Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 170
  1. #121
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ske ci ben gjith keto opinione te ndara me dysh sjane gje tjeter vecse lufta e ideve qytetare dhe ato katunare.
    Askush nga opinionet tona as do e bejne as do e prishin qendren e Tiranes.
    Prandaj kot beni llogje.
    Ashtu eshte, ne Shqiperi kemi nje lufte mes qytetarise ( me vogel ne numer, e percare dhe me mendje per te ikur) dhe katunarise qe ka pushtetin, jane shumica, dhe duan gjithmone kaos, gjurulldi, rremuje e shkaterrim dhe mospasje rregulli. Dhe fatkeqesisht deri tani, katunaria ka mbizoteruar dhe po fiton...

  2. #122
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga njemik Lexo Postimin
    Me vjen keq qe shoh shume prej jush mbeshtetes te PD qe ju vjen turp se kryeministri yne Doktor profesor Sali Berisha deshiron te bej nje treg.
    Mos kini turp. nuk ka asgje te keqe. lerini cunat trendi qe duan bare dhe gradacela te votojne ramen. Berishen do ta votojne fukaraja qe duan nje cop vend te shesin per te nxjere buken e gojes. Shesi Skenderbej eshte i vetme vend ku kryeministri yne Doktor profesor Sali Berisha mund te punesoj gjithe ata qe e ndihmuan ne fushate. Mos haroni se kta jane ata qe do na mbrojne ne 30 prill dhe jo ata cunat trendi si gert bogdani me shoke qe para se ti merte doktori jargaviteshin pardhomave te Edi rames me Ajola Xoxen e Erjon Velin.
    Me pelqen sinqeriteti yt, te lumte.
    E ke kuptuar drejte doktorin tend.

  3. #123
    Eshte per te ardhur keq kur vren qe kryebashkiaku i kryeqytetit e trajton Tiranen si te jete prone private. 6 vite me pare Bashkia shpalli planin fitues per rregullimin e qendres se Tiranes nga nje studio franeceze. Ne artikullin e meposhtem jane vleresimet e bera nga vete Rama ndaj ketij projekti.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=584671

    Keto dite, pa dhene asnje shpjegim, Rama fillon zbatimin e nje plani tjeter, atij belg, nje plan qe as nuk eshte miratuar dhe nuk ka marr aprovimet e duhura. Nderkohe ende ne faqen zyrtare te Bashkise se Tiranes eshte plani francez

    http://www.tirana.gov.al/?cid=1,13,330

    E verteta eshte qe qendra e Tiranes ka arritur ne ate pike qe me cfaredo ta shtrosh do duket me mire se c'eshte tani. Por kjo nuk e justifikueshme te pranohet cdo lloj plani, per me teper nje plan qe ka shume kritika edhe nga vete arkitektet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shigjete..

    ke fillu kto kohet e fundit me u cfaq si simpatizante e Berishes..

    mirpo Berisha ka 20 vjet ne politik..

    ka ndodh kjo metamorfoz se ke arrit ne nji bindje vetjake per te simpatizu Berishen apo ka te beje me ceshtje "lapsi"..

    cfar eshte ceshtja "lapsi" ?

    me kujtonet nji her ketu kur u be gjullurdi per ate diplomaten tone.. qe PD e beri zv ministre apo deshen ta cojne ambasadore ne USA.. e PS filloj shpifjet ndaj saje..
    ato dit u cfaq ne forum dhe nji cun tip ka.karun.. e mbronte kte diplomaten.. bashke me ne tjeret qe si gjithmon e mbrojme Pd-ne..
    E me thot ki cuni nje dite ne privat se ai ishte i vellai i kesaj diplomates.. se vogel.. si gogel.. se ja harrova emrin asaj..
    kaluan ca dite e ceshtja e ksaj diplomates u la ne heshtje dhe per cudi dhe ky djali u zhduk nga forumi..
    Pra per ate bizhdil.. dhe mbrotja e demokracise fillonte nga takat e kepucve te se motres e mbaronte te buzkuqi saje.. kaq..

    Pra disa e duan PD e Berishen vetem kur ndonjerin nga soji tyre e kap "lapsi" i Berishes dhe e bejne ndonje direktor te madh apo minister apo rroga-marres te fuqishem.. buxhetor..Aty fillon e aty mbaron interesimi i ketij bicim mileti per PD e Demokracine..
    As me shume e as me pake.. milimetrin nuk e kalojne..
    U iku njeriu i tyre nga Posti.. as qe u plas me b.itha per Pd e per Shtet e per atdhe e per Berish..
    bile disa.. tipi ndok ngjelo prec zog.,. mero bazo kopliko.. mu.tavist fillon epoka e luiftes kunder Pd-se.. sa qe ja kalojne dhe rucve ne zell e urrejtje.. e shpifje e pocaqora..

    desha te them oj shigjete se besoj nuku ben pjese ne kte kategorine qe pershkrova..
    bujrum ne se nuku je nga ato soje..
    e tani ne se je bere demokrate.. tahmėm.. kam nje sqarim..

    po mir moj vajze.. qe me ke sjelle aty pllanet belge e franceze.. si kujton ti se vertet ki palloshi enveri i ri i ppsh-se edvinua.. ka hall urbanistike e zbukurimi te tiranes me.. cupkė..
    ne se kujton keshtu.. nuku me duket se je bere demokrate akoma..
    po supozojme se je bere..
    nuku e kupton ti sa eshte sahati.. apo ci ki temen demokracise se prap njesoj do jete si me berish ne krye si me ppsh ne pushtet..
    jo vajz jo nuk eshte ashtu.. prandaj hapni syte mire ne se je bere vertet demokrate..

    shikoje mire godrafine qe ka sjellur pinku.. dhe e kupton se ku eshte halli i edvinit..
    ai kerkon te beje "marrje bastije".. sulm mbi "pallatin e dimrit"..pra kasaphane ne tirane duke sjelle me qindra mijra krokodile e pantera enveristo polpotiste ne kryeqytet te cilet do ti barrikadoje rreth kryeministrise dhe do ta dhunoje shtetin e do ta cfarose PD ne e do ta vare ne mes te tiranes Saliun dhe besniket me te shquar te PD-se.. dhe do te ri-vendose diktatyren gjakatare altin arapoiste causho dokle hysni kapoiste spiro koleko betoiste.. stalino pinochetoiste e bile khmer rtruzhe..

    ai pra me traktora gardhe e gropa e eskllavatora e qindra shalsa ne gatishmeri.. po bllokon ose po e ndalon berishen qe te beje nje miting madheshtor ne tirane.. qe ky miting te mos ndodhe e qe hordhite e rucit e ditmir bushatit e hamit ilir beqes se nexhmiojes te mos tremben nga ky tregim potence i PD-se.. dhe te mbushur me urrejtje shtazarake te guxojne falangat ed ngjelo gjinusho ruco dadiste arapoiste.. ne drejtimin e njesiteve speciale te Tos Klosit te hyjne e te djegin kryeministrine e ta zhdukin endrren per shqiperi te mire demokratike e europiane.. per gjithmone..

    kjo eshte thelbi.. e plani ed ruco ngjeloist..

    jo projektet belge e lesh me kime..

    prandaj ne se e doni vendin tuaj thirrini te gjithve qe nuk deshirojne ri kthimin e regjimit enverist e qe nuk duan te behen Lek Coka.. te behen gati ta mbrojne Tiranen..

    asnje iluzion..
    pik..









    ..



    keshtu mendon brari qe asnje qindarke ska marre ne kto 20 vjet nga pd e qeverite e saje qendrore apo lokale..





    Dydrinasin spo e shoh kto dite..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-04-2010 mė 04:33

  5. #125
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Foto nga Punimet (Prill '10)





    Life's too short to remove USB safely.

  6. #126
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549


    Life's too short to remove USB safely.

  7. #127
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Njė artikull nga Fatos Lubonja qė nuk duhet ta humbisni! Ua rekomandoj ta lexoni.

    Sheshi “Skėnderbej” si plaēkė lufte

    Qė sheshi “Skėnderbej” ėshtė i shėmtuar kjo nuk ka diskutim. Mjafton tė shikosh fotografitė e tij tė Tiranės sė paraluftės e t’i krahasosh me pamjen e tij sot. I rrethuar nė lindje nga kompleksi Xhami – Sahat, nga ndėrtesat qė ndodheshin para pazarit tė vjetėr, e, mė nė veri, nga ish Kisha Ortodokse kurse nė perėndim nga ish Bashkia, ish Kursali dhe selia e Bankės Kombėtare (pak mė e tėrhequr, ndėrtesa e Parlamenti tė parė shqiptar); me rrugėn e Durrėsit dhe tė Kavajės tė projektuara pėr tė konverguar virtualisht nė kompleksin Xhami - Sahat, tė cilave nė krahun lindor u pėrgjigjeshin rruga e Dibrės dhe ajo midis Xhami - Sahatit e pazarit; me lulishten prapa monumentit tė Skėnderbeut nė jug qė vazhdonte me shėtitoren Dėshmorėt e Kombit dhe me Bulevardin Zogu i parė nė veri, sheshi ishte njė gjė e mbyllur nga pikpamja urbanistike dhe arkitektonike. Ai ishte jo vetėm funksional, por pajtonte nė mėnyrė mjaft harmonike traditėn historike tė Tiranės osmane nė pjesėn e saj lindore (ku, nėpėrmjet xhamisė dhe kishės, spikat bashkėjetesa e dy komuniteve kryesore tė qytetit: muslimanėve me tė krishterėt ortodoksė) me modernitetin qė po ngrihej nė pjesėn perėndimore.

    Siē dihet kjo harmoni u shprish nga regjimi komunist qė deshi t’i japė sheshit vulėn e tij. Goditja e parė filloi me shaktėrrimin e ndėrtesave para Pazarit dhe tė vetė Pazarit pėr ndėrtimin e Pallatit tė shėmtuar tė Kulturės. Pasuan pastaj me rradhė prishja e Kishės Ortodokse dhe ndėrtimi i 15 katėshit, prishja e ish Bashkisė dhe Kursalit dhe ndėrtimi i Muzeut Kombėtar. Sheshi u kthye nė njė simbl tė ideologjisė sė pushteti tė Hoxhės qė e shpreh aq qartė mozaiku nė ballė tė Muzeut Kombėtar. Ky shpėrndėrrim ideologjk u kombinua me projektin komunist tė modernizimit tė vendit qė e simbolizonte 15 katėshi. Kėsisoj, sėbashku me historinė, sheshi humbi shpirtin e tij, jetėn, intimitetin duke u kthyer nė njė pllakat tė ftohtė e tė dhunshėm nacional - komunist.

    Ngritja e monumentit tė Hoxhės nė vendin midis Bankės dhe Muzeut Kombėtar ishte shpėrfytyrimi i fundit ideologjk qė i bėrė regjimi sheshit. Me shembjen e tij ai u shfaq i shėmtuar nė stėrzmadhimin e tij pa formė dhe harmoni.

    Nė kėtė gjendje ishte sheshi kur ra komunizmi dhe kėshtu, pak a shumė, ėshtė edhe sot, por gjithsesi i mbarsur me historinė e tij dhe me ndėrtesa qė, pėr mirė apo pėr keq, kanė zėnė vendin e tyre.


    Projektet e Bashkisė

    E titullova “projektet e Bashkisė” (nė shumės) kėtė pjesė tė shkrimit pasi protagonisti kryesor pėrsa i pėrket prekjes sė sheshit, Ish ministri i Kulturės dhe mė pas kryetari i Bashkisė Edi Rama, ka paraqitur mė shumė se njė projekt pėr sheshin, tė cilėt janė nė kundėrshtim me njėri tjetrin. Projekti i parė ishte kthimi nė identitet i cili synoi tė rivlerėsonte ndėrtesat e ministrive pėr t’u dhėnė atyre dinjitetin e bjerrur. Pėr kėtė u hartua edhe njė vendim i Kryeministrisė i kthyer nė ligji i cili shpallte dy bulevardet, sheshin dhe rrethinat e tyre si monument kulture tė klasit tė parė.

    Por, sikurse dihet, projekti i restaurimit tė ministrive filloi keq sepse u mpleks me njė histori korrupsioni qė na paralajmėroi se projektet e Ramės pėr kthim nė identitet do tė ndryshonin katėrcipėrisht. Shumė shpejt u bė e qartė se kthimi i sheshit dhe i krejt zonės pėrreth bulevardit nė monument kulture nuk ishte bėrė me synim dashurinė pėr identitetin e qytetit, por pėr t’ia marrė nga duart, si plaēkė lufte e pėrfitimi, Kryetarit tė Bashkisė Albert Brojka, i cili ishte i PD-sė. Pėr kėtė u shfrytėzua fakti se pushtetin qendror e kishin nė atė kohė socialistėt me kryeministėr Metėn dhe ministėr tė kulturės Ramėn.

    Pyetja qė shtrohet ėshtė: pse ndodhi shpėrndėrrimi i Edi Ramės nga projekti i kthimit nė identitet nė projekte ndėrtimesh qė vetėm me identitetin s’mund tė pajtohen e qė janė kryer deri edhe mbi vetė ndėrtesat e ministrive dhe atė tė Bashkisė (nė formė shtesash) nė kundėrshtim tė plotė me ligjin qė i shpallte kėto monumente kulture? Disa ia dedikojnė kėtė delirit tė tij tė madhėshtisė. Personalisht gjykoj se vendimtar nuk ka qenė ky, por presioni i grupeve tė interesit qė, ndėrkaq, kishin blerė copa toke nė shesh apo synonin t’i blinin ato dhe qė u bėnė gjithnjė e mė tė rėndėsishėm pėr tė mbajtur Ramėn nė pushtet. Pra kur Rama ka deklaruar, duke shpjeguar projektin francez, se kėrkon t’i ngrerė grataēielat e larta pėr tė imituar papėt qė ngrenė obeliske pėr t’u identifikuar me “diēka tė madhe” (Kėshtu thotė Jane Kramer nė shkrimin e botuar nė New Yorker pėr Ramėn) nuk duhet tė gėnjehemi e tė mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me delirin e madhėshtisė sė njė personi. Futja e njė kulle tė lartė sa 15 katėshi brenda ndėrtesės sė Muzeut Kombėtar, ngritja e katėr 25 katėsheve nė perėndim tė sheshit dhe e katėr tė tjerėve nė lindje tė tij, qė parashikon plani francez, nuk janė “obeliske” qė Edi Rama kėrkon t’ia ngrerė madhėshtisė sė tij, por shėrbime qė ka dashur t’u bėjė atyre qė e kanė mbajtur dhe mbajnė nė pushtet. Dhe kjo ėshtė njė nga dramat e Tiranės dhe tė sheshit. Personalisht gjykoj se problemi ka ardhur nga martesa e etjes sė shfrenuar pėr pėrfitim tė njė grushti njerėzish qė e kanė parė qendrėn dhe sheshin si plaēkė pėrfitimi me etjen e shfrenuar pėr pushtet dhe pėr para tė kėtij plitikani i cili ka luajtur rolin e instrumentit qė do t’i legjitimonte interesat e kėtyre grupeve. Edhe arkitektėt francezė dhe belgė nuk janė thirrur pėr tė arritur zgjidhjet optimale nė krahasim me zgjidhjet qė mund tė jepnin urbanistėt dhe arkitektėt shqiptarė, por pėr ta legjitimuar sa mė mirė kėtė babėzi.

    Kėshtu kryeqyteti ėshtė shqyer e kafshuar sipas interesave tė klientėve tė pushtetit duke bėrė qė, kudo ku ėshtė vėnė dorė, po tė bėsh krahasimin me tė kaluarėn, do tė gjesh njė shėmtim gjithnjė e mė tė madh nga pikpamja e pejsazhit urban dhe njė funksionalitet gjithnjė e mė tė mbrapshtė nga pikpamja e cilėsisė sė jetė, tė gjelbėrimit, qarkullimit, hapėsirave publike, kujtesės historike, ndotjes sė ajrit dhe asaj akustike. Mjaft tė kesh prasysh se ēfarė shėmtie dhe ēbalancimi ka krijuar vetėm njėra prej 25 katėsheve, se tė tjerat s’kanė ngritur kokė ende, se ēfarė katrahure ka ndodhur e po ndodh nė zonėn ku mė parė ka qenė Kinema 17 Nėntori, shėmtimin qė ka sjellė prishja e lulishtes nė fillim tė rrugės sė Elbsanit, ndėrtimet rrotull stadiumit Qemal Stafa, shpėrndėrrimin e ministrive me shtesa gjithfarėshe dhe ndėrkalljen e kishės sė re ortodoke mes tyre, prishjet me ndėrtime shumėkatėshe tė zonės me vila prapa Piramidės (tė gjitha kėto tė berendashkruara nė zonėn e paraqitur si monument kulture) pėr tu bindur pėr kėtė. Deri edhe lokali tek Parku Rinia qė u bė i ri ėshtė aq i shėmtuar jo thjesht e vetėm pse e ka kryer njė arkitekt i paaftė, por sepse ėshtė i stėrmadh nė raport me parkun pasi ka synuar tė zaptojė sa mė shumė hapėsirė.


    Sheshi dhe PD-ja

    Ata qė kanė ndjekur qėndrimet e PD ndaj planeve tė Bashkisė pėr qendrėn nuk mund tė mos venė re njė inkoherencė tė rėndė. Nė kohėn kur PD ishte nė opozitė ajo e ka akuzuar Ramėn pėr prishjen e kujtesės historike, tė kulturės materiale, pėr shkatėrrimin e hapėsirave tė gjelbėrta, pėr vėnie nė shėrbim tė industrisė sė pastrimit tė paraveve tė drogės etj.. Nė kėtė kontekst ndaj planit Francez Lulzim Basha nė krye tė herės formuloi edhe akuzėn se ai nuk ishte i integruar me pjesėn tjetėr tė qytetit dhe prandaj kėrkoi rishikimin e tij nė tėrėsi. Sot nuk flitet mė pėr kėto. Kjo sepse, pasi erdhi nė pushtet PD-ja, njė pjesė e pasunarėve qė kishin qenė tė lidhur mė parė me Ramėn kaluan nė krahun e saj ose ngase ndėrtimet e filluara nga njerėzit e Ramės u blenė nga njerėz tė lidhur me Berishėn. Njerėzit i dinė tashmė me gisht ndėrtimet qė deri dje ishin tė njerėzve tė Ramės dhe pastaj i u shitėn njerėzve tė Berishės. Kėshtu PD, pa asnjė lloj pendese reale pėr fillimin e katrahurės urbane nė Tiranė me dy kryetarėt e parė tė Bashkisė, dhe duke harruar opozitėn qė ka bėrė, ka heshtur pėr dhunimin qė i ėshtė bėrė ligjit qė e ka shpallur qendrėn e Tiranės monument kulture paēka se tashmė nė krye tė kėtyre institucioneve ka kaq kohė qė janė pėrfaqėsues tė saj.

    Lidhur me konfliktin e fundit mbi sheshin dhe projektin belg gjykoj se nga pikpamja ligjore PD ka tė drejtė kur thotė se Rama nuk i ka duart tė lira pėr tė vepruar nė shesh sepse bash ai, pėr t’ia marrė Brojkės sheshin, ka hartuar ligjin sipas tė cilit ndėrhyrjet nė shesh e rreth tij nuk mund tė bėheshin pa lejet e institucioneve tė varura nga Ministria e Kulturės apo Kryeministria. Por problemi ėshtė se shkelja e kėtij ligji nuk ėshtė bėrė vetėm tek sheshi, por edhe nė hapėsira tė tjera rrotull sheshit e mė gjerė pėr tė cilat PD-ja nuk flet sepse kėshtu cėnon interesat e klientėve tė saj.

    Ja pse akuzat qė bėn sot PD-ja lidhur me sheshin e nė emėr tė ligjit nuk kanė kredibilitetin e qėllmit tė mirė, por janė njė luftė e ngjashme me atė qė u bė para dhjetė vjetėsh kur Rama i rrėmbeu Brojkės qendrėn e Tiranės pėr hesape pėrfitimi tė njerėzve tė tij. Dhe pikėrisht pėr kėtė fati i sheshit rrezikon tė jetė po i njėjtė: shėmtimi qė do t’i shtohet shėmtimit nė emėr tė pėrfitimit qė, tek e fundit, do tė kthehet edhe kundėr atyre qė po e prodhojnė.


    Projekti belg

    Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptosh se e keqja e tė kėqijave qė i ka ndodhur qytetit janė improvizimet e vazhdueshme qė nuk kanė lėnė tė ndėrtohet asgjė me koherencė dhe harmoni funksionale dhe estetike nė qytet. Sepse, tek e fundit, mund tė biesh dakort edhe qė ta rrafshosh njė hapėsirė tė caktuar tė qytetit dhe tė rindėrtosh nė tė diēka tė studiuar nga fillimi deri nė fund; por tė ndėrkallėsh ndėrtime tė reja midis ndėrtimesh tė vjetra duke varrosur me grataēiela ndėrtesa historike, tė bashkangjitėsh njėra me tjetrėn stile nga mė tė ndryshmet arkitektonike, tė rritėsh nė kėtė mėnyrė katastrofike dendėsinė e banorėve pa pėrfillur as mė tė keqen rregullore urbanistike, siē ka ndodhur e po vazhdon tė ndodhė tek ne, kjo ėshtė njė shėmti e cila nuk ka shpjegim tjetėr pėrveē pėrfitimt tė ēastit tė biznesit “kafsho dhe ik”. Edhe projekti francezo - belg ėshtė nė kėtė vazhdė shėmtimi. Ai guxon e prish edhe atė qė Enver Hoxha nuk e ka prishur nė historinė e sheshit: faktin qė rruga e Durrėsit dhe ajo e Kavajės janė projektuar pėr tė parė kompleksin Xhami - Sahat qė ėshtė simboli i kryeqytetit. Por ai shprish edhe funksionin primar pse ka lindur sheshi: atė tė lehtėsismit tė qarkulllimit duke e kaluar atė nė zona qė me improvizime tė reja do tė sjellin shėmti tė reja funksionale dhe urbane.

    Po ashtu, duke patur parasysh se rrotull ndėrtesave me tė cilat Rama synon tė mbyllė sheshin nga tė katėr anėt do tė ngrihen edhe grataēielat e planit francez nė lindje, dhe se projekti belg mbyll vazhdimėsinė hapėsinore qė krijon sheshi me bulevardin Zogu i I nė veri e me rrugėn e Durrėsit e tė Kavajės nė perėndim, nuk ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet se ai shpėrndėrrohet kėsisoj nė njė pus qė nuk do ta rrihte mė as drita e diellit, pėr tė mos folur pėr ndėrprerjen e rrymave tė ajrit qė sipas specilistėve janė edhe ato njė element i rėndėsishėm pėr jetėn e njė qyteti apo pėr ndotjen me trafikun qe do tė shtohej. Aq mė tepėr duke patur parasysh se nė verė Tirana, edhe kėshtu, ėshtė bėrė e pajetueshme.

    Operacione tė tilla ku krijohet njė metėr katror gjelbėrim dhe merren katė metėr katror pėr ndėrtim, qė janė pjesė e shkatėrrimit tė gjelbėrimit tė Tiranės, duket sheshit se janė edhe pjesė e projektit francezo - belg. Do tė shtohet pak gjelbėrim tek zona midis Pallatit tė Kulturės dhe Xhami – Sahatit e nė nddonjė vend tjetėr, por do tė merret gjelbėrimi tashmė ekzistues prapa pallatit tė kulturės pėr tė ngritur atje dy grataēiela 25 katėshe. Po ashtu, branda sheshit do tė shtohet njė kullė midis 15 katėshit dhe Muzeut Kombėtar, njė kullė tjetėr nė hapėsirėn e brendshme tė Muzeut Kombėtar, njė ndėrtesė tre katėr katėshe midis Bankės dhe Muzeut si dhe njė 25 katėshe prapa saj qė sot janė tė gjitha zona ku ka gjelbėrim dhe hapėsira publike. Ėshtė e qartė: kjo katrahurė nuk shpjegohet dot pėrveēse me llogaritė e klientėve tė Ramės.

    Kam lexuar se Rama ka deklaruar se belgėt kanė projektuar njė si piramidė nė qendėr tė sheshit nė majėt tė sė cilės qytetari i Tiranės do tė ndihej zot. Por a ėshtė e vėrtetė se qytetari do tė ndihet zot nė fund tė pusit tė krijuar prej grataēielave tė Ramės qė do tė rrethojnė sheshin duke ia mbyllur krejtėsisht pejsazhin, edhe ato pak copa qiell e mal Dajti qė i kanė mbetur pėr tė parė? Absolutisht jo. Por ka edhe njė arėsye tjetėr pse qytetari nuk do tė ndihet zot. Projekti, mu pse ėshtė ndėrtuar pėr interesa tė klientelės sė pasunarėve tė Ramės, i merr atij edhe hapėsira tė tjera publike pėr t’ia dhėnė ato njė grushti njerėzish e duke e kthyer qendrėn rrotull sheshit nė njė ishull tė tė pasurve, tė izoluar pėr shumicėn e qytetarėve.


    Njė propozim

    Ēfarė mund tė bėhej me sheshin qė vėrtet ėshtė i shėmtuar? Pa marrė pėrsipėr tė bėj specialistin po thjesht si qytetar qė jeton problematikėn e qytetit tė pėrshkruar si nė kėtė shkrim edhe nė tė tjera njė propozimi i vetėm qė do tė bėja ėshtė ky:

    Sipas meje nė hapsirėn midis Bankės dhe Muzeut Kombėtar, dmth. atje ku ka qenė monumenti i diktatorit e prapa, ka nevojė tė vihet dorė pėr tė mbyllur stėrmadhėsinė e sheshit dhe shėmtinė qė sheh syri nė atė drejtim. Por nuk jam kurrsesi qė kjo tė bėhet me njė ndėrtesė supermarketi, siē parashikojnė belgėt qė pėrveēse do tė shtonte mbyllje dhe ēimento do tu merrte dritė e fushėpamje dy ndėrtesave shumė mė tė rėndėsihme siē janė Banka dhe Muzeu. Sipas meje atje fare mirė mund tė ndėrtohej njė park me pemė tė larta dhe gjelbėrim ku tė vendoseshin edhe stola edhe skulptura e ku herė pas here tė vendoseshin baraka druri, si nė parkun para Bashkisė sė Vjenės, ku njerėzit tė mblidheshin nė ditė festash. Ky park/pyll i vogėl nė mes tė qytetit nuk do tė dhunonte ndėrtesat gjithsesi tė rėndėsishme tė Bankės dhe Muzeut, do tė kishte njė kosto minimale pėr njė vend tė zhytur nė borxhe, do tė ruante shumė mė tepėr identitetin e sheshit, do tė ndihmonte sadopak pėr pastrimin e ajrit nė kėtė zonė super tė ndotur dhe nuk do tė mrrudhte edhe mė hapėsirėn publike por do tė vazhdonte ta ruante sheshin si njė shesh tė tė gjithėve.

    Ėshtė thjeshtė njė propozim tė cilit mund t’i bėhen shumė vėrejtje, por jo ajo se propozohet pėr t’i shėrbyer interesave tė pushtetparasė sė asaj pakice qė ka shkaktuar masakrėn urbane nė Tiranė.

    Korrieri, 12 prill 2010
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    as Tosi lubonj nuk po kuptoka gje..

    "projekti frengo-belg" i Ed Dokle Dade widhers-lino-rucit.. qe ai me urgjence po e zbaton brenda 30 prillit..nuk ka lidhje me urbanistike e arkitekture..por me ri-sjelljen e enverit-diktature..

    cfar do jete ky "projekt" i cili ka jete deri me 30 prill se pastaj tjeter pllan do nxjerre edvin ruci..??

    1-sheshi me gropat dhe me dy keshtjellat e enverizmit ne krahe..seli rozen e bashkin shalse.. do jete prapavija frymzim e instruksion-dhenese.. per falangat enveroiste causho taulanto ballo arapoiste.. qe do grumbullohen ne tirane para 30 prillit..
    2- gropat dhe traktoret e ed rucit aty jane preteksi qe do perdore ed ruc gjinushi me widhersin qe te mos i lejohet PD se te beje para 30 prillit nje miting demonstrativ te domosdoshem.. i cili i duhet PD e popullit per tu treguar falangave enveriste se.. Pd nuk eshte me vetem 100 vete por i ka qindra mijra vete..
    pra edvini do ta pengoje qeverine dhe berishen e Pd-ne te cfaqe mundesine se.. mund tu behet balle barbarise se falangave caushe te edvinit..
    qe do te thote se falangat qe do vijne nga rrethet do tu mjaftoje frymezimi dokleist qe kan marre nga komitetet e ppsh-se ne rrethe e kjo do jete e mjaftushme qe ata..shtazet.. ta marrin guximin per te sulmuar kryeministrine e qe per gjysem ore ta bejne rrafsh shtetin..
    e nji miting madheshtor aty para 30 prillit nga pd mund ta ftofe "entusiazmin revolucionaro enveroist" te ketyre falngave.. e kjo eshte krye arsyeja pse edvini e filloj "projektin frango-belg"..
    3- gropat dhe sheshi do sherbejne ne "dhjet ditet qe tronditen shqiperine" si placdarmi i sulmit..ku lirisht aty klosi me batalionet e gatshme speciale do jape udhezime te qarta se ku do provokohet e ku do sulmohet e ku do qellohet e se ku do gurezohet shteti.. dhe vet gropat e traktoret do sherbejne si baze furnizimi me gure tulla e tjera mjete qe do perdoren nga falangat e luize spiropaleve.. per te qelluar policet e qytetaret demokrate te tiranes..
    pastaj selia roze do hedhe ne sulm aradhat speciale altino arapoiste te pergatitura koh perpara me mjete me te sofistikuara..

    ki eshte ne vija te trasha pllani..



    ktyre punve u dihet fillimi.. qe eshte ky qe them une..kurse fundin askush nuk e di.. pervec ed ruc widhersave..

    ky eshte "projekti urgjent frengo belg".


    .

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fati i Tiranės, nė duart e Edi Ramės!

    Nga Dino SAURI





    (Fejton)




    “Shejtani po flinte” diku nė Evropė. Shkoi ish kryeministri dhe ish kryesocialisti F. Nano dhe “e zgjoi”; pėr tė zezėn e vet, tė partisė sė tij dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

    E gjeti mbi njė tas me makarona, duke ngrėnė si i babėzitur. Ishte i uritur, i palarė dhe me thonjtė tė paprerė. Nanua, si njė shok i mirė, e mori pėr dore dhe e solli nė Tiranė, pėr t’ia bėrė “peshqesh” kryeqytetit dhe gjithė Shqipėrisė, duke i pėshpėritur nė vesh, atė qė kishte thėnė dikur “i paturpshmi” A. S. Pushkin: “Kjo meze, kėtė pirun do…”
    Kėshtu ata tė dy, do tė hakmerreshin mbi kėtė popull, i cili pėrmbysi regjimin e etėrve tė tyre bllokmenė dhe vendosi atė farė demokracie, frenat e tė cilės i kishin marrė pėrsėri ēunat rrugaēė tė po atij Blloku komunist. Dhe pėr t’u tallur mė mirė me “popullin punonjės”, atė djalė me vath nė vesh, me kėmishė me lule shumė e me pantallona gagareli, tė cilin sapo e kishte shkėputur nga shoqėria e homove dhe e nudistėve “pėr ta korrektuar”, e bėri ministėr tė Kulturės!!
    Nisėn tė vjedhin sė bashku, me ca “tendera” pėr lyerjen e ministrive nga bojaxhinj gjermanė dhe me ca “fonde tė veēanta” pėr grupe artistėsh tė dėshtuar e qelepirxhinj, qė ftoheshin pėr tė dhėnė “spektakle madhėshtore” nė Tiranė. U morėn edhe me afera tė tjera korruptive, tė cilave u doli era dhe u bėnė objekt i mediave vendore e tė huaja.
    Po kush mund t’u kėrkonte llogari, kur i kishin tė gjitha nė duart e tyre: Drejtėsinė, Policinė, Shėrbimin Informativ; pra, tė gjitha pushtetet: atė legjislativ, ekzekutiv, mediatik e sidomos atė ekonomik? Dhe kjo, pėr dy mandate radhazi!...
    Dikush nga opozita e djathtė fliste e bėrtiste pėr “Hajdutin e Bagdadit”, duke ia numėruar tė gjitha, njė pėr njė. Po atij nuk i bėhej vonė, se e dinte fare mirė qė ai zė,
    ishte dhe do tė mbetej pėrgjithmonė njė “zė nė shkretėtirė”.
    Erdhi njė ditė kur ai djalka me vath nė vesh, nuk pyeti mė as pėr shpėtimtarin e tij. Mbasi u prishėn nė pazaret e pista, ia vodhi edhe partinė e pushtetin dhe e detyroi tė marrė rrugėt e Evropės, siē kishte bėrė vetė dikur. Por, me ca ndryshime. Sepse ustai i tij
    nuk ėshtė njė varfanjak e “pabuks” siē ishte ai, po e ka xhepin plot; dhe nuk merret me meshkuj, por me femra… Ustai Nano dėfren nėpėr buzuqe e kazino tė Greqisė, Francės, Monte Karlos, Austrisė e deri nė Dubai e nė SH.B.A. Madje, “babai i socialistėve”, Dritėro Agolli, thotė se ai frekuenton edhe “qenefet e Vjenės”… Po kėto nuk kanė rėndėsi.
    Ajo qė dihet tanimė, ėshtė se ēiraku ia hodhi ustait: e nxori pėrgjithmonė jashtė lojės
    politike-hajdutore. Prej shumė vitesh ky mban nėn sqetullat e veta Partinė dhe Bashkinė, me tė cilat po bėn kėrdinė. Ai e ka nxjerrė kėsisoj jashtė pėrdorimit edhe atė fjalėn e urtė popullore, qė thotė se “Nuk mbahen dy kunguj nėn njė sqetull”.
    Rruga e tij politike ėshtė e verbėr, kontradiktore e konfuze. Por ajo funksionon dhe ndiqet nga bashkudhėtarėt e mafies sė ndėrtimit, tė cilėt kanė hyrė nė atė parti tė ashtuquajtur “socialiste”, pėr t’u pasuruar nė kurriz tė shoqėrisė shqiptare. Ai flet pėr “politikėn e re” dhe bashkėjeton e vepron me “xhaketat e vjetra”. Propagandon pėr njė qėndrim “pėrtej tė majtės e tė djathtės” dhe mbėshtetet vetėm tek ajo pjesė qė e quan “populli i majtė”. Thėrret “kapeni hajdutin!”, kur hajduti ėshtė vetė ai.
    Pėr abuzimet e tij me lejet e ndėrtimit, pėr vjedhjen e trojeve e -nė pėrgjithėsi- pėr aferat korruptive tė klanit tė tij mafioz, ėshtė folur e shkruar shumė. Dosjet e tij janė tė hapura dhe qytetarėt i njohin e i shohin pėrditė. Por, askush nuk guxon tė veprojė; as vetė qeveria!
    Ē’u bė me milionat e harxhuara mė kot nga ai, tek “bunkeri” i asgjėsuar tanimė, nė hyrje tė Tiranės (tek ish “Zogu i zi”), tė cilin e pat ndėrtuar me kokėn e vet?
    Po me pallatin me shumė kate, tė ngritur mbi nevojtoret publike e mbi ish kinemanė “17 nėntori”, pėr tė cilin u bė zhurmė e madhe dhe u tha se ishte njė “vepėr mafiozėsh”?
    A u kthyen paratė e vjedhura nga lyerja e ministrive, tė cilat u dokumentuan dhe shkresat zyrtare pėrkatėse u bėnė tė njohura pėr publikun e gjerė, nėpėrmjet mediave elektronike e tė shkruara?
    Atė ngrehinėn dhe pikėn e karburantit nė rrugėn e Kavajės (pėrballė Ministrisė sė Punės dhe pranė Ministrisė sė Kulturės), tė ndėrtuar mbi nevojtoret publike, qė ai djali me vath nė vesh ia fali njė mikut tė tij tė zemrės, sikur ta kishte pronėn e babės sė vet, e shohin pėrditė kalimtarėt, zyrtarėt e qeveritarėt; dhe askush nuk bėn zė, a thua se kjo ėshtė diēka normale dhe e lejueshme pėr njė kryebashkiak.
    Pse ra heshtja mbi truallin e “Taivanit” (tok me nevojtoret publike, qė ndodheshin aty), i lakuar si aferė korruptive pėr javė tė tėra, madje edhe nė Parlament?
    Pse u ndal shembja e pallatit prapa hotelit “Tirana” dhe hapja e rrugės, tė cilėn kryebashkiaku ia fali po ashtu, sikur ta kishte pronėn e vet, njė tjetėr miku tė zemrės?
    Nga mosveprimi i qeverisė, ky rrugaē i Bllokut, i cili nė fillim i mbushi brekėt nga njė shashkė, qė plasi pranė pallatit tė tij, tani ėshtė bėrė “trim i madh”. Bėmat e “Hajdutit tė Bagdadit” nuk kanė tė sosur. Ai ėshtė mbiquajtur edhe “Hajduti i haleve”; sepse asgjėsoi e vodhi edhe nevojtoret publike tė kryeqytetit. Nga halli, disa po shkojnė tė shurrojnė prapa Bashkisė sė Tiranės ose nėn urat e Lanės.
    Nė fillim tė karrierės sė tij prej hajduti, ai deshi tė shembte Teatrin Kombėtar, Teatrin e Operas e tė Baletit si dhe disa objekte tė tjera social-kulturore, me vlera historike dhe arkitekturore, pėr tė ngritur nė vend tė tyre pallate me shumė kate, nga tė cilat do tė fuste nė xhepin e vet qindra miliona euro. Vetėm demonstratat disaditore tė artistėve e tė popullit tė Tiranės, i shpėtuan ato pasuri kombėtare nga dora e tij shkatėrrimtare.
    Banorėt e kryeqytetit nuk ka se si ta kenė harruar parullėn, qė ai hodhi aso kohe pėr gjoja “kthimin nė identitet” tė Tiranės. Kjo hipokrizi e tij, po vėrtetohet tani, kur duke keqpėrdorur fuqinė qė i jep pushteti vendor, gjatė kėtyre muajve qė i mbeten si kryebashkiak, po tjetėrson e rrėnon gjithēka qė lė pas. Duke manipuluar me dy projekte tė huaja, pėr gjoja “modernizimin” e Tiranės, ai po zhduk simbolet e kryeqytetit dhe tė
    Shqipėrisė: Sheshin qendror me emrin “Skėnderbej” dhe monumentin e Gjergj Kastriotit! Po i mbulon dhe po i eklipson me disa ndėrtesa tė larta, me ca kulla e piramida pa kurrfarė bukurie, ato monumente tė kulturės tė ruajtura nga shteti, siē janė edhe Sahati me Kullėn e tij dhe Xhamia e vjetėr, mbi tė cilat as njeriu mė i pafe, Enver Hoxha, nuk vuri dorė.
    Ka njė shprehje tė popullit, qė thotė: “Kur i vjen ngordhja qenit, shurron nė xhami”. Tani qė i ka ardhur fundi, ai po bėn veprime tė ēuditshme. Mbyll rrugė funksionale dhe hap rrugė tė paqena e kot mė kot, duke prishur shtėpi autoktone tiranase, si atė tė mjekut tė mirėnjohur popullor, Cen Kazazit.
    Siē dihet, kryeqytetet e Evropės si Roma, Parisi, Praga, etj., i kanė ruajtur sheshet qendrore, tok me ndėrtesat e kohėve tė shkuara, qė simbolizojnė periudha e ngjarje historike, duke ruajtur kėshtu identitetin e vet, atė ēka ėshtė e veēantė pėr njė vend. Nuk lejojnė ngritjen e ndėrtesave tė larta nė qendėr, pėr tė mos i mbuluar dhe eklipsuar monumentet e kulturės kombėtare. Ndėrtimet me stilin bashkėkohor bėhen nė zona tė tjera. Mirėpo nudisti ynė, don tė tregohet mė “modern” edhe se sa vetė evropianėt.
    Shikoni projektet e huaja (belge e franceze), qė ai ka ekspozuar me mburrje tek sheshi, ku po kryhen punimet e Bashkisė! Aty nuk duket fare monumenti Skėnderbeut. Ai ėshtė mbuluar krejtėsisht nga pemė tė mbjella enkas, mbasi ky ka qenė -siē duket- qėllimi kryesor i kėsaj katrahure urbanistike. Kjo ėshtė njė “arritje” e forcave antishqiptare, tė cilat nuk pushojnė sė denigruari dhe pėrbalturi figurat e nderuara e madhore tė kombit tonė, siē janė: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu), Ismail Qemali, Naim Frashėri, Gjergj Fishta, etj..
    Mbi njerėn nga ato tabela, ku paraqitet pamja e ardhshme e qendrės sė kryeqytetit, janė shkruar edhe kėto fjalė: “Ka ardhur koha”. Po cila “kohė”? Ajo e maskarenjve?

  10. #130
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    dhe vet gropat e traktoret do sherbejne si baze furnizimi me gure tulla e tjera mjete qe do perdoren nga falangat e luize spiropaleve.. per te qelluar policet e qytetaret demokrate te tiranes..



    .
    O Brar, po ku t'shkon menja mor burr
    Po s'jan aq te djallzum mor burri i dheut

    Per bes kam pas besim te Edi, po kto koht e funit po demostron se asht NEO-KOM....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •