Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lightbulb Surroi: Përgatiten bisedime të fshehta mes Kosovës dhe Serbisë

    Shkup, 2 maj - Komuniteti ndërkombëtar po përgatitet për negociata të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të ishin të fshehta, tha në një deklaratë për televizionin ALSAT-M, publicisti dhe analisti kosovar, përndryshe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan, Veton Surroi. Sipas tij, rajonit të Ballkanit Perëndimor ende i kërcënohet destabilizimi, kurse Kosova, sipas Surroit, do të ishte burimi kryesor i këtyre proceseve për shkak të status quos atje.

    ”Kosova si edhe gjithmonë, madje edhe në situatën e tanishme, mund të jetë burim i destabilizimit, për shkak të faktit se Serbia me politikën e vet të përzierjes në pavarësinë e Kosovës po kontribuon për destabilizimin e rajonit. Ajo që duhet theksuar është se pritet ndikimi dhe presioni edhe më i madh nga vendet e BE-së dhe SHBA-ja për edhe një proces tjetër të fshehtë të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sikurse edhe çdo proces tjetër, edhe ky do t’i ketë rreziqet dhe përfitimet e veta. Duhet të shihet se çka do të ndodhë më tutje, por një gjë është e rëndësishme, e kjo është se më nuk është e nevojshme të krijohet situata e ashtuquajtur “konflikti i ngrirë”, vlerësoi analisti Veton Surroi.

    Sipas Surroit, në këtë moment nuk ekziston asnjë mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian para vitit 2020. Andaj, dhjetë vjetët e ardhshëm duhet të shfrytëzohen për rregullimin e gjendjes në këtë pjesë të Evropës, gjendje kjo që filloi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Për Surroin një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e situatës në Ballkan, më shumë se kurrë deri më tash, duhet ta kenë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë angazhimin e tyre edhe në procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin midis Maqedonisë e Greqisë.

    “Në këtë problem unë shoh një situatë të re. Ai mund të zgjidhet vetëm nëse ka intervenim nga Komuniteti Evropian dhe SHBA-ja. Ato me premtimet e tyre ndaj Maqedonisë për anëtarësimin e shpejtë në BE dhe NATO, sipas mendimit tim, do t’i obligojnë të dy vendet që të gjejnë mënyrë për të filluar negociata të tjera që do të ishin në nivel më të lartë, ku do të ishin ndërmjetësit e drejtpërdrejtë. Vetëm kështu procesi do të zhbllokohet dhe do të gjendet një zgjidhje e shpejtë”, tha ai.

    Sipas Surroit, gjendja katastrofike ekonomike dhe varfëria janë faktor kryesor për gjendjen e brishtë në Ballkanin Perëndimor.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BBC: Në vjeshtë bisedimet Prishtinë-Beograd?
    Publikuar: E hënë, më 03 maj 2010



    Prishtinë, 3 maj - Pas këmbënguljeve të shtuara të faktorit ndërkombëtar, janë rritur gjasat që Prishtina e Beogradi të rifillojnë brenda këtij viti bisedimet ndërmjet tyre. Bisedimet pritet të ndërmjetësohen nga diplomatë europianë.
    Burime diplomatike i thanë BBC-së se idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit.

    Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit.

    Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së.

    BBC-ja ka mësuar se tri mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari.

    Burimet thonë se Prishtina zyrtare do të mund të krijojë të paktën tetë grupe punuese të cilat do të ndihmonin në përgatitjen teknike të bisedimeve.

    Sipas po të njëjtave burime, bisedimet e ripërtërira mes Prishtinës e Beogradit do të lehtësohen, fillimisht, nga diplomatë evropianë që aktualisht janë në Kosovë.

    Mësohet se ambasadori italian, Michael Giffoni, që është emëruar i dërguar i BE-së për veriun dhe ambasadori grek Dimitris Moschopoulos, i dërguar i BE-së për trashëgiminë kulturore, do të mund të ndihmojnë në lehtësimin e dialogut për çështjet teknike.

    Faza përgatitore besohet të jetë muaji gusht i këtij viti, për të hapur pastaj rrugën për fillimin e bisedimeve në nivelin teknik, që megjithatë, mendohet se do të rritet në një përfaqësim ministror duke i dhënë, siç mendohet, seriozitet më të madh bisedimeve.

    Burime diplomatike thanë se rihapja e një numri diskutimesh, duke përjashtuar çështjen e statusit, ka shumë gjasa që të bëhet menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    Gjykata mund ta shpallë vendimin, më së largu, deri nga muaji korrik, ashtu siç ishte paraparë edhe në fillimin e punës së saj, pavarësisht kërkesave të Beogradit për shtyrjen e vendimit deri në nëntor të këtij viti.

    Megjithatë profesori i studimeve kombëtare për sigurinë në SHBA, Nikolas K. Gvosdev, sugjeron në një intervistë për BBC-në se vendimi i Gjykatës do të ishte më mirë që të shtyhej për një periudhë, që tu mundësojë të dyja palëve që të përfshihen në bisedime teknike…

    "Mendoj se (bisedimet) duhet të fillojnë para se GJND-ja të japë një vendim, sepse kur Gjykata të marrë një vendim në njërin drejtim ose në tjetrin, kjo do ta bëjë procesin më të vështirë dhe do të ashpërsojë qëndrimet e të dyja palëve. Tani për tani, nëse Gjykata e shtyn vendimin deri të paktën në nëntor të këtij viti, atëherë ka më shumë hapësirë për t'i filluar këto bisedime. Kjo varet se si do të shkojnë gjërat, por kur të shpallet vendimi, njëra apo tjetra palë mund të thotë se nuk kemi nevojë të bisedojmë sepse tani kemi vendimin. Duke e ditur se GJND-ja mund të shtyjë vendimin ose nuk është ende e gatshme që ta marrë atë, kjo është një mundësi e mirë për t'i ulur të dyja palët në një tavolinë", i tha BBC-së profesori Gvosdev. Ai shtoi se BE-ja mund të ndihmojë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që Beogradi ta njohë Kosovën dhe që Kosova, si shtet, të njohë interesat serbe .

    Sidoqoftë, bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes palëve do të mund të rifillojnë këtë vjeshtë dhe palët, Prishtina dhe Beogradi, do t’i konsiderojnë ato sipas interesit të tyre, bisedime teknike apo për statusin.

    Diplomatët perëndimorë thonë se ato të paktën do të mund të hapin rrugën e integrimeve evropiane për të dyja vendet.

    Bëhet me dije, ndërkaq, se bisedimet më të vështira do të mund të jenë ato për veriun e Kosovës dhe procesin e decentralizimit, që tashmë ka filluar të zbatohet sipas planit Ahtisaari, në disa prej vendbanimeve me shumicë serbe, por me përjashtim të veriut të vendit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184
    Ka nje keqinterpretim ketu edhe nga ver Surroi me surratin e tij.
    Bisedime teknike do te kete ,kjo nuk eshte risi sepse e dijme se edhe me pakon e Ahtisarit parashihet nje gje e tille.Por nuk eshte aspak fere nga Surroi dhe shurrat e tjera qe mundohen me shkaktu avari ne popull vetem e vetem se ata nuk po i lut qeveria me punu me ta.
    Kjo i ngjane tipikisht njerezve antikombtar qe ne momente te caktuara ne vend se ti ndiohmojne kombit ata shkaktoj edhe me teper huti ne popull.

    Negociata per statusin e Kosoves kane mbaruar dhe nuk ka kthim mbrapa sepse edhe po te doje Kosova nuk lejon amerika me te tjere qe jane arkitetktet e pavaresis se Kosoves.
    Afer 70 njohje te Kosoves si shtet eshte gati kufiri i mjaftueshem me u antarsu ne OKB,Kosova eshte gati ne kurorezimin e qellimeve te saja.Cka i duhen tash negociata.

    Bile eshte shume mire qe negociatat teknike me Serbine te shtyhen pas anetaresimit te kosoves ne OKB.E vetmja menyre eshte per te qartesuar rrugen e se ardhmes se Kosoves ,dhe debilave mos me ju dhene asnje shance me u krekos.

    Rrofte Dardania dhe populli Dardan.
    Se shpejti kemi me ja nderru emrin dhe flamurin .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •