Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Komshija ime

  1. #1

    Komshija ime

    Sot kur po zbrisja shkallėve pėrsėri e hasa tek priste tek derė e ashensorit. Si zakonisht , pėrshėndetja respektuese , lėshimi i udhės dhe njė buzėqeshje e kėndshme prej rinori , diku 17-18 vjeēar.
    I hodha njė shikim ēuditės , ose mė mirė thėnė tė panjohur .Xhanėm jo s e njihemi me tė gjithė komshinjtė nė kėtė pallat jo, por tė paktėn kėta pėrballė i njihja dhe kishim njė si njohje mė tė « madhe » se me ata tė tjerėt, e ky djalosh i ri , nuk ishte nga komshinjtė e mi. Shikim im , ndoshta pyetės me siguri e turbulloi paksa .
    Tek e shikoja po mendoja se me siguri komshinjtė e dikurshėm paskan ndėrruar banesė , por jo , krejt e kundėrta. Nga dera pėrballė del ēapkėnaja kaēurrelėse , komshija ime dhe mė pėrshėndet me njė buzėqeshje shumė gazmore , duke mė prezantuar me djaloshin.
    - I dashuri im Patrick... – mė tha tek po hidhte mbi sup ēantėn e shkollės , qė dukej tė isht e mirė rėnduar nga librat.
    - Gėzohem pėr njohjen qė mė prezantuat - i pėrgjigjem. Dhe tė dy duke mė uruar njė pasdite tė kėndshme zbritshėn zhurmshėm shkallėve , duke e harruar fare ashensorin e thirrur.
    -
    Mbeta njė moment me shikimin tretur pas tyre.

    S’di pse kėta dy gjimnazistė mė nostalgjuan pėr rininė time tė dikurshme , nė moshėn e tyre sot.
    U ula buzė shkallėve dhe dalėngadalė po kujtoja adoleshencėn dhe kalimin nė rini timin dhe tė moshatarėve tė mi tė jetuar pa pikė lirie , ose, qė do ti thoja tė pajetuara fare .

    Mė zgjuan dėshira tė parealizuara , ndoshta edhe tė paguxueshme pėr tu menduar atė kohė. Dėshirėn qė tė shėtitesha buzė detit Durrės, apo buzė liqenit Tiranė me ndonjė nga adhuruesit e mi tiranas qė zhvendoseshin nė Durrės pėr tė vėzhguar dritaret e shtėpsė time nė mos dukesha gjėkundi rastėsisht njė moment , apo anasjelltas , adhuruesit durrsakė qė zhvendoseshin ne Tiranė , pėr tė na pritur tek e derė e shkollės , duke u lutur t’i ofronim njė mundėsi tė vogėl bisedimi, ose duke na shoqėruar sė largu nė trenin e kthimit.
    Dikur ju shaja nė vetvete dhe ju mallkoja ju adhuruesit e rinisė sime ,sepse na dukej turp tė na donin, dhe pėrveē turpit, largėsia me ata qė tė donin duhej tė ishte shumė, shumė e madhe , se ndryshe rrezikoje tė kaloje javė e muaj tek ndonjė teza a hallė , edhe pse ti nuk dashuroje , edhe pse ti nuk takoje , thjesht se adhuruesit yt kalonte shumė orė nė ditė pėrpara ballkonit tėnd.
    Por ah, ah, sa falje do doja t’ju kėrkoja sot ju adhuruesve tė mi.Po pikėrisht sot , sepse sot e kuptoj mė mirė se kurrė se sa mirė ėshtė kur dikush mendon pėr ty ,sa mirė ėshtė tė tė duan .
    Sa mirė ėshtė tė jesh rrethuar dashuri. Po ne na e patėn vrarė tė tė dashurin.

    Sa shumė mė mallon mundėsia e njė shėtitje tė dikurshme me dikė, qė ndoshta dhe unė mund ta kisha adhuruar . Tė shėtiteshim ashtu lirshėm , nė atė shėtitoren e madhe buzė detit , ku njerėzia e rinisė time e kishin tė vetmin argėtim, duke u pėkėdhelur e shtrėnguar duart . Jo si dy tė fejuar qė “lejoheshin tradicionalisht te ecnin pėrqafuar” por si dy tė dashuruar qė janė nisur tė bėjnė njė copė udhe bashkė nė pėrgatitje tė sė ardhmes , pa ditur saktėsisht nė do ishin apo jo gjithmonė bashkė nė pėrfundim tė kėsaj historie. Si dy tė dashuruar , por jo si ata tė mjerė qė detyroheshin tė fshiheshin nga mos , vetėm e vetėm pėr 5 minuta liri intimiteti, por si dy tė dashuruar qė dalin serbes nga derė e shtėpisė me tė dashurin apo tė dashurėne tyre pėr tė bėrė njė aktivitet apo njė shėtitje sė bashku pa patur angazhimin e fejesės apo martesės menjėherė pas kurrizit, por thjesht lirinė e tė dashuruarit rinor .

    Nuk di ē’mund tė jepja sot pėr tė provuar puthjet rinore ē’shije kanė patur vallė. Pėr tė dėgjuar ledhatime dashurore djaloshare . Pėr tė jetuar zėnkat dashurore apo krizat e xhelozive 18 vjecare???!

    Flas me koleget e mia nė punė dhe tregojmė "les betises” ēapkanllėqet apo budallėlliqet e rinisė , e ato shfletosin eksperiencat e tyre me tė cilat her- herė qeshim ose her- hėre ato nervozohen se sdo kishin dashur tė kishin vepruar kėshtu po ashtu . Kur unė filloj tregoj histori rinore nga tonat , qė ishin mė pa e pashė , pastaj mė hoqėn nga shkolla , etj tė kėtij lloji , e vetmja nga koleget qė mė ndjek dhe e kupton situatėn ėshtė drejtoresha. Normal , ajo ka gati 60 vjeē dhe rinia ime e jetuar ėshtė identike me atė Øqe ajo ka jetuar para 40 vitesh kur ajo ishte 20 vjeēare , ndėrsa kėtyre tė tjerave u dukem se jam nga planet tjetėr.

    Gjithsesi , gjithė budallėlleqet qė kjo rini e kėtushme bėn apo ka bėrė nuk do ti doja , por ama tė na ndalonin tė na donin e tė donim , pra tė na ndalonin dashurinė:
    KJO ISHTE ABSURDE.


    Elna Durresi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I shkrova letėr shoqes sė klasės
    Fjalė gjimnazisti asgjė mė shumė
    Mė hoqėn zvarrė nė terr tė natės
    dhe nga konvikti mė s'dola unė!...

    kisha bėrė "krim", faj shumė tė rėndė
    se kisha shkruar fjalė dashurije...(!)
    Vitet qė ikėn plagė mė kanė lėnė
    se mė vranė endrėn nė moshė rinije!...

    Agimi - e shkrova se m'u kujtua edhe mua ajo kohė! Uffffff.........

  3. #3
    Dėgjoheshin meloditė e njė kitare
    Dhe zėri i ėmbėl i kitaristit
    S’guxonja as tė afrohesha nė dritare
    Vargjet e tij emrin tim kishin

    Edhe pse
    s’dija serenatė kush mė kėndonte
    Edhe pse
    kurrė nuk e njoha, pashė kitaristin
    Vargjet
    e mrekullueshme qė mė kushtoheshin
    U bėnė sebepi i shtetrrethimit.

    E sa do doja sot t’i ridėgjoja
    Ato ato vargje me fjalė shpirti
    Edhe sikur tė mos e dashuroja
    Tė paktėn tė falenderoja kitaristin.

    Ta falenderoja pėr zėrin e tij tė ėmbėl
    Ta falenderoja pėr vargjet dhuruar mua
    Ta falenderoja pėr kohėn nėn dritaret
    Ta falenderoja qė mė kishte dashuruar.

    Elna Durrėsi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    elna shume te bukur shkrimet je e mrekullueshme edhe ty Angim te pershendes shume. sa keq me vjen shpesh here kur mendoj qe edhe sot egzistojne keto mentalitetet ku njerezit nuk te kuptojne dhe ta quajne dashurine mekat ose krim e me pas nuk te lene te dalesh uuuuuuffffffffff me bezdis ideja ............ me vret ne shpirt.............
    ju pershendes shume shume te dyve per vargjet qe keni sjelle ketu. gjite te mirat. me respekt tironcja
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    Sweetie

    Flm pėr pėrshėndetjen . Prano edhe nga unė pėrshėndetjet e mia mė tė sinqerta.

    Me respekt Elna.

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    elna, te bukura deri ke e verteta. Sidomos poezia per kitaristin e panjohur e per shtetrethimin.
    (e tmershme tia degjosh zerin dhe dashurine pa mundur tia shohesh kurre syte....mua me vjen te besoj se i ka te perlotur edhe sot)
    te pershendes me perlotjen time, nga emocionet qe me percolle...
    macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    Postuar mė parė nga macia_blu

    (e tmershme tia degjosh zerin dhe dashurine pa mundur tia shohesh kurre syte....mua me vjen te besoj se i ka te perlotur edhe sot)
    te pershendes me perlotjen time, nga emocionet qe me percolle...
    macia!
    Sikur t'ia shihjnja veē njė herė sytė
    a lotin fshehur nėn qerpik
    Tė premtoj se e meritonte
    T'ia puthnja lotin ende pa pik.

    Edhe unė tė pėrshėndes mace.

    Me respekt Elna.

  8. #8
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    "Sikur t'ia shihjnja veē njė herė sytė
    a lotin fshehur nėn qerpik
    Tė premtoj se e meritonte
    T'ia puthnja lotin ende pa pik."


    Vec njeher do doja dhe un
    ta shifja vec njeher me sy
    pastaj te qaja te mallkoja
    por ah do dija ke dashuroja!!!

    te pershendes Elna
    LuM i RrEmByEr

  9. #9
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Rinin ne ate kohe asnjeri se ka shijuar
    por ama ky brez i ri po e shijon me tan t'mirat
    por ama keto kohera qe kane ardhur ka edhe tan kqija

    Rinia e sotme po vdes per nje llaf goje
    Rinia e sotme po vdes nga droga e mallkuar
    Rinia e sotme po vdes nga mallikimi i te tjereve

    Ah mer zot pse nuk e bere qe te gjithe te jemi njesoj
    Ah mer zot pse nuk e bere qe kjo rini te gezonte jeten e tij
    Ah mer zot ket kohe qe ti na ke sjellur i ka te mirat por ama ka edhe shum te kqija
    Ah mer zot mbroje njeriun tend me te gjith mundesit qe ke sepse ne fund te fundit eshte njeriu jot qe ti ke krijuar per kete bote te mrekullueshme.

  10. #10
    Elna...
    Dua te pershendes dhe te them shume sinqerisht qe ke nje personalitet te mrekullueshem...
    cheers,
    greenflower

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dashuria..
    Nga hari_sweet nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 18:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •