Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
>>> Me duket se projekti i vjeter eshte me i bukur. Ku i riu eshte pa forme dhe nuk te kenaq syrin kur e sheh nga lart. Por ishalla po e mbarojne shpejt se na u thy makina ne dysh tu kalu aty.
La verita' ti rendera' libero!
![]()
Kėtė hapėsirė qė kishte Tirana e vitit 1988, nuk ka pėr ta patur mė. Kėta 20 vjet Tirana u shkatėrrua, po edhe projekti francez nuk ėshtė se do tė rregullojė ndonjė gjė. Tirana do tė jetė njė xhungėl betoni, me ndėrtesa tė ngjitura dhe pa hapėsirė.
perseri do te bejme sherr,
popullin perhere e kemi berr,
si ateher me zogun e zi,
kete radhe e merr asfalti,
ca muaj keshtu e shtyjme,
ne vere te semes do te hyjme.
ne vend te levizjes se lire,
kemi pusht-etare kellire,
"armiqesia" bashki-qeverri,
harxhet i paguan populli ...
Tirana qendėr, aty ku visarėt e historisė nėpėrkėmben
» Vendosur: 02/04/2010 - 08:00
Prof.Asc.Sazan GURI
Si askund tjetėr nė Evropė, Tirana nė pėrgjithėsi dhe qendra e saj nė veēanti po kėrcėnohen nga dy projekte, tė ashtuquajtur ambiciozė, nga ai francez dhe nga ai belg. Por ama, kurrkush prej tyre nuk ka guxuar ta fusė kėtė risi nėpėr qytetet evropiane, aq mė pak nėpėr metropolet e saj, sikundėr na pėlqen edhe ne tė quajmė Tiranėn. Por ja, qė kėto studio, nėn emrin e shteteve nga vijnė, Francė apo Belgjikė, arrijnė lehtėsisht tė triumfojnė nė planifikimin urban alla amerikanēe tė Tiranės, por pa pasur mė parė njė planifikim alla evropianēe apo mė keq akoma, alla shqiptarēe tė saj. Ende sot, Tirana nuk ka planifikim urban tė saj, qė do tė thoshte njė pėrqasje idesh nga grupet e interesit, si tė arkitektėve, urbanistėve, sociale, historianėsh, etnografėsh, mjedisorėsh, dhe mandej tė kėrkohej, pse jo dhe njė ballafaqim me ato tė huaja. Kjo kurrė su bė dhe ēndodhi? Pėrplasje e interesave tė biznesit me ato sociale dhe me ato tė mjedisit, qė do tė thotė projekte tė paqėndrueshėm.
Tė dy projektet nė fjalė e simbolizojnė qendrėn e Tiranės tė tipit down town si nė New York apo Toronto. Hajde gjeje lidhjen e Tiranės, Durrėsit mijė vjeēar me qytet shtetet tej Atlantikut, qytete thjesht me histori, maksimumi 150-vjeēare, kur nga ana tjetėr themi se do shkojmė drejt Evropės. Tė dy projektet nė fjalė i japin qendrės sė Tiranės njė pamje rrokaqiellash piramidale, qė nuk ngjan me asnjė nga modelet urbane tė Tiranės, me pėrjashtim tė asaj qė mbeti si emblemė e diktatorit, sikur duan me zor t`i sjellin nė mendje kėtij populli kultin e njėshave, kultin e beut apo tė bajraktarit. Nė zemėr tė kėtyre piramidave, pėrsėri ėshtė menduar qė qendra e tyre, sheshi i sotėm me natyrė tė sheshtė, qė simbolizon hapėsirė tė ēlirėt demokratike, shndėrrohet nė shesh piramidal me lartėsi dy metra, lehtėsisht e dallueshme, me pesė brinjė apo cepe, ku gjen e simbolizohet njėshi me yll, dhe duke qenė e rrethuar me njė treēerek hark ngrehinash grataciela, nė tėrėsi formojnė njė simbol krejt tjetėr tė historisė sė vendit, atė tė njė vendi tipikisht mysliman gjysmė hėnė me njė yll.
Ndėrkohė qė qyteti i Tiranės, sikundėr shumė qytete tė tjera shqiptare, (Berati, Durrėsi, Shkodra, Lezha) simbolizojnė qytete me histori dhe me tėrtipe evropiane, mbasi nė qendėr tė tyre janė ngritur objekte shpirtėrore si kishė, teqe apo xhami, objekte kulti si sahat (ju kujtojmė se sahati nė Tiranė ėshtė rreth 50 vjet mė i vjetėr se sahati Big Ben nė Londėr), objekte biznesi si Banka, objekte infrastrukturore si Bulevardi i madh, ku tė gjitha rrugėt e qytetit tė ēojnė nė tė, objekte kulture si pallati i madh, objekt memorial si Muzeu Kombėtar, objekte edukative si UFO University, deri nė objektin mikpritės si hotel Tirana Internacional. A gjeni dot ndryshim me qendrat nė Milano, Vienė, e kudo? Ky ansambėl emblemash, mjafton dhe plotėson njė qendėr, duke i dhėnė asaj kuptimin historik tė njė kombi, vlerėn traditė tė njė qyteti, pasurinė shpirtėrore tė njė grupi. Por, s`ishte e thėnė qė kėto tė ruheshin. Mė parė, kėtė qendėr e zhveshėn nga baza ligjore, qė e mbronte apo qė e kujdesonte, pastaj e shigjetuan me projekte tė huaja, sepse askush prej studiove shqiptare nuk do tė guxonte tė shkelte mbi kėto vlera, qė te gjithė secili rrojnė tė fshehura thellė ashtu nė brendėsi.
O qytetar, megjithėse jo arkitekt, e imagjinon dot qė njė hapėsirė 200 me 200m (40,000m2) tė mbajė veē atyre qė ka sot, edhe 10 pallate tė tjerė me 25 kate. Njė pallat i tillė me sipėrfaqe ndėrtimi 1000m2, herė 25 kate, nda me intensitetin e ndėrtimit, le tė themi mė optimalen 2.5 tė rezulton se ēdo godinė e tillė tė kėrkon njė sipėrfaqe urbane prej tė paktėn 10,000m2. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? Ku ėshtė hapėsira publike e ēdo pallati, po ajo e qytetarėve, si shesh qendėr kombėtare, po ajo e gjelbėr?
O qytetar, megjithėse jo urbanist, e pėrfytyron dot qė bina betoni tė kapėrcejnė vlerat shekullore tė njė kombi. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? A gjen dot tė tillė shembull nė njė nga qendrat e qyteteve tė tjera evropiane, pjesė e sė cilės ne kemi qenė e jemi, ku kubeja e kishės apo ajo e teqes dhe e xhamisė tė kalohen nga vlerat e sotme tė biznesit.
O qytetar, megjithėse jo ambientalist, a e mendon dot qė me 12-13 katėshet e hapėrdara nė Tiranė dhe me kėto 30-katėshe tė mbledhura nė qendėr, njeriut tiranas i hiqet njėherė e gjithmonė gjeneza e tij me natyrėn, ku kongresistėt e Lushnjes e zgjodhėn Tiranėn, veē tė tjerave, pėr lidhjen qė ajo ka me peizazhin e Dajtit. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? A gjen dot qytet nė Evropė, ku qytetari i vet mos tė kundruall peizazhin e njė mali simbol, si Lubiana Alpet, Vienna malet pėrballė me borė, Athina Likiviton, etj., kur dihet qė njeriu ka njė gjėndėr qė prodhon njė lėng tė tipit endomorfinė, qė lind kur njeriu vėshtron, prek, shijon njė peizazh si mal, shkėmb, gjeo apo biomonument natyror, rezervat, dhe nė kėsi rastesh ajo i fal atij hormonin e haresė, tė shpresės pėr jetėn, atė antidepresiv. Epo kjo or i dashur qytetar do tė mungojė. Gėzoju projekteve pa hanxhi, se fėmijė me hormone agresiv ke pėr tė rritur, aq sa qarkullon njė shprehje nė psikoanalizat amerikane e angleze, se mė thuaj nė ēfarė ambienti je rritur tė tė them se si do tė bėhesh nesėr.
O qytetar, megjithėse jo klimalog, a e kupton se kėtej e tutje, qytetit tėnd i ndėrpritet ventilimi natyror, ku mė parė, ajri si njė brizė detare e freskėt qė vinte nga Paskuqani pėrshkonte shėtitoren e madhe, ngrohesh nė jetėn urbane, pėrplasesh nė pyllin dhe liqenin artificial dhe kthehesh i freskėt prapsh pėr tė ajrosur si njė kondicioner i madh qytetin. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? Po sot? Jo mė kot, nė 10 qytetarė tiranas, 9 prej tyre vuajnė nga sindroma reumatizmale, pėr shkak se lagėshtia fle nė qytet, nuk qarkullon, duke nxitur kėshtu virusin reumatizmal bredhės nėpėr trup.
O qytetar, megjithėse jo inxhinier, a ke parė qė njė shėtitore simbol pėr ēdo kryeqytet tė Evropės si shėn Elise, Bundesshtagu nė Berlin, shėtitorja e Nevės nė San Peterburg, ato me emėr nė Pragė, Bukuresht e kudo, sikundėr dhe kjo qė kemi nė Tiranė, tė tė copėtohen me ndėrtesė shumėkatėshe, pikėrisht aty nė krye tė Bulevardit Zogu i parė, (midis 15-katėshit dhe Muzeut Kombėtar), qė ndryshe do quhet pallati i dasmave. Pse, pėr tė thyer emrin mbret, pėr tė shėmtuar vlerėn kapitale tė njė bulevardi tė vetėm qė ka ky komb, kaq tė gjatė, kaq tė drejt, kaq tė gjerė, me emėr mbreti, si pėr tė humbur njėherė e mirė lidhjet e popullit me dėshmorėt e vet.
Por, gabimet apo krimet me jetėn urbane tė Tiranės nuk mbarojnė kėtu?! Dihet se Tirana ėshtė planifikuar sipas njė zhvillimi urban tė tipit vjenez. Italianėt, veē e zbatuan kėtė model, ku gjerėsia e rrugėve brenda qytetit pėr atė kohė nuk tė lejonte tė ngrije pallate me mė shumė se 4-5 kate. Ndaj dhe u ndėrtua e tillė, madje deri nė vitet 90. Po sot? Ku u gjet justifikimi, qė me tė njėjtėn gjerėsi rrugore tė trashėguar u ngritėn gangrena betoni prej 12-13 katesh? Si mundet tė ngresh ngrehina 12 deri nė 25 kate, si ai te Telekomi apo kudo nė Tiranė, me largėsi zero nga trotuaret dy metrosh tė rrugėve pa gjerėsi.
Por, krimet me jetėn urbane tė Tiranės nuk mbarojnė kėtu?! Dihet se Tirana ėshtė planifikuar qė tė zhvillohej drejt dhe tej stacionit tė trenit, drejt Paskuqanit, qė ndryshe nga dendėsimi i pashembullt, ajo pėr shkak tė njė presioni tė ri urban duhej tė ndėrtohej sipas njė modeli Beogradi i ri, Praga e re, Viena nė anė tjetėr tė Danubit, Parisi tej e jashtė unazės sė vet dhe jo sipas parimit tė dendėsisė, ēdo truall toke njė ngrehinė, ēdo hapėsirė publike njė kompleks ndėrtimi. Por, zgjerimi drejt njė Tirane tė re, sikundėr dhe unaza, nuk janė bėrė dhe nuk do tė bėhen deri sa ti o qytetar tė kuptosh, qė tė tjerė fitojnė dhe tė tjerė si ty humbasin, sepse njė Tiranė e hapur do tė shfrynte njė ēmim shumėfish tė mbledhur. Po tani e kuptove?!
panorama
mir ka folur sazan Guri..
---
ja dhe ky eksperti tjeter cfar thote
-
Aliaj: Plani belg nė shėrbim tė interesave personale
Besnik Aliaj, njėri nga ekspertėt e njohur tė urbanistikės nė vend, u shpreh gjatė njė prononcimi pėr mediat, se ajo qė po ndodh nė Sheshin "Skėnderbej" ėshtė njė dėshtim i madh i administratorėve tė qytetit. Eksperti urbanistikės Aliaj, thekson se ėshtė e pa pranueshme qė njė plan rregullues pėr njė qendrėn e Tiranės tė bėhej nė njė kohė kaq tė gjatė. Aliaj ėshtė i mendimit se prerja e bulevardit nga ndėrtimi i njė kulle nuk do tė sillte frymėmarrje pėr qendrėn, por do tė mbyllte mė shumė atė. Eksperti pėr ēėshtjet urbanistike shprehet se projekti pėr qendrėn e Tiranės duhet tė ishte mė funksional. Aliaj thekson se, pas kėtij plani mund tė fshihen interesa tė individėve tė ndryshėm. "Mendoj qė, ėshtė njė debat i vonuar. Dikush mund tė thotė qė nuk ėshtė asnjėherė vonė, qė mund tė ndėrhyet, por ėshtė njė debat shumė i vonuar, aq mė tepėr nė gjithė morinė e kėtyre tensioneve. Ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se, ku qėndron e vėrteta. Ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se kush janė faktorėt realisht tė interesuar pėr qytetin dhe kush janė faktorė tė tjerė, tė cilėt kanė interesa, ndoshta edhe konflikte mbi kėtė debat nė raport me interesin publik. Do tė thoja se, ata qė bėrtasin mė shumė ndoshta janė pikėrisht ata qė kanė interesa nė kėtė lloj loje qė mendoj unė se po luhet nė kurrizin e qytetit", u shpreh Aliaj.
Plani belg ėshtė antiligjor, pasi nuk ka marrė miratimin e asnjė institucioni
Plani pėr rregullimin e Sheshit "Skėnderbej" nuk ka kaluar asnjė nga hallkat qė ligji parashikon pėr miratimin e rikonstruksionit tė njė sheshi. Sipas procedurave ligjore, plani belg qė tė bėhej i ligjshėm duhej qė tė ndiqte disa faza. Faza e parė ishte kalimi dhe miratimi nė KRRT i studimit tė kėtij plani, i cili ėshtė i mangėt dhe i mungojnė firmat e anėtarėve tė KRRT-sė. Faza e dytė ėshtė kalimi sėrish i kėtij plani pėr tė marrė lejen e sheshit tė ndėrtimit. Edhe kjo fazė ka procedurėn e vet, e cila i nėnshtrohet miratimit nga anėtarėt e KRRT-sė. Rama deri mė tani nuk ka ndėrmarrė asnjė hap pėr tė kėrkuar miratimin e sheshit tė ndėrtimit pėr planin belg tė qendrės sė Tiranės. Faza e tretė ėshtė ajo e nxjerrjes sė lejes sė ndėrtimit. Edhe nė kėtė fazė, kėrkohet firma e anėtarėve tė KRRT-sė, por qė Rama nuk ka dėnjuar qė ta kalojė pėr miratim nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit. Duke mos pasur asnjė nga kėta elementė, fillimi i punimeve nė Sheshin "Skėnderbej" ėshtė tėrėsisht i paligjshėm. Paligjshmėria tjetėr qė pėrbėn njė skandal mė vete ėshtė injorimi qė kreu i Bashkisė kėrkon t'i bėjė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės. Rama e ka kaluar planin francez nė mbledhjen e kėtij institucioni, ndėrsa pretendon se edhe qendra ėshtė pjesė e kėtij plani. Nė tė vėrtetė, plani francez nga ai belg kanė ndryshime tė mėdha. Nėse ėshtė miratuar nė tėrėsi plani francez, plani belg ėshtė krejt i ndryshėm dhe ka kulla krejt tė tjera nga ato tė planit francez. Kėto natyrisht qė kėrkojnė vendimmarrjen e KRRTRSH-sė. Rama ėshtė munduar qė ta anashkalojė edhe kėtė pikė, duke shkelur haptas ligjin. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Kėshillin Bashkiak. Ky institucion ka miratuar fondin e dhėnė pėr rikonstruksionin e Sheshit "Skėnderbej" dhe ka miratuar planin francez, por nuk ėshtė paraqitur pėr asnjė moment pėr diskutim plani belg. Ndėrsa, Kėshilli Bashkiak mund tė konsiderohet si njė hallkė e kalueshme nė procedurėn e sheshit, njė gjė e tillė nuk mund tė ekzistojė pėr KRRT-nė e Tiranės dhe KRRTRSH-nė. Shkelja e tė gjitha proceduarave pėr nisjen e rikonstruksionit tė planit pėr qendrėn e Tiranės ėshtė njė sfidė e hapur qė Rama kėrkon t'i bėjė ligjit dhe institucioneve.
Elis KUĒI
rd
Nje gabim te madh ka ky gjatoshi Rama.
Gjithe keta kundershtare te pd qe ka i trajton si qytetare kur ne fakt jane barbare, injornate dhe destruktive.
Dhe gjuha per tu marre vesh me barbaret eshte vetem forca. Vetem huri i sjell ne vete keta monstra destruktive.
Bene tunelin e Thirres ju shemb e iken parate, bene rrugen Durres Kukes u ca e u be cope cope pa kaluar viti iken prape parate.
Bene petroliferen ne Vlore asnje dite ska punuar se eshte antiekonomike, iken prap parate.
Prishen mbikalimin te zogu zi ku hodhen ne ere 2 milion euro dhe harxhuan per ta ribere 17 milion euro iken 10 fish parate.
Vazhdo o gjatosh i bashkise tiranes ti quash njerez keta se si cifuti ne shkretetire do bredhesh e pushtet ske per te marre kurre
Albania Uber Alles
Me e forta ishte kur PD hidhet dje ne sulm ndaj bashkise, sepse kjo e fundit do te rehabilitoje brigjet e Lanes, pas ures se rruges se Kavajes, ku Lana eshte e mbushur me baraka e plehra. E pate mbrojtjen absurde qe i benin barakave e mureve pa leje ne Lane? Keta sikur nuk duan rindertim por duan ta lene Tiranen si hale!
Ramésesi po planifikon te ngreje piramiden ne mes te shqiperise, me kete gje gangrenizimi i tiranes perfundon. Nuk e imagjionoj si mund te jetoj robi ne ato skuta 150 mije euroshe ne katin e 17, pa kalim, pa parkim, pa privaci sepse te shikon tjetri ne pallatin perballe . Kioskat u hoqen brenda ores ata qe i kishin e dinin qe do hiqeshin dhe prandaj nuk ben ze, por si tja besh ketyre lloj bunkerave shumekaēe beton arme qe i kan zen frymen Tiranes. Finalizimi i kesaj masakre eshte venja dore e te vetmes hapesire qe ka Tirana, qe mburret Shqiperia, sheshi Skenderbej. Ate pasuri qe na ka ngele duan te na e marrin mafiozat me pallatet qe do ngrene.
Krijoni Kontakt