Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 170
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Pun te cuditshme ndodhin ne Shqiperi , ndertohet sheshi i kryqytetit dhe banoreve su jipet nje projekt i qart ku te shifet se cka do te behet ne ket shesh. A mund ta sjellni nje projekt me te qart nese ekziston ndonje i till . Projekt belg , francez ... ? Cili projekt po realizohet.

    Sheshi i Tiranes momentalisht esht nje nga sheshet me kaotike ne Europ dhe pajtohem se ai duhet te rregullohet sa me shpejt , ndersa Berisha mos te pengoje punet per shkaqe politike ose me thon per xhelozi ndoshta , sic bente Rama per autostraden Durres-Kukes.

    Rregullimi i sheshit sdo ta ngris rejtingun e Rames sepse ky shesh spo ndertohet nga buxheti i Tiranes por nga buxheti i Kuvajtit dhe tiranasit duhet me ju faleminderu qeveris se Kuvajtit.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vertet beson o rene se edvin shtaza do regulloj sheshe e tiranen..
    ai eshte sharllatan ne arkitekture e pikture e nje hajdut si administrator fondesh..
    apo shalsi syshqarthi i kupoles roze.. do bej shesh..

    edvini don te shese sa me shtrenjte lejet e ndertimit..kjo eshte..

    berisha nuk behet xheloz per edvinin sepse nuk ka ber ai asgje te hajrit..
    mbikalimi ne zog te zi ishte nje turp e injorance e magallomani sharllatani.. dhe ishte berisha qe e vuri ne vend interesin e qytetarit atje..

    edvini eshte fatkeqsi e familjes se vet dhe e shqiperise..

    me mire kete e di matildė makoqja e rudinke magjistralja..
    po ato kan qepur gojen se.. vlon druni..

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Qeveria shprehet se do te nderhyje me fadroma per te nderprere punimet ne sheshin Skenderbej pasi ato jane te paligjshme sipas komunistit Berisha, perse nuk i drejtoheni gjykates ky kominist ne qofte se keto punime per te shderruar Tiranen ne qutet Evorpjan qenkan te paligjshme?
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koment



    Njė projekt qė fshin historinė e qytetit


    Gerti BOGDANI


    Eshtė e natyrshme qė njė nga temat kryesore tė ditės, ėshtė ēėshtja e Sheshit "Skėnderbej", pėr tė cilėn ėshtė folur gjatė kėto ditė nga ekspertė dhe jo-ekspertė, politikanė, qytetarė, etj.

    Dėshiroj tė ngre shqetėsimin tim, jo vetėm si deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė, por mbi tė gjitha si qytetar i Tiranės. Nė fakt problemi i Sheshit "Skėnderbej", nuk duhej tė kishte lindur brenda natės, vetėm pas deklaratės sė Kryeministrit pėr asfaltimin dhe rehabilitimin e sheshit. Problemi i Sheshit "Skėnderbej", njė shesh tejet i amortizuar dhe i lėnė nė harresė, dhe rindėrtimi i tij, ka qenė njė shqetėsim i vazhdueshėm dhe i pėrditshėm, pėr ēdo qytetar tė Tiranės, ēdo qytetar tė Shqipėrisė qė udheton nė Tiranė dhe pėr ēdo tė huaj qė viziton Shqipėrinė pėr 10 vitet e fundit.

    Eshtė e natyrshme qė ēdo qytetar kėrkon rregullimin dhe pėrmirėsimin e sheshit, por ėshtė po aq e natyrshme dhe e domosdoshme qė kjo tė bėhet me njė plan tė mirėfilltė dhe konkret. Njė plan, i cili brenda rregullave tė shtetit ligjor duhet tė marrė miratimin e KRTRSH-sė, pasi nuk bėhet fjalė pėr njė hapėsirė tė vogėl brenda njė blloku pallatesh, por pėr qendrėn e kryeqytetit, njėkohėsisht tė Shqipėrisė. Kjo procedurė, e pėrcaktuar me ligj, duhet tė ndiqet neė tė gjitha rastet, veēanėrisht pėr vepra me njė impakt tė tillė mbi tė gjithė qytetarėt e Tiranės dhe Shqipėrisė. Kjo procedurė nuk mund dhe nuk duhet tė anashkalohet nė asnjė mėnyrė, sepse krijon dėme tė pariparueshme pėr tė gjithė qytetarėt. Kjo procedurė nuk mund tė luftohet nga analistė tė Bashkisė, duke pėrdorur si baza vendime tė gjykatave, sepse ligji dhe drejtėsia nuk pėrdoren sipas dėshirės. Ligji dhe vendimet e gjykatave nuk mund tė pėrdoren, me standarde tė dyfishta: "Vendimet qė na pėlqejnė i zbatojmė, ato qė s'na pėlqejnė, p.sh., ato tė cilat kanė tė bėjnė me ēertifikimin e zgjedhjeve, nuk i zbatojmė, sepse nuk na favorizojnė!" Standardi ėshtė dhe duhet tė jetė vetėm njė: Ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė!

    Qytetarėt e Tiranės meritojnė pa diskutim njė shesh qendror mė tė mirė dhe mbi tė gjitha mė funksional, por punėt e nisura me ngut dhe nė errėsirė, siē ndodhi me rastin e Sheshit "Skėnderbej", kanė tendencėn pėr tė krijuar qė nė fillim premisė pėr dėshtim. I tillė ishte edhe rasti kur Bashkia filloi tė prishė shtėpia dhe prona tė qytetarėve tė vjetėr tė Tiranės, me justifikimin se duhet pėrkohėsisht pėr shkak tė punimeve nė shesh. Pėr mė tepėr pa ndjekur asnjė procedurė ligjore dhe pa i dėmshpėrblyer familjet.

    Bashkia e Tiranės, nuk mund tė vendosė brenda natės tė ēojė dėm para tė taksa-paguesve shqiptarė dhe kohė tepėr tė vlefshme, plan pas plani, projekt-ide mbas projekt-ideje, qė nga studimi francez, belg, zvicerian e me radhė, por duhet tė hartojė njė projekt tė mirėfilltė nga A-ja tek Z-ja, brenda rregullave dhe funksionalitetit, duke ndjekur tė gjithė rregullat e procedurat e parashikuara nga ligji. Afishimi i njė projekt ideje dhe i disa fotografive abstrakte tė afishuara nė kioskėn prej xhami nė qendėr tė sheshit, nuk mund tė jenė e vetmja procedurė qė ndiqet pėr tė aprovuar e ndėrtuar njė vepėr qė synon t'u mbetet nė breza shqiptarėve.

    Duket sikur i gjithė ky ngut dhe zhurmė ėshtė vetėm nė funksion tė mbulimit tė mungesės sė funksionalitetit tė kėsaj projektideje. Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh ekspert pėr tė kuptuar qė duhen kalime nėntokėsore pėr automjetet nė mėnyrė qė tė mos bllokohet totalisht qarkullimi, siē ėshtė edhe praktika e kryeqyteteve dhe qyteteve kryesore europiane, ku krijohen hapėsirat pėr kėmbėsorėt, ndėrkohė qė me nėnkalime ruhet funksionaliteti pėr qarkullimin e automjeteve.

    Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh urbanist pėr tė kuptuar qė parkingu me pagesė i propozuar pėr t'u vendosur prapa Teatrit tė Operas dhe Baletit, nuk ėshtė nė funksion tė sheshit dhe tė qytetarėve, pasi nuk ka asnjė hapėsirė rekreacionale pėr qytetarėet, por vihet nė funksion tė 'gradacelave' qė synohet tė ndėrtohen rreth sheshit. Pra, eleminohet njė nga lulishtet e fundit tė mbetura nė qendėr nė funksion tė qytetarėve, pėr t'u asfaltuar e betonuar me njė parking me pagesė, nė dėm tė tyre.

    Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh sociolog apo historian pėr tė kuptuar qė kjo projektide jo vetėm cėnon, por edhe fshin kujtesėn dhe historinė e qytetit dhe qytetarėve tė Tiranės, Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kjo projektide, (ose tė paktėn kjo e sotmja, se nė fakt nuk gjendet projekti pėrfundimtar, as nė faqen e Bashkisė, as nė atė tė firmės projektuese), vendos njė pallat shumėkatėsh pikėrisht aty ku shqiptarėt rrėzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha, mbulon pikėrisht atė pikė ku shqiptarėt i dhanė goditjen e fundit regjimit komunist, duke rrėzuar Murin e Berlinit shqiptar. Siē ndodhi gjatė regjimit komunist kur u shkatėrrua Pazari i Vjetėr i Tiranės, u rrėzua godina e Bashkisė sė vjetėr, njė nga godinat mė tė bukura dhe me vlera arkitekturore nė Tiranė, dhe u zėvendėsua me godina tė realizmit socialist, kėshtu edhe z. Rama kėrkon tė mbulojė sot me kulla dhe pallate, pikėrisht vendin ku u shkrua historia e pas-komunizmit tė Shqipėrisė dhe mori jetė demokracia dhe liria e popullit tonė. Ish-diktatori Hoxha la trashėgim njė piramidė nė qendėr tė Tiranės, sot bashkiaku Rama kėrkon tė lėrė njė piramidė nė qendėr tė Sheshit "Skėnderbej".

    Tirana, Shqipėria, qytetarėt e Tiranės, qytetarėt e Shqipėrisė, meritojnė mė shumė se kaq. Pėr vite me rradhė kemi vuajtuar neglizhencėn dhe mungesėn e vizionit tė administratorėve publikė tė qytetit tonė, njėkohėsisht kryeqytetit tė Shqipėrisė. Nga miksimi i kėtyre problemeve edhe me inate politike dhe nxitim, qytetit dhe qytetarėve nuk u vjen asnjė e mirė, pėrkundrazi, kjo vepėr gjysmake nė procedura, nė projektim, nė informacion dhe nė ndertim, do ta vuloste shumė rėndė deformimin urbanistik tė qytetit tė Tiranės, nga po e njėjta sindromė e pėrhershme: "Nisma tė pamenduara mirė, procedura jo ligjore, ndėrtime tė nxituara dhe interesa vetjake!".

    Pėr sa mė sipėr, u bėj thirrje, si deputet dhe qytetar i Tiranės, tė gjithė instancave, qytetarėve dhe institucioneve tė mbrojnė tė drejtėn e njė kryeqyteti pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht tė gjithė vendin, tė gjithė kombin!




    rd

  5. #65
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    duhet salis te vete-emerohet krietar bashkie - ahere dhe vetem ahere gjen zgjidhje haxhiqamilse qo pune ... shancet jane te hapura ... edveri merr karrigen e krieministrit ... salis benet edhe krietar bashkie ... ahere do ta marre lumi tiranen ... do te ngelet vetem lumi tirana ... ose lumi tirana behet histori ...

  6. #66

    Ndėrhyrja nė sheshin “Skėnderbej”, njė atentat kundėr kryeqytetit

    09-04-2010

    Nga Prof. Dr. Enver Faja

    Ndėrhyrja nė sheshin “Skėnderbej”, njė atentat kundėr kryeqytetit

    Qendra e Tiranės nuk ka ende te pėrgatitur projektin e duhur per zbatim, sepse mbart mungesa dobėsi dhe gabime, nė shumė aspekte: funksionale, nė formė dhe pėrmbajtje, nė aspektin urbano- strukturore, sociologjike, ekonomike, tekniko-inxhinierike, hapėsinore, estetike, mjedisore, tė cilat nuk mund t’i anakalosh. Me projektin belg po godasim gabuar qendrėn nė zemrėn e saj.

    Qendra e Tiranes nuk po gjen qetesi dhe ende mbetet nje stukure urbane e papėfunduar gjithmone problem i hapur; i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i ndertuar, gabimisht. H istoria e urbanistikes se saj eshte e mbushur me episode dramatike qe trishtueshem shume kush i kujton. Ne nje klime dhe situate te turbullt dhe kaotike ndodhet dhe sot, qendra qe perfaqeson nje hapsire urbane te zhveshur, te varfer, me projekte nderkombetaresh qe po zbatohen , anullohen, korigjohen dhe nuk aprovohen, nje hapsire sociale me konflikte te thella shoqerore e politike dhe, probleme teknike e inxhinierike.
    Demokracia trashėgoi nga totalitarizmi nje qender me Pallat Kulture, hotel 15 katėsh, Muzeun Historik Kombetar, rrugė, unazė dhe nje hapsire boshe qe dikur qendronte monumenti i diktatorit qe demokracia e rrėzoi. Keto tre objekte kane pasur dramen e vet te ndertimit qe historikisht e ka shqetesuar dhe revoltuar banorin e Tiranes dhe tere shoqerine shqiptare. Kur u ndertua Pallati i Madh i Kultures, dhurate e Sovjeteve qytetit, u prish Pazari i Vjeter. Kur u ndertua hoteli i madh 15 katesh u prish kisha katolike e klasicizmit shqiptar dhe, kur u ndertua Muzeu Historik Kombetar u prish Bashkia e qytetit, pjese integrale e ansamblit te Ministrive. Te gjitha keto ndodhur ne kohe te ndryshme dhe brenda nje periudhe 35-vjeēare u realizuan ne baze te studimeve pjesore urbanistike vetem rreth sheshit Skenderbej dhe jo larg tij. Nocionin modern te qendres se qytetit e dha studimi francez qe perfishiu nje siperfaqe te madhe prej 250 hektaresh bashke me sheshin Skenderbej prej kater hektaresh. Keshtu me projektin e francezeve me ne fund dhe ne arritem, pas 55 vjeteve diktature dhe demokracie, t’i japim qendres kufinjt limitet e duhura te zhvillimit.
    Per 10 vjet rrjesht te tranzicionit hapesira e qendres sė Tiranes ka qene hapesira me e deshiruar dhe e lakmuar nga aktore te ndryshem, njerez te biznesit dhe te pushtetit, per t’u pasuruar dhe sunduar sepse urbanizmi i saj, vazhdoi perseri pa studime perkatese urbanistike te qendres,pa plane te pergjitheshme urbanistike te qytetit dhe pa studime rajonale. Keshtu u krijuan kushte per nje urbanistike informale, abuzive dhe spekulative , me ndertime spotane, pa vlera, larg shume kerkesave per nje arkitekture dhe urbanistike kontemporane te denja per nje metropol. Fronti urban verior i qendres sot perfaqeson nje mur urbanistik ordiner, estetikisht i deshtuar dhe i pa shprese, qe vulos nje epoke te dhimshme te trajtimit hapesinor te zones se qendres.
    Per vlerat e pergjithshme te projektit Francez “Architecture Studio “ kam shkruar ne librin tim “Kush e Drejton Urbanistiken Shqiptare” te cilat shkurtimisht, per lexuesin e ketij shkrimi, po i rrjeshtoj si me poshte:

    1-Plani francez sikunder theksova dhe me lart, drejte i ka percaktuar kufijte gjeografike te qendres. Ajo do te vazhdoj te zhvillohet kundrejte dy boshteve kryesore jug - veri: Sheshi Nene Teresa dhe Stacioni i Trenit dhe lindje perendim: sheshi Avni Rustemi dhe Zogu i zi.

    2- Ruan dhe nuk prek, nuk cenon, hapesiren e Bulevardit te Madh, boshtin kurrizor te organizimit te planit te qendres e te qytetit dhe, hapesiren me monumentale te Tiranes.

    3-Projekti francez ve ne jete parimin dhe konceptin me te qenesishem te urbanistikes moderne dhe asaj kontemporane ,ndarjen e njerut nga makina, ndarjen e levizjes kembesore nga levizja e mekanizuar. Ne rastin konkret kembesori eshte zoterues i sheshit Skenderbej, leviz i lire, i sigurte dhe makinat levizin ne unazen e vogel te trashiguar nga monizmi, te cilen natyralisht e modifikon me ndarjen ne breza kalimi per aztobus, per vetura , biēikleta dhe kembesorė.

    4-Projekti francez nepermjet gradacieleve i jep ne aspektin kompozicional qendres vetikalitet, madheshti, akcentim ,peisazh, siluete te denje per nje qytet te madh, te denje per nje metropol.

    Por cilat jane te metat e ketij plani ?
    1-Projekti francez nuk parashikon asgje te re gjate Bulevardit te Madh, asnje ndertese apo ansambel te rendesishem kulturor, administrativ, tregtar ose institucion me funksion ballkanik apo evropian. Ne qendren e Varshavės, pėrshembull, parashikohet te ndertohet muzeumi boteror i artit. Ne fundin aksit te planit te qytetit te bukur te Brazilit, qytet i ri, madherishem qendron sheshi i tre pushteve i kompozuar nga pallati i qeverise, parlamenti, dhe pallati i drejtesise. Plani Francez, parlamentin shqiptar e fsheh ne oborrin e godines se ish-komitetit qendror te Partisė Komuniste Shqiptare!...

    2 Ne projektin francez, gradacieli eshte keq interpretuar, gabimisht i perdorur. Eshte abuzuar ne sasi ( 10 gradaciela ) dhe ne lartesi Ata jane perqendruar ne sheshin kryesor dhe nuk jane shperndare ne menyre racionale dhe interesante ne tere hapesiren e qendres. Rjeshti i gradacieleve ne lindje te sheshit pret shikimin e malit te Dajtit, simbolin e natyres dhe te mbrojtes se qytetit, perjazhit me te mbrekullueshem te Tiranes, unikal ne Balkan i ruajtur nga ēdo plan e studim urbanistik te meperpareshem. Pese gracielet ne lindje, nje motiv i pazbatueshem, ndryshe duhet te prishet nyja tek Piaca sot.

    3. Lartesia e gradacieleve eshte e madhe, 81 e me shume metra ,qe ne aspektin urbanistik do ti cilesoheshin si jashte shkalles urbane te qytetit. Ne kompleksin e banimit me kulla i ngritur ne qytetin e Parist ne vitin 1975, i quajtun Fronti i Senes kullat kane lartesi 85 metra.

    4- Ne Muzeun Historik Kombetar, ne oborrin e brendeshem te tij, parashikohet te ndertohet nje 15 katesh i dyte, bibloteka e qytetit qe do te thote me gjuhen e arkitektit eliminimin te muzeut dhe ne aspektin urrbanistik krejtesisht i pa motivuar. Per nje studio prestigjioze franceze eshte varianti me destruktiv. Si nje nder projektuesit kryesor te MHK, e konsideroj kete nderhyrje, si nje akt kunder arkitektures tradicionale te qendres.

    ***
    Projektin francez te qendres ne saje te mbrojtjes entuziaste te Bashkise dhe kryetarit te saje , shoqeria shqiptare dhe sidomos tiranasit e priten mire me entuziazem dhe shprese se francezi do ta bente Tiranen si Parisin. Shkruajti gjere shtypi dhe u shfaqen shume pamje nga projekti ne ekranet televizive te vendit. Me kete plan, mendoi qytetari i thjeshte, Shqiperia do te pranohesh me lehte ne BE. Shpejt filloi zbatimi i tij dhe konkurse nderkombetare te tjera u organizuan per projektet e gradacieleve I,II,III.. U arrit te lartesohet gradacieli i pare, tek sheshi Sulejman Pashe Bargjini, i dyti ende ne themele dhe i treti gradacieli Syu i Tiranes (qe bukur e pagezoi analisti i njohur Fatos Lubonja ‘’Ciklopi i Tiranes’’ ) i cili nuk mund te realizohet sepse pa pritmas projekti frances pushoi te jete i plotfuqishem. Per kete ne vitin 2008 u organizua nje konkuurs i ri dhe fitoi ai i Studios Belge qe sot po zbatohet. Natyrshem lind pyetja : Pse i pa rrezuar nje projekt zbatohet nje i dyte, ligjerisht i pa aprovuar ? Per mendimin tim projekti belg eshte krejtesisht i ri, nje projekt hibrid, i dale nga kryqezimi i atij francez dhe belg. Eshte nje martese shterpe ndermjet planit Francez dhe atij belg. Rast i papare, i pa takuar ne historine e urbanistikes te rikonstruksionit te qendrave Evropiane. Per kete projekt jam katerciperisht kundra per keto arsye:

    E para : Ne kete histori dhe praktike, mungon morali dhe pergjegjesia. Rezulton se paskemi aprovuar nje projekt ide qendre, pa vlera ne trajtimin edhe mobilimin e sheshit Skenderbej. Projekti belg ndryshon rrenjesisht nga ai i francezeve, i cili na ofron nje forme te re. Sikunder dihet plani francez i miratuar eshte i ligjshem per te vendosur per gjithcka qe ndertohet ne zonen e qendres se Tiranes. Kerkush deri me sot nuk ka guxuar ta shkeli ate. Nderkohe, zoti Rama, duke aprovuar planin belg rrezon Planin Francez.!.... Absurd apo dicka tjeter ...?!

    E dyta: Sheshi Skenderbej me forme piramide, veshur me pllaka guri, e kthen sheshin ne nje Sahare betoni. Literatura shkencore rekomandon qe siperfaqja e cdo lloj sheshi qofte, duhet te jete e rrafshet ose ne te kundert konkave dhe jo kunvekse, sepse pritet ne disa pika shikimi i plotė kateve perdhe te ndertesave dheansambleve qe rrethojne sheshin. Shpjegimi apo interpretimi qe i behet kesaj forme piramidale ne maje te se ciles do te qendroje tashme qytetari i lirė, eshte nje demagogji shterpe dhe ironike qe gjason me dogmat e komunizmit ne art dhe arkitekture: “socialiste nga permbajtja dhe kombetare nga forma.”

    E treta; Ndėrtimi i nje kulle qytetare qe nenkupton Bashkine e qytetit , qe parashikohet te ndertohet ndermjet MHK dhe Hotelit 15 Katesh, mbyll hapesiren e Bulevardit Zogu i Pare qe eshte,hap fatal i ketj projekti. Zoti Rama si organizartori dhe i dyti nga antaret e Komisionit, qe ka vendosur per kete plan, pas kryeministrit Fatos Nano, ne fjalen e tij te rastit i ka thurur himn Studios Franceze, qe me lenjen e lire te Bulevardit te Madh ka respektuar hapesiren emblem te qytetit dhe zemren e qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise; njekohesisht, ka respektuar dhe vepren e arkitektit te madh italian Brazinit, themeluesit te nje Kryeqyteti. Mbylljen e hapėsirės sė Bulevardit te Madh e konsideroj nje ATENTAT KUNDER QYTETIT .

    E katerta: Plani Belg nuk eshte nje studim bindes ne rrafshin teorik dhe praktik te menyres se organizimit te levizjes mekanike dhe te kembesoreve ne qender. Nuk eshte e mundur qe vetem unaza,e vogel te perballoje te gjitha lojet e trafikut, si ate tranzit, lokal penetrues, dhe difuzues nga qendra, pa shfrytezuar dhe urbanizimin nentokesor qe do ta lehtesonin shume kete nyje tejet te veshtire transporti. Shpreh bindjen se nentoka e sheshit ka potencial ndertimi per parkime madje dhe rruge tregtare, sikunder te tilla ndodhen dhe ne shume qendre qytetesh. Ne projektin qe dhuneshem po zbatohet nuk lexohet asnje shenje se ku jane pikat e hyrjes dhe e daljes se makinave dhe i njerzeve. Bashkia po nxitohet pse po nderton ēatine e shtepise para hedhjes se themeleve.

    Si perfundim te ketij shkrimi mendoj se :
    Qendra e Tiranes nuk ka ende te pergatitur projektin e duhur per zbatim, sepse sikunder shkruajta me siper, mbart mungesa dobesi dhe gabime, ne shume apekte dhe te shume gjinive si: funksionale, forme dhe permbajtje, urbano strukturore, sociogjike, ekonomike, tekniko inxhinierike, hapsinore, estetike, mjedisore, tė cilat nuk mund t’i anakalosh. Me projektin belg po godasim gabuar qendren ne zemren e saj. Ate duhet ta ruajme si gjene me te shtrejte. Kujtoj se ky plan, pra plani belg ėshtė diskutuar gjerėsisht edhe me shoqatėn “Tirana” dhe nuk ėshtė aprovuar, pėrkundrazi ka pasur kritika tė ashpra tė qytetarėve dhe inteletkualėve tiranas. Dhe Tirana nė sajė tė zhvillimit tė vrulleshem ekonomik e shoqeror , eshte ne rrugen e kristalizimit te nje shoqerie mekaniciste, sikunder kane kaluar simotrat e saj te Evropes, ne fillim te shekullit te XX. Dhe Tirana po vuan, semuret nga pasojat e motorizimit dhe zhvillimit .Per kete eshte detyre e te gjithe forcave krijuese urbanisteve arkitekteve planfikuesve inxhiniereve dhe ekologjisteve dhe politikaneve shqipetare ; te punojme per ta ruajtur dhe sheruar nga plaget e marra, Tiranen Kryeqytetin e Shqiperise!
    Apeloj ne cilesine e nje njeriu te lindur ne Tirane qe e dashuron dhe ka punuar per Tiranen dhe qendren e saj, ne cilesine e autorit arkitekt te Muzeut Historrik Kombetar, me cilėsinė e kryetarit tė Bordit tė urbanistikės dhe Arkitekturės tė shoqatės “Tirana”, si dhe ne cilesine profesorit te nje karrire te gjate akademike!

    55

  7. #67
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    berisha nuk behet xheloz per edvinin sepse nuk ka ber ai asgje te hajrit..
    mbikalimi ne zog te zi ishte nje turp e injorance e magallomani sharllatani.. dhe ishte berisha qe e vuri ne vend interesin e qytetarit atje..
    Po, Berisha vuri ne vend interesin qytetar duke groposur 1,5 milion dollare te vet qytetareve.
    Gjykata i dha te drejte Bashkise per mbikalimin e Zogut te Zi.
    E vetmja fatkeqesi per Shqiperine eshte Sali Ram B.....

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Po, Berisha vuri ne vend interesin qytetar duke groposur 1,5 milion dollare te vet qytetareve.
    Gjykata i dha te drejte Bashkise per mbikalimin e Zogut te Zi.
    E vetmja fatkeqesi per Shqiperine eshte Sali Ram B.....
    Per cilen Gjykate e keni llafin ju??????? Per ate te kapuren nga merimanga sigurimso-komuniste????? Apo per Fehmi Avdiun me shoke qe slane njeri pa denuar e varur, per keto gjykata e keni fjalen?! Sa turp!!!!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #69

    Smile Si mendoni se do te zgjidhet puna e sheshit ne Tirane!

    Nje rremuje e madhe eshte shkarkuar ne shesh
    Z. kryeminister ka vendosur te beje negociate me opoziten!
    opozita mendon te hape kutite me perpara?!

    ca mendoni ju te rregullohet sheshi per popullin ne fillim apo te rregullohet puna e kutive? Apo cfare?
    She's the morphine queen of my vaccine.

  10. #70
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Per cilen Gjykate e keni llafin ju??????? Per ate te kapuren nga merimanga sigurimso-komuniste????? Apo per Fehmi Avdiun me shoke qe slane njeri pa denuar e varur, per keto gjykata e keni fjalen?! Sa turp!!!!!!
    Po Saliu na lodhi koken ka nje vit qe thot se i respekton shume vendimet e gjykatave, bile e vetmja gje qe s'ben dot eshte te kundershtoj vendimet e gjykatave.
    Pra une e kam fjalen per Gjykaten Z. Mesues, nese Ju i ndani ato ne Gjykate jo komuniste kur i vjen pas avazit Saliut dhe ne komuniste kur nuk i vijne per shtat atij atehere Ju keni te drejte dhe une e kam gabim.

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •