Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Bum investimesh ne Sarande

    Miliona dollarė nga Tirana pėr ndėrtime nė Sarandė


    SARANDE, 11 Shkurt/ATSH-Sh.Hajno/.- Preferencat e pushuesve per Saranden veēanerisht gjate viteve te fundit e kane orientuar intuiten e banoreve te ketij qyteti drejt investimeve kryesisht me karakter turistik. Megjithese ky qytet ende nuk ka arritur ne 40 mije banore dhe gjate 10 vjeteve te fundit per nevoja banimi dhe turizmi jane ndare nga vendimarresit lokale mbi 3000 sheshe ndertimi, "uria" per ndertime, duket se nuk eshte shuar aspak. Shefi i seksionit te urbanistikes ne bashki Haxhi Musaj, pohon se prane ketij seksioni jane depozituar te pakten 1600 kerkesa te tjera per ndertime. Musaj shton se, nder kerkesat e shumta te ben pershtypje fakti qe mbi 60 kerkesa te tjera kane per autore biznesmene te fuqishem kryeqytetas. Keta te fundit sipas burimeve te seksionit urban, kerkojne sheshe ndertimi per banesa shume kateshe te cilat nese do te miratoheshin menjehere, parashikojne miliona dollare investime. Biznesi i ndertimeve nė qytetin bregdetar eshte nga sektoret me aktive dhe fitimprures megjithe koston e larte krahasismisht me qytete te tjera te Shqiperise. Por, edhe investitoret kryeqytetas, e kane tatuar me kohe faktin qe saranda nuk eshte "tangente" por destinacion turistik per mijera qytetare te tjere te ketij vendi qe kerkojne te pushojne ne bregdetin e saj te virgjer, te frekuentojne magjite e gjireve dhe ishujve te Ksamilit, te kalojne nje dite ne mrekullite e lashtesise se Butrintit, ne piken turistike te Lekuresit, apo plazhet e shumte joniane. Kryetari i bashkisė Adrian Shehu dhe KRRT-ja perkatese e Sarandes duket se i'a kane hapur driten jeshile investimeve te milionave nga Tirana ne Sarande dhe mund te thuhet se ndertime te tilla kane filluar parashikohet te shtohen ne menyre te shpejte. Nderkaq, shefi i urbanistikes Musaj shprehet se, "sheshe te lira ndertimi aktualisht nuk disponohen nga bashkia dhe nevoja per studime te reja urbanistike eshte ēeshtje e dites". Ndersa, zgjerimi i vijave kufizuese te qytetit ne drejtimin veriperendimor, me nje siperfaqe prej 140 ha nga detyre projektimi, tashme eshte ne kompetencen e KRRTSH-se per t'u kthyer ne realitet dhe mundesi per perballimin e nevojave te se ardhmes se afert ne kete bregdet jonian. /d.k/
    2003-02-11



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sarande:Nxitimi me investime ne dimer afron sezonin e ri turistik


    SARANDE, 24 Shkurt/ATSH-Sh.Hajno/.- Prej disa ditėsh nė qytetin e Sarandės kanė filluar investimet nė infrastrukturė tė financuara me fonde tė bashkisė. Akualisht ne qytetin bregdetar punohet ne rrugen tregtare, nje nga rruget historike me te populluara, ne unazen e lagjes nr.4, si dhe per ndėrtimin e nje rruge te re te emertuar rruga nr.5 gati ne kuroren e gjelber tė qytetit. Por, ndertimet vazhdojne me intensitet dhe pa nderprerje per fazen e dyte te rehabilitimit te rrjetit te ujesjellesit dhe ndertimin e kolektorit shkarkues, per zgjerimin e portit, etj. Sipas kryebashkiakut Adrian Shehu, mbeshtetur ne strategjine lokale te bashkise, me perjashtim te diteve me shira, punimet per rehabilitimin e rrjetit te rrugeve ne qytet do te vazhdojne pa nderprerje, me qellim qe te perfundojne perpara ēeljes se sezonit turistik te qytetit. Pėr kete qellim, sipas Shehut, "edhe keshilli bashkiak ka treguar mirekuptim per shqyrtimin dhe miratimin ne kohe te fondeve te planifikuara dhe projektvendimeve perkatese per infrastrukturen ne qytet". Sipas te dhenave te administrates lokale, fluksi i ndertimeve turistike eshte vazhdimisht ne rritje. Dhjetra vila, pallate me apartamente qe preferohen te blihen kryesisht nga kryeqytetasit dhe emigrantet, lokale dhe te tjera ndertime me karakter turistik, shikon ngado e veēanerisht ne zonen urbane prane Hotel turizmit "Butrinti" ne drejtim tė rruges pėr nė qytetin antik. Saranda ne keto dite dimri duket se eshte kthyer ne nje kantier te madh ndertimi, ku ndėrhyhet nė rruge pėr shtrimin e rrjetit inxhinierik, shtrohet asfaltobeton, ose ndertohen troturare ku mbillen peme te reja. Edhe ne portin e qytetit ka te tjera ritme pune. Drejtori i portit detar, Pellumb Halimi, eshte treguar kembengules per ta zbatuar gradualisht masterplanin pėr terminalin e ri te portit. Nga ana tjeter edhe sektori privat nuk mbetet pas me ndertimet. Por, gjithesesi rruget, arteriet e qytetit u duhen te gjitheve, ndaj vemendja me e madhe po tregohet nga vendimarresist lokale per perfundimin e rehabilitimit te rrjetit rrugor perpara se ne qytet te degjohen trokitjet e sezonit turistik. "Sezoni turistik, thote kryetari i bashkisė Shehu, nuk eshte larg. Trokitjet e tij degjohen ne Sarande qysh ne dimer...prandaj ne te gjithe po nxitojme". /d.k/
    2003-02-24



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zėvendėson atė tė Fatos Nanos nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Digjet jahti nė det, shpėtojnė 4 polakėt nė Sarandė
    Nga atdhetari81 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 04:02
  4. PD: Mitingu i Berishės nė Sarandė ishte i jashtėzakonshėm
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 14:59
  5. Besnik Aliaj pėrballė Fatos Nano nė Sarandė
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 01:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •