
Postuar mė parė nga
njemik
TRANSLATE
Shqiperi
Sheshi, Berisha:Ok planit. Rama: Nuk heqim Skenderbeun
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se miraton planin e Bashkisė sė Tiranės pėr sheshin Skėnderbej dhe se nuk do tė ndėrhyjė me plan tjetėr pėr tė rrėzuar financimet qė po bėhen nga qeveria e Kuvajtit. Pėr kėtė qėllim, Berisha ngarkoi ministritė pėrkatesė tė bashkėpunojnė me Bashkinė por theksoi se nuk do tė pranonte kurrsesi njė shesh pa monumentin e Skėnderbeut. Nga ana tjetėr Rama duke inspektuar punimet nė shesh, siguroi Berishen se nė asnjė mėnyrė nuk do tė rinovonte sheshin duke hequr monumentin e Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Berisha: Bashkia ta ndertoje sheshin, por jo te heqe Skenderbeun
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do ti kundėrvihet planit tė Bashkisė pėr rikosntruksionin e sheshit Skėnderbej. Deklarata u bė sot nė mbledhjen sotme tė qeverisė kreu i ekzekutivit i kėrkoi Ministrit tė Punėve Publike dhe Telekomunikacioneve tė realizojė njė takim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės. Ministri Olldashi tė takohet me kryebashkiakun Rama pėr sheshin 'Skėnderbej' u shpreh Berisha duke shtuar se Kuvajti, financuesi i kėtij projekti ka shtuar fondin pėr sheshin.
Nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, Kreu i Qeverisė u shpreh se "ndėrtimi i sheshit "Skėnderbej" nuk duhet tė shndėrrohet nė kapital politik, por duhet tė kryhet nė njė bashkėpunim tė ngushtė me autoritetet qendrore dhe vendore".
Kryeministri Berisha informoi se gjatė vizitės sė fundit nė Kuvajt, i kėrkoi Emirit tė Kuvajtit, shtimin e ndihmės financiare pėr sheshin "Skėnderbej".
"Sot nė mėngjes kam pritur tė dėrguarin e Emirit tė Kuvajtit, qė informoi se ėshtė vendosur qė nė formė dhurate tė dyfishojė fondin pėr sheshin 'Skėnderbej'. Pra do tė jenė disponibėl jo 5 milionė, por 10 milionė euro. Ky ėshtė njė xhest bujar pėr tė cilin qytetarėt e Tiranės dhe qeveria do t'i jenė shumė mirėnjohės lartėsisė sė tij, Emirit tė Kuvajtit", tha Kryeministri Berisha.
Duke kėrkuar qė ēėshtja e sheshit "Skėnderbej" tė trajtohet nė mėnyrėn mė serioze, Kryeministri informoi gjithashtu se gjatė vizitės nė Bruksel ka takuar pėrfaqėsuesit e studios belge qė ka bėrė projektin e planit tė qendrės sė Tiranės.
"Ajo ėshtė njė studio realisht serioze dhe ata janė arkitektė tė talentuar. Unė i sqarova se apriori nuk kam asnjė kundėrshtim pėr ristrukturimin, apo ndėrtimin rishtaz tė sheshit, por ka disa probleme kryesore qė duhen shqyrtuar", tha Kryeministri duke veēuar si parėsore zgjidhjen e ēėshtjes sė trafikut.
Tirana, sipas tij "problemin mė kryesor ka atė me trafikun dhe projekti i ri e pėrjashton sheshin nga funksioni i tij kryesor qė ka aktualisht, trafiku".
Kjo, tha Kryeministri "rrezikon tė zhysė nė njė kaos total qarkullimin dhe trafikun nė Tiranė".
"Eksperimentin e parė e bėri sot z. Rama dhe u krijua njė bllokim i pėrgjithshėm trafiku. Trafiku zgjidhet pa diskutim me njė sistem unazash, por jo qė kėto unaza tė jenė fiktive", tha Kryeministri Berisha duke theksuar se "ndėrtimi i njė unaze tjetėr ėshtė pėrparėsi e qeverisė".
Kryeministri kėrkoi gjithashtu zbatimin e tė gjitha vėrejtjeve tė Institutit tė Monumenteve dhe Kėshillit Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit.
"Nuk ka asnjė tendencė pėr tė bllokuar ndėrtimin e sheshit, por pėrcaktimet e Institutit janė tė detyrueshme pėr Bashkinė dhe qeverinė. Sheshi me vendimin e z. Rama ėshtė shpallur ansambėl i trashėgimnisė kulturore dhe nė ēdo vend tė botės, zėri kryesor ėshtė ai i Institutit tė Monumenteve", tha Kryeministri Berisha.
Instituti, sipas tij "ka pėrcaktuar shumė drejtė se sheshi nuk mund tė bėhet piramidė dhe ka sugjeruar njė pjerrėsi qė lejon rrjedhjen e ujėrave dhe respekton identitetin".
Kryeministri kėrkoi qė projekti i sheshit "Skėnderbej" tė diskutohet me qytetarėt, analistėt dhe pėrfaqėsues tė qarqeve akademike dhe kjo sipas tij gjeti mbėshtetjen edhe tė arkitektėve.
Berisha kundėrshtoi dhe pretendimin pėr largimin nga ky shesh tė monumentit tė Skėnderbeut.
"Nuk mė duket e drejtė qė ne tė heqim nga sheshi qendror, monumentin e heroit kombėtar Skėnderbeu, qė ėshtė realiteti mė i madh historik dhe shpirtėtor i shqiptarėve. Ne po lobojmė nė kryqytetet e botės pėr tė vendosur shtatoren e tij dhe tani po tentojmė ta nxjerrim nė hije nė Tiranė", tha Kryeministri Berisha
Rama: Sheshi i ri sė bashku me Skėnderbeun
As njė minutė nga deklarata e Berishės, Kryetari i Bashkisė Edi Rama qė po inspektonte punimet direct nga sheshi Skėnderbej, iu pėrgjigj kryeministrit Berisha se nuk do tė ketė zhvendosje tė monumentit tė Skėnderbeut nga sheshi.
Crregullimi mė i habitshėm. Ideja pėr tė lėvizuar monumentin nuk ekziston. Puna ėshtė pilotimi rreth e rrotull monumentit pėr tė garantuar patundshmėrinė e monumentit dhe simbolit ku ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė- deklaroi Rama nga sheshi nė qendėr tė Tiranės.
Nuk shoh asnjė arsye pėr tė pasur divergjenca, por shoh arsyen pėr tė pasur konvergjenca pėr njė shesh qė nuk ėshtė vetėm i bashkisė por i tė gjithė qytetarėve dhe shqiptarėve. - nėnvizoi mė tej Rama duke shtuar se kullat janė opsione, tė cilat nuk ka arsye tė pėrfshihen pėr momentin nė diskutimin e tanishėm.
Kryetari i Bashkisė, tha se me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Kuvajtit ishte diskutuar pėr njė shtim fondesh. Rama tha se kėrkesa kishte gjetur mbėshtetje te donatorėt por pėr momentin problem mbetet bashkėrendimi i tė gjithė institucioneve pėr atė qė do tė jetė kartėvizita e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve.
Mė tej ai dha detajet e projektit tė sheshit funksional i cili do tė ketė njė infrastrukturė ujorė qė do tė vetėpastrojė sheshin dhe do tė kthehet nė shatėrvanė dhe nė forma tė ndryshme tė ujit sipas evenimenteve tė ndryshme.
Sherri
Sheshi Skėnderbej u shndėrrua kohėt e fundit nė njė mollė sherri mes pushtetit vendor dhe atij qėndror. Debatet rreth tij u thelluan institucionalisht pasi qeveria deklaronte se Bashkia nuk mund ta rregullojė sheshin, ndaj rikosntruksioni do bėhej nga buxheti i shtetit. Ndėrkohė Bashkia e Tiranės i paraprin deklaratave qeveritare duke nisur punimet nė shesh nė bazė tė njė plani tė projektuar dhe tė fituar nga njė studio belge.
Sipas Bashkise se Tiranes, rikonstruksioni i kėtij sheshi ėshtė marrė pėrsipėr nga njė kredi e marrė nga Kuvajti dhe vlera shkon nė 4.3 milionė euro. Punimet nė sheshin "Skėnderbej" do tė kryhen sipas projektit tė hartuar nga studio belge "51N4E", fituese e Konkursit Ndėrkombėtar qė u zhvillua vitin e kaluar, ku gjithė qendra e Tiranės pritet tė pėsojė njė ndryshim tėrėsor.
(d.b/s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt