Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Fier: Arrestohet se vidhte “çipsa” në “Facebook”

    Policia e Fierit realizon aksionin e çuditshëm, kap në “flagrancë” 25-vjeçarin

    Vidhte dollarë imagjinarë në “Facebook”, arrestohet 25-vjeçari. Policia e Fierit ka realizuar dje arrestimin më të çuditshëm të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, duke vënë në pranga një person që ka vjedhur valutë virtuale.

    Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Komisariatit të Policisë së Fierit. Zëdhënësja e këtij komisariati njoftoi dje se është arrestuar shtetasi Kleant Pita, 25 vjeç, lindur e banues në qytezën e Roskovecit. Ai është kapur në flagrancë pas denoncimit të kryer nga pronari i një qendre interneti që ndodhet në qendër të Roskovecit. F. Hoxha është pronari që ka denoncuar 25-vjeçarin në polici. Hoxha i ka thënë policisë se Kleant Pita është gjetur prej tij duke instaluar një program që u vidhte klientëve të qendrës së internetit kreditin e lojës së pokerit, që në zhargon njihen si “Çipsa” (Chips ang.). “Vinte si klient, ndërkohë që bëhej pronar ilegal. Është skandaloze ajo që bënte, ndaj u detyrova ta denoncoja dhe të njoftoja policinë që të verifikonte vetë vjedhjen e Kleant Pitës”, mësohet të ketë thënë për grupin e hetimit pronari i qendrës së internetit, ku është regjistruar vjedhja dhe arrestimi i pazakontë.

    Policia e ka marrë me shumë seriozitet këtë rast. Zëdhënësja tha se mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, Kleant Pita kishte hyrë në qendrën e internetit që drejtohej nga F. Hoxha si klient. Ai është ulur në kompjuterin numër 11 të qendrës së internetit, ka nxjerrë USB-në personale dhe ka nisur të instalojë një program që u vidhte fjalëkalimet klientëve që frekuentonin qendrën e internetit.
    Ky veprim është pikasur nga pronari Hoxha, i cili nga kompjuteri kryesor i qendrës së internetit ka siguruar prova dhe më pas ka njoftuar edhe policinë. Ajo nuk ka vonuar dhe e ka gjetur 25-vjeçarin duke kryer “veprën penale”.

    Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar USB-në ku ndodhej edhe programi i vjedhjes së fjalëkalimeve. Po ashtu policia ka ushtruar kontroll në kompjuterin nr. 11, ku kishte kryer veprimet Pita. Atje policia ka gjetur të instaluar programin dhe e ka konsideruar këtë provë për të vënë në pranga 25-vjeçarin dhe për të nisur ndaj tij hetimet për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”.

    Sipas pronarit të qendrës së internetit në Roskovec, vetëm gjatë mbrëmjes së të enjtes Kleant Pita ka mundur që me anën e programit të marrë nga persona të ndryshëm mbi 250 milionë dollarë virtualë. Më pas ai i shiste këto kredite me 200 lekë për 1 milion.

    Fenomeni i vjedhjes së çipsave është bërë shqetësues për përdoruesit e lojës “Texas Hold’em Poker” në rrjetin social “Facebook”. Ndërkohë që hajdutët virtualë kanë zhvilluar biznesin e tyre të shitjes së këtyre çipsave. Shumë qendra interneti në të gjithë vendin kanë të afishuar në ambientet e tyre njoftimin “shesim çipsa”.

    (C) Shqip

    ----------------------------------------------
    o zot sa kom qesh
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    ehhhhhhh c'fare kopuku , ku mi paska vjedh chipsat
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    me vjen keq

    nejse injorance e policise kjo gje
    shof qe nxenesi me paska ec me shume se mesuaesi
    por 1 gje sja kam mesuar akoma jo
    te besh vjedhje online
    o kaqol kur te daelsh lexoje nderroi host e domaiun pc ku punon vete.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    sa hengri burg na tregon nokush loool?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Meriton burgim te perjetshem

  6. #6
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Ne Gijotine Fajtori! Ti pritet dora! Burgim maximal te akuzuarit!
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    meriton 100 vjet burg virtual

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    kaq keq ishte per chipsa ky, e pastaj mire qe i mblidhte .. i hante gje pastaj ?

    kjo nuk eshte gje fare, po lexoja nje rast tjeter kur njerezit shkruajne te activity ose statusi psh - tani do dal me hubbyn te shkojme ne koncert, dhe kur vjen mbas disa oresh e gjen shpine te vjedhur. i kishn vjedh shpine nje cifti, si rezultat qe shkruajne cdo gje ne facebook. Dhe kur bejne sex shkruajne- koha per tu ....

    kane lajthit njerezit. zoti qofte me to. amen. LoL
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Per 5 vjet nuk duhet te posedoje nje kompjuter, apo ti qendroje nje kompjuteri ne nje largesi jo me pak se 10 metra. Ashtu. U liruan chipsat keshtu! Sa mire bej qe nuk luaj, se do pasuroja hajdute te tille.

  10. #10
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ne litar maskarai ashtu duhet te perfundoj.

    Eh medet.....
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •