Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Gjykohet tre zviceran që rrahën shqiptarët

    “Edhe sot e kësaj dite, mandanti im është duke vuajtur nga pasojat”, ka pohuar avokatja Gabriele Schöch, para trupit gjykues për një shtetas maqedonas të hendikepuar dyzetetrevjeçar, i cili u rrah brutalisht nga të rinjtë zviceranë. Në mbrëmjen e vonë të datës 30 qershor të vitit të kaluar, tre nxënësit zviceranë kishin rrahur brutalisht pesë persona. Akuza i ngarkon ata për veprën penale “tentim vrasjeje”. Në të vërtetë, pas përfundimit të shkollimit, ata kishin vendosur që të vazhdojnë shkollimin në Mynih. Para se të kryenin veprën, ata në stacionin hekurudhor kishin blerë alkool dhe marihuanë. Në parkun “Nussbaumpark” ata kanë filluar të godasin tre shtetas maqedonas të papunë, të moshës 43, 55 dhe 64-vjeçare. Pasi që njëri nga ta ishte i hendikepuar dhe i paaftë për vetëmbrojtje, ata kanë goditur në mënyrë të pamëshirshme. Menjëherë pas kësaj, ata arrestohen nga policia, ndërsa testi i gjakut ka dëshmuar se ata kanë pasur prej 0,01 deri 0,89 promilë alkool në gjak. Procesi gjyqësor është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa do të dëshmojnë 34 dëshmitarë. Vendimi pritet të merret më 6 prill.

    lajmpress
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    100 % Shqiptar Maska e ervislive
    Anëtarësuar
    03-12-2007
    Vendndodhja
    Belgium
    Postime
    39
    ej po ç'po behet keshtu ne vend qe ti rrahim ne na godasin ato ne fillim keq shume keq

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •