Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 170
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nė njė forum ku i kėrkohet liderit mė tė mėdh qė ka parė bota qė tė zėrė me dajak kundėrshtarėt politikė,duhet ikur me vrap.Ka rėnė shumė niveli i debateve nė kėtė forum.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Fillozofia e ndertimeve madheshtore ne qender te kryeqytetetve jo vetem qe deshtoi si fillozofi e fillimit te shekullit te kaluar ne shumicen e kryeqendrave ne amerike , por dhe Manhattan ne New York megjithese eshte i bukur dhe madheshtor eshte mbytes per te jetuar.
    Kush nga ju ka pasur fatin dhe te vizitoje Parisin e di cfar do te thote hapesire ne nje qytet te madh, e njeh dhe ka shijuar bukurine e shesheve madheshtore qe nga Place della Concord etj. te shen Elizeja, nga shetitoret buze Senes e ku ta di une.
    E pra miq te dashur sot fatmiresisht ne kemi nje hapesire te tille ne qender te kryeqytetit tone te dashur , qe fatekeqesisht eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme dhe kjo sipas meje qellimisht per te justifikuar "regullimin" shkaterimin apo betonifikimin e saj.
    E pra kultura qindra vjecare dhe ekperienca urbanistike boterore lejonte qe Ky shesh jo vetem te ruante pekuliaritetin e tij por dhe te permiresohej , po jo ne jemi shqiptare ne udhehiqemi nga interesat te vogla te momentit , fatekeqesi jone dhe epolitikaneve tane eshte se jo qe nuk mendojme per te nesermen dhe per brezat qe do te vijne por nuk na intereson asnjcike qe historia te na kujtoje per mire.
    Egzekutimi i Sheshit nuk eshte dicka e pa pritur ne politiken e urbanizimit te Tiranes nen Ramen, te vjen per te qere kur shikoj nga dritarja e pallatit hapesiren e ish lagjes se kuqe nga punishtja e pastave te pesmbedhjetekateshi, apo kur shikoj rrugen e Dibres tashme te mbytur nga ato godina 20 kateshe si perbindesha ne horizont.
    E pra miq sot ne po jetojme momentet e fundit te nje sheshi qe ka shkrojtur historine e Tiranes gjate ketij 100 vjecari.
    O moj Shqypni e njera Shqypni.

  3. #33
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nė njė forum ku i kėrkohet liderit mė tė mėdh qė ka parė bota qė tė zėrė me dajak kundėrshtarėt politikė,duhet ikur me vrap.Ka rėnė shumė niveli i debateve nė kėtė forum.
    Beso me te drejte shtron kete shqetesim!

    Pse cuditesh? Nuk besoj se deri tash nuk ke njohur tipa te tille si ai qe ka shkruar me lart per "kulturen" e sopates se Edit!

    Eshte dhe njeri qe ka studjuar ligjet dhe po ashtu qe ka zbatuar ligjet, por se cilat ligje vetem ai e di!

    Injoroje dhe ec perpara!

  4. #34
    Citim Postuar mė parė nga veris Lexo Postimin
    Fillozofia e ndertimeve madheshtore ne qender te kryeqytetetve jo vetem qe deshtoi si fillozofi e fillimit te shekullit te kaluar ne shumicen e kryeqendrave ne amerike , por dhe Manhattan ne New York megjithese eshte i bukur dhe madheshtor eshte mbytes per te jetuar.
    Kush nga ju ka pasur fatin dhe te vizitoje Parisin e di cfar do te thote hapesire ne nje qytet te madh, e njeh dhe ka shijuar bukurine e shesheve madheshtore qe nga Place della Concord etj. te shen Elizeja, nga shetitoret buze Senes e ku ta di une.
    E pra miq te dashur sot fatmiresisht ne kemi nje hapesire te tille ne qender te kryeqytetit tone te dashur , qe fatekeqesisht eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme dhe kjo sipas meje qellimisht per te justifikuar "regullimin" shkaterimin apo betonifikimin e saj.
    E pra kultura qindra vjecare dhe ekperienca urbanistike boterore lejonte qe Ky shesh jo vetem te ruante pekuliaritetin e tij por dhe te permiresohej , po jo ne jemi shqiptare ne udhehiqemi nga interesat te vogla te momentit , fatekeqesi jone dhe epolitikaneve tane eshte se jo qe nuk mendojme per te nesermen dhe per brezat qe do te vijne por nuk na intereson asnjcike qe historia te na kujtoje per mire.
    Egzekutimi i Sheshit nuk eshte dicka e pa pritur ne politiken e urbanizimit te Tiranes nen Ramen, te vjen per te qere kur shikoj nga dritarja e pallatit hapesiren e ish lagjes se kuqe nga punishtja e pastave te pesmbedhjetekateshi, apo kur shikoj rrugen e Dibres tashme te mbytur nga ato godina 20 kateshe si perbindesha ne horizont.
    E pra miq sot ne po jetojme momentet e fundit te nje sheshi qe ka shkrojtur historine e Tiranes gjate ketij 100 vjecari.
    O moj Shqypni e njera Shqypni.
    Tirana me e bukur ka qene ajo pjese e banuar nga ata qytetare dhe tregetare, qe i ndertuan shtepite ne kohen e Mbreterise deri ne vitin 1940, se pastaj erdhi koha e kajokarafilave dhe e opingave te tipave te partizanit Meke!

    Shkaterrimi filloi qe me hyrjen ne fuqi te atyre te draper-cekanit, qe e kthyen Tiranen ne qytet pa identitet, ne nje qytet ku nje pjese u ndertua me planet sovjetike, nje pjese me projekte kineze e teprica me plane te denja per boten e trete.

    Eshte per te ardhur keq se si opinioni qytetar tiranas ka arritur te mbese ende dhe ne ditet e sotme peng i atyre qe e shperfytyruan per 50 vite, qe ja moren token, dyqanet, bacet, pemet dhe i dhane pluhur, zhurma dhe kaos.

    Eshte per te ardhur keq se si specialistet shqiptare me te mire te urbanistikes pajtohen me te keqen qe prodhon politika dhe nuk guxuan e as guxojne te hapin gojen, sepse ata u tremben nga krimet e mafies se ndertimit, qe nuk kurseu askend per tu hapur rrugen realizimit te projekteve, permes larjes se parave te ndyra e te fituara me trafik droge, trafik armesh, trafik njerezish dhe me kusari politike.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me e forta ishte kur PD hidhet dje ne sulm ndaj bashkise, sepse kjo e fundit do te rehabilitoje brigjet e Lanes, pas ures se rruges se Kavajes, ku Lana eshte e mbushur me baraka e plehra. E pate mbrojtjen absurde qe i benin barakave e mureve pa leje ne Lane? Keta sikur nuk duan rindertim por duan ta lene Tiranen si hale!
    Barbaret jan pra.
    Barbaret ca kan bere ne bote? Shakarrun Romen, shakatarrun Arabin gjithe boten.
    Barbaret tane po shketerrojn Shqiprine dhe kur del nje njeri qe do te ndertoje i hidhen ne fyt sic bejn pdistet barbare.
    Demokraci me barbare ska pase ne asnje vend ska pse te kete tek ne.
    Le te hidhen si te duan barbaret kush shohin ksoj lloj shkrime po seshte faji im qe jane barbare.
    Albania Uber Alles

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Kjo e vertete e hidhur te ben te vesh kujen kur shikon trasformimi e 10 vjeteve te fundit te Tiranes o Dydrinasi. Keto 10 vjet abuzime do ti paguajne shtrenjte brezat e ardheshem.

  7. #37
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    kam vajzen 3 vjec e gjys,nganjeher i ven kubat e veta kur luan,me ne regullsi se projekti i sheshit.A po nuk varet nga ajo?E gjeta!Ky eshte kombinacioni i ndertimeve qe con me shume lek ne llogarin bankare te Ed Rames,pse jo mbase dhe ne ate te sales....

  8. #38
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Si ka ndryshuar nė 75 vjet qendra e kryeqytetit

    Historia e krijimit tė kompleksit historik "Skėnderbej"

    Historiku i emėrtimeve administrative nė Tiranė, fillon me emėrtimin e njė sheshi tė thjeshtė para Xhamisė sė vjetėr me emrin sheshi " Skėnderbej ". Deri nė vitin 1912, Tirana kishte tė emėrtuara vetėm disa lagje tė vogla kryesisht me mbiemrat e fiseve qė banonin nė to. Pas vitit 1912, pleqėsia e burrave tė Tiranės ka vendosur dy emėrtime mjaft domethėnėse pėr historinė e vendit tonė qė sapo kish dalė nga sundimi otoman si sheshi "Skėnderbej " qė sapo pėrmendem dhe rrugėn qė njihej me emrin rruga e "Sahatit " tė cilėn e pagėzuan pas pavarėsisė me emrin rruga " 28 nėntori ". Zhvillimi urban i qytetit modern fillon mė 1920 mbi bazėn e spostimit dhe zmadhimit periodik tė qendrės modeste " Skėnderbej " pėr tė mbėrritur nė pozicionin dhe madhėsinė e qendrės kryesore tė kryeqytetit dhe vendit. Pas vitit 1920, pėr tė pėrmbushur funksionet e kryeqytetit provizor tė vendit tonė ndėrmerren nė Tiranė njė varg punimesh modeste por tė rėndėsishme pėr kohėn si zgjerim dhe sistemim rrugėsh dhe sheshesh etj. Nė kėtė vazhdė ėshtė edhe shpėrngulja nė vitin 1922 e dhjetėra varrezave qė rrethonin objektet e kultit tė Tiranės dhe sistemimi i tyre nė njė mjedis tė vetėm jashtė qendrave tė banimit dhe me njė ndarje simbolike tė myslimanėve dhe kristianėve.Kjo shpėrngulje mundėsoi krijimin e mjaftė hapėsirave qė gradualisht u kthyen nė hapėsira tė lira publike dhe qė krijonin mundėsi punimesh pėr infrastrukturėn e njė qyteti nė fillimet e formimit tė tij. Kthimi i Tiranės mė 1925 -ėn nė Kryeqytet tė pėrhershėm, i dha hov shumė punimeve urbane shtetėrore dhe private. Edhe sheshi i vogėl "Skėnderbej" spostohet dhe konfigurohet gradualisht nėpėrmjet projektesh tė ndryshme siē janė ato austriake tė 1914 dhe 1918, plani rregullues i ing.Eshref Frashėrit mė 1923, pėr tė mbėrritur nė planin rregullues tė 1929 tė projektuar nga arkitekti italian Franēesko Brasini si dhe kompleksi i madh urban i pėrbėrė nga Bulevardi Zogu i I-rė, kompleksi i Ministrive , nga sheshi dhe lulishtja me autor italianin Florestano De Fausti ( sot zona historike e Tiranės ). Nga kontakte tė vazhdueshme evidentoj shpesh njė mendim tė gabuar mbi simbolikėn e objekteve tė sheshit " Skėnderbej " duke e cilėsuar atė si arkitekturė fashiste, por vetėm me njė njohuri tė thjeshtė dhe lidhjen ndėrmjet tyre tė elementeve tė dekorit tė pėrdorur nė fasadat e stilit tė rilindjes evropiane nė kėtė kompleks, ka bėrė qė i gjithė Kompleksi " Skėnderbej" tė jetė edhe njė pavijon i hapur i historisė shqiptare. Nga ndryshimet nė vite kompleksi fillestar ėshtė cenuar duke i hequr ( shembur ) disa objekte ku mė kryesoret pėrmendim godinėn e vjetėr tė Bashkisė dhe shatėrvanin e sheshit. Kompleksi “Skėnderbej” qė mbush kėtė vit 75 vjet nga viti i ndėrtimi,t ka sot nė pėrbėrje disa objekte si godinat 75-sė vjeēare tė qeverisė dhe Bashkisė tė kthyera nė identitet nga njė projekt i madh nė vazhdim, sheshin “Skėnderbej” tė plotėsuar nė vitin 1969 edhe me monumentin luftarak tė Skėnderbeut, si dhe lulishten e sheshit qė nė vitin e 75 tė ndėrtimit po rikthehet po nga Bashkia e Tiranės nė identitet, ashtu si shumė pjesė tė zonės historike tė Tiranės. Kjo lulishte 75-sė vjeēare e pėrfunduar nė gusht tė vitit 1931, ka patur fatin tė jetė pjesė e skenės historike kombėtare dhe duke gjykuar mbi materiale dokumentare sheshi dhe lulishtja kanė kronologjinė e tyre. Nė kėtė lulishte si pjesė e pa ndarė e sheshit "Skėnderbej" janė organizuar shumė ceremoni tė ngritjes sė flamurit, manifestime, shumė koncerte tė formacioneve tė ndryshme, shumė panaire tė gjinive tė ndryshme etj. Shumė breza kanė nė arkivin e tyre fotografik me dhjetėra foto tė realizuara tek kjo lulishte, pasi pėr shumė vite ajo ka shėrbyer si foto-studio e hapur pėr Tiranėn, me qindra albume, revista dhe kartolina pasqyrojnė kėtė objekt. Pėr vite me radhė qytetarėt e Tiranės kalonin kohėn e lirė nė kėtė lulishte qė disa e quanin "bordura" disa "kafe Gjirokastra". Vizitorėt e huaj nuk largohen pa futur nė celuloidin e tyre vizionin e saj kompleks. Ndaj mund tė themi se kjo lulishte qė po ripėrtėrihet nė pėrvjetorin e 75 -tė tė saj ėshtė pėr banorėt dhe vizitorėt e Tiranės vendi mė i aktivuar pėr historinė dhe kujtesėn qytetare.

    Evenimentet e zhvilluara ne qendrėn e Tiranės


    Nė vitin 1931, tek lulishtja e sheshit “Skėnderbej” zhvillohet njė pjesė e panairit tė parė tė Tiranės, mė pas nuk pati ndonjė eveniment historik, pasi pranė saj ishte njė kantier punimesh qė mbylli punimet e sheshit nė vitin 1936.
    Nė vitin 1937 festohet me madhėshti 25 vjetori i Pavarėsisė, lulishtja bėhet vendi kryesor i kėtyre festimeve.
    Nė vitin 1938 festohet nė tė njėjti vend 10-tė vjetori i mbretėrisė shqiptare
    Nė vitin 1938 festohet martesa e Mbretit Zogu i I-rė
    Nė prill tė 1939 festohet lindja e Princit Leka i I-rė
    Nė prill tė 1939 zhvillohen protesta tė qytetarėve tė Tiranės kundėr pushtimit fashist italian
    Nė prill tė 1939 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisė pushtuese italiane
    Nė maj tė 1941 ceremonia e vizitės sė Mbretit Viktor Emanueli i III-tė
    Nė korrik tė 1941 miting i madh pėr bashkimin administrativ Shqipėri-Kosovė
    Nė vitin 1941 demonstrata e rinisė antifashiste
    Nė vitin 1943 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisė gjermane
    Nė vitin 1944 lufta pėr ēlirimin e Tiranės
    Nė vitin 1944 bombardim britanik nė qendėr tė Tiranės
    Nė vitin 1944 Ēlirimi i Tiranės, organizohet rreth lulishtes paradė ushtarake dhe ngritja e flamurit tonė kombėtar
    Nė vitin 1951 tek lulishtja vendoset monumenti i Stalinit
    Nė vitin 1953 tek lulishtja zhvillohet ceremoni homazh pėr vdekjen e Stalinit
    Nė vitin 1959 ceremonia e vizitės sė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushovit
    Nė vitin 1968 hiqet nga lulishtja monumenti i Stalinit pėr t’u rivendosur tek parku Rinia
    Nė vitin 1968 ceremonia e vizitės sė Kryeministrit Kinez Cu En Lait
    Nė vitin 1969 vendoset tek lulishtja monumenti i Skėnderbeut
    Nė vitin 1985 ceremonia e varrimit tė Enver Hoxhės.
    Nė vitin 1990 miting i madh me rastin e vizitės sė Sekretarit Amerikan tė Shtetit, Xhejms Beiker
    Nė vitin 1998 kėsaj lulishte i jepet emėr "Kėshilli i Europės" , pėr anėtarėsimin e strukturave pėrfaqėsuese tė pushtetit tonė vendor nė organizmat vendore tė Kėshillit tė Evropės

    Tirana Obeserver
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #39

    Sheshi Asht I Xanun

    05/04/2010

    Ylli Manjani


    Sheshi “Skėnderbej”, si gjithmonė, ėshtė vendi ku reflektohen tė gjitha lėvizjet politike. Nxitimi pėr tė rregulluar sheshin vjen nė fakt jo si shqetėsim pėr tė pėrmirėsuar jetėn apo pamjen e qendrės sė Tiranės, por si merak pėr tė marrė avantazhet elektorale tė zgjedhjeve lokale tė pas njė viti. Nuk ka mė asnjė dyshim se ka filluar fushata e zgjedhjeve vendore. Edi Rama ka vendosur tė konkurrojė vetė nė zgjedhje pa e pyetur partinė dhe pa e ēarė shumė kokėn pėr ēka thėnė kur fitoi herėn e fundit. Me sfondin politik tė kutive tė pahapura (moshapjen e tė cilave e arriti me sukses) dhe me imazhin e njė kryetari bashkie “viktimė” e qeverisjes qendrore, zoti Rama ka filluar fushatėn e tij pėr njė mandat tė katėrt nė krye tė bashkisė sė kryeqytetit.

    Nga ana tjetėr, zoti Berisha e ka filluar kėtė fushatė fill pas fitores sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Lojėrat e tij tė zakonshme me buxhetin lokal dhe me degjenerimin publikisht tė figurės sė Ramės janė tashmė prezente nė politikė. Megjithėse i mundon njė kandidat zyrtar (ka disa qė pėrfliten), zoti Berisha qartėsisht dėshmon se e ka marrė seriozisht betejėn pėr tė marrė pas 12 vitesh bashkinė e kryeqytetit. Nxitja e debatit pėr sheshin “Skėnderbej”, pėrveēse shmangu vėmendjen e opinionit nga kriza e kutive, solli nė fushatė edhe vetė Ramėn, pėr tė cilin mbajtja e bashkisė ėshtė me rėndėsi jetike politike dhe jo vetėm. Pra ky ėshtė konteksti nė tė cilin palėt kanė filluar fushatėn e zgjedhjeve lokale fiks njė vit kalendarik pėrpara.

    Pėrveē dėshmisė sė qartė mbi ēeljen e fushatės elektorale, sheshi “Skėnderbej” nė mėnyrė tė dhimbshme po na tregon edhe disa tė vėrteta tė tjera. Ndėrtimi i kryesheshit tė Shqipėrisė tregon legenosjen e politikanėve para njerėzve sa herė u vjen radha pėr tė marrė votat. Edhe ky shesh nuk i shpėtoi dot politizimit tė ēdo detaji tė tij, duke larguar vėmendjen nga e vėrteta dhe duke i ndarė mendimet nė bazė tė tifozllėkut dhe jo arsyes. As Rama e as Berisha nuk u kujtuan pėr ta rregulluar kėtė shesh tre apo dy viteve mė parė, megjithėse janė nė po ato funksione publike. U kujtuan sot tė merren me sheshin, sepse sot njė vit duan vota. Puna pėr sheshin filloi para njė viti i llogaritur tė inaugurohet fiks nė kohėn e zgjedhjeve tė ardhshme. Pėr “standardin” qė kanė vendosur nė politikė Rama dhe Berisha, politizimi i njė pune publike nuk ėshtė problem, por pėr qytetarėt Shqiptarė qė deshėn dhe duan tė shprehin ndonjė mendim pėr sheshin e sė ardhmes kjo mėnyrė ėshtė njė ferr i vėrtetė.

    Ligjėrisht sheshi dėshmon se sa larg ėshtė sundimi i sė drejtės nė kėtė vend. Tė dyja palėt shkelin ligjet e shtetit me sjelljet qė dėshmuan nė ēeljen dhe bllokimin e punimeve. Bashkia duhet tė paraqiste njė projekt pėr miratim nė KRRTSH, por nuk e bėri. Vendosi tė fillojė punė pa kėtė vendim, pra njė mėnyrė tė paligjshme. Pra sheshi nuk ėshtė vetėm pa leje mjedisi, por ėshtė pa lejen e ndėrtimit. Mbikalimi te “Zogu i Zi” u prish edhe pse kishte leje ndėrtimi nga KRRTRSH-ja. Qeveria nxiti jashtė ēdo ligji ministrin e Transporteve tė hidhte asfalt nė kėtė shesh nga njėra anė dhe paragjykon marrjen e njė vendimi nė KRRTRSH nė emėr tė klientelizmit. Shkurt asgjė e ligjshme nuk gjendet nė sjelljen e politikanėve tanė qė na drejtojnė. Sigurisht qė kjo sjellje nuk ėshtė e para, por ky shesh na kujtoi edhe njė herė se si ka rėnė shteti e Kushtetuta dhe ligji nė kėtė vend (lėre pastaj e drejta qė nuk ekziston fare). Shumė syresh thonė se ē’rėndėsi ka ligji para sheshit? Pikėrisht kėtu e ka origjinėn sjellja harbute e politikanėve me ligjin. Pėr fat tė keq njerėzit e perceptojnė ligjin vetėm kur u bie drejtpėrdrejt nė kurriz, pa menduar se legalizimi i njė shkelje ligjore ēon automatikisht nė legalizimin e ēdo tė keqe tjetėr. Meqė ra fjala, ndoshta ėshtė ALUIZNI autoriteti qė mund tė marrė nė dorėzim sheshin “Skėnderbej” pas rikonstruksionit tė paligjshėm. U mėsuam tani me tė dhe nuk na bėhet ta mbyllim.

    Elektoralisht sheshi po tregon se as Rama e as Berisha nuk kanė ndryshuar strategjinė e tyre pėr zgjedhjet. Berisha vazhdon tė sulmojė me dhe pa karar, ndėrsa Rama mbrohet nė pozicionin e viktimės politike. Nėse loja vazhdon kėshtu atėherė Rama ėshtė nė avantazh elektoral. Kėshtu ka ndodhur edhe mė parė, kur Rama fitoi dy mandatet e fundit nė krye tė bashkisė. Tirana ka dėshmuar se nuk mbėshtet sjelljet ekstreme politike. Ngjarjet e “Zogut tė Zi” dhe pėrdorimi i taktikave tė sulmit personal deri edhe nė nxjerrjen e intimiteteve, treguan se humbėsi ėshtė ai qė i pėrdor. Ndėrkohė, Rama nuk humb kohė duke shpeshtuar daljet publike tė tij jo mė pėr kutitė, por nė prani tė ziftit elektoral nėpėr rrugicat e Tiranės (qė sidoqoftė janė shumė pak) po bėn fushatė tė pastėr elektorale. Nga ana tjetėr, Berisha pėr momentin ka edhe njė disavantazh tjetėr, sepse nuk ka nxjerrė ende njė kandidat pėrballė Ramės. Nėse kandidati i Berishės do tė jetė ministėr duhet llogaritur se gara fillon edhe me njė disavantazh tjetėr pėr Berishėn, pasi ministrat marrin kostot e qeverisė nė mėnyrė tė natyrshme.

    Pėrplasja e Ramės dhe Berishės pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė jetike pėr tė ardhmen e tyre nė politikė. Rama mund ta fitojė pėrsėri bashkinė, pavarėsisht premtimit tė tij se “nuk do tė kėrkonte mandat tė katėrt”, vetėm nėse u kėrkon votėn qytetarėve tė Tiranės pėr tė ruajtur balancėn politike nė vend. Humbja e bashkisė do tė thoshte largim nga politika pėr dy arsye: sė pari, politikisht ai del i dėrrmuar dhe sė dyti, nuk siguron dot mė asnjė burim financimi pėr zgjedhjet e pėrgjithshme. Nė momentin qė Rama nuk ka mė pushtetin e lejeve tė ndėrtimit, asnjė kacidhe nuk i paguan mė askush, madje as deputetėt ndėrtues. Nga ana tjetėr, Berisha e di shumė mirė se nėse Rama fiton bashkinė, qoftė edhe sikur Tirana tė jetė e vetmja njėsi e fituar nė tė gjithė vendin, fillon numėrimi mbrapsht i kohės sė qėndrimit tė tij nė qeveri. Kjo vjen natyrshėm pas njė beteje elektorale tė fortė, ku fituesit i ngrihen pikėt elektorale, aq mė tepėr kur qeveria dhe koha e gjatė nė politikė prodhon gjithnjė e mė shumė konsum. Nuk dua ta ēoj nėpėr mend skenarin tjetėr, qė pėrflitet jo pak, se zgjedhjet e ardhshme nė Tiranė do tė bėhen si nė Ruzhdie. Pra ėshtė e qartė se pėrplasja elektorale pėr Tiranėn ėshtė thjesht dhe vetėm politike. Nuk do tė ketė pėrplasje alternativash, idesh, projektesh, por thjesht rreshtim votuesve sipas thirrjeve politike tė Ramės dhe Berishės. Pėr fat tė keq, humbėsit do tė jenė pėrsėri qytetarėt e Tiranės, tė cilėt nė vend qė tė votojnė pėr tė zgjedhur njė kryetar bashkie, do jenė tė detyruar tė votojnė kryetarin e Partisė Socialiste dhe/ose kryetarin e Partisė Demokratike me idenė pėr tė ruajtur ose larguar njėrin prej tyre. Humbės do jetė qyteti, i cili do tė vazhdojė tė humbasė pėrfundimisht ēdo shenjė tė identitetit tė tij, pavarėsisht se kush i fiton zgjedhjet.

    Simbolikisht, tė paktėn pėr tė respektuar vetė sheshin, kėtė radhė qeveria dhe bashkia duhet tė ishim njėsh pėr fillimin e punimeve. Pėr 20 vite ky shesh i mbajti nė kurriz partitė qė drejtojnė si qeverinė ashtu edhe bashkinė. Tė paktėn pėr kėtė arsye e meritonte ky shesh kėtė respekt. Ndoshta nė pamjen e re tė tij ky shesh nuk do tė mbante mė njerėz kaq shumė ndarė nė llogoret politike. Por nė vend tė bashkimit qeveria dhe bashkia legalizuan ndarjen. Mesa duket edhe sheshi do tė mbajė njerėz tė ndarė thellė politikisht, sepse kėshtu duan liderėt politikė. Qeveria dhe bashkia, pasi i morėn frymėn pėr 20 vite, tashmė duan t’i marrin edhe votat me emrin e tij. Edhe sheshi i ri do tė vazhdojė tė mbajė politikanė, qė nė krye tė turmave pėrkatėse do tė vazhdojnė t’i tregojnė njėri-tjetrit se “sheshi asht i xanun” me njerėz qė protestojnė jo pėr kushte e jetė tė mirė po pėr politikė.

    gazeta shqip

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    po mire bre agallare,po begenisni te degjoni dhe nje fshatare qe s merr vesh shume nga brrockullat e djallzite e politkse,po ka hallen e tokave qe mbene djerre,te tokave qe po rreshqasne ne kater nahite e vatanit ,e ca halle tjera....
    le te bien ne ujdi ata,dy te paret tane qe ata kemi qe i pacim me jete,t i thone paradhenesve qe kane dhene parat per sheshn se cufe katundari,na e dha nje mendje keshtu e ashtu,qe ta heqne pergjegjsine nga vetja se shume do jene munduar duke e genjyer.... per mir xhanem po gjithsesi.....e te bejne nji parkingo
    per 7 pale qefe poshte sheshit,siper te mos e luajne vec t a shtrojne se mbari,e ja ku u lame. se dhe nje priffesor,qe ja thone Sazan me duket ,tha ca arsye qe italjanet kishin patur te behej sheshi ashtu e jo tjater soj....po keta belgjet me sa duket,nukndenjen shume ketu andajza e bene jangellesh tonje gje, me thane qe nje brar brar a si ja thone qenkerka arkitektua me i madh ne bote e qenka shqipetar nga zhapokika,pse se gjeni e ti merrni nje mendje "

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •