėrmes veprimit tė Gjakut tė ēmuar, dicka e re ka ndodhur para Zotit qė e ka hequr kėtė barrierė, dhe Zoti e ka bėrė kėtė fakt tė njohur nė Fjalėn e Tij. Kur ajo tė jetė besuar dhe pranuar, ndėrgjigjia ime do tė jetė menjėherė e pastruar dhe ndjenja e fajit tim do tė jetė hequr, dhe unė nuk kam mė njė ndėrgjegje tė ligė para Zotit.
    Secili nga ne e di se sa gjė e ēmuar ėshtė qė tė kesh njė ndėrgjegje tė zbrazėt nga akuzat e fajit nė marrėdhėnie me Zotin. Njė zemėr besimi dhe njė ndėrgjegje e pastėr nga cdo lloj akuze, janė tė dyja themelore pėr ne, pėrderisa ato janė tė ndėrvarura nga njėra-tjetra. Sapo ne e shohim ndėrgjegjen tonė tė rėnduar, besimi ynė venitet dhe ne e kuptojmė se nuk mund t’i dalim dot pėrballė Zotit. Nė mėnyrė qė tė vazhdojmė me Zotin, duhet tė njohim vlerėn e tanishme tė Gjakut. Zoti ruan regjistrime te shkurtra, dhe ne i afrohemi afėr me anė tė Gjakut cdo ditė, cdo orė dhe cdo minutė. Gjaku kurrė nuk e humbet efikasitetin e vet si zonė e hyrjes, nqs ne varemi tek ai. Si do tė guxojmė tė hyjmė nė Vendin Mė tė Shenjtė, pėrvecse nėpėrmjet Gjakut?
    Unė dua tė pyes veten: A po e kėrkoj realisht hyrjen pėr nė Prezencėn e Zotit me anė tė Gjakut, apo me anė tė ndonjė gjėje tjetėr? Cfarė nėnkuptoj me “anė tė Gjakut”? Unė nėnkuptoj thjesht atė se unė i njoh mėkatet e mia, qė rrėfej se kam nevojė pėr pastrim dhe shpengim dhe qė vij tek Zoti me anė tė punės sė pėrfunduar tė Zotit Jezus. Unė i afrohem Zotit vetėm me anė tė meritave tė Tij, dhe jo me anė tė aftėsive tė mia; asnjėherė psh me anė tė asaj se sot mund tė kem qenė shumė i mirė ose shumė i durueshėm, ose se mund tė kem bėrė dicka pėr Zotin kėtė mėngjes. Unė duhet tė vij vetėm me anė tė Gjakut. Tundimi pėr shumė nga ne ėshtė tė menduarit se meqenėse Zoti ka punuar shumė me ne, sepse mund tė na ketė treguar dicka mė shumė nga Vetja e Tij apo se mund tė na ketė mėsuar mėsime mė tė thella pėr Kryqin – Ai mund tė ketė vendosur pėr ne standarte tė reja, dhe vetėm duke i plotėsuar kėto standarte, ne mund tė kemi njė ndėrgjegje tė pastėr para Tij. JO! Njė ndėrgjegje e pastėr nuk ėshtė e bazuar kurrė mbi veprimtarinė tonė; ajo mund tė bazohet vetėm nė punėn e Zotit Jezus nė derdhjen e Gjakut tė Tij.

    Ndoshta gabohem, por unė e ndjej shumė se disa nga ne mendojnė gjėra tė tilla si: “Sot unė kam qėnė pak mė i kujdesshėm; sot jam pėrmirėsuar pak; kėtė mėngjes e kam lexuar Fjalėn e Zotit nė mėnyrė mė tė ngrohtė dhe kėshtu mund tė lutem mė mirė!” Apo “Sot unė kisha njė problem nė familjen time dhe e kam filluar ditėn i ngrysur dhe nėn depresion; nuk ndjehem shumė mirė tani, e ndjej se duhet tė jetė dicka keq; kėshtu qė nuk mund t’i afrohem Zotit.”
    Por ku bazohesh ti, mbi te gjitha, pėr t’ju afruar Zotit? A i afrohesh Atij nė bazė tė ndjenjave tė tua, me anė tė ndjenjės se sot ke arritur tė bėsh dicka pėr Zotin? Apo bazohesh tek dicka shumė mė e sigurt, pikėrisht nė faktin se Gjaku ėshtė derdhur dhe Zoti e sheh atė Gjak dhe ėshtė i kėnaqur? Patjetėr, qė nqs ky Gjak do tė pėsonte ndryshime, atėherė baza e afrimit tėnd tek Zoti, do tė ishte mė pak e besueshme. Por Gjaku nuk ka ndryshuar kurrė dhe nuk do tė ndryshojė kurrė. Kėshtu qė afrimi yt tek Zoti ėshtė gjithmonė i qėndrueshėm; dhe ajo qėndrueshmėri ėshtė e jotja me anė tė Gjakut dhe kurrė me anė tė arritjeve tė tua personale. Cfarėdo metri qė tė pėrdorėsh sot, dje apo pardje, sapo tė hedhėsh njė hap tė ndėrgjegjshėm brenda nė Vendin Mė tė Shenjtė, do tė tė duhet tė qėndrosh mbi bazamentin e sigurt tė Gjakut tė derdhur. Nqs ti ke njė ditė tė mirė apo tė keqe, nė rast se ke mėkatuar me ndėrgjegje apo jo, baza e afrimit tėnd ngelet gjithmonė e njėjta – Gjaku i Krishtit. Ky ėshtė bazamenti me anė tė sė cilit mund tė hysh dhe nuk ka asnjė tjetėr.
    Ashtu si shumė gjėra tė tjera nė eksperiencėn tonė tė krishterė, cėshtja e hyrjes tek Zoti ka dy faza, njėra ėshtė fillestare dhe tjetra progresive. E para na prezantohet tek Efesianėt 2 dhe e dyta tek Hebrenjtė 10. Fillimisht, qėndrimi ynė me Zotin ėshtė siguruar nga Gjaku, sepse “ne jemi afruar nėpėrmjet Gjakut tė Krishtit” (Efesianėve. 2:13). Por, pas kėsaj, hyrja jonė e vazhdueshme ėshtė pėrsėri me anė tė Gjakut, sepse apostulli na inkurajon ne: ” Duke pasur, pra, o vėllezėr, liri tė plotė pėr tė hyrė nė shenjtėrore me anė tė gjakut tė Jezusit… le tė afrohemi" (Heb. 10:19,22). Pėr tė filluar, unė u afrova me anė tė Gjakut, dhe pėr tė vazhduar me kėtė marrėdhėnie tė re, unė vij me anė tė Gjakut gjithmonė. Nuk ėshtė se une u shpėtova nė njė mėnyrė dhe tani duhet ta mbaj marrėdhėnien time me anė tė njė mėnyre tjetėr. Ju thoni: “Po kjo ėshtė shumė elementare. Kjo ėshtė A-B-C e ungjillit…” Po, por problemi me ne ėshtė se ne jemi larguar shumė nga A-B-C. Ne kemi menduar se kemi pėrparuar dhe kėshtu nuk ja vlen tė merremi mė me A-B-C-nė, por ne kurrė nuk mund tė veprojmė kėshtu. Jo, afrimi im fillestar tek Zoti ishte me anė tė Gjakut dhe sa herė qė vij para Tij, do tė jetė e njėjta gjė. Deri nė fund, hyrja do tė jetė e bazuar vetėm mbi bazamentin e Gjakut.
    Kjo nuk nėnkupton se ne mund tė jetojmė njė jetė tė pakujdesshme, sepse pas pak do tė shohim njė aspekt tjetėr tė vdekjes sė Krishtit qė na tregon se nuk mund tė ndodhė ashtu. Por, pėr momentin le tė kėnaqemi me Gjakun, sepse ai ėshtė aty dhe ai ėshtė i mjaftueshėm.
    Ne mund tė jemi tė dobėt, por duke para dobėsinė tonė ne nuk mund tė bėhemi tė fortė. Asnjė pėrpjekje pėr t’u ndjerė keq dhe pėr tė bėrė pendesė, nuk do tė na ndihmojė pėr tė qėnė qoftė dhe pak mė i shenjtė. Nuk ka asnjė ndihmesė aty, kėshtu qė le tė jemi tė qėndrueshėm nė afrimin tonė pėr shkak tė Gjakut: “Zot, unė nuk e di plotėsisht se cfarė vlere ka Gjaku, por di qė Gjaku tė ka kėnaqur Ty; kėshtu qė Gjaku ėshtė i mjaftueshėm pėr mua, dhe ėshtė kėrkesa ime e vetme.” Unė e shoh tani se fakti nėse une kam pėrparuar, nėse kam arritur dicka apo jo, nuk ėshtė asgjė. Sa herė qė vij para Teje, ėshtė gjithmonė nė bazė tė Gjakut tė ēmuar. Atėherė ndėrgjegjia jonė ėshtė totalisht e pastėr para Zotit. Asnjė ndėrgjegjie nuk mund tė jetė e pastėr, pėrvecse nėpėrmjet Gjakut. Ėshtė Gjaku ai qė na jep qėndrueshmėri.
    “Jo mė ndėrgjėgje mėkati”: kėto janė fjalėt e mrekullueshme tė Hebrenjve 10:2. Ne jemi pastruar nga cdo mėkat dhe kėshtu mund tė jehojmė fjalėt e apostullit Pal: “I bekuar ėshtė ai njeri, qė Zoti nuk ja numėron mėkatin” (Romakėve 4:8).
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Gjaku dhe hyrja e besimtarit
    Ne nuk i lajmė dhe hekurosim veshjet qė do i hedhim. Ashtu sic do e shohim pak mė vonė, “mishi” ėshtė shumė i keq pėr tė qėnė i pastruar: ai duhet tė kryqėzohet. Vepra e Zotit brenda nesh duhet tė jetė dicka krejtėsisht e re. “Unė do t’ju jap njė zemėr tė re dhe do tė fut njė frymė tė re brenda jush” (Ezekieli 36:26).
    Shikoni sa qartė e tregon "heretiku" (sipas seminaristit) i shekullit te XX W. Nee, nė kundėrshtim me "mėsimet e drejta" tė kishės ortodokse qė Seminaristi pėrfaqėson se shpėtimi mbahet dhe fitohet me pėrpjekjet tona.

    Mishi ynė ėshtė i qelbur dhe prej tij nuk mund tė dalė asgjė e mirė. Si i tillė, ēdo pėrpjekje e jona pėr tė kėnaqur Perėndinė me veprat tona tė mishit, do ishte njė dėshtim i plotė. Ky mish duhet tė vdesė dhe vėndin e tij ta zėrė vepra e Atij qė banon brėnda nesh.


    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Jo, unė nuk shoh tė thuhet aty se Gjaku i pastron zemrat tona. Vepra e tij nuk ėshtė subjektive nė atė mėnyrė, por totalisht objektive para Zotit. Nė tė vėrtetė, vepra pastruese e Gjakut ėshtė parė kėtu tek Hebrenjtė 10 sikur i referohet zemrės, por nė fakt ajo i referohet ndėrgjegjes: "Duke i pasur zemrat tona tė pastruara nga ndėrgjegjia e ligė” . Cfarė kuptimi tė ketė kjo?
    Kjo ka kuptim se ka dicka qė ndėrhyn mes meje dhe Zotit, dhe si rezultat i kesaj, unė kam njė ndėrgjegjie tė ligė sa herė qė synoj qė t’i afrohem Atij. Kjo gjė ma kujton nė mėnyrė konstante barrierėn qė ekziston mes meje dhe Atij. Por tani, pėrmes veprimit tė Gjakut tė ēmuar, dicka e re ka ndodhur para Zotit qė e ka hequr kėtė barrierė, dhe Zoti e ka bėrė kėtė fakt tė njohur nė Fjalėn e Tij. Kur ajo tė jetė besuar dhe pranuar, ndėrgjigjia ime do tė jetė menjėherė e pastruar dhe ndjenja e fajit tim do tė jetė hequr, dhe unė nuk kam mė njė ndėrgjegje tė ligė para Zotit.
    Ndėrgjegja jonė pra ėshtė e pastruar nėpėrmjet gjakut tė Krishtit nė kryq. Ne tashmė, kemi mundėsinė t'i afrohemi Atij, pasi pėr ne nuk bėhet mė pengesė ndėrgjegja jonė dhe kėshtu nuk jemi fajtorė para Perėndisė.



    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Zoti ruan regjistrime te shkurtra, dhe ne i afrohemi afėr me anė tė Gjakut cdo ditė, cdo orė dhe cdo minutė. Gjaku kurrė nuk e humbet efikasitetin e vet si zonė e hyrjes, nqs ne varemi tek ai. Si do tė guxojmė tė hyjmė nė Vendin Mė tė Shenjtė, pėrvecse nėpėrmjet Gjakut?

    Amen!


    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Unė dua tė pyes veten: A po e kėrkoj realisht hyrjen pėr nė Prezencėn e Zotit me anė tė Gjakut, apo me anė tė ndonjė gjėje tjetėr? Cfarė nėnkuptoj me “anė tė Gjakut”? Unė nėnkuptoj thjesht atė se unė i njoh mėkatet e mia, qė rrėfej se kam nevojė pėr pastrim dhe shpengim dhe qė vij tek Zoti me anė tė punės sė pėrfunduar tė Zotit Jezus. Unė i afrohem Zotit vetėm me anė tė meritave tė Tij, dhe jo me anė tė aftėsive tė mia; asnjėherė psh me anė tė asaj se sot mund tė kem qenė shumė i mirė ose shumė i durueshėm, ose se mund tė kem bėrė dicka pėr Zotin kėtė mėngjes. Unė duhet tė vij vetėm me anė tė Gjakut. Tundimi pėr shumė nga ne ėshtė tė menduarit se meqenėse Zoti ka punuar shumė me ne, sepse mund tė na ketė treguar dicka mė shumė nga Vetja e Tij apo se mund tė na ketė mėsuar mėsime mė tė thella pėr Kryqin – Ai mund tė ketė vendosur pėr ne standarte tė reja, dhe vetėm duke i plotėsuar kėto standarte, ne mund tė kemi njė ndėrgjegje tė pastėr para Tij. JO! Njė ndėrgjegje e pastėr nuk ėshtė e bazuar kurrė mbi veprimtarinė tonė; ajo mund tė bazohet vetėm nė punėn e Zotit Jezus nė derdhjen e Gjakut tė Tij.

    Ja pra, kjo do tė thotė tė jesh i shpėtuar, tė kesh mundėsi tė futesh nė vėndin mė tė shenjtė dhe kjo ėshtė arritur nėpėrmjet gjakut tė Krishtit. Ne jemi tė shpėtuarit sepse ne kemi besuar nė veprėn qė Ai ka bėrė dhe kėshtu ne jemi bėrė automatikisht pjesė e Kishės sė Tij.

    Veprat qė bėhen nga Ai, janė tė mira, por veprat nuk janė pėr tė na dhėnė mundėsi ne tė vimė nė prezencėn e Tij duke u futur nė vėndin mė tė shenjtė. Veprat janė thjeshtė njė produkt i besimit tonė.

    Ja se si thotė mė poshtė autori:


    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Por Gjaku nuk ka ndryshuar kurrė dhe nuk do tė ndryshojė kurrė. Kėshtu qė afrimi yt tek Zoti ėshtė gjithmonė i qėndrueshėm; dhe ajo qėndrueshmėri ėshtė e jotja me anė tė Gjakut dhe kurrė me anė tė arritjeve tė tua personale. Cfarėdo metri qė tė pėrdorėsh sot, dje apo pardje, sapo tė hedhėsh njė hap tė ndėrgjegjshėm brenda nė Vendin Mė tė Shenjtė, do tė tė duhet tė qėndrosh mbi bazamentin e sigurt tė Gjakut tė derdhur. Nqs ti ke njė ditė tė mirė apo tė keqe, nė rast se ke mėkatuar me ndėrgjegje apo jo, baza e afrimit tėnd ngelet gjithmonė e njėjta – Gjaku i Krishtit. Ky ėshtė bazamenti me anė tė sė cilit mund tė hysh dhe nuk ka asnjė tjetėr.

    Vėllezėr, ky ėshtė ungjilli i vėrtetė. Kjo ėshtė liria e Frymės. Nėse ne do kemi kėtė besim, Fryma do tė veprojė lirė nė ne, nuk do jetė e kufizuar dhe kėshtu ne nuk do pengohemi nga njerėz gjoja tė perėndishėm, pro do futemi dirket nė vėndin mė tė shenjtė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mposhtja e Akuzuesit


    Nė pikėpamjen e asaj qė kemi thėnė, tani mund tė kthehemi dhe tė pėrballojmė armikun, sepse ka njė aspekt tė mėtejshėm tė Gjakut, dhe ky aspekt ėshtė nė drejtim tė Satanit. Aktiviteti mė strategjik i Satanit nė ditėt e sotme ėshtė akuzimi i vėllezėrve (Zbulesa 12:10) dhe ėshtė pikėrisht njė akuzues i tillė qė Zoti ynė e konfronton me shėrbesėn e tij tė vecantė si Prift i Lartė, pėrmes “gjakut tė tij” (Hebrenjve 9:12).
    Por si vepron Gjaku kundėr Satanit? Ai vepron duke e vendosur Zotin nė anen tonė, kundėr Satanit. Rėnia solli dicka tė tillė qė i dha Satanit tė drejtėn tė depėrtonte brenda njeriut dhe si rezultat Zoti u tėrhoq nga njeriu. Njeriu ėshtė tani jashtė kopshtit, i privuar nga lavdia e Perėndisė (Romakėve 3:23) – sepse ai ėshtė sė brendshmi i huaj pėr Zotin. Sepse, pėr shkak tė asaj qė njeriu bėri, ka dicka brenda tij qė, derisa tė hiqet, e bėn Zotin moralisht tė paaftė qė ta mbrojė njeriun. Por Gjaku e heq atė barrierė dhe e rikthen njeriun tek Zoti dhe Zotin tek njeriu. Njeriu ėshtė i favorizuar tani, dhe pėr shkak se Zoti ėshtė nė anėn e tij, ai mund ta pėrballojė Satanin pa frikė.
    A e mbani mend atė varg tek letra e parė e Gjonit: “Gjaku i Jezusit, Birit tė Tij na pastron nga cdo mėkat” Nuk thuhet nga “gjithė mėkatet”, pra nė kuptim pėrgjithėsues, por cdo mėkat, cdo element. Cfare do tė thotė kjo? Oh, ėshtė me tė vėrtetė dicka e mrekullueshme! Zoti ėshtė dritė, dhe kur ne ecim nė dritė, cdo gjė ekspozohet dhe shfaqet nė kėtė dritė, kėshtu qė Zoti mund ta shohė plotėsisht – dhe pėrsėri Gjaku ėshtė i aftė tė pastrojė nga cdo mėkat. Cfarė pastrimi! Nuk ėshtė se unė nuk kam njohuri tė plotė pėr veten, apo se Zoti nuk ka njohuri tė plotė pėr mua. Nuk ėshtė se unė duhet tė mundohem tė fsheh dicka, apo se Zoti tė pėrpiqet tė anashkalojė dicka.. Jo. Pėrkundrazi, Ai ėshtė dritė dhe unė jam gjithashtu jam nė kėtė dritė, dhe pikėrisht aty, Gjaku i ēmuar mė pastron nga cdo mėkat. Gjaku mjafton pėr kėtė!
    Disa nga ne, tė ndrydhur nga dobėsitė tona, mund tė tundohemi tė mendojmė se ka disa mėkate qė janė pothuajse tė pafalshme. Por le tė kujtojmė fjalėn: “Gjaku i Jezus Krishtit, Birit tė Tij na pastron ne nga cdo mėkat”. Mėkate tė mėdha, mėkate tė vogla, mėkate qė duken shumė tė errta dhe mėkate qė janė jo dhe aq te errta, mėkate qė unė mendoj se mund tė falen dhe mėkate qė unė mendoj se janė tė pafalshme, po, tė gjitha mėkatet, mėkate tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme, tė harruara apo tė ruajtura nė kujtesė, tė gjitha janė tė pėrfshira nė fjalėt: “cdo mėkat” . “Gjaku i Jezusit, Birit tė Tij na pastron ne nga cdo mėkat.” Dhe kjo ėshtė e vėrtetė sepse ky gjak nė rradhė tė parė e kėnaq Zotin.
    Derisa Zoti, duke i parė tė gjitha mėkatet nė dritė, mund t’i falė ato nė bazė tė Gjakut, cfarė tė drejte akuze mund tė ketė Satani? Satani mund tė na akuzojė ne para Tij, por “Nqs Zoti ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh?” (Romakėve 8:31). Zoti i tregon atij Gjakun e Birit tė Tij tė dashur. Kjo ėshtė pergjigjia e mjaftueshme, para sė cilės Satani nuk ka asnjė apelim. " Kush do t'i padisė tė zgjedhurit e Perėndisė? Perėndia ėshtė ai qė i shfajėson.Kush ėshtė ai qė do t'i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne." (Romakeve 8:33,34).
    Kėshtu qė pėrsėri do tė na nevojitet qė tė njohim mjaftueshmėrinė absolute tė Gjakut tė ēmuar.
    “ Por Krishti, qė erdhi si kryeprift… hyri njė herė e pėrgjithmonė nė shenjtėrore… dhe fitoi njė shpėtim tė amshuar." (Hebrenjve 9:11,12). Ai ishte Shpengues vetėm njėherė. Por Ai ka qenė Kryeprift dhe Avokat pėr gati 2000 vjet. Ai qėndron aty, nė prezencėn e Atit dhe "duke shlyer mėkatet tona" (1 Gjonit 2:1,2). Vini re fjalėt e Hebrenjve 9:14: “Sa mė shumė…do ta bėjė kėtė Gjaku i Krishtit…” , theksojnė mjaftueshmėrinė e veprės shpenguese tė Krishtit. Ajo vepėr ėshtė e mjaftueshme pėr Atin.
    Atėherė cfarė tė themi nė lidhje me sjelljen tonė ndaj Satanit? Kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse ai na akuzon jo vetėm para Zotit, por dhe para ndėrgjegjes sonė gjithashtu. “Ti ke mėkatuar, dhe ti vazhdon tė mėkatosh. Ti je i dobėt dhe Zoti nuk ka fare tė bėjė me ty.” Ky ėshtė argumenti i tij. Dhe tundimi yne ėshtė qė tė shohim brenda, tek vetja jonė, per t’u mbrojtur, pėr ta gjetur mbrojtjen tek ndjenjat tona, sjellja jonė, pėr tė gjetur aty njė fakt qė Satani e ka gabim. Kur ne nuk e gjejme kėtė, na ngelet vecse tė pranojmė kotėsinė tonė dhe tė biem nė dėshpėrim dhe depresion. Kjo akuzė bėhet njė nga armėt mė efektive tė Satanit. Ai u drejtohet mėkateve dhe dobėsive tona, pėr tė na fajėsuar para Zotit, dhe nqs i pranojmė akuzat e tij, ne biem nė mėnyrė tė menjėhershme.
    Tani, arsyeja se pėrse ne i pranojmė kėto akuza, ėshtė se ne shpresojmė akoma tė gjejmė dicka tė mirė tek vetja jonė. Por, themeli i kėsaj shprese ėshtė i gabuar. Satani ja ka arritur qėllimit pėr tė na bėrė tė shohim nė drejtimin e gabuar. Kėshtu, pra ai e fiton betejen duke na bėrė tė besojmė se ne jemi tė pavlefshėm. Por, nqs ne kemi mėsuar qė tė mos kemi asnje besim tek mishi (vetja jonė), ne nuk kemi pėrse tė shqetėsohemi nėse mėkatojmė, sepse vetė natyra e rėnė e mishit ėshtė mėkati. A mė kuptoni se cfarė dua tė them? Pikėrisht nė faktin se ne nuk e kemi kuptuar ende pavlefshmėrinė tonė, qėndron ajo qė ne kemi ende shpresa tek vetja jonė. Rezultati i kėsaj ėshtė se kur vjen Satani dhe na akuzon, ne rrėzohemi direkt poshtė.
    Zoti ėshtė plotėsisht i aftė qė tė merret me mėkatet tona; por Ai nuk merret me njė njeri qė pranon akuzat, sepse ky njeri nuk po beson tek Gjaku. Gjaku flet nė favor tė ketij njeriu, por ky dėgjon Satanin. Krishti ėshtė Avokati ynė, por ne bashkohemi me Akuzuesin tonė. Ne nuk e kemi kuptuar ende se ne nuk meritojmė asgjė tjetėr vecse vdekjes; dhe ashtu sic do e shohim mė poshtė, ne duhet tė kryqėzohemi me cdo kusht. Ne nuk e kemi kuptuar ende se vetėm Zoti mund t’i pėrgjigjet akuzuesit tonė, dhe Ai i ėshtė pėrgjigjur pikėrisht me anė tė Gjakut tė ēmuar.
    Shpėtimi ynė varet totalisht nė tė vėshtruarit drejt Zotit Jezus dhe nė tė shikuarit se Gjaku i Qengjit e ka prekur totalisht situatėn e krijuar nga mėkatet tona, dhe i ėshtė pėrgjigjur kėsaj situate. Ky ėshtė themeli i sigurt, nė tė cilin qėndrojmė. Asnjėherė nuk duhet t’i pėrgjigjemi Satanit duke i treguar sjelljen tonė tė mirė, por gjithmonė duke i treguar Gjakun. Po, ne jemi mėkatarė, por Lavdi Krishtit! Gjaku i Tij na pastron ne nga cdo mėkat. Zoti sheh Gjakun me anė tė sė cilit, Biri i Tij pagoi dhe kėshtu Satani nuk ka mė vend se ku tė sulmojė. Besimi ynė nė Gjakun e ēmuar dhe refuzimi ynė pėr tė lėvizur nga ky pozicion, do t’i bėjė tė heshtin akuzat e tij dhe do ta dėbojė atė. (Romakėve 8:33,34), dhe kėshtu do tė jetė deri nė fund (Zbulesa 12:11). Oh, cfarė ēlirimi do tė jetė nqs ne shohim mė tepėr se sa vlerė ka Gjaku i Birit tė Tij tė ēmuar, nė sytė e Atit! (Zbulesa 12:11).


    ***************** Fund i Kapitullit I *****************************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 23-09-2005 mė 14:29
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli II
    Kryqi i Krishtit

    Ne kemi parė se Romakėt 1 deri nė 8 , mund tė ndahen nė dy seksione, nė kapitullin e parė ne pamė se Gjaku merret me atė se ēfarė kemi bėrė ne, ndėrkohė qė nė kėtė kapitull do tė shohim se Kryqi merret me atė ēfarė ne jemi. Ne kemi nevojė pėr Gjakun pėr falje; dhe kemi gjithashtu nevojė pėr Kryqin pėr ēlirim. Ne kemi parė shkurtimisht mė sipėr aspektin e parė, dhe tani do kalojmė tek aspekti i dytė. Por, pėrpara se ta bėjmė kėtė, do tė shohim disa tipare tė tjera tė kėtij pasazhi tė cilat shėrbejnė pėr tė theksuar diferencat nė subjekt dhe nė argumenta midis kėtyre dy gjysmave.

    Disa dallime tė mėtejshme

    Dy aspekte tė ringjalljes janė pėrmendur nė dy seksione, nė kapitujt 4 dhe 6. Nė Romakėt 4:25. ringjallja e Zotit Jezus ėshtė pėrmendur nė lidhje me justifikimin tonė: “Jezusi, Zoti ynė…u dorėzua pėr shkak tė shkeljeve tona dhe u ringjall pėr justifikimin tonė” . Kėtu, cėshtja nė shqyrtim ėshtė ajo e tė qėndruarit para Zotit. Por tek Romakėt 6:4, ringjallja pėrmendet si dicka qė na bėn pjesėmarrės nė njė jetė tė re, nė perspektivėn e njė ecjeje tė re: “Ashtu sikurse Krishti u ringjall prej sė vdekurėsh… kėshtu dhe ne mund tė ecim nė risinė e jetės”. Kėtu, cėshtja qė shqyrtohet ėshtė sjellja.
    Pėrsėri, paqja pėrmendet nė tė dyja seksionet, nė kapitujt 5 dhe 8. Romakėt 5 flasin pėr paqe me Zotin, pėr shkak tė shfajėsimit me anė tė besimit nė Gjakun e Tij: “Kėshtu pra, duke qėnė tė shfajėsuar me anė tė besimit, ne kemi paqe me Zotin, pėrmes Zotit tonė Jezus Krisht." (5:1 mg.) Kjo nėnkupton qė, tani qė unė kam faljen e mėkateve, Zoti nuk do tė jetė mė njė shkak tmerri dhe shqetėsimi pėr mua. Unė, qė isha njė armik i Zotit, tani jam “i pajtuar… pėrmes vdekjes sė Birit tė Tij” (5:10). Por, unė shumė shpejt kuptoj se une vetė bėhem njė shkak shqetėsimi pėr veten time. Pėrsėri brenda meje nuk ka paqe, sepse brenda meje ka dicka qė mė tėrheq drejt mėkatit. Ka paqe me Zotin, por nuk ka paqe me veten. Nė fakt, brenda zemrės sime, zhvillohet luftė civile. Kjo gjėndje portretizohet mė sė miri tek Romakėt 7 ku mishi dhe fryma shihen nė njė konflikt pėr jetė a vdekje brenda meje. Por ky argument na ēon tek Kapitulli 8, tek paqja e brendshme e ecjes nė Frymė. “Mendja e mishit ėshtė vdekja”, sepse “ajo ėshtė armike ndaj Zotit” , “por mendja e Frymės ėshtė jetė dhe paqe” (Romakėve 8:6,7).
    Duke parė mė tej, akoma ne shohim se gjysma e parė e kėtij seksioni (Romakėve 1-8) flasin pėr cėshtjen e shfajėsimit (shihni psh Romakėt 3:24-26; 4:5,25), ndėrkohė qė gjysma e dytė ka si subjekt kryesor cėshtjen e shenjtėrimit (shih Rom. 6:19,22). Kur ne tė dimė tė vėrtetėn e vlefshme tė shfajėsimit me anė tė besimit, ne dimė vetėm gjysmėn e historisė. Ne kemi zgjidhur vetėm problemin e tė qėndruarit para Zotit. Por, si tė vazhdojmė, do tė shohim se Zoti ka dicka mė tepėr pėr tė na ofruar, pikėrisht, zgjidhjen e problemit tė sjelljes sonė dhe zhvillimi i mendimit nė kėta kapituj i shėrben theksimit tė kėsaj. Nė cdo rast, hapi i dytė fillon pas tė parit dhe nqs ne njohim vetėm hapin e parė, ne akoma jemi duke jetuar njė jetė gjysėm-normale tė krishterė. Por si mund tė jetojmė njė jetė normale tė krishterė? Si mund tė hyjmė aty? Patjetėr qė nė fillim na nevojitet falja e mėkateve, duhet tė kemi shfajėsimin, duhet tė kemi paqen me Zotin; kėto janė themelet tona tė padiskutueshme. Por, me kėtė themel tė vendosur pėrmes aktit tė parė te besimit nė Krishtin, ėshtė shumė e qartė prej sė larti qė ne duhet tė vazhdojmė pėr dicka mė shumė.

    Kėshtu, ne e shohim se objektivisht Gjaku merret me mėkatet tona. Zoti Jezus i ka mbartur ato nė Kryq, si zėvendesues i yni dhe kėshtu na ka siguruar faljen, shfajėsimin dhe pajtimin. Por, tani duhet tė shkojmė njė hap mė tej nė planin e Zotit, pėr tė parė se si Ai merret me principin e mėkatit tek ne. Gjaku mund t’i lajė mėkatet e mia, por ai nuk mund tė lajė njeriun tim tė vjetėr. Nevojitet Kryqi ku unė duhet tė kryqėzohem. Gjaku merret me mėkatin, por Kryqi merret me mėkatarin.

    Ju do ta gjeni rrallė fjalėn “mėkatar” nė katėr kapitujt e parė tė Romakėve. Kjo sepse, aty mėkatari nuk ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por vetėm mėkatet qė ai ka kryer. Fjala “mėkatar” sė pari vjen nė qendėr tė vėmendjes nė kapitullin 5, dhe ėshtė e rėndėsishme tė shihet se si mėkatari prezantohet aty. Nė ate kapitull shihet se mėkatari ėshtė mėkatar, sepse ai ka lindur mėkatar, jo sepse ka kryer mėkate. Dallimi ėshtė i rėndėsishėm. Ėshtė e vėrtetė se shpesh kur punėtorėt e Ungjillit duan tė bindin dikė se ai ėshtė mėkatar, ata pėrdorin vargjet Romakėt 3:23 ku thuhet “tė gjithė kanė mėkatuar”; por pėrdorimi i kėtij vargu nuk ėshtė i justifikueshėm plotėsisht nga Shkrimet. Sepse ata qė e pėrdorin atė, mund tė kundėrshtojnė vetvetet, sepse mėsimi i Romakėve nuk ėshtė se ne jemi mėkatarė sepse kemi mėkatuar, por se ne kemi mėkatuar sepse jemi mėkatarė. Ne jemi mėkatarė nė gjendje, jo nė veprim. Ashtu si Romakėt 5:19 e shprehin: “Nga mosbindja e njė njeriu, shumica u bėnė mėkatarė”
    Si u bėmė ne mėkatarė? Nga mosbindja e Adamit. Ne nuk u bėmė mėkatarė nga ajo ēfarė ne kemi bėrė, por nga ajo ēfarė Adami ka bėrė dhe ėshtė bėrė. Unė flas Anglisht, por unė nuk jam njė Anglez. Unė jam nė fakt njė Kinez. Kėshtu kapitulli 3 na tėrheq vėmendjen tek ajo se ēfarė ne kemi bėrė: “tė gjithė mėkatuan”, por nuk ėshtė kjo arsyeja se pėrse ne jemi bėrė mėkatarė.
    Unė pyeta njėherė nė klasė njė fėmijė: “Kush ėshtė mėkatar?” dhe pėrgjigjia e tij e menjėhershme ishte: “Ai qė mėkaton”. Po, ai qė mėkaton ėshtė mėkatar, por fakti se ai mėkaton ėshtė thjesht prova se ai tashmė ėshtė njė mėkatar; nuk ėshtė shkaku i tė qėnit mėkatar. Ai qė mėkaton ėshtė mėkatar, por dhe ai qė nuk mėkaton, nqs ėshtė nga raca e Adamit, pėrsėri ėshtė mėkatar dhe ka nevoje pėr shpengim. A po mė ndiqni? Ka mėkatarė tė kėqij, por ka dhe mėkatarė tė mirė, ka mėkatarė tė moralshėm dhe ka dhe mėkatarė imoralė, por qė tė gjithė janė njėlloj mėkatarė. Ne disa here mendojmė se nqs ne nuk kemi bėrė disa gjėra, atėherė jemi nė rregull; por problemi nuk ėshtė tek ajo qė bėjmė, por mė thellė. Probemi ėshtė ajo qė jemi. Njė kinez mund tė lindė nė Amerikė dhe mund tė mos jetė nė gjendje qė te flasė gjuhėn kineze fare, por ai ngelet kinez mbi tė gjitha, sepse ai ka lindur kinez. Lindja ėshtė ajo qė ka rėndėsi. Kėshtu, unė jam mėkatar jo nga sjellja ime, por nga trashėgimnia ime, nga prejardhja ime. Unė nuk jam mėkatar sepse mėkatoj, por unė mekatoj sepse jam gatuar me brumin e gabuar. Unė mėkatoj sepse jam mėkatar.
    Ne me tė drejtė mendojmė se ajo ēfarė mund tė kemi bėrė ėshtė shumė e keqe, por qė vetė ne nuk jemi dhe aq tė kėqij. Por Zoti pėrpiqet tė na tregojė se vetė ne jemi shumė tė kėqij, totalisht tė kėqij. Rrėnja e problemit ėshtė mėkatari; pikėrisht ai duhet marrė nė konsideratė. Mėkatet tona pastrohen nga Gjaku, por vetė ne trajtohemi me anė tė Kryqit. Gjaku siguron faljen pėr ēfarė ne kemi bėrė; Kryqi siguron ēlirimin nga ajo ēfarė ne jemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-09-2005 mė 19:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Matrix, libri qė po pėrkthen ka vlera shumė, shumė tė mėdhaja. Faleminderit pėr kohėn qė po harxhon pėr pėrkthimin e kėtij libri. Shpresoj qė njė ditė ky libėr, bashkė me disa tė tjerė qė janė postuar tashmė nė forum, tė botohen dhe tė lexohen nga sa mė shumė tė Krishterė.

    Temat me tė cilat autori po merret nė kėtė libėr janė shumė themelore, por qė fatkeqėsisht shumė nga ne, nuk i kemi kuptuar ende. Gjaku i Krishtit na ka pastruar nga ēdo mėkat dhe ne jemi plotėsisht tė pafajshėm, pra tė shenjtė nė sytė e Atit, pasi Krishti ėshtė avokati ynė qė na mbron nga ēdo akuzė e djallit. Kėtė mėsim duhet ta mėsojmė mirė, pasi shumė shpesh ne e gjejmė veten nė grackat e tė keqit dhe e akuzojmė veten pėr mėkate qė janė fshirė tashmė nga Avokati ynė.

    Nga ana tjetėr, siē thotė autori i librit, ne kemi nevojė pėr kryqin, nė mėnyrė qė natyra jonė e vjetėr, ajo qė ne e kemi trashėguar nga Adami, tė vdesė plotėsisht dhe njeriu i ri tė dalė lirisht nga ne.

    Matrix, gjėrat janė tė qarta, por qė pėr shumė tė Krishterė janė tė ngatėrruara akoma. Themeli ėshtė ndrėtuar tashmė dhe ky themel ėshtė gjaku i Krishtit. Ky themel ėshtė se ne, duke besuar nė Krisht dhe nė veprėn e Tij, jemi shentjėruar plotėsisht me anė tė gjakut tė tij, pra jemi tė larė nga ēdo mėkat, qė do tė thotė se ne na ėshtė dhuruar hyrja nė familjen qiellore tė Atit.

    Lufta jonė kėtu nė tokė, ajo e tė mėsuarit dhe pėrjetuarit kryqin e Tij, nuk bėhet qė ne tė fitojmė shpėtimin, pasi ne e kemi marrė atė njė herė dhe pėrgjithmonė, ky themel ėshtė ndėrtuar tashmė, por kjo luftė bėhet qė ne tė ndėrtojmė tashmė mbi kėtė themel.

    Diēka tjetėr qė dua tė sqaroj, ėshtė se kjo luftė do jetė e dėshtuar nėse bėhet nga vetja jonė, nga mishi, nga shpirti*. Kėtė luftė e bėn vetėm Ai qė banon nė ne. Ne duhet t'i dorėzohemi Atij dhe ta lėmė qė ta bėjė kėtė luftė, por ne duhet tė kuptojmė se kjo luftė bėhet me mjete qiellore, jo me mjete tokėsore. Kėshtu pra, gjithēka qė ėshtė e jona, ėshtė dhe tokėsore. Ne duhet t'i dorėzojmė kėto armė tokėsore dhe tė rrėmbejmė armėt frymore, qiellore. Arma jonė e vetme ėshtė Jezu Krishti, dhe kjo Armė nuk ndodhet larg, faktikisht ėshtė mė afėr se mund ta imagjinojmė. Kjo armė ndodhet n frymėn tonė, brėnda nesh.

    Le tė mėsojmė pra, tė kthehemi pėrbrėnda dhe tė fokusohemi nė Krishtin dhe tė shohim se si Ai e bėn kėtė luftė tė fituar tashmė, nė jetėn tonė.

    * Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ne tė Krishterėt tė kuptojmė ndryshimin midis shpirtit dhe frymės, sepse pikėrisht kjo luftė frymore bėhet nė frymė dhe me mjetet e frymės, jo nė shpirt dhe me mjetet e shpirtit. Fatkeqėsisht, shumė tė Krishterė luftėn e tyre frymore e bėjnė me mjetet e shpirtit. Pėr mė shumė duhet tė lexoni librin e W. Nee "Ēlirimi i Frymės" qė ėshtė postuar tashmė nė forum si dhe librin e Jessie Penn Lewies "Soul and Spirit" (Shpirti dhe Fryma) i cili gjendet vetėm nė Anglisht, por qė shpresojmė qė tė pėrkthehet edhe nė Shqip.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 27-09-2005 mė 03:02
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •