Mos nėnvleftėsoni socialistėt pėr kėto gjėra!
Mos nėnvleftėsoni socialistėt pėr kėto gjėra!
skiner,
edi mund te jete NEO-KOM, mund te behet edhe EDVER ...
shef rrushi-rrushin e piqet ... kur ARKEO-KOM salis po fshin lemen me haxhiqamilizmat mesjetare, edhe edi i paska thirr mendjes (mundet edhe ai te kete mare ndonji revelacion hyllor) per ta fshi lemen me metoda pak me moderne, ekstravagante ...
hajt ti vrojm qe te dy, a e kan per ni mend ... me 30 te prellit te thyem, e me ni maj te proletarve ...
Ēfarė do tė bėhet me Tiranėn?
15/04/2010
• Arben Tafaj*
Me shqetėsim tė thellė dhe me ndjesinė qė tė prodhon e panjohura kemi ndjekur kėto javė zhvillimet e fundit qė kanė pėrfshirė maxhorancėn dhe opozitėn, Qeverinė dhe Bashkinė e Tiranės, tė cilat janė pėrplasur me zhurmė mbi sheshin “Skėnderbej” dhe zemrėn e kryeqytetit. Shoqata Tirana, pėrfaqėsuesja kryesore e banorėve tė kėtij qyteti dhe epiqendra e shoqėrisė civile, kur flitet pėr fatin e kryeqytetit, ka qenė e pėrjashtuar nga ky debat.
Mė duhet tė sqaroj se qysh nė fillim, me dėshirėn e mirė pėr tė mos bėrė thjesht shou mediatik - pa kuptuar realisht ēfarė po ndodhte, ne zgjodhėm tė mos pėrfshihemi nė kėtė debat. Sot qė gjėrat janė relativisht mė tė lexueshme, unė jam kėtu pėrpara jush pėr tė shtruar njė pyetje tė re dhe pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė pėrbashkėt dhe definitive ndaj dilemės: Ēfarė do tė bėhet me Tiranėn?
Tė flasėsh pėr Tiranėn, sikur 600 mijė banorė jetojnė vetėm pėrreth sheshit “Skėndėrbej” ėshtė ose produkt i njė optike shumė tė ngushtė, ose njė alibi qėllimkeqe. Pa dashur tė udhėheq diskutimet, unė mendoj se kjo qasje i shėrben dikujt pėr tė fshehur fatin tėrėsor tė njė qyteti, tashmė tė vrarė. Tė paktėn nė letėr...
Ėshtė e domosdoshme tė pranojmė parimet kushtetuese tė barazisė mes shtetasve, tė cilėt janė njėlloj tė rėndėsishėm pėr cilindo nivel pushteti, pavarėsisht faktit nėse jetojnė nė qendėr apo nė periferi. Jam kėtu pėr tė kėrkuar rikualifikimin e kėtij parimi thelbėsor pėrmes pėrfshirjes se qytetarėve nė kėtė debat, i cili i tejkalon metrat katrorė tė njė sheshi, sado mbarėkombėtarė tė jetė emri i tij. Jam kėtu pėr tė thėnė se qytetarėt e Tiranės kėrkojnė njė pėrgjigje.
Shoqata Tirana ėshtė pėrfaqėsuese e tė gjithė atyre qė e konsiderojnė kėtė qytet si stacionin e tė ardhmes sė fėmijėve tė tyre. Shoqata Tirana nuk ėshtė muzeu njerėzor i kėtij qyteti; ajo ėshtė vetėdija e tij e re publike, zėri i saj, fytyra e saj. Pėr kėtė arsye, ne po flasim sot – ashtu siē folėm dje, mbi rrėnojat e njė historie qė mund tė ishte varrosur njėherė e pėrgjithmonė, nė kėrkim tė njė pėrgjigjeje, e cila e sheh qytetarin e Tiranės si subjekt, jo thjesht si objekt. Ėshtė pėr tė ardhur keq dhe dua ta theksoj se gjithnjė e mė shpesh ne si qytetarė jemi viktima tė surprizave qeverisėse tė autoriteteve lokale. Jemi preja e tekave dhe e interesave afat-shkurtra, qė edhe pse me tagėr tė kufizuar termash elektorale, prodhojnė pasoja jetė-gjata dhe tė pakthyeshme.
Kemi lagje tė tėra banesash ku nuk hyn me as zjarrfikėsja, as ambulanca. Kemi ndėrtuar pallate prej ku tė vdekurit duhet tė dalin nė kėmbė, se nuk i zėnė shkallet. Kemi toleruar njė hordhi’ deformimesh nė distanca dhe nė rregulla urbanistike ndėrtimi, nuk kemi rrugė tė mjaftueshme pėr trafikun dhe as trotuare pėr njerėzit, jetojmė nė kushtet e konstipacionit urban, kemi lejuar tė ndodhė e paimagjinueshmja dhe tani dikush thotė se problemi ynė ėshtė sheshi “Skėnderbej”.
Jo zotėrinj! Jo dhe Jo. Problemi ynė ėshtė gjithė Tirana. Sheshi ėshtė zemra e tij, por jo e gjithė Tirana.
Jam i detyruar ta them se unė besoj se sheshi “Skėnderbej” ėshtė vetėm maja e ajsbergut. Plani rregullues i Tiranės dhe e ardhmja e saj urbane, janė trupi i madh dhe ende i palexueshėm i njė kėrcėnimi po aq madhor e i padukshėm, qė nėse lejohet tė pluskojė nė heshtje rrezikon tė na mbysė tė gjithėve si Titanikun.
Ėshtė koha tė kėrkojmė transparencė. Ėshtė koha tė kėrkojmė sqarime. Ėshtė koha tė flasim nė emėr tė sė drejtės kushtetuese pėr barazi pėrpara ligjit, qė nėnkupton Kodin, i cili pėrkufizon tė ardhmen tonė.
Unė mund tė pėrmend kėtu njėmijė probleme urbane qė vlejnė pėr jetėn e qytetarit tiranas me shumė sesa e ardhmja e sheshit “Skėnderbej”. Ato meritojnė tė marrin pėrgjigje pėrpara fillimit tė diskutimit mbi fatin e kullave tė reja apo piramidės nostalgjike tė projektuar mbi kėtė shesh.
Qytetarėt e Tiranės, kur tė mendojnė pėr sheshin “Skėnderbej” duhet ta shohin atė si pjesė integrale tė qytetit tė tyre, jo si njė arnė mbi fletoren elektorale tė kryetarit tė radhės apo si njė ēėshtje qė nuk ju pėrket mė.
Tė flasėsh sot pėr sheshin ose vetėm pėr Sheshin ėshtė t’i mbash sytė mbyllur dhe tė mos pranosh tė pėrballesh me tė ardhmen e qytetit nė tėrėsi. Dhe kjo ėshtė e palejueshme. Kjo nuk do tė mund tė ndodhė. Ne jemi kėtu pėr tė kėrkuar njė pėrgjigje dhe pėr ta gjetur atė.
Qytetarėt e Tiranės nuk mund tė jenė peng i njė procesi politik mosmarrėveshjesh ndėr-institucionale. Qytetarėt e kėtij qyteti nuk mund tė marrin pėrsipėr tė shėrbejnė as si subjekt negociatash pėr tė zbutur konfliktet e sajuara nga njė palė, pėr tė fituar atė qė mund tė fitohet nė kurriz tė njė kryeqyteti – edhe kėshtu tė masakruar mjaftueshėm.
Ftoj tė gjitha palėt tė ulen nė tryezė me ne dhe tė flasin hapur, qartė, tė flasin dhe tė dėgjojnė zėrin e qytetarėve qė duan tė qeverisin. Ai qė nuk dėgjon, nuk qeveris. Sundon. Dhe ky qytet nuk i pranon sundimtarėt. Nė kohėn ku jetojmė ėshtė e domosdoshme qė vendimet qė pėrfshijnė kėtė qytet tė jenė legjitime. Pa mbėshtetjen publike, asnjė vendim nuk mund tė jetė i tillė.
Tirana ėshtė qyteti ynė i pėrbashkėt, ėshtė mjedisi i fatit tonė tė pėrbashkėt, ėshtė fitorja e vetme qė mund tė kemi nėse vendosim tė punojmė bashkė ose humbja e madhe e pėrbashkėt. Pėr sa kohė duhet tė bashkėjetojmė, duhet tė bashkėqeverisim. Nė mirėkuptim dhe nė paqe, nė harmoni dhe me drejtėsi. Jashtė kėtyre parimeve nuk ka tolerancė. Dhe aty ku s’ka tolerancė, nuk ka as paqe sociale, dhe as progres.
*Kryetar i shoqatės “Tirana”
panorama
Shume vone mor Tafaj! Pleqte tuaj kane qene me te afte se ju!
Pronari nuk e masakron vetveten, nuk toleron krijimin e kaosit para deres se shtepise, nuk toleron shperfytyrimin e prones dhe te qytetit te tij!
Mirepo ju u rrejtet nga ata qe i pranuat t'ju qeverisin, duke nisur nga ata te "barrikadave" te vitit 1944 e deri tek "pezaku" me brekushe t'gjona, Edi i Taqit t'somes!
Mirepo tashme eshte vone, shume vone! Tirana ka marr fund si qytet!
Duhen fonde te paimagjinueshme per ti rregulluar ato qe ke thene me lart!
Mendoni per nje Tirane tjeter! Kete Tirane e late ne meshire te fatit, vetem nga makuteria per te fituar me cdo cmim!
Sot Tirana jane fytyrat e dhjamosura te atyre qe nisen "bizneset" ne vitet '90, me droge, me prostitucion, me klandestine, me vrasje, me grabitje anekend botes, me grabitje te fondeve publike!
Na ishte se c'na ishte!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 16-04-2010 mė 13:16
Prandaj zgjidhja e vetme do te ishte shkaterrimi i te gjitha ndertimeve pa leje qe u bene ne cdo cep lagje, shtesave pa leje qe bllokuan hapesirat midis pallateve duke i bere njesh. Madje ka dhe lagje ku jane bere apostafat bllokime rrugesh qe mos hyjne makina se jane te rrezikshme per femijet qe lozin ne oborr. Ka pastaj dhe pallate shumekateshe "te ligjshme" qe jane ndertuar vend e pa vend dhe ato.
Pa u shkaterruar ato ndertime eshte e pamundur qe te zgjidhet problemi i "konstipacionit" urban qe thote autori shkrimit.
Drejte!
Po nuk ngrihet problemi vetem ne ate drejtimin qe ke permendur.
Flitet me shume per reagimin qytetar e per me teper te nje qyteti qe ne shqiptaret e mbajme si kryeqytet!
Papergjegjshmerise se politikes, duhej ti vinte fre reagimi i qytetareve, qe duhej te ishin te paret qe te ndalonin doren e Sali Kelmendit, Albert Brojkes, Edi Rames & Co.
Bashkia e Tiranes nuk eshte nje mbipushtet, por nje pushtet i zgjedhur nga qytetaret per t'u sherbyer atyre!
Kryetari i saj i bashkise nuk duhet te jete nje sundimtar, por nje kryeqytetar qe mbron qytetin!
Deri sot Tirana nuk ka qytetare qe ta mbrojne e po ashtu nuk ka pushtet dhe kryetar qe t'ju sherbeje!
Qyteti u trefishua shume shpejt. Secili gjente tok e bente shtepi. Nuk eshte se e krijoi bashkia problemin. Ata ishin thjeshte pjese e problemit. Te ardhurit benin shtepi ne cdo pellemb tok, bashkia ngrinte pallate ne mes te shesheve, por edhe tiransit benin shtesat apo ngrinin shtepite e tyre. Ishte nje periudhe qe ishim shtet pa shtet, keshtu qe secili bente ca i donte qefi. Ishte kohe qe po te rrethoje dicka me gardh, atehere ajo gje behej jotja.
Puna esht si do sillet bashkia e shteti me gjithe keto shkelje tani qe kemi rregull. Ata s'kane mendje te prishin te paligjshmet (pervec ndonje rast inatesh me njeri tjetrin mbase, apo nese u bllokon ndonje plan personal), po kane halle te ngrene pallatet e veta.
Qe qytetaret votojne vetem per parti e jo per interesin e tyre, ajo dihet. Por ky nuk eshte nje problem i Tiranes, eshte per gjithe Shqiperine.
Edi Ram Kokedhima, alias Salvo Lima i Tiranes!
http://en.wikipedia.org/wiki/Sack_of_Palermo
Nje thenje e kryemafiozit sicilian Toto Rina:
“We obviously give votes to politicians of our choice and after making an agreement with them, but they have to do what we say, otherwise we break their horns,”
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 16-04-2010 mė 15:07
Sheshi "Skėnderbej", trafiku ne kaos
E gjithė Tirana ėshtė paralizuar nė mėngjes kur drejtuesit e automjeteve nė kryeqytet janė bllokuar nė trafik pėr shkak tė punimeve qė kryhen nė sheshin “Skėnderbej”.
Trafiku pervec kaosit ka vonuar me mijėra qytetarė pėr tė mbėrritur nė kohė nė vendet e tyre tė punės apo destinacionet e tjera, duke i revoltuar pėr kėtė bllokim. Por kryetari i bashkisė sė Tiranės, Edi Rama e ka shpjeguar kėtė me faktin se Bashkia ka bėrė njė provė tė ndryshimeve tė lėvizjes nė drejtimet e rrugėve dhe u kėrkon qytetarėve tė bashkėpunojnė pėr tė realizuar kėtė projekt.
“Nuk ka mundėsi qė kjo tė realizohet nė kohėn e duhur, nė rast se tė gjithė nuk japim pjesėn tonė tė kontributit duke nisur nga bashkia, qeveria, mediat dhe qytetarėt e thjeshtė. Sot eshte bėrė njė provė e parė. Kjo situatė nuk mund tė ndryshojė duke bėrė njė ndėrprerje tė menjėhershme tė trafikut, por secili duhet tė ndryshojė nė mėnyrėn e levizjeve tė tij”, u shpreh Rama.
Ne fakt prova nuk ėshtė se ka rezultuar efikase pasi trafiku eshte bllokuar nė tė gjitha rrugėt e kryeqytetit, duke vėnė nė dyshim suksesin e studimit tė bashkisė pėr trafikun nė rast tė bllokimit tė sheshit.
Rama nga ana e tij u shpreh se ka njė studim tė detajuar tė trafikut por sipas tij bllokimi do tė ndjehet vetėm nė ditėt e para, pėr sa kohė drejtuesit tė orientohen mė mirė me ndryshimet.
“Duhet tė kuptojmė se kemi njė sakrificė tė pėrbashkėt pėr tė bėrė duke u mėsuar tė bėjmė lėvizje tė ndryshme nga ato tė zakontat dhe menaxhim tė mirė tė kohės”, u shpreh Rama.
Kryetari i bashkisė ka inspektuar punimet nė shesh bashkė me pėrfaqėsuesin e qeverisė kuvajtjane qė ka dhėnė fondet,i cili ka shprehur edhe gadishmėrinė pėr njė shtesė tjetėr tė fondeve. Por kryeqytetasve, mė shumė se punimet nė shesh, sot u ka interesuar lėvizja dhe trafiku.
TCH
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt