Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Marrëveshja e fshehtë, Kuvendi miraton sot varrezat e ushtarëve grekë

    TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë miraton sot "koncesionin" e radhës ndaj Greqisë. Pas dështimit të "dhurimit" të ujërave tona detare, e djathta në pushtet vendos të përmirësojë imazhin ndaj shtetit grek, duke i dhënë këtij të fundit të drejtën për të ndërtuar në territorin tonë shtetërorë dy varreza për të rënët grekë gjatë luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes mes dy qeverive tona për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grek të rënë në vendin tonë gjatë luftës së Dytë Botërore. Mazhoranca e djathtë ka vendosur në mënyrë krejt të fshehtë dhe të papritur që të fusë në rendin e ditës së seancës së sotme plenare edhe këtë marrëveshje, pavarësisht debateve publike që ajo ka shkaktuar në opinionin e gjerë dhe atë politikë shqiptar.


    Kalendari

    Konferenca e kryetarëve në mbledhjen e zhvilluar ditën e hënë ka miratuar kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, si në komisione ashtu edhe në seancë plenare, ku nder të tjera ka përfshirë edhe projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë". Nisur pikërisht nga ndjeshmëria që ka një çështje e tillë qoftë në media ashtu edhe në opinionin e gjerë, shumica e djathtë ka preferuar që çdo gjë që ka të bëjë me procedurën legjislative të miratimit të kësaj marrëveshje ta bëjë në fshehtësi. Burime pranë Kuvendit kanë bërë të ditur se disa ditë më parë marrëveshja ka kaluar për miratim edhe në komisionin përgjegjës, atë të Marrëdhënieve me Jashtë, pavarësisht se ajo nuk është njoftuar në sitin zyrtar të këtij institucioni. Por fshehtësia vazhdon deri aty sa institucioni i Kuvendit ka zhdukur edhe procesverbalet e kësaj mbledhje ku është diskutuar kjo marrëveshje. Ndërsa në faqen zyrtare të Kuvendit gjenden thuajse të gjitha procesverbalet e mbledhjeve të tjera të këtij komisioni, diskutimi i bërë për këtë marrëveshje nuk është botuar në faqe, duke ngritur dyshime edhe për qëndrimet e mbajtura nga deputetët në Komisionin e Jashtëm, pavarësisht se në të kanë qenë të pranishëm vetëm përfaqësuesit e shumicës qeverisëse. Misterin për kalimin në fshehtësi të kësaj marrëveshje e bënë më të madh edhe procedura e ndjekur nga Kuvendi për kalimin e saj në seancë plenare. Kështu, ndryshe nga herët e tjera Konferenca e Kryetarëve nuk e ka përcaktuar kalendarin e punimeve tre-javore gjatë javës së shkuar për ta miratuar atë në seancën e shkuar plenare. Kalendari për këtë tre javor është përcaktuar nga Konferenca vetëm ditën e martë dhe tashmë për të hyrë në fuqi duhet të miratohet më parë në seancën e sotme. Një procedurë kjo jo e zakonshme, pasi do duhet që Kuvendi në seancën e sotme të miratojë së pari kalendarin, ku përfshihet edhe rendi i punimeve për ditën e sotme dhe në të njëjtën kohë të zbatojë pikat e tij, ku natyrisht është përfshirë edhe marrëveshja me Greqinë. Vetë fakti i miratimit të kalendarit trejavor ndryshe nga procedurat e zakonshme të bënë të dyshosh se një gjë e tillë është bërë pikërisht për të mbajtur të fshehtë kalimin e marrëveshjes për eshtrat e ushtarëve grek, duke ia vënë atë përpara për miratim deputetëve vetëm në minutat e fundit.


    Marrëveshja

    Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territoret shqiptare gjatë luftës Italo-Greke, pjesë e Luftës së Dytë Botërore, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë greke. Për hartimin e saj funksionoi për kohë relativisht të gjatë një komision i përbashkët i dy ministrive tona të jashtëm, të cilat siç bëhet e ditur në relacionin shoqërues të projektligjit e rinegociuan atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008. Por pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri në këto momente. Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grek të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzaminimet e eshtrave që do të vendosen do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grek, por vetëm në aspektin humanitar të tyre. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu, që nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja. Gjithashtu, sipas marrëveshjes, është përcaktuar edhe data 28 tetor si dita përkujtimore e të rënëve grekë. "Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të së afërmve dhe miqve të së rënëve", - thuhet në marrëveshje.
    Ndërkohë, miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar nga qarqe të caktuara shqiptare, të cilat kanë kërkuar që ky koncesion ndaj qeverisë greke duhet të shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes çame. Madje, vetë shoqatat nacionaliste që mbrojnë çështjen çame i kanë kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Jashtme dhe përfaqësisë diplomatike greke në vendin tonë që në shkëmbim edhe shteti grek të lejojë që ky komunitet të ngrejë dy varreza në Greqi.


    Pikat e marrëveshjes së nënshkruar:

    1. Do të jenë dy varreza në Gjirokastër dhe Këlcyrë.

    2. Marrëveshja përcakton se do të ketë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të varrosen

    3. Numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i njëjtë për të dyja vendet.

    4. Pjesë e komisioneve do të jenë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historike.

    5. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dyja palët.

    6. Ceremonitë zyrtare të përkujtimit të personave të rënë në luftë do të organizohen nga përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Republikës së Shqipërisë, çdo vit, më 28 tetor.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kuvendi miraton paktin për varrezat greke,PDU: Dhuratë feste Greqisë

    TIRANE- Kuvendi miraton në parim marrëveshjen "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë".
    Me 66 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, mazhoranca ka aprovuar ngritjen e dy varrezave greke në Gjirokastër dhe Këlcyrë.

    Idrizi: Shtyni votimin, Greqia të plotësojë kërkesat came

    Ora 19: 50- Deputeti i PDU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se votimi për varrezat greke duhet shtyrë derisa Greqia të plotësojë kërkesat minimale të camëve, në të kundër sipas Idrizit, do të deklarohet vota kundër.
    “Ti imponohet Greqisë pranimi i fajit si shkaktare e genocidit cam. Kërkoj njohjen e pronave came, lejimin e vizitave të camëve në tokant e tyre, si dhe ngritjen e obelisqeve që nderojnë varret e të parëve camë. Shtyni marrëveshjen derisa Greqia të rishikojë cështjen came, përkundrazi do të deklarojmë votën kundër”- u shpreh Idrizi

    Gjatë fjalës së tij deputeti i PDU-së ka ngritur edhe disa pikëpyetje të cilat cuan në vendimin e tij për të deklaruar votën kundër.

    “Pse ka kaq shumë varreza, autoritetet nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtarëve grekë, a ishte ajo një ushtri pushtuese? Histori tregon që ajo ishte ushtri pushtuese, kjo ushtri ka vepruar në vendin tonë sipas ligjit të luuftës që është ende në fuqi. Nëse lejojmë grekët pse nuk lejojmë edhe pushtuesit e tjerë? Pse shteti shqiptar nuk ka ngritur kërkesë para Greqisë për varrezat, për të kujtuar historinë tragjike të camëve? Po të paktën pse nuk lejohen një grup pleqsh që nuk po i tret dheu të shkojnë tek varret e të parëve të vënë një tufë lule? Të reflektohet për të parët tanë, që u vranë thjesht se ishin shqiptarë” – u shpreh Idrizi.

    Tahiri: Grekët nuk kanë njohur gjenocidin ndaj cameve

    Ora 19: 30- Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Dashamir Tahiri deklaroi se marrëveshja me Greqinë për varrezat e ushtarëve grekë vjen në një moment aspakt të përshtatshëm për shqiptarët.
    “Qeveria greke akoma nuk ka njohur gjenocidin ndaj popullsisë came, nuk lejon këta njerëz të vizitojnë varret e përdhosur të të parëve, dhe të shohin tokën ku kanë lindur. Për ne është e patolerueshme cdo lloj votimi për cdo cështje greke” theksoi Tahiri në foltoren e Kuvedit.

    Deputeti i PDU tha se camët këkrkojnë të vënë në vend dinjitetin e tyre, gjithmonë në mbështetje të politikës së mirë të fqinjësisë por , sic tha ai, gjithmonë në respekt reciprok.
    “Cameria ka zot, ka pronarë të ligjshëm , mos guxojë askush të luajë me ne. Derisa të përmbushen këto kushte, ne si PDU do të vijojmë të votojmë kundër cdo nisme të një ligji të tillë” u shpreh Tahiri.

    Kuvend, maxhoranca çon për votim varrezat greke

    Maxhoranca çon për votim marrëveshjen për varrezat greke. Në rendin e ditës të seancës së sotme plenare është futur projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë".

    Burime zyrtare pranë Kuvendit bëjnë të ditur se disa ditë më parë marrëveshja ka kaluar për miratim edhe në komisionin përgjegjës, atë të Marrëdhënieve me Jashtë, ndërsa sot është vendosur që drafti të miratohet në parlament.

    Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territoret shqiptare gjatë luftës Italo-Greke, pjesë e Luftës së Dytë Botërore, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë greke. Për hartimin e saj funksionoi për kohë relativisht të gjatë një komision i përbashkët i dy ministrive të jashtme, të cilat siç bëhet e ditur në relacionin shoqërues të projektligjit e rinegociuan atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008. Por pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri me sot.

    Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grek të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzaminimet e eshtrave që do të vendosen do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grek, por vetëm në aspektin humanitar të tyre. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike.

    Miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar nga qarqe të caktuara shqiptare, të cilat kanë kërkuar që kjo marrëveshje duhet të shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes çame.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Dashamir Tahiri

    E nderuar Kryetare e Parlamentit,
    Të nderuar Kolegë,

    Sic e kemi theksuar edhe më parë, PDU nuk mund të bëhet pjesë e asnjë votimi i cili kërkon të promovoj pseudo të kaluara. Ligji për varrezat e ushtarëve grek vjen në momentin më të papërshtatshem për të gjithë ne.

    Qeveria Greke akoma nuk ka njojtur genoncidin biblik ndaj popullsisë së pafajshme Çame. Nuk lejon këtë popullësi të vizitoj trojet ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Qeveria Greke nuk lejon popullsinë çame të vizitojnë varret e përdhosura e të parëve të tyre.

    Në këtë situate surreale përkundrejt 300 mijë shqipëtarëve çam, është e paolerueshme për ne, çdo lloj votimi, për çdo çështje greke.

    Ne nuk kërkojmë të prodhojmë kriza por kërkojmë të vihet në vendin që meriton dinjiteti ynë.

    Ne mbështesim politikën e miqësisë së mirë me shtetet fqinjë por gjithmon në respekt reciprok dhe duke ju përulur vetëm ndaj së vërtetës.

    Për krizën që po kalon shteti grek ka patur oferta të ndryshme shit – blerjeje ishujsh etj, por përfitoj nga ky rast për ti bërë të ditur këtij shteti, që Çamëria ka zot, ka pronar të ligjshëm e askush të mos guxoj të luaj me ne e me trojet e të parëve tanë.

    Derisa të përmbushen kushtët e mësipërme PDU do të vijoj të votoj kundër çdo nisme të tillë ligjore.

    Faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 26-03-2010 më 09:55

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Shpetim Idrizi.

    Të nderuar Deputetë,
    Zonja Kryetare,

    Marrëveshja "Mbi Kërkimin, C’varrimin, Identifikimin dhe Varrimin e Ushtarëve Grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke të vitit 1940-1941 dhe Ndërtimin e Vendprehjes për ta në Territorin e Republikës së Shqipërisë", që ne po diskutojmë sot, vjen për t'u miratuar në një kohë të veçantë.

    Nuk e kam fjalën se ajo papritur e papandehur është zgjedhur të vijë në parlament fiks sot, ditën e çlirimit të Greqisë nga pushtimi otoman, 25 marsin e 1821. Ky akt mendoj, që dëshiron t'i bëjë Greqisë së sotme dhuratë miratimin e një marrëveshje si kjo! Mendoj se shqiptarët do të duheshin pikërisht sot të falënderoheshin për kontributin e tyre në arritjen e kësaj pavarësie. Heronjtë e revolucionit grek janë kapedanët çamë si Xhavellat, Boçarët, Bubulina, etj, miq të mëdhenj të grekëve, me vetëdije të fortë kombëtare shqiptare siç e tregojnë idetë dhe veprat e tyre.

    Kur thashë se ligji vjen në një kohë të veçantë e kam fjalën për statusin e Shqipërisë në 2010. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë intensive.
    Shqipëria është shumë më e fortë sesa Shqipëria e 1992, kur zoti Berisha kërkonte kthimin e të gjithë çamëve në territorin e vet dhe kompensimin e plotë të pronave të tyre. Me të vërtetë jam emocionuar nga kronika e asaj periudhe që pashë në një emision televiziv të njohur. Me të vërtetë jam mrekulluar nga qëndrimet e forta të diplomatëve apo zyrtarëve tanë të viteve 1992-1994, të cilët mbronin të drejtën e çamëve për t'u kthyer në tokat e tyre, dhe që e kishin detyruar palën greke të diskutonte rreth kësaj çështjeje. Shqipëria e asaj kohe ishte më e dobët, kishte gjithashtu nevojë për integrim, por ama kishte dinjitet në marrëdhëniet me jashtë. Integrimi nuk kërcënohej nga qëndrime të tilla, dhe aq më tepër nga refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave greke për varreza që është i hershëm që në vitet 80.

    Cfarë përfaqëson kjo marrëveshje në sytë tanë, si Parti për Drejtësi dhe Unitet?

    Më së pari duhet të them se kjo marrëveshje legalizoi një situatë në terren, që e toleruar nga administrata socialiste po bëhej e padurueshme. Kjo situatë ishte e mbushur me kërkime private varresh, me shitblerje të tyre në mbikqyrjen e të ashtuquajturit prift të Përmetit apo të Kosinës, me përfshirje të shtetit grek dhe mëkëmbësve të tij në të ashtuquajturën Kishën tonë autoqefale apo në minoritetin grek. Këta njerëz kanë paguar eshtra, edhe fëmijësh, i kanë ngatërruar ato me të ushtarëve, sipas një skenari që i dalë nga parashikimi i regjisorëve i ka ngjarë shumë një filmi horror. Një situatë e tillë duhej të merrte fund dhe shumë u zgjat.
    Parë kështu, kjo marrëveshje i jep fund një situate të shëmtuar dhe për këtë duhet përshëndetur. Por unë kam disa pikëpyetje rreth përmbajtjes së saj. Domethënë kam pikëpyetje rreth atyre që në këtë marrëveshje quhen vend - prehje të ushtarëve.

    Po rreshtoj pyetjet e mia, dhe në fund do të parashtroj qëndrimin përfundimtar të Partisë sonë rreth marrëveshjes: Ose shtyrje e saj në një kohë tjetër, kur pala greke të dëftejë reciprocitetin minimal ndaj nesh, ose votim kundra.

    Po e filloj me çështjen e parë. Përmbajtja.
    Marrëveshja në fjalë pavarësisht tekstit është një veprim që i ngjau në fakt legalizimit të ndërtimeve pa leje. Varreza e Këlcyrës ishte ngritur dhe thjesht po legalizohet. Nuk merret vesh nëse ajo e Gjirokastrës do jetë një varrezë e re, apo zgjerimi i asaj të Bularatit. Në terren, kërkimi, identifikimi, çvarrosja janë bërë. Nuk kuptoj se ç'do të rregullojë kjo marrëveshje.

    Më lejoni të pyes gjithashtu të nderuar deputetë. Pse kaq shumë varreza, megjithëse mund të më thonë se grekët kërkonin 4 dhe ne lejuam dy? Cili është kuptimi i një numri kaq të madh varrezash.
    Familjet normalisht duhet të kërkojnë t’i kenë afër vetes eshtrat e ushtarëve të vrarë dhe jo në një territor tjetër. Besoj qe shteti Grek duhet te ishte kujdesur e te jepte fonde qe keta ushtare megjithese kishin kaluar teritorin e tyre gjografik dhe historik , te ktheheshin dhe te preheshin prane familjeve te tyre , madje dhe Shteti Shqiptar duhet te ishte i gatshem si gjithmone te kontribonte per kete akt Humanitar .
    Besoj se janë shumë pikëpyetje këto që parashtrova dhe që lidhen me përmbajtjen e marrëveshjes. Sa për të vënë në mendime seicilin prej jush të nderuar deputetë, dhe për të mos lejuar që kalimi i saj në parlament të jetë rutinë.

    Po kaloj në një moment tjetër.
    Statusi i këtyre ushtarëve.
    Autoritetet tona nuk kanë diskutuar, dhe as nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtrisë dhe i ushtarëve grekë që kanë vdekur në Shqipëri. A ishte ajo një ushtri pushtuese, apo ushtri çlirimtare?
    Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e Ditës së flamurit në qytetet shqiptare, ndërruan monedhën, administratën e qyteteve të pushtuara.
    Ata shkatërruan shumë objekte kulti të fesë myslimane dhe madje dhe ortodokse në Shqipëri, sipas autorëve seriozë si Beqir Meta, apo të tjerë që kanë shkruar për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Shumë kuadro drejtues të politikës greke apo dhe vetë gjenerali Papagos e konsideronin Shqipërinë e jugut, si plaçkë lufte në rregullimet e ardhshme territoriale të pas luftës.

    Ata nuk donin që në Shqipëri të lindte rezistenca antifashiste, në mënyrë që Shqipëria të konsiderohej pas Konfliktit si vend aleat i Boshtit. Ushtria greke preferoi të mbante ushtarë në Shqipëri dhe të mos i transferonte në mbrojtje të territorit të vet nga sulmi gjerman, në mënyrë që të legalizonte pushtimin e Shqipërisë, thotë historiani anglez Mark Mazouer në librin e tij "brenda Greqisë së Hitlerit".

    Kjo ushtri ka vepruar në vendin tonë sipas Ligjit të luftës që është akoma në fuqi. Ky është një argument i fortë pse kjo ushtri ishte një ushtri pushtuese dhe sipas vetë ligjeve greke.

    Pra, nëse Greqia rezulton të jetë vend pushtues, me çfarë llogjike ne duhet të pranojmë ngritjen e varrezave masive në territorin tonë? Nëse lejojmë grekët, pse nuk duhet të lejojmë dhe të gjithë pushtuesit e tjerë që kanë shkelur tokën tonë në dy konfliktet botërore? Arrini ta imagjinoni se ç'do të ndodhë me këto vendprehje? Ne do të jemi të detyruar të mirëpresim çdo vit ardhjen e zyrtarëve apo priftërinjve, për nderimin e këtyre ushtarëve nëpërmjet ceremonive të mbushura me fjalime triumfaliste mbi kauzën e këtyre ushtarëve të mjerë.
    Në frazeologjinë e përdorur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes përdoret shprehja "për arsye humanitare". Shprehje shumë e saktë. Në marrëdhënien tonë me fqinjët ne jemi karakterizuar gjithnjë nga humanizmi. Qoftë me të vdekurit apo të vrarët e luftës italo-greke, që shumë autoritete greke megjithatë e quajnë paturpësisht si luftë greko-shqiptare.
    ........
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 26-03-2010 më 09:54

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    ..... Qoftë me të gjallët e asaj ushtrie që u katandisën keq, duke trokitur shtëpive të katundarëve tanë për "psomi". Fshatarët tanë u dhanë bukë dhe i kthyen në shtëpi pas luftës, ashtu siç bënë dhe me pushtuesit italianë. Pa marrë ndonjë meritë për këtë sjellje humane.
    Po me sa duket, aspekti humanitar, duket i vetmi argument për të cilin ne mund të pranojmë varreza si këto. Por do të bëj një pyetje tjetër: A u ka shkuar mendja gjermanëve t’i kërkojnë francezëve, apo rusëve ngritjen e varrezave në territorin e vet?

    Jam plotësisht dakord të nderuar zotërinj që të vdekurit s'flasin dhe ata duhen nderuar, megjithëse këtë duhet ta bëjmë për të gjithë të vdekurit. Edhe për ata mijera martire Shqiptareve te Camerise, qe u masakruan barabarisht vetem se ishin Shqiptare.
    Pra dhe sikur ta pranojmë justifikimin humanitar, ka aq shumë çështje humanitare që duhet të paraqesim para Greqisë, sa ne nuk mund të mbyllim sytë, gojën dhe veshët.
    Pse shteti shqiptar nuk ka kërkuar ngritje varrezash për të gjithë ata shqiptarë çamë ose jo, që janë vrarë në territorin grek, prej njësive nacionaliste të Zervës? Kerkese kjo e perseritur e komunitetit Cam ?
    Pse te mos të ngrihet një varrezë për ata fëmijë, gra, pleq të pafajshme, që u masakruan çnjerëzisht. Në mos një varrezë, të paktën një obelisk në Paramithi, që të kujtojë historinë e tyre tragjike.
    Por, nëse Ne nuk kemi patur kurajo të kërkojmë varreza apo lapidarë, pse vallë nuk kemi patur kurajën të kërkojë që një grup pleqsh, që nuk po i tret dheu, të shkojnë dhe të vendosin një tufë me lule në ato vende ku të afërmit e tyre vdiqën nga uria, u përdhunuan dhe u vranë – e për të cilët varreza nuk ka?

    Të nderuar zotërinj deputetë,
    Unë i përkas komunitetit te Shqiptareve te çamerise, dhe partisë së tij parlamentare për Drejtësi dhe Unitet. Në këtë ditë të çlirimit të Greqisë, të cilën dua t’a uroj, po i bëj dhe njëherë thirrje këtij vendi mik të reflektojë për komunitetin tonë, që ishin banorë shembullorë të Greqisë, që u masakruan, u vranë thjesht pse ishin shqiptarë.
    Besoj shumë në reflektimin e kësaj administrate të majtë, me tradita në marrëdhëniet e mira shqiptaro-greke. Kjo administratë në fuqi është krejt ndryshe nga administrata e djathtë që e zhyti vendin fqinj ne krize dhe imponohej me nje axhende nacionaliste me fqinjet.
    Më lejoni të citoj ish-këshilltarin politik të Ambasadës Amerikane në Athinë, John Bradley Kiesling, që shkruante në Athens Neës në 2005: "T'i japësh çamëve një vend më të nderuar në historinë greke është vetëm një hap i vogël i kryeshëm, drejt rrugës së shndërrimit më bindës të Greqisë në një metropol të një Ballkani më paqësor dhe të begatë”.

    Të nderuar miq deputetë,
    Komuniteti ynë nuk ka heshtur së kërkuari të drejtën e vet që nga vitet 20-40 të shekullit të kaluar duke shkuar deri në Lidhjen e Kombeve; apo më vonë pas Luftës së dytë botërore. Pas një heshtje të imponuar nga regjimi komunist, ky komunitet, më i organizuari, më i zëshmi mes të gjithë komuniteteve shqiptare që janë larguar me forcë nga Greqia apo nga vende të tjera fqinjë ka dërguar shumë peticione OKB-së, OSBE-së, Këshillit të Europës, Bashkimit Europian, Parlamentit Europian, etj.
    Ky krim shtetëror grek i kryer nga të gjithë qeveritë, që kanë pasuar njera tjetrën prej viteve 1920 deri në vitin 1950, konsiderohet nga autorë grekë dhe ndërkombëtarë si “pastrim etnik”.

    Qeveritë demokratike greke ndërsa kanë pranuar ta shqyrtojnë këtë çështje në vitet e para pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri dhe marrëdhënieve normale diplomatike mes dy vendeve, sot e konsiderojnë si një çështje që “nuk ekziston”. Pavarësisht sesi përkufizohet, “pastrim etnik” apo “genocid”, ky krim kolektiv i shtrirë në kohë ,solli asgjësimin apo largimin me forcë të një minoriteti mbi baza etnike dhe fetare nga territori grek. Sot sipas regjistrimit të popullsisë në Greqi, numri i shtetasve grekë që deklarojnë origjinën shqiptare është me gishtat e dorës.

    Ne sot kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria Shqiptare që t’i imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian:
    a) Pranim publik të fajit prej Greqisë shtetit shkaktar të këtij genocidi;
    e) Restaurimin e se drejtes se pronesise
    b) Dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij genocidi;
    c) Mundësi për anëtarët e Komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve;
    d) Ngritje e lapidareve apo monumenteve që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqje e memorialeve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame;
    f) Amendim të ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene, që ndalojnë ish- shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Këto nene bien në kundërshtim me European Convention of Human Rights apo Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut të OKB dhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë;
    g) Realizim të së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan një gjë të tillë duke rifituar statusin e para Luftës së dytë botërore;
    e) Ndalimin e diskriminimit te vellezerve Came ortodokse, qe jetojne ne trojet e tyre ne Greqi dhe dhenien e te gjithe te drejtave si per cdo minoritet tjeter ne perputhje me Konventat Nderkombetare per Minoritetet.


    Partia per Drejtesi dhe Uniet eshte e bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam.

    Të nderuar deputetë,
    Më duket se dhashë arsye të mjafta përse vendimi i partisë sonë sot është për ta shtyrë sjelljen e kësaj marrëveshjeje në parlament, deri atehere kur Greqia të plotësojë këto kërkesa minimale të rishikimit të historisë së saj, që ka brenda kapitullin tragjik të popullsisë çame, deri atehere, kur shteti Grek te pranoje ngritjen e varrezave, per ata mijera shqiptare te Camerise, qe dergjen pa nje gur tek koka .
    Gjej rastin t’i rikujtoj Qeverise Shqiptare, kerkesen e Partise per Drejtesi dhe Unitet dhe komunitetit te Shqiptarëve te Camerise per: Ngritjen e varres ne fshatin Klogjer ne homazh dhe nderim per mbi 2500 shqipatere te Camerise kryesisht gra, pleq e femijë, qe vdiqen nga lodhja dhe etja sapo hyne ne teritorin e vendit ame, te perndjekur nga bandat e kriminelit Napolon Zerva, per te cilin, si per cinizem e ironi, Shteti grek ka ngritur nje permendore, qe eshte permendorja e turpit .
    Nëse ju të nderuar deputetë, nuk do të pranoni shtyrjen, atëherë ne deklarojmë Votën Kundra.

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ndërtimi i varrezave kushtëzim dhe nënshtrim i Shqipërisë.

    Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin(jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Aprovimi për dy varrezat mund ti ishte kushti që Greqia të pajtohet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e Shengenit ku bëjnë pjesë disa vende të BE. Duke qartë që Greqia për çdo votë pro Shqipërisë kërkon diçka jashtë çdo ligji Ndërkombëtare.

    Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për anëtarësimin në BE Shqipërisë?

    Mos po përgatitet terreni për shpalljen e autonomisë së Vorioepirit?!

    E pra, Shqipëria sot udhëhiqet nga njerëz pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet kombëtare sepse vetë faktet flasin. Shqipëria sot nuk paska burra, por meshkuj që pas pesë minutash kthehen në lavire. Por opinioni duhet të pyes pse Greqia nuk kërkon ndërtimin e varrezave të Ushtrisë Demokratike Greke (DSE) që udhëhiqeshin nga komunistët të vrarë në luftën qytetare 1946-1949 në territorin e Shqipërisë, në Mali Gramos?!


    Rreth 10 mijë komunistë grek mund të jenë vrarë në Mali Gramoz


    Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, Sh.B.A. dhe forcave të majtat të njohura Ushtria Demokratike Greke(DSE) Në përfundim të kësaj luftës qytetare (1946-1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950. U larguan nga Greqia për në vendet e Evropës, 70 mijë njerëz , pleq, gra dhe fëmijë.

    Edhe pse të përçarë nga grindjet e brendshme, ushtarët e Ushtrisë Demokratike Greke(DSE) bënë një qëndresë heroike, por pa rezultat në malet e Vicit e të Gramosit, pak më në jug të kufirit me Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, Gramosi ka një ngastër pa bimësi në terrenin e tij të pyllëzuar, ku ushtria mbretërore(IDEA) pati përdorur napalm, e para herë që ushtarët amerikanë mundën të vlerësonin efektet e kësaj lënde djegëse.

    Ushtrija e majtë DSE e izoluar kishte përfituar ndihmë nga Shqipëria dhe vendet e tjera komuniste disa mushka me pushkë dhe dhjetëra topa. Strategjija e izolimit te forcave te Ushtrise Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjesimin e forcave të qëndresës ishte vendimtare. Forcat e djathta(IDEA) të mbretërisë greke kishin marrë nga aleatët e tyre Anglia dhe Sh.B.A ndihma ushtarake me vlerë 353, 6 milionë dollarë, ku hynin 159.922 armë të vogla dhe 4.130 mortaja e topa...

    Pra, duke parë që gjatë luftës qytetare greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grek, atëhere pse qeveria greke nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?!


    Varrezat shqiptare të zhdukura në Selanik


    Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptar, turq, çifut, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.

    http://www.ina-online.net/Default.as...5593c815d&ln=3

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •