Close
Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 328
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    “Mbulesa e lë pa shkollë”



    “Mbulesa e lë pa shkollë”

    Viti i ri shkollor nuk ka filluar njëjtë me nxënësit tjerë edhe për Fatime Hajdarin, nxënëse e klasës së shtatë të shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

    Në të vërtetë prezenca e saj të mërkurën në hapësirat e kësaj shkolle me shami në kokë i ka kushtuar, pasi drejtuesit e shkollës i kanë kërkuar që të kthehet në shtëpi, me shpjegimin se në shkollë nuk mund të pranohet e mbuluar me shami në kokë.

    Nexhmedin Hajdari, babai i Fatimes, tha se vajza e tij ka shkuar të mërkurën në shkollë, mirëpo drejtoresha e shkollës nuk e ka lejuar që ta vazhdoj mësimin, për shkak të shamisë së saj që mbante në kokë. Sipas tij, vajza gjatë pushimeve verore kishte vendosur vet që të mbulohet.

    “Vajza ka vendosur të mbulohet me vetë dëshirë dhe nuk mund ta detyroj ta heqë shaminë”, u shpreh babai i Fatimes

    Vetë Fatimja tregoi se si ishte kthyer nga shkolla, duke qarë dhe e mërzitur, për faktin se nuk i është lejuar t’i vazhdoj mësimet.

    “Natyrisht kam dëshirë të madhe të shkollohem, si çdo fëmijë tjetër, por jam shumë e vendosur ta ndërpres shkollimin nëse nuk më lejohet që të shkoj në shkollë me shami”, ka thënë ajo.

    Fatimja sqaroi se bashkë me babanë kanë shkuar për t’u ankuar edhe te zyrtarët komunalë të arsimit, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

    “Na thanë se deri nesër ose pasnesër nuk mund t’u japim ndonjë përgjigje, sepse na duhet të flasim me Prishtinën”.

    Ndërkaq, Melihate Meha, drejtoreshë në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, nuk ka pranuar se e ka përjashtuar Fatime Hajdarin nga shkolla. Sipas saj, ajo ka biseduar me vajzën dhe prindin e saj, me të cilët është përpjekur të gjejnë një kompromis në lidhje me këtë çështje. Meha thotë se fjalën e fundit për këtë do ta japë drejtori i Arsimit në Mitrovicë.

    Ali Bejta, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të prerë në lidhje me rastin, duke thënë se është duke provuar të kontaktoj me Ministrinë e Arsimit në Prishtinë për të marrë një konfirmim për këtë çështje. /KosovaSot/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Në foto Nënë Zahidja me dy djemt e saj

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Klase e shtate ajo ne foto?! Bo ca te ben veshja. Si plake duket. Pse me te zeza njehere, apo ngjyrat jane tunduese per meshkujt?

    Po arabizoheni dhe ju te Kosoves avazsh-avash. Po e humbisni identitetin kombetar.

    P.s Gimche. C'lidhje ka ajo foto qe ke postuar me temen?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 03-09-2010 më 15:15
    Feelings change - memories don't.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    A eshte shkolla tetvjecare e detyruar ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Izadora për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Klase e shtate ajo ne foto?! Bo ca te ben veshja. Si plake duket. Pse me te zeza njehere, apo ngjyrat jane tunduese per meshkujt?

    Po arabizoheni dhe ju te Kosoves avazsh-avash. Po e humbisni identitetin kombetar.

    P.s Gimche. C'lidhje ka ajo foto qe ke postuar me temen?
    Mia pershendetje
    the qe po arabizohen?
    pse kur skane qene?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar HELEN OF TROY për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Vajza shkruan se ka vene shami me deshiren e saj?
    Po sigurisht qe ajo ska deshire tjeter sepse nuk njef gje tjeter vec kuranit
    nga nje ane me vjen keq qe nuk e pranojne po nga ana tjeter ne shkolle nese e pranoni do ishte me keq per te sepse do ishte necepi vet per arsyen e shamise.......
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar HELEN OF TROY për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Klase e shtate ajo ne foto?! Bo ca te ben veshja. Si plake duket. Pse me te zeza njehere, apo ngjyrat jane tunduese per meshkujt?

    Po arabizoheni dhe ju te Kosoves avazsh-avash. Po e humbisni identitetin kombetar.

    P.s Gimche. C'lidhje ka ajo foto qe ke postuar me temen?
    Përkundrazi identitetin tonë kombëtar po e shkelin me të dyja këmbet disa njerëz që kanë rastisur të jenë ministra.

    P.s Për cilën foto e ke fjalën?
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    A eshte shkolla tetvjecare e detyruar ?
    Po, është e detyruar.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Përkundrazi identitetin tonë kombëtar po e shkelin me të dyja këmbet disa njerëz që kanë rastisur të jenë ministra.

    P.s Për cilën foto e ke fjalën?
    Ajo e nene Zahides.

    Pse ajo veshje e vajzes te duket veshje Shqiptare ty? Ngjason me nje arabe.

    Eshte e detyruar IZa dhe prandaj e shfrytezojne kete mundesi ca prinder. E dine qe do e lejojne te kthehet ne shkolle. Nuk mund ta lene dot pa arsimuar. E su di hic truri atyre mendjeve te djallezuara. .heheheh
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 03-09-2010 më 15:26
    Feelings change - memories don't.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Vajza shkruan se ka vene shami me deshiren e saj?
    Po sigurisht qe ajo ska deshire tjeter sepse nuk njef gje tjeter vec kuranit
    nga nje ane me vjen keq qe nuk e pranojne po nga ana tjeter ne shkolle nese e pranoni do ishte me keq per te sepse do ishte necepi vet per arsyen e shamise.......
    Pavarësisht se a njeh diç tjetër pos Kur'anit apo jo ajo mbetet tek inteligjenca e saj, mirëpo diskriminimi fetar duhet të ndërpritet, më sa kam njohuri tek ju në Shqipëri një dënim për një gjë të tillë është diku deri në 20 mijë € apo?
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •