Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1

    Gjej autorin dhe titullin nga është marrë fragmenti

    Të dashur miq

    Në këtë temë do të sjellim fragmente nga krijimtaria letrare shqiptare, në prozë ( edhe fragment drame) dhe në poezi. Ne duhet të gjejmë titullin e veprës ( krijimit: tregim, roman, dramë, poezi ) dhe autrorin

    Të drejtën për të postuar fragment të ri merr ai që gjen fragmentin paraprak.

    Nëse nuk gjendet autori dhe titulli nga është marrë fragmenti, postuesi i fragmentit pas një jave jep përgjigjen dhe njëkohësisht poston një fragment të ri.

    Me nderime,
    Adem Gashi, Danimarkë

    P.S. Po filloj unë i pari
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Në këtë kohë, kur thuajse të gjithëve u kish ardhur shpirti në majë të hundës dhe gjithësecili mallkonte me vete ”karakatinën” e keqe e ditën që e zgjodhën delegatë, të dy lebërit ia filluan një kënge. Me ta u bashkuan Hasan Disha, ndërsa kapiten Dhimitri në fillim u mbajti iso duke stonuar. Këngën e parë delegatët e pëlqyen dhe u thanë ”ju lumtë goja” këngëtarëve të zellshëm, por kur mbaruan të dytën, degjonjësve sikur u ra entuziazmi dhe, në të tretën, doktorit nuk iu durua pa thënë:

    - Pashi Zotin, prapë do t’ia filloni?
    - Posi. Hajde, “Lule Themo Vasi”.. Eeee!

    Të tjerët pritën me durim sa mbaroi edhe kjo.

    - More mjaft me ato këngët tuaja, zhiu, zhiu, zhiu si gjinkalla, - tha kapiteni me shaka.
    Të tjerët, për inat, filluan një ”e” të zgjatur dhe po akordonin zërat që t’ia merrnin përsëri. Mirëpo kapiteni, nuk tërhiqesh kollaj.

    - Mirë thonë për juve ( lebërit ) që s’ju qasin as në xhenet, as në xhehnem.
    - Jo, more! E pse?
    - ”Ja! I çuan dy lebër në xhenet. Sa ranë në të mirat e xhenetit i thonë njëri – tjetrit: - ”Ore vëllaçko, më mirë se jemi, s’ka si bëhet. A s’ja marrim njëzë të na bëhen dyzë?”
    ”Ja marrim”.
    ”Dhe ia filluan: zhiu, zhiu, ditë e zhiu, zhiu, natë. As kishin të pushuar. Dhanë e morën ata të xhenetit, por pse pushinin lebërit? Më në fund vajtën e i thanë Perëndisë:
    ”Ja hiq lebërit, ja ne s’qëndrojmë këtu!
    ”Deshi s’deshi Perëndia i dëboi nga xheneti dhe i dërgoi në xhehnem.
    ”Me t’i marrë djalli na i fut në kazan për t’i zierë. Kur u ngroh ujët dhe filloi t’i përvëlojë, ata i thanë prapë njëri tjetrit:
    ”- Ore vëllaçko, më keq se jemi, s’ka si bëhet. A s’ia marrim njëzë të na bëhen dyzë?
    ”- Ia marrim.
    ”Dhe ia filluan: zhiu, zhiu, natë e zhiu, zhiu ditë.

    Më t’u ngritën ata të xhehnemit dhe i thanë Djallit:
    ”- Djall Efendi, kështu s’e kishim fjalën, ja na hiq këta, ja na hiq neve;
    ”Deshi s’deshi edhe Djalli i dëboi nga xhehnemi”

    Kjo shaka e kapitenit i bëri të qeshin të gjithë, edhe vetë lebërit, por ja që Hasan Disha e mori ters, u zemërua dhe filloi një diskutim të zjarrtë për folklorin dhe për këngën popullore.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Ju gjithashtu mund të jepni edhe vlerësimin për fragmentin e zgjedhur.
    Do të ishte ide e mirë sikur të diskutohej për këtë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Teme e bukur , por kete veper nuk e kam lexuar ose ndoshta e kan lexuar por ky fragment qe ke sjellur ti nuk me kujtohet.

    Shpresoj qe dikush tjeter do te kete me shum sukses se sa une.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Me gjithe tespie Tosum Bac........................

    gjejeni
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    do ishte me mire vetem me pjese nga filmat apo teatrot me te ndjekur,keshtu me vepra letrare zor se e kapim nj-tj
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Aloe Lexo Postimin
    do ishte me mire vetem me pjese nga filmat apo teatrot me te ndjekur,keshtu me vepra letrare zor se e kapim nj-tj
    Më duket për filmat ka një temë dicka të ngjashme "batuta nga filmat", por nga librat nuk kam hasur.

    Thjesht ishte kjo një kurreshtje për të ditur sa është lexueshmëria e veprave të autorëve tanë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Aloe Lexo Postimin
    do ishte me mire vetem me pjese nga filmat apo teatrot me te ndjekur,keshtu me vepra letrare zor se e kapim nj-tj
    dakord! Por edhe keta te jene nga telenovelat ama!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    C' na fute ne letersi mer amon!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Qindperqind e kam lexue po s'po m kujtohet. Ndoshta esht "Fshati misid ujrave"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Kerkoj titullin e nje loje me strategji
    Nga GinoTheGodFather në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 00:47
  3. Konkurs: Gjeni titullin e filmave vizatimorë
    Nga *~Rexhina~* në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 21:51
  4. "Gafa" që bllokoi titullin për Janullatos
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 15:25
  5. Shkodra nuk pranon t'i japë Moisut titullin "Qytetar Nderi"
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 01:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •