Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 170
  1. #151
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Thashe se behej fjale vetem per bllokim nga punimet, po mbyllja komplet e sheshit, do krijoje trafik pratjeter. Se di se ca plani ka bashkia per trafikun, po s'ma merr mendja te kete ndonje mundesi qe trafiku mos rendohet.

    Pak e cuditshme qe u terhoq kaq lehte, po dhe dhune nuk pres nga PS. Kane ikur ato kohe.
    Kanė ikur edhe s'kanė ikur, Edi Rama ėshtė me tė vėrtetė i rrezikshėm, mė beso kur ta them, nuk ėshtė ai ėngjėlli qė del (rrallė) nė TV. Po i shtėrngohet laku nė fyt, presionet e ndėrkombėtarėve, fraksionet kundėr qė po shtohen pėrditė si Erion Braēe sė fundmi (pėrflitet se tė mėnjanuarit mund tė krijojnė parti alternative), Nano qė e vėzhgon nga Vjena, stresi se mund tė humbė Tiranėn nė zgjedhjet lokale 2011, presionet e deputetėve tė ndėrtimit qė ka nė parlament etj... tė gjitha kėto e bėjnė situatėn jo dhe aq tė qetė. Gjithsesi, shpresojmė qė gjithēka tė kalojė qetė, sepse akte dhune do tė ishin katastrofale pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #152
    happy mom of 2 Maska e caligirl76
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    california
    Postime
    16
    Me pelqen shume projekti, duket shume i stilit amerikan. e kuptoj nostalgjine e disa prej jush qe doni hapesira te hapura, por tani ne ekonomine e tregut, ajo toke aty eshte me vlere shume te madhe dhe per mendimin tim dhe shpresoj dhe tuajin nuk duhet te shfrytezohet vetem nga fshataret qe dalin dhe me karroce me kale ne mes te Tiranes. Vetem nje gje kam merak, ato ngjyrat e shpifura si karnavale a do i heqin nga ndertesat e qendres????

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga caligirl76 Lexo Postimin
    Me pelqen shume projekti, duket shume i stilit amerikan. e kuptoj nostalgjine e disa prej jush qe doni hapesira te hapura, por tani ne ekonomine e tregut, ajo toke aty eshte me vlere shume te madhe dhe per mendimin tim dhe shpresoj dhe tuajin nuk duhet te shfrytezohet vetem nga fshataret qe dalin dhe me karroce me kale ne mes te Tiranes. Vetem nje gje kam merak, ato ngjyrat e shpifura si karnavale a do i heqin nga ndertesat e qendres????
    .........E paske qejf Piramiden plako.....eeee....
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #154
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kanė ikur edhe s'kanė ikur, Edi Rama ėshtė me tė vėrtetė i rrezikshėm, mė beso kur ta them, nuk ėshtė ai ėngjėlli qė del (rrallė) nė TV. Po i shtėrngohet laku nė fyt, presionet e ndėrkombėtarėve, fraksionet kundėr qė po shtohen pėrditė si Erion Braēe sė fundmi (pėrflitet se tė mėnjanuarit mund tė krijojnė parti alternative), Nano qė e vėzhgon nga Vjena, stresi se mund tė humbė Tiranėn nė zgjedhjet lokale 2011, presionet e deputetėve tė ndėrtimit qė ka nė parlament etj... tė gjitha kėto e bėjnė situatėn jo dhe aq tė qetė. Gjithsesi, shpresojmė qė gjithēka tė kalojė qetė, sepse akte dhune do tė ishin katastrofale pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Per Edi Ramen vlen thenja e meposhtme e kryemafiozit Toto Rina:

    We obviously give votes to politicians of our choice and after making an agreement with them, but they have to do what we say, otherwise we break their horns

  5. #155
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Tiranė, bashkia harton skemėn e lėvizjes

    Pas kaosit qė u krijua dy ditė mė parė me trafikun, bashkia e Tiranės deklaron se skema e qarkullimit nuk ndryshon, por thjesht po bėhet njė menaxhim mė i mirė i trafikut dhe kėrkohet bashkėpunim me Policine Rrugore.

    “Duhet njė menaxhim i mire i situatės dhe njė bashkėpunim ndėrinstitucional. Pėrgjatė orėve qė u bė testi, ne kuptuam se ku janė pikat ku duhet tė ndėrhyjmė pėr njė mirėmenaxhim tė trafikut”, u shpreh Enton Punavia, drejtor i Transporteve nė bashki.

    Aktualisht bllokimi po behet gradualisht. Si fillim levizja nga bulevardi “Zogu I” ėshtė devijuar mbrapa Muzeut Kombetar, aks i cili ėshtė shnderruar me nje drejtim levizjeje.

    “Ne jemi pėrqėndruar nė rregullimin e disa parkimit nė disa pika tė qendrės. Qytetarėve iu nevojiten disa ditė pėr tė kuptuar drejtimet e reja tė lėvizjes”, u shpreh Punavia.

    Pas disa ditesh kur drejtuesit e automjeteve tė jene mesuar me sinjalistiken dhe rruget do te behet bllokimi i fillimit tė Rrugės sė Kavajes dhe i Rruges sė Durrėsit, pėr nė qendėr.

    Autoritetet e bashkisė i kėrkojnė drejtuesve tė automjeteve tė ndjekin sinjalistikėn e re ndėrkohė qė do tė ndihmohen edhe nga policia bashkiake.

    TCH
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #156
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Lamtumirė lulishtja ime!

    Dikur shqipot e shoqėronin kafen me gurėt e tavllės. Kafja na ka mbetur, ndėrsa tavlla ka dalė mode me kohė e vakt, duke u zėvendėsuar radhė pas radhe me ē’tė sjellė dita. Kėta dy muajt e fundit kafen e shoqėrojmė me muhabetet pa fund tė sheshit Skėnderbe. Edhe vetė u pėrfshiva kokė e kėmbė nė kėto debate, duke e mbrojtur me zjarr projektin e Bashkisė, nisur nga akti i thjeshtė qė ky projekt anulonte ndėrtimin e godinave brenda sheshit, godina tė parashikuara nga projekti i mėparshėm, ai francez. E mbrojta edhe pėr arsyen se mė thanė qė Lulishtja, ose siē i kemi thėnė nė zhargon “Gropa e Skėnderbeut”, nuk do tė prekej. Ca ditė mė parė, ndjeva njė thikė nė shpinė. Ndėrsa nėpėr studio televizive mbroja studimin e Bashkisė, atje nė shesh buldozerėt dhe matrapikėt shkatėrruan pa mėshirė Lulishten e Skėnderbeut.

    Kur italianėt projektuan Kompleksin e Ministrive, Lulishtja e famshme as ekzistonte e as nuk bėnte pjesė nė projekt. Por, gjatė realizimit, u vu re se ministritė, qė aso kohe ishin dy-katėshe (kati i tretė ju shtua nė vitet ’60), dukeshin jo shumė impozante pėr shkak tė hapėsirės sė madhe. Pėr kėtė arsye, pėr tė krijuar iluzionin e njė lartėsie mė tė madhe, u vendos tė krijohej njė lulishte e thelluar aty midis tyre. Pikėrisht ky ka qenė momenti dhe arsyeja fillestare e ndėrtimit tė Lulishtes. Ideja funksionoi dhe shumė shpejt kjo Lulishte u bė dhe do tė mbetej pėr mbi 70 vjet vendi mė simbolik i qendrės sė qytetit. Megjithėse nė qendėr tė Sheshit Skėnderbej u ndėrtua njė shatėrvan i madh, ai nuk ushtroi asnjėherė tėrheqjen qė kishte Lulishtja.

    Dhe nė fakt, nė koleksionon tim kam fotografi tė njerėzve qė bėnin fotografi brenda kėsaj lulishte qė nė vitin 1932, por nuk kam gjetur asnjė tė asaj periudhe tė bėrė tek shatėrvani i madh i sheshit.
    Nė nėntor 1937, nė kėtė lulishte u organizuan festimet e 25-vjetorit tė Pavarėsisė. Me kėtė rast, shtyllat e dritave pėrreth u zbukuruan me shqiponja tė mėdha dykrerėshe dhe nė qendėr tė Lulishtes u ngrit njė monument i madh i pėrkohshėm. Nė majė tė tij u krye ngritja ceremoniale e flamurit kuq e zi, ndėrsa nga piedestali i tij u mbajtėn fjalimet e rastit.

    Nė shtator 1938, nė Lulishten e Skėnderbeut u organizuan festimet e 10 vjetorit tė shpalljes sė Monarkisė. Nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė u mblodhėn grupe folklorike qė pikėrisht aty dhanė koncerte pėr ditė me radhė. Sėrish aty u ngrit njė monument i pėrkohshėm qė pėrkujtonte ngjarjen.
    Nė nėntor 1939, nė Lulishte u organizua ceremonia e dorėzimit tė flamurit tė ri shqiptar. Shqiptarėt kishin ndėrruar mbretin, por prapė ceremonitė nuk ju shkėputėn kėsaj Lulishteje.

    Nė vitin 1942 nė Lulishte u organizuan festimet me rastin e 30-vjetorit tė Pavarėsisė. Me kėtė rast nė qendėr tė saj u ngrit njė tjetėr monument i pėrkohshėm, mbi tė cilin u vendos njė shqiponjė e madhe dykrerėshe. Kjo shqiponjė ishte marrė nga Monumenti i Lirisė, i ngritur nė vitin 1938 nė vendin ku sot gjendet Godina e Universitetit, nė fund tė Bulevardit. Monumenti u prish pėr t’i lėnė vend Korpusit tė Universitetit, por italianėt, si ustallarė tė kujdesshėm tė artit, shqiponjėn e ruajtėn dhe e vendosėn nė Lulishten e qendrės.

    Odiseja e kėsaj shqiponje nuk mbaroi me kaq. Nė vitin 1945, nė kėtė lulishte u ngrit njė tjetėr monument i pėrkohshėm pėr tė pėrkujtuar tė rėnėt partizanė tė Luftės. Shqiponja e kohės sė Zogut, qė ishte pėrdorur pas tij nga italianėt, u pėrdor sėrish kėsaj radhe nga zotėrit e rinj tė Shqipėrisė.
    Florestano De Fausto, arkitekti i famshėm italian qė e projektoi, shėnon nė dizenjot e veta se Lulishtja duhej tė mbillej me pemė me kurorė tė gjerė por jo shumė tė larta. Arsyeja ishte qė ato duhej tė bėnin shumė hije pėr njerėzit qė do qėndronin nė lulishte, por nuk duhej tė ishin shumė tė larta pėr tė mos penguar pamjen e Ministrive. Nė vitet ‘50 ky amanet i projektuesit u la mėnjanė dhe nė lulishte u mbollėn 10 bredha (cedrus) me origjinė sovjetike. Ishim nė epokėn e tyre tashmė, ndėrsa epoka italiane kish marrė fund. Me kohė bredhat u bėnė gjigantė, por megjithatė edhe ata u kthyen nė pjesė e pandarė e historisė sė Lulishtes.

    Nė vitin 1959 Hrushovi vizitoi Tiranėn. Gjatė kėsaj vizite, ishte parashikuar qė ai, pas njė ceremonie tė organizuar nė Bashkinė e qytetit (e hedhur nė erė nė vitin 1979), tė shkonte mė kėmbė deri nė Parkun Rinia, ku do tė mbillte “Pemėn e Miqėsisė”. Belaja qėndronte nė faktin qė do tė duhej tė kalonte pranė statujės sė Stalinit, qė aso kohe ngrihej nė vendin e sotėm tė Skėnderbeut dhe kjo nuk ishte normale, pasi sovjetikėt e kishin dėnuar ndėrkaq figurėn e Stalinin qė prej disa vjetėsh. Zgjidhja u gjet qė, kur Hrushovi i shoqėruar nga Enver Hoxha dhe turma e njerėzve kaluan anash Lulishtes, mbi bordurėn rrethuese tė saj, ishin vendosur njė radhė njerėzish me pankarta tė mėdha nė duar, tė cilat e maskonin disi pamjen e monumentit tė baba Stalinit.

    Zakoni i qėndrimit nė Lulishte i fotografėve ėshtė shumė i vjetėr dhe i ka fillimet qė me krijimin e saj nė vitet 30. Zakoni vazhdoi edhe pas lufte madje fotografėt u shtuan dhe nuk ndryshoi edhe pas viteve ’60 kur profesionet u shtetėzuan.

    Si ēdo gjė qė jeton mė shumė se njė brez njeriu, Lulishtja ka pėrjetuar edhe tragjedi. Nė fillim tė viteve ’60, kur nė qendėr tė lulishtes u ndėrtua njė shatėrvan, njė vajzė 2-vjeēare ra nė basenin me ujė dhe u mbyt. Mbytja ishte aksidentale dhe gazetat nuk shkruan, pasi aso kohe tė tilla gjėra mbeteshin vetėm nė kujtesėn e njerėzve dhe jo tė medias.

    Midis 300.000 tiranasve tė lindur e rritur nė kėtė qytet, zor tė mė gjeni aq sa tė numėrohen me gishtat e duarve, qė tė thonė se nuk kanė bėrė tė paktėn njė foto tė tyren nė kėtė Lulishte. E njėjta gjė ka ndodhur me gjyshėrit e etėrit tanė nė tė ri tė tyre, me ne kur kemi qenė tė vegjėl, kur kemi shkuar me shokė e miq atje, pionierė me shall nė qafė pas parakalimit, fshatarė qė zbrisnin pėr herė tė parė nė Tiranė, ushtarė qė merrnin liridalje nė qytet, studentė qė takonin tė dashurat, gjyshėr qė ēonin nipėrit, nėna plaka qė nga provinca e linin vendtakimin me djalin student tek lulishtja si i vetmi vend ku nuk humbisje.

    Kam qenė vetėm pak mė i madh se njė vjeē kur tezja ime ka bėrė njė fotografi tek bordura e shatėrvanit tė Lulishtes. Tezja ime nuk jeton mė, por foton e kam ende. Zor tė gjej mes jush, ndokėnd qė nuk e ka nė shtėpi njė foto tė ngjashme.

    Kur e projektoi, Florestano De Fausto parashikoi vendosjen nė krye tė Lulishtes tė njė monumenti, por pa e konkretizuar idenė. Nė pėrmbysje tė ēdo logjike, nė vitin 1951, aty tek vendi ku italianėt kishin parashikuar tė vendosnin Skėnderbenė e shqiptarėve, shqiptarėt vendosėn Stalinin e sovjetėve. Vite mė pas, nė vitin 1967 korrigjimi u bė. Stalini u zhvendos dhe vendin e tij e zuri Skėnderbeu.

    Nė muajt e fundit tė vitit 1990, Bordura e Lulishtes ishte kthyer nė vendin mė tė kėrkuar tė rinisė tiranase tė etur pėr ndryshime. Tė ulur nė atė bordurė, bėheshin bisedat mė tė rrezikshme kundėr regjimit dhe madje aq u bė e ditur kjo, sa tė gjithė gazetarėt e huaj qė nė ata muaj vizitonin Tiranėn qė po vlonte, qėndronin pikėrisht tek ajo bordurė.

    Nė vitin 1998 Lulishtes ju ndėrrua emri, apo mė mirė tė themi ju dha njė emėr zyrtar “Sheshi Europa”. Natyrisht qė askush nuk e thirri me emrin e ri, pasi lulishtja nuk kishte nevojė pėr emėr por pėr restaurim.

    Nė vitin 2000, i gjithė aksi i bulevardit bashkė me kompleksin e ministrive dhe Lulishten, u shpallėn me zhurmė e bujė “Ansambėl Monument Kulture” dhe filloi e famshmja nismė “Kthim nė identitet”. Nuk ėshtė vendi tė them rolin tim nė gjithė kėtė proces, por mora frymė i lehtėsuar duke menduar se mė nė fund kjo pjesė e trashėgimisė sonė shpėtoi pėrgjithmonė.

    Nė vitin 2007, e gjithė Lulishtja ju nėnshtrua njė procesi tė thellė restaurimi dhe rikonstruksioni qė, nė njė farė mėnyre, i ktheu njė pjesė tė shkėlqimit tė dikurshėm. U duk sikur lulishtja plakė, qė kish rrojtur mė shumė se kushdo prej banorėve tė qytetit, do vazhdonte jetėn e saj e pa shqetėsuar. U duk sikur pėrreth saj do vazhdonin tė ndodhnin ngjarje, tė mbante njerėz e tė pėrcillte festa, tė shkėlqenin e tė binin politikanė, ndėrsa ajo, do tė qe regjistruesja e pėrjetshme e ritmit tė jetės sė qytetit.

    Janė pafund tregimet, novelat a romanet, nė faqet e tė cilėve vėrtitet Lulishtja e Skėnderbeut, ashtu siē ėshtė edhe nėpėr fotografi e piktura qė prej viteve ‘30. Ajo Lulishtja qė s’ėshtė mė, ndėrsa do jetė nė faqet e mbyllura tė librave dhe nė muret e galerive. Edhe nė dokumentarė e filma e gjen pafund, ku do mbetet nė celuloid ndėrsa ne do mallkojmė pse e prishėn, siē mallkojmė sa herė shohim ato pamjet ku hidhet nė erė me dinamit nė vitin 1979 Bashkia e vjetėr. Ndėrsa pėr Lulishten veē mallkimit, do vėmė edhe buzėn nė gaz, se do na kujtohet e famshmja skenė ku Kapedani hedh copat e grisura tė letrės tek shkallėt e Lulishtes, duke thėnė “Kėtu gratė i paskan bėrė terbiet”.

    Projekti i parė i Sheshit ka qenė italian, pastaj vunė dorė sovjetikėt, pastaj kinezėt qė dhanė idenė e sheshit gjigant. Pastaj mbėrriti studimi francez dhe pas tij projekti belg. Monumenti i dikurshėm i Stalinit i derdhur nė bronx erdhi nga Bashkimi Sovjetik, ndėrsa Monumenti i Skėnderbeut qė e zėvendėsoi, u derdh nė Firence. Nė fund mbėrritėn paratė nga Kuvajti pėr ta rindėrtuar sheshin. Tė gjithė kombet e botės kanė vėnė dorė nė kėtė shesh e lulishte, ndėrsa ne shqiptarėt qė duhej veē t’i ruanim kujtimin, bėmė tė kundėrtėn e prishėm.

    Mė thonė se lulishtja qė do ngrihet nė vend tė asaj qė u prish, vėrtet do tė jetė e ndryshme, por sidoqoftė do tė jetė e bukur. Nuk po e vė nė diskutim kėtė fakt, edhe e bukur mund tė jetė, por u ngrit duke zhdukur njė simbol tė kujtesės sonė edhe kėshtu tė rrudhur. Do ishte njėsoj sikur tė mė thoni qė do prishim Koloseun nė Romė dhe do ndėrtojmė aty njė park lodrash pėr fėmijė. I bukur do jetė parku i lodrave, por do zhdukė njė monument tė kujtesės njerėzore, apo jo!

    E bėra gjithė kėtė nekrologji, tė cilės secili prej jush o lexonjės mund t’i shtojė pjesėza nga jeta e vet, sepse nuk desha t’i hyj lojės sė neveritshme me leje pa leje, u firmos projekti apo s’u firmos fleta, e miratoi KRRT-ja apo s’e miratoi KRRTRSH-ja. Pėrtej gjithė kėtyre “gėr mėr”-eve, qėndron kujtesa jonė e pėrbashkėt, tė cilėn s’duhej tė guxonte njeri ta prekte, se pėr kujtesėn s’ka nevojė pėr licencė. Mirėpo kam pėrshtypjen se po tallen me ne, duke na trajtuar si grumbull mizash, mendimi i tė cilave nuk vlen dhe qė vetėm japin bezdi me praninė e tyre rreth pjatės sė supės. Para se tė nxeheni duke thėnė se nuk jeni miza, duhet tė mė thoni nėse ju pyeti kush, kur vendosėn qė tė na i zhdukin edhe kėtė pjesėz kujtese. Lamtumirė Lulishtja ime.

    ARTAN LAME (Shqip)
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #157
    Thashe se do e asfaltonin, por do e zevendesokan me nje lulishte tjeter. Se di ne ca gjendje ka qene ajo lulishte keto kohet e fundit, por kur isha vete dhe nga fotot qe kam pare tani nuk dukej keq. Megjithate ishalla bejne dicka te bukur.

  8. #158
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nga punimet qė po kryen nė sheshin Skėnderdej:





    Rruga nė krah tė Bankės:
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #159
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Para Pallatit tė Kulturės


    Life's too short to remove USB safely.

  10. #160
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nga punimet nė sheshin Skėnderbej (fund gusht - fillim shtator)





    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •