Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Ti qe po kokoris ktu sen ma patriot se na sje, met tregu ty per patriotizmin tem dhe të familjes teme ti ja nis me kajt, per invalid të luftes smunet mu merzit kerkush ma shum se na dhe se Hashim Thaçi qe po ta tregoj arsyen pse?!
    Sa e sa qeveri ken ne te kalumen as sytë nuk i kthyen kah Invalidët e Luftës, e as kah Veteranët e Luftës, kurse Hashim Thaçi ua rriti pensionet 100%, e dim qe pak osht ne krahasim me kontributin e tyne (i cili nuk paguhet me pare, veq Zoti munet me jau pagu aytne), mirpo sa do pak e ka thy akullin dhe ka tregu se merzitemi per juve, pos kesaj me i rrit rrogat 100% osht problem se nuk e din qa po bahet me buxhet te Kosoves, pra nuk është diçka e lehtë, eh nese dalim tek qeveritë tjera paraprake vërejmë se as ko*ja ju ka hanger për Invalid dhe Veteran të UÇK-së.
    Gimshe,
    ke dhënë një vlerësim krejtësisht të cekët. Këto që ke thënë për
    H. Thaçin përngjajnë me atë shitësin "që shet dushk për gogla".
    Kam menduar se je më i pjekur politikisht. Lufta, sakrifica, dashuria
    ndaj atdheut, nuk shitën dhe as nuk blehën me para nga askush, sepse
    janë vlera individuale që lindin bashkë me njeriun. Ato nuk paguhen
    me të holla, sado të jetë i madh pensioni i invalidëve të luftës.
    Rritjen e pensioneve Thaçi nuk e ka bërë nga paratë e tij personale me të cilat në
    Ajvali po ndërton pallat prej 2000 m2, por nga buxheti i
    popullit të Kosovës, pra nga taksapaguesit e Kosovës, kështu që
    t'ia veshësh meritat për këtë Thaçit, fletë se nuk je fare në temë.
    Edhe një këshillë për ty: ideologjia islame kundërshtar më të madh
    e ka pasur ideologjinë komuniste-enveriste dhe staliniste, prandaj mos
    i pështjello gjërat se këto nuk kanë shkuar dhe as kurrë nuk do shkojnë
    bashkë njëra me tjetrën. Ose je musliman, ose je komunist. Këtë duhet
    ta kesh të qartë. Përndryshe, çdo ditë do t'i thellosh mëkatët ndaj
    Kjuesit tëndë....!!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Hashimi e nderton shtepinë njejt si Rugova,Haradinaj,Sejdiu.........në Kosovë kur të bëhesh kryetar,kryeminister,minister,deputet,kryetar komune as vetë nuk e din nga po të vin parat.

  3. #43
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Gimshe,
    ke dhënë një vlerësim krejtësisht të cekët. Këto që ke thënë për
    H. Thaçin përngjajnë me atë shitësin "që shet dushk për gogla".
    Kam menduar se je më i pjekur politikisht. Lufta, sakrifica, dashuria
    ndaj atdheut, nuk shitën dhe as nuk blehën me para nga askush, sepse
    janë vlera individuale që lindin bashkë me njeriun. Ato nuk paguhen
    me të holla, sado të jetë i madh pensioni i invalidëve të luftës.
    Rritjen e pensioneve Thaçi nuk e ka bërë nga paratë e tij personale me të cilat në
    Ajvali po ndërton pallat prej 2000 m2, por nga buxheti i
    popullit të Kosovës, pra nga taksapaguesit e Kosovës, kështu që
    t'ia veshësh meritat për këtë Thaçit, fletë se nuk je fare në temë.
    Edhe një këshillë për ty: ideologjia islame kundërshtar më të madh
    e ka pasur ideologjinë komuniste-enveriste dhe staliniste, prandaj mos
    i pështjello gjërat se këto nuk kanë shkuar dhe as kurrë nuk do shkojnë
    bashkë njëra me tjetrën. Ose je musliman, ose je komunist. Këtë duhet
    ta kesh të qartë. Përndryshe, çdo ditë do t'i thellosh mëkatët ndaj
    Kjuesit tëndë....!!
    I ngatërrove gjërat dhe e fute fenë aty ku nuk u permend nga askush.
    Fillimisht Islami nuk është ideologji, së dyti nuk jemi duke folur për komunizëm.
    Meritat e Hashim Thaçit në këtë kontekst janë se ky u kujtua për Invalidët e luftës, ndërsa të tjerët jo! pavarsisht asaj qe nuk paguhen me pare këtë e thash edhe unë mirpo ketij të paktën i ra ndërmend për ta, pastaj nuk janë 2000 m2 mirpo 15 ari, bënë mirë të shkosh dhe ta shikosh shtepinë e Rugoves në Velani ku perveç shtepisë marramendëse (edhe pse jo ma të mirë se të Ramush Haradinajt) ai merrte qira për Residencë, pra merrte djersen e popullit pse po ja lshon shtepinë me qira vetvetes si President i Kosovës për ta pas zyren e vet, paramendoje qiranë ja jepte vetes dhe e gjith kjo në sy të popullit të shkretë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Pensionistët akuzojnë institucionet për papërgjegjësi

    Partia e Pensionistëve të Kosovës (PPK) akuzon institucionet për papërgjegjësi për shkak të mos përmbushjes së premtimeve dhe injorimit që po ia bëjnë kësaj partie. Kjo parti me 9 shkurt kishte paraqitur publikisht 8 kërkesa publike, në mesin e të cilave edhe që Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, urgjentisht të ndërmerrte masat e nevojshme, që Zvicra mos t’i ndalojë pensionet për shqiptarët e Kosovës. “Kërkesat janë publikuar edhe në mjetet e shumta të informimit, siç janë: TV Rrokum (disa herë), në të përditshmet: “Bota sot”, me 13.02.2010, etj.”, thuhet në reagimin e pensionistëve.

    Kjo parti ankohet se edhe pas dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe se nuk ka ndodhur asnjë lëvizje. “Tani kur kaluan 2 muaj ditë, prej ditës kur PPK kërkoj publikisht nga institucionet më të larta të, që t’i ndërmarrin masat e nevojshme që kjo mos të ndodh, nga gjumi u zgjuan tani sindikalistet me inicimin e peticionit, pastaj këshilltari i ministrit të Punës dhe Mirëqenies sociale, Behxhet Gaxhiqi. “Edhe një herë u dëshmua një neglizhencë dhe mospërgjegjësi e paparë e institucionet më të larta te Kosovës, sikurse 10 vite me radhë”, thuhet në reagim.

    Gazeta Express, 04. 04. 2010

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    gimche i ekspresit lexoje cka po i thot njeri nder komandantat e uqk-se hashim fatmir e jakup hajnit!!



    Akuzat, korrupsioni dhe bashkimi nën dardhë



    EDHE PUSHTETARËT EDHE OPOZITARËT

    KANË VETËM NJË EMËR: GRABITQARË




    Logjika e grabitjes përjashton logjiken e shtetit. Ashtu si nuk mund ta ndërtosh shtetin kur përdor postin për t’u pasuruar, nuk mundesh as ta kritikosh shtetin kur abuzon përditë me të. Në këtë rast të dytë, edhe pushtetarët edhe opozitarët kanë vetëm një emër: grabitqarë. Apo, shkelës të ligjit. Dallimi nuk është te parimi, por te sasia e plaçkës. Kush po arrin të vjedh më shumë. E dihet, se ai që është nën dardhë han më shumë dardha.



    Shkruan: Liri Loshi - 05. 04. 2010



    Foto: Këta janë pushtetarët dhe opozitarët që kanë vetëm një emër: grabitqarë! (Pashtriku.org)



    Është fakt se përfoljet e gojëdhënat në mesin tonë, si në çdo mjedis tjetër primitiv, jo rrallë tejkalojnë logjikën e së mundshmes. Në këto situata njeriu që e ndien veten të pastër, e ka shumë vështirë të sillet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dilema hamletiane të jesh a të mos jesh, me të drejtë shndërrohet në dilemën të flasësh a të mos flasësh kur të tjerët të përrallisin. Mirëpo, kur je person publik dhe për ty flitet në çdo pëllëmbë të vendit se je i korruptuar, është mirë ta rishikosh kontributin tënd drejt bërjes subjekt i përrallës.

    Nuk e kam të qartë si mundën disa njerëz të qëndrojnë pasivë tërë kohën derisa të tjerët i godasin. Si qenie të gjalla që jemi do të duhej të japim shenja jete edhe kur na lëvdojnë e edhe kur na shajnë. Nëse nuk jemi mazohistë që dhembjen ta përjetojmë si kënaqësi, kuptohet. Reagimi, para se të jetë çështje temperamenti, është cilësi që dallon njeriun.

    · Cila është arsyeja që heshtin qeniet tona politike kur apostrofohen publikisht?

    Disa prej këtyre gjallesave përveç marrjes me politikë nuk kanë ndonjë zanat tjetër.

    · Pra, pse nuk reagojnë ata që politiken e kanë profesion kur iu cenohet biografia?

    Ajo që është kusht esencial për karrierë politike.

    Qëndrimi indolent i funksionarëve politikë ndaj akuzave publike është kurrgjë më shumë se sa një lloj kompensimi për mungesë faktesh kundrejt akuzës. Heshtja dendëson mjegullën dhe në thellësi ruan enigmën. Sa më gjatë aq ma mirë. Kjo mjegull len hapësirë për dy opinione skajshmërisht të kundërta. Sipas opinionit të parë nuk ka nevojë për përgjigje, sepse krejt çka flitet është një konstrukt i marrë. Sipas të dytit, çfarëdo arsyetimi është i kotë, sepse krejt çfarë flitet është e saktë. Një fshat që shihet kallauz nuk do.

    Protagonistët e rrëfimeve për krimin kanë zgjedhur filozofinë e heshtjes. Ose, taktikën e të folurit me masë. Edhe kur flasin janë shumë të kujdesshëm çfarë thonë. Shpjegimet e tyre gjithmonë janë të mangëta dhe nuk kënaqin kureshtjen. Ndonjëherë në brendi të tyre përmbajnë sentimentin, dhembjen! Ndonjëherë - publicitetin! Kur ti mendon se u zunë ngushtë, ata ngritën dy herë më lartë. Ajo që do t’i bënte ata ta pranonin fajin nuk është morali i tyre. Ata nuk kanë moral.

    Dënimi për ta nuk vjen nga zoti, sepse ai mëshiron edhe kriminelet. Nuk vjen as nga shteti, sepse shteti është i zënë me vetveten. Kriminelët tanë nuk ka kush t’i ndjek, as t’i frikësojë.

    Në një tregim të satiristit turk Aziz Nesin, dy kalimtarë takohen rastësisht në rrugë mu në kohën kur policia po ndiqte kriminelin. Personi i parë e pyet të dytin se ke po e ndjekin? I dyti pasi sheh një grup hajnash që kishin thyer vitrinat e po plaçkitnin, thotë: “Ja këta po i kërkuakan!” Por policët kalojnë gjakftohtë pa trazuar plaçkitësit. Kalimtarët pastaj shohin dy burra tek dhunonin një femër në mes të rrugës dhe gëzohen që policët do t’i japin fund asaj skene të tmerrshme. Policët përsëri kalojnë duke injoruar viktimën. Kureshtja e të dy kalimtarëve shuhet kur policët në qetësi i vënë prangat njërit prej tyre, (që natyrisht ishte i pafajshëm) duke klithur të kënaqur se e zunë kriminelin! Aziz Nesin vdiq me 1995. Sigurisht me shpresë se tregimi i tij nuk do të ishte aktual edhe me 2010. Ai kishte shkruar zemër plasur për denigrimin e shtetit të tij, pa ditur se Kosova do të bëhej shtet ndonjëherë.

    Një mik imi më thoshte se në Kosovë nuk ka pozitë dhe opozitë. Këtu ka vetëm skema të interesit. Partitë politike shërbejnë për t’i drejtuar bizneset familjare. Njerëzit që shahen mes vete nga kampe të ndryshme politike, këtë nuk e bëjnë në emër të shtetit e as të progresit. Të njëjtit bashkohen në shtratin e krimit sapo të bjerë muzgu i mbrëmjes. Nuk është befasi që aktivistët të jenë të bashkuar në ndeja joformale më shumë me kundërshtarët politikë sesa me ata të partisë së vet.

    Kështu, duke kritikuar njëri tjetrin, politikanët tanë në të vërtetë tallen me qytetarët e ndershëm, të cilët kur dëgjojnë krismën shpresojnë se është goditur caku. Ata nuk e dinë se liderët e tyre gjithnjë përdorin municion manovrash që pos krismave të zbrazëta nuk prodhojnë gjë tjetër. Ajo që ata mund ta kenë goditur ndonjëherë ka qenë preja e përbashkët e gjahut. Një ditë edhe mund ta godasin njëri tjetrin nëse kanë konflikt për prenë a për pronën. Por, kurrë për kualitet qeverisjeje e as për jetë më të mirë të qytetarëve.

    Logjika e grabitjes përjashton logjiken e shtetit. Ashtu si nuk mund ta ndërtosh shtetin kur përdor postin për t’u pasuruar, nuk mundesh as ta kritikosh shtetin kur abuzon përditë me të. Në këtë rast të dytë, edhe pushtetarët edhe opozitarët kanë vetëm një emër: grabitqarë. Apo, shkelës të ligjit. Dallimi nuk është te parimi, por te sasia e plaçkës. Kush po arrin të vjedh më shumë. E dihet, se ai që është nën dardhë han më shumë dardha.

    Para dy vitesh, të gjithë liderët e partive tjera politike pasi takoheshin me mandatorin e ri nuk fshihnin dëshirën për të qenë pjesë e qeverisë. Për të qenë nën dardhë. Komenti i oponentit më të zëshëm madje dukej më i sinqerti. “Kur vjen puna te pushteti, të gjithë e duam atë”, pat deklaruar ai. Pra, fjala ishte për ta dashur atë pjesë të pushtetit që do t`u jepte mandatori. Tani flitet për shkollat e ndryshme të qeverisjes. Thuajse populli nuk e ka parë me sy të vet shkollën e tyre. Shkollën që nuk i ndan, por i bashkon për mrekulli këto mendje të ndritura të kombit!

    Me rëndësi është që të gjithë të jenë nën dardhë, ose sa më afër dardhës. Kur ata bashkohen, edhe populli është i kënaqur. Sepse, është arrirë pajtimi! Paqja. Uniteti.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Liri Loshi eshte njeri nder patriotet dhe atdhetaret me te medhenj qe ka Kosova sot.Eshte taman burre trim,i urte,i menqur,taman shqiptar.Liri Loshi ishte njeri nder protagonistet e luftes se fundit te Kosoves pasiqe kishte arritur ta xhiroj masakren e serbeve qe bene ndaj 130 vetave ne Izbice te Skenderajt.Ishte edhe njeri nder deshmitaret kryesor kunder Millosheviqit dhe te tjereve.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •