
Postuar mė parė nga
The Boy
Bismilahi-Rrahmani-Rrahijm: Eshte SHUME e vertete qe Allahu e ka bere LUFTEN e SHENJTE, xhihadin ne rrugen e TIJ, obligim dhe detyre per muslimanet, per besimtaret, atehere kur duhet dhe si duhet, duke iu permbajtur KUSHTEVE dhe RREGULLAVE te SHERIATIT, te cilat i ka vendosur Allahu i Lartesuar ne Kur`an dhe neper HADITHE nepermjet te Derguarit te TIJ, Muhammedit salallahu alejhi ue selam. Eshte e vertete qe ka disa ajete qe tregojne obligueshmerien e xhihadit dhe hadithe po ashtu, askush nuk i mohon keto argumente nga Kur`ani dhe Sunneti, Allahu na ruajt nga MOHIMI i ARGUMENTEVE.
Nga ana tjeter, eshte po ashtu e vertete se, Allahu i Plotfuqishem, Allahu i Gjithpushtetshem, e ka NDALUAR RREPTESISHT PADREJTESINE ndaj kujtdo....qofte padrejtesia me fjale apo me vepra, qofte edhe ndaj nje populli jo-besimtar. ARGUMENT per kete eshte fjala e Allahut ne Kur`an i CILI e thote VETEM TE VERTETEN, na ka urdheruar qe te mbajme DREJTESI, duke thene: "O ju qe keni besuar, te mos ju shtyj juve URREJTJA qe keni ndaj nje populli, e te beni padrejtesi atyre", po ashtu kane ardhur ajete te shumta per kete teme, me shprehje si kjo: thote Allahu ne Kur`an; "Allahu nuk e do prishjen dhe shkaterrimin e rendit ne toke" = pra= Allahu nuk e do fesadin. Argumentet e tilla, jane te shumta dhe te njohura ne Kur`an. ARGUMENT nga HADITHI, eshta transmetuar se i Derguari i Allahut, ka thene ne nje HADITH KUDSIJ..., se....: "Ka thene Allahu i Lartesuar: "O ju roberit e mi, UNE ia kam bere te ndaluar VETES TIME padrejtesine, prandaj mos i beni njeri tjetrit PADREJTESI", ky hadith eshte i gjate dhe vazhdon me tej...
Tjeter gje qe me duhet te theksoj ne lidhje me kete teme eshte fakti se ALLAHU cdo urdher dhe cdo veper te mire qe e ka urdheruar ne SHERIAT, pa tjeter qe e ka bere me KRITERE dhe me KUSHTE... Si per shembull:
- Allahu vertete qe i ka urdheruar njerezit per te falur NAMAZ, mirepo nuk ka namaz pa ABDEST, apo jo? Allahu vertete qe ka urdheruar AGJERIMIN, mirepo agjerimi ka kushtet dhe bazat dhe kriteret e tij, pa te cilat nese nuk plotesohen, agjerimi prishet dhe nuk quhet i rregullt, dhe sigurisht qe nuk pranohet tek Allahu i Lartesuar, apo jo???
Po ashtu dhenia e ZEKATIT, ka kritere dhe kushte dhe standarte qe duhet te plotesohen PARAPRAKISHT, ne menyre nje njeriu te obligohet per kryerjen e ketij riti te detyruar FETAR, dihen kushtet dhe kriteret e zekatit e te agjerimit po ashtu.
-Po ashtu kryerja e SHTYLLES se PESTE te ISLAMIT, qe eshet HAXHI, eshte e vertete qe eshet detyre per cdo musliman qe ka arritur moshen e pjekurise, dhe qe ka mundesi fizike dhe ekonomike, mirepo....lind pyetja....A KA HAXHI RUKNE= shtylla? A ka HAXHI detyrime qe duhet te permbushen ne menyre qe te jete i sakte dhe i pranuar tek Allahu? APO JO ?
-Jo me kot e bera kete hyrje dhe kete parathenie, per te bere disa njerez te kuptojne, te pakten ata qe duan te kuptojne, e te tjeret qe nuk duan te kuptojne, Allahu i udhezofte.
-Po ashtu eshte edhe XHIHADI ne RRUGE te Allahut, ka KRITERE, kushte, RREGULLA, BAZA SHERIATIKE, qe kane ardhur te sqaruara ne Kur`an dhe neper Hadithet e te Derguarit te Allahut salallahu alejjhi ue selam.
-Gjithashtu kane shkruar DIJETARET E SELEFIT libra per xhihadin, per kushtet dhe kriteret , bazat e xhihadit ne Rruge te Allahut, ne menyre qe xhihadi te jete i sakte, i plote dhe i plotesuar, i suksesshem dhe i pranuar tek Allahu i Lartesuar.
-Xhihadi ne Rruge te Allahut nuk behet duke dale ne rruge si RRUGAC....., e duke vrare qafira kush te dali perpara, XHIHADI ne Rruge te Allahut, nuk behet si MI RRUGESH, duke u fshehur neper cepa pallatesh, apo neper rrugica metrosh e DUKE HEDHUR VETEN NE ERE..., duke bere nje gjynah shume te madh, vrasjen e vetes, dhe te tjereve qe jane popull i thjeshte e nuk kane asnje faj.
SIGURISHT qe xhihadi ne rruge te Allahut, nuk behet duke BERE VETE-VRASJE dhe shperthime me bomba, duke e kundershtuar HAPUR SHERIATIN, Allahu e ka ndaluar vrasjen e vet-vetes, dhe vrasjen e te pafaj-shmeve.
Xhihadi ne rruge te Allahut nuk behet as per PARTI, as per "KOMB", as per 'atdhe", as per fame, apo per trimeri, apo per interesa te ngushta partiake, apo biznese te felliqte territoresh, sic bejen nje numer i partive muslimane sot ne boten arabe.
XHIHADI I VERTETE eshte ai qe behet qe FJALA E ALLAHUT TE JETE ME E LARTA....LA-lahe-il-Allah, xhihadi i vertete eshet ai qe te MBROHET FEJA E ALLAHUT, te perhapet TEUHIDI mbi toke te zhduket SHIRKU dhe PASUESIT E TIJ, te dallohet e VERTETA nga e KOTA.
I DERGUARI I ALLAHUT, PROFETI JONE, MUHAMMEDI salallahu alejhi ue selam, gjithmone i porosiste sahabet perpara betejave, qe: "Te mos vrisnin gra, femije, pleq te pa-afte e te shtyre ne moshe, i Derguari i Allahut gjithmone, gjithmone, urdheronte dhe porosiste qe perpara LUFTES ata te kujtonin Allahun dhe te perkujtonin se PERSE po luftonin???
Ai salallahu alejhi ue selam, ndalonte gjithmone sahabet perpara luftes qe te mos digjnin shtepi, te mos prishnin dhe te mos shkaterronin te mbjella, as te mos prishnin KISHA, apo MANASTIRE, subhanAllah= I DERGUARI I MESHIRES , per te gjitha boterat.....cfare burrerie, cfare morali, cfare pjekurie, cfare durimi, cfare vete-permbajtjeje.....
Dhe KETA NJEREZ qe i bejen keto shperthime ne koherat tona, jane femijet dhe niperit dhe ster-niperit dhe pas-ardhesit e KHAUARIXHEVE, ata jane njerez te VRAZHDE si karaktere, ata jane njerez te eger ne ZEMER dhe ne SHPIRT, ata jane njerez qe nuk e njohin MIRESINE, BUTESINE, TOLERANCEN, qe ka ofruar ISLAMI, ata i ngaterrojne argumentet dhe i keq-komentojne ato, i keq-interpretojne ajetet e Kur`anit, ata ishin ata qe vrane sahabet, e kane vrare dhjetra dijetare, khauarixhet jane qente e zjarrit te xhehennemit, sic edhe i ka pershkruar ne HADITH i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selam.
ISLAMI eshte i paster nga keto veprime makabre, nga keto veprime te pa-precedent, ISLAMI eshte i paster nga keto IDE dhe MENDIME ekstremistash, terroristash, te njerezve te ashper, te vrazhde, te eger, qe shajne dhe ofendojen DIJETARET, e ai qe shan dhe ofendon DIJETARET ai eshet i shkaterruar, sepse Allahu ka thene ne Kur`an: 'Nese jeni qe nuk dini, atehere pyesni DIJETARET", GJITHASHTU ka thene: "...dhe nga roberit qe i frikesohen me shume Allahut, jane DIJETARET".
Krijoni Kontakt