-
i/e regjistruar
Qyteti Tea
QYTETI TEA
Nė mesnatėn e sė premtes, kati i pestė dhe i gjashtė u zgjua nga njė klithmė e egėr. Ishtė njė ulėrimė tronditėse, njė kollė ējerrėse sikur vinte pėrtej botės.
Askush nuk guxoi tė dalė nga apartamenti i tij. Tetė familjet qėndronin nė errėsirė me sytė e hapur, nuk mundeshin tė luanin vendit, tė pėshpėrisnin; sikur zhurma tė kishte depėrtuar njėherėsh nė secilin prej kateve, tė notonte hakmarrėse mbi kryet e banorėve e tė matej tė pėrzgjidhte viktimėn e saj.
Nuk u mor vesh sa kohė kaloi para se gjithēka tė gėlltitej nga heshtja, u ndezėn dritat e para, fėmijėt nė apartamentin 12 nisėn tė qajnė e vetėm Ema e vogėl arriti tė shohė pėrtej ballkonit kėrcimin e njė gjurme qė e la pa gojė.
Feliksi, banor nė katin e gjashtė ishte i pari qė hapi derėn tė kontrollonte ēbėhej. Pas tij edhe zhurma e bravave tė tjera u bė me e shpeshtė, nisėn tė dėgjohen shkėmbimet e para tė fjalėve nė korridorin e katit.
Nga apartamenti 13 u zgjat koka e Eliosit, qė i futur nė rrobat e gjumit pyeti:
-Tėrmet?
Mėrmėrimat nisėn ti japin rrugė kėsaj ideje. Mė mirė ta pranonin si fakt e ta mbyllnin me kaq. Fėmijėt ngrinin kokat tė shihnin llampadarėt mos lėviznin e tė zhgėnjyer shtrėngonin mė tepėr duart e njėri- tjetrit. Mara dhe Eva, dy banoret e apartamentit 11 pėrsėritėn disa fjalė , ulėn kokat e duke uruar natėn e mirė, u futėn brenda. Ēdo gjė i la vend errėsirės, derisa zbriti mėngjesi, qė erdhi mė herėt se zakonisht.
Lokali i lagjies kishte lėvizje si kurrė ndonjėherė. Aroma e kafes sė bluar bashkohej me atė tė ėmbėlsirave tė sapo dala nga furra, pastaj kėrcitje pjatash, njė filxhan qė thyhej, centrifuga e lavastoviljes, e djaloshi qė bėnte furnizimet e duke tėrhequr karrocėn e mbushur nė magazinė thėrriste: Luka, ku ti vendos kėto? e prapė dita ngjante ndryshe nga tė tjerat.
-E dėgjuat, ju a e dėgjuat?- bėrtiste me zė tė lartė Feliksi, venat i fryheshin dhe qeshte me tė madhe kur shqiptonte kėtė. Kurrė ndonjėherė diēka tė tillė!
-Policinė e lajmėruat?-e ngacmonte baristi qė kishte lėnė vendin dhe i ishte afruar mbi krye.
-Ti tallesh? Kėrceva i pari nė kėmbė tė hapja derėn por skishte gjė nė korridor. Pėr mua do jetė bėrė njė krim i tmerrshėm kėtu brenda. I paparė vėrtet!
Nė atė kohė brenda po futej Eliosi, djali 25 vjeēar qė kishte pak kohė i transferuar nė atė qytet. I pėrshėndeti tė gjithė e duke porositur u ul nė njė tavolinė nga fundi.
Edhe pėr tė kishte qenė njė natė e gjatė, pa gjumė, tani mėrmėrimat i rrotulloheshin nė mendje e pas kafes sė parė kėrkoi dhe njė tjetėr.
-E pra, nuk ishte tėrmet!
-Si thatė?- e duke kthyer kokėn pa Feliksin qė i buzėqeshte e i bėnte shenjė tė afrohej nė tavolinėn e tij.
-E mbrėmshmja, zhurma, jo tėrmet pra
.
-Ēishte atėhere?- dhe nė fjalet e Eliosit kishte njė buzėqeshje ēlodhėse si pėr ta bindur atė qė tė tregonte nga e para teoritė e tij.
Njė orė mė vonė po paguante porosinė dhe nė shkallėt e dalies pėrtheu krahun pėr tė mbrojtur vėshtrimin nga njė diell i fortė mėngjesi.
Kapėrceu rrugėn e Marias, e nė lagjien e vogėl tė Karlosit u fut nė njė dyqan frutash.
-Si ėshtė Oli?- pyeti njė grua tė madhe tė shėndoshė qė po ngrinte tre arka njėherėsh pėr ti spostuar.
Oli ishte shoku i tij i ngushtė, kishte pėsuar njė sėmundje muaj mė parė e sdėgjonte tė bėhej mirė
. Kur kishte kohė ta vizitonte kthehej nė kėtė dyqan dhe shkėmbente tė rejat me nėnėn e tij, qė tani po lėvizte mallin duke i treguar ēdo klienti tė mundshėm dy baule tė pasme vėrtet mahnitėse.
-Ah, Elios, ti qėnke,-dhe gruaja lėshoi pėrtokė arkat pėr tiu hedhur nė qafė Eliosit. E dinte sa e rėndėsishme ishte miqėsia pėr djalin e saj.
-Jepi kėtė i-pod, i kam regjistruar gjithė kėngėt e reja, do ti pėlqejnė. E thuaji mos bėjė qullacin e tė luajė nga krevati njė orė e mė parė.
-Mistrec djalė,- dhe nė sytė e gruas notuan dy peshq argjendi.
Elios buzėqeshi, i shtrėngoi fort dorėn dhe u largua. Ishte vonė dhe drejtori i tij dinte gjithmonė si tua tregonte vendin tė rinjve.
@ @ @
2.
Qyteti i Teas i pėrngjante njė lagjieje tė vogėl, ku njerėzit ishin tė zhurmshėm e tė gjithė pak a shumė e njihnin njėri- tjetrin.
Lėvizjet e makinave nuk ndjeheshin e as pėrbėnin problem, rrugėt priteshin paralel me njera- tjetrėn, tė gjėra e tė mbajtura mirė, tė jepnin ndjesinė tė doje tė ecje.
Tė vetmet qė mbaheshin mend ishin festat e fundvitit dhe ato tė pashkėve, ku gjithēka mbushej e fryhej nga numri i madh i njerėzve qė vinin nga jashtė.
Njė herė nė vit organizohej njė konkurs i madh poezie, ndėrsa karnavalet tani kishin nisur tė merrnin formė si institucion.
As vetė Eliosi nuk e dinte pse zgjodhi tė transferohej nė kėtė qytet.
Shkaku mė i mundshėm ishte divorci i prindėrve tė tij. I vendosur te largohej prej jetės, me njė diplomė nė xhep pėr shkenca matematike, nė fillim kishte bredhur i vetėm nė qytete dhe shtete tė huaj, Romė, Paris, Firence, i mrekulluar nga arkitektura dhe shenjtėria e Kapela Sistinės nė Vatikan, pėr ca kohė kishte dashur vėrtet tė konvertohej nė njė besimtar tė devotshėm.
Gjithmonė luante e qeshte me ata qė shtrėngonin nė duar biblėn , e prapė njė ditė brenda Vatikanit, temjani, qirinjtė e ndezur dhe lutjet nė majė tė buzėve me pėshpėrima, e kishin bėrė tė ndiehej ndryshe, sa tia merrte vrapit e tė zhdukej nė ēast. I erdhi nė mendje Oli, miku i vet mė i mirė, e nė lutjen qė po bėnte brenda atij vendi tė shenjtė, vendosi tė kthehej e ti gjendej pranė.
Do linte qytetin ku jetonin veēmas prindėrit e tij e do shpėrngulej pėrfundimisht nė qytetin e Teas, pa asnjė tė njohur e me qetėsinė e prekshme tė qendrave tė vogla.
Pas muajsh pa u parė me Olin qė kur zbriti nė qytet lajmėroi nėnėn e tij qė kishte ardhur, rrėmbeu njė taksi pėr drejt spitalit e takoi dhe i tha me njė frymė:
-Erdha pėr ty miku im!
Ndėrsa i tregonte njė e nga njė tė gjitha peripecitė, udhėtimet, emrat e qyteteve, njerėzit ku kishte qėnė e takuar, prostitutat e Distriktit me ngjyra tė kuqe nė Amsterdam, ushqimet e mrekullueshme nė tratoritė e vogla romane, lindjet e perėndimet e diellit nga njė vend nė tjetrin , kur preku vėshtrimin e mikut ndali dhe heshti.
-Do bėhesh mirė Oli!
-Ētė ka ndodhur kėshtu? E pyeti Oli, po pėr Eliosin nuk kishte rėndėsi tė pėrgjigjej. Tanimė ishte pranė mikut tė tij tė ngushtė, do rregullonte njė punė qė tė mbushte ditėn, paratė i vinin nga e ėma dhe i ati ( plusi i vetėm i divorcit) do njihej me njė vajzė tė bukur e gjithēka do ishte mrekulli.
Ndėrsa gjithė kjo i kalonte si shkrepėtimė nė sy, i premtoi Olit qė do vinte ta takonte ēdo ditė.
-Tė jap fjalėn qė do bėhesh mirė! Kur ta kapėsh veten do bėjmė ndonjė shėtitje vjedhurazi se gjithė ditėn nė shtrat nuk qėndrohet.
-Thua?
-Qeras unė ditėn e parė jashtė!
Oli buzėqeshi e nė brishtėsinė e sėmundjes, vazhdonte tė shikonte ngulmueshėm Eliosin.
-Nė spital ka bukuroshe tė fjetura?- ishin fjalėt e pėrshėndetjės sė tij. E ndėrsa largohej e dinte qė gjithēka do shkonte si duhej.
3.
-Sot ėshtė e premte! Tė pres dhe pak!
Eliosi ishte brenda apartamentit tė tij, i ulur nė njė qoshe kolltuku mbante shtrėnguar duart e nuk arrinte te mendonte. Po priste tė zbriste mbėmja, tė ndodhnin lėkundjet e tėrmetit dhe njerėzit tė kuptonin nė njė hapėsirė aq tė vogėl sa ai pallat, se qyteti i Teas, qė kishte diēka qė nuk shkonte.
Nė 22:00 dėgjoi pėrkuljen e njė doreze. Me vrap nxitoi dhe ai tė hapte derėn e kur dėgjoi zėrin e Feliksit qė e pėrshėndeste dhe i thoshte: Po prźt dhe ti?- buzėqeshi dhe u tėrhoq brenda.
Vazhdoi tė qėndrojė ulur nė vendin e mėparshėm.
Nga jashtė vinte zhurma e jetės, njerėzit qeshnin,shanin,bėrtisnin e gėzonin me zė tė lartė. Jeta ishte nė ēdo centimetėr shpirti atė orė.
U qetėsua dhe mendoi tė bėnte diēka.
Bota kishte nisur tė mbushej me ajėr e nxehtėsi, e djeshmja qe njė ėndėrr, e prapė nuk guxonte te ēohej nga vendi. Nisi tė pėrgjumej, deri kur njė klithmė bishe, njė zė si pėrtej varrit, fyti i coptuar i njė njeriu dhe mallkimet, mė tė egrat, mė tronditėset i ranė nė vesh.
U bė akull nga frika, nuk guxoi tė hedhė njė hap megjithėse zhurma pushoi. Ku kishte pėrfunduar?
Kohė mė vonė, si pushoi gjithēka e ndjeu qė nuk ishte tėrmet, mbase fantazi e tij. Ndėrsa po dremiste pėr tė dytėn herė, u dėgjua prapė njė zhurmė tjetėr, kolla qė nxirrte nga njeriu shpirtin, ishte njė ngjyrė e verdhė qė e kuptuan gjithė banorėt e katit, e frikshme, tronditėse, e pėrsėritur. E ai ishte vetėm, mė dorėn qė iu drodh ndezi neonin afėr vetes. Rrahjet e zemrės ngjanin me fluturime tamburesh, bėrtiti me zė tė lartė. Edhe njė herė. I trembur nė kulm nuk diti ētė bėnte pėr tė shpėtuar.
Si mbaroi gjithēka , i lodhur nga frika dhe me ujin qė i rridhte ballit, nuk u pėrmbajt dhe nxorri vrerin nė lavaman.
-Ku dreqin mė ēoi koka tė vij?-mendoi. U vu tė pėrgjojė bravat e tjera. Asgjė! E gjitha njė ėndėrr,-pėshpėriti e duke ndezur gjithė dritat e apartamentit, i dha tė drejtė vetes tė shtrihej tė flinte. Njė orė mė vonė dikush po trokiste nė derėn e tij.
-Feliks?
Feliksi kishte marrė ngjyrėn e zbehtė tė limonit.
-E dėgjove ēndodhi? Ulėriva nga frika e se mbaja dot veten. Eja brenda.
Feliksi i qėndroi larg. I trembur e me hijen e atij qė sguxon, u mat tė fliste.
-Ulėriva nga frika, aq e fuqishme ishte. Ēbėhet nė kėtė qytet?
Feliksi vazhdonte ta shihte me ngulm nė fytyrė. Eliosi buzėqeshi me zor, frika bėn, mendoi dhe duke e ftuar tė hynte brenda banorin e katit 6, nuk u habit kur e pa tė largohej.
-Ka merak pėr familjen e vet,-pėshpėriti.
U afrua pranė spiunit magjik dhe pa njė numėr njerėzish qė sapo dalluan hijen e syrit, u bėnė mėnjanė. Rroku dorezėn e derės ,por lėvizja i ngjante nje klithjeje qė smund tė hapej.
-Ēudi,-mendoi, e ndėrsa kėrkonte te qetėsohej, nata vazhdonte tė binte mbi Eliosin pa e lodhur e pa dashur ta vendoste nė gjumė.
-Po ulem kėtu atėherė!- pėrsėriti duke u ngujuar para sahatit tė madh me akrepa lėvizės.
Ishte ulur dhe pėrsėriste ndėrkohė. Ora e murit vazhdonte tė trokiste dhe tė jepte goditjet e sakta ēdo sekondė.
-Mė vjen tė flas,-mendoi, por trokitjet e sahatit ishin aq tė shpeshta sa nuk i lanė mėnyrė tė lėvizte. Pa e ndier as vetė, ishte ulur nė qendėr tė dhomės e nga rrotull botės dilte njė piskamė e ējerrė, e fuqishme, qė rritej pambarimisht e nuk dinte si ta ndalonte.
-Tik-tak-,pėshpėriti Eliosi.
Pas derės po dėgjoheshin pėshpėrima tė tjera. U ndjenė trokitjet e para, por asgjė skish tė bėnte me lodhjen e tij. I vetmuar, e dinte qė pas asaj dere nuk ndodhej kush. Vetėm hijet e zeza, kapėrcimet qė i shikonte vetėm Ema. E meqėnėse as kjo nuk ekzistonte, i duhej, Eliosit, tė klithte sa tė zbardhte dita. U lodh nė shpirt e vendosi tė tė ngjitet njė kat me lart, Feliksi duhej tė dinte diēka.
Akrepat e orės luanin bukur me tė. Eliosi iu afrua murit tė ndalte lėvizjet, por dora e tij preku ajėr. Nisi tė vishej nė qetėsi, por i ngjante e bukur pamja pėrballė pasqyrės. E lodhur dhe e dorėzuar.
I vendosur pėrballė lisharėsit tė kohės e me akrepat e aparatit qė bėnin tik-tak, vendosi ti jepte fund gjithēkaje kur koha tė ndalte nė vend.
Priti gjatė dhe ishte e pamundur.
-Ti jap fund dhimbjes,-mendoi,u rrotullua e nė vend tė priste, nisi njė vrap tė marrė. Tė gjithė e dinin qė nė qytetin e Teas, vetmia skishte fund.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt