Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Te jetojsh si musliman...

    Esselamu aleikum wr wb

    Thash ta hapi kete teme sepse kam vene re se forumi ka me shume tema te natyres copy/paste, nderkohe mungojne tema ku mund ne te shkembehemi mes vehte rreth problemeve dhe sprovave te cilet i hasim gjate perditshmerise sone.

    Besoj se kemi shume per te shkruar, por si per fillim deshta te ju pyes:

    - Sa prej jush kane mundesi ta falin namazin ne shkolle/pune?
    - Jeni diskriminuar shkaku fese ne jeten e perditshme?

    Shkruani experiencat tuaja, zgjidhje, keshilloni njeri-tjetrin dhe diskutoni qete.

    Wes'Selam

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Alejkum selam wr wb.

    Teme mjaft interesante, Allahu te nderofte motrushe

    Ne vendin tim diskriminohen myslimanet praktikant. Si ne shkollim ( sidomos ne shkolla te mesme) ashtu edhe ne pune dhe intervista te punes.

    Pytja me qesharake qe me eshte bere ndonjeher ishte "Nese pranon te mos mbash me mbulese-shami, a do te ishe kthyer ne pune ?!" ironia me e madhe ishte se ajo me njihte aftesite e mia se vec kisha punua me heret aty...

    Por mbulesa vazhdon te jete ende teme tabu tek ne, nderkohe qe ne vendet e civilizuara trajtohet shume normale.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Selam drite dhe flm per hapjen e kesaj teme.Keto jane pyetje qe te shqetesojne.Dhe me ne fund kemi mundesine per ti diskuatuar me njera-tjetren dhe ti behemi njekohesisht ndihmese.Une te pakten pavarsisht rendesise se detyres dhe vendit qe ja, me eshte krijuar lehtesire,sepse e dine qe une agjeroj,qe falem qe nuk pije alkool.Kjo eshte dicka pozitive sepse edhe une edhe ata ndjehemi komod.Por di qe shume e kane problem kete gje nga qekane frike mos i largojne nga puna apo i shohin shtrember.Probleme ka plot.Une do sugjeroja qe te gjithe muslimanet qe kane keto probleme te na shkruajne sepse ne kete menyre do e ndihmojm shume njeri-tjetrin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Esselamu Alejkum
    Alalhu ta shperblefte moter per hapjen e kesaj teme
    Eshte me te vertet shume aktuale dhe pothuajse na prek te gjitheve,pavarsisht se dike me pak e dike me shume.
    Un ketu ku jetoj eshte shtet katolik keshtu qe musliman pervec te huajve nuk sheh
    Duke anashkaluar faktin qe veshtersite ekzistojne duke u nisur qe nga ajo qe je i huaj dhe te shohin ndryshe.
    Un personalisht jam perpjekur te gjej gjithmon pun te pjeseshme meqe nderkohe dhe studioj ,dhe me oraret e namazit nuk e kam pasur shume problem.
    Por veshtersia e gjetjes se nje pune ekziston kur i thua qe ne fillim qe je musliman dhe qe ke namazin per te falur.Veshtire se mund te gjesh ate punedhenes qe pranon kete fakt,se max. mundte fshihet mbas asaj qe ti nuk do i kushtosh punes kohen e duhur(edhe pse namazi nuk zgjat me ore te tera)
    Pastaj te jesh me mbulese eshte nje ceshtje komplet tjeter,un besoj se ketu ku jam nuk ka mundesi pune per ate qe eshte me mbulese,nuk e pranojne kurrsesi qe ti ne istituzionin e tyre te punosh e mbuluar.
    Nuk e di ndoshta motrat kane pervoje dhe mund te shtojne dicka per kete ceshtje,se un e shoh paksa te pamundur,gjithmon flas per italine

    Esselamu Alejkum,Allahu i ruajt te gjith muslimanet

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Eshte e vertete qe femrat me shami e kane me te veshtire sepse une kam shoqe qe kane mbaruar shkolla ,mastera por problemi eshte qe te pakten ne tirane duhet ti bejme me shume jehone.Qe kejo femra nuk kane mbuluar trurin po koken.Qe jane te afta ne cdo fushe.Per kete duhet nje ndihme e madhe nga komuniteti.Menyra si e prezantojme veten se kjo eshte nje faktor i rendesishem.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Citim Postuar mė parė nga ruela Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe femrat me shami e kane me te veshtire sepse une kam shoqe qe kane mbaruar shkolla ,mastera por problemi eshte qe te pakten ne tirane duhet ti bejme me shume jehone.Qe kejo femra nuk kane mbuluar trurin po koken.Qe jane te afta ne cdo fushe.Per kete duhet nje ndihme e madhe nga komuniteti.Menyra si e prezantojme veten se kjo eshte nje faktor i rendesishem.
    Esselamu Alejkum moter
    Nuk e di ndoshta mund ta kem dhe gabim por nuk mendoj se problemi qendron qe duhet te behet jehone per te treguar qe femra muslimane eshte e afte.Se perderisa ka bere univeristet ,ka master etj e etj ,dmth qe rezultatet flasin vet!

    Por problemi qendron se ne istituzione qofte ato shteterore ose private preferohet me shume te merren femra qe jane me shume te zhveshura se te veshura edhe pse mund mos te kene nje kualifikim te larte!

    Mendoj se ceshtja qendron ne mospranimin e pasjes ne pune te femrave te mbuluara,pra tek veshja mendoj se qendron problemi kryesor....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Ska lidhje fare kjo.Sepse nuk qendron problemi qe i duan te zhveshura.Fakti sepse kane frike sepse eshte prezantuar nje islam tjeter ketu.Veshja ska lidhje fare.Sps kjo eshte nje teme qe e kam diskutuar me shume persona te instiucioneve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Ndoshta moter mund te jet dhe ashtu sic thoni ju.
    Vecse me duket pak absurde se punedhenesi as nuk ja ka iden e islamit,pastaj nuk e kuptoj se clidhje mund te ket nqs ne pune e zejme eshte nje muslimane e veshur e cila i perket nje x sekti .Nuk e kuptoj clidhje mund te ket me punen

    Po ti bej keto pyetje se me te vertet nuk po arrij te kuptoj llogjiken qe ndiqet?
    Pastaj pse cfare islami po paraqitet ne shqiperi?

    Esselamu Alejkum

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anėtarėsuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33
    Esalamun Alejkum vllezer dhe motra musliman,pytje me vend,un per vete jam ne mergim dhe e punsuar,ku punoj un se esht e mundur te vendosh shamin e as te falesh namazin ne koh te vet.Prandaj namazin e drekes dhe at te ikindis e fali kaza kur kthena nga puna. Lus zotin te me fal,

  10. #10
    Aleikumu selam motra

    Cudi, asnje vella kendej i cili ka halle? lol


    Burbuqe, me vjen sinqerisht keq per experiencat tua. Allahu ta lehtesofte dhe inshaAllah ne te ardhmen ke sukses te punesohesh ne profesionin tend. Une jetoj ne perendim dhe ketu liria e besimit eshte e garantuar me kushtetute. Ne shkolle lejohen vajzat me shami dhe i ke qe nga shkolla fillore e me larte. Madje ke edhe pedagoge te mbuluara nderkohe ne Kosove i perjashtojne nga puna.

    Natyrisht se ka edhe ketu diskriminime por muslimanet ketu kane mundesi ti denoncojne rastet. Tani kur aplikon per pune eshte paksa rende ta permendish se cfar "kerkesash" ke si punemarres, dmth ti thuash se 5x ne dite don te kryejsh obligimin e faljes. Kjo shume shpejte keqkuptohet sepse punedhenesi mungesen tende nga vendi i punes e shikon me sy kritik dhe natyrisht shpesh refuzohen muslimanet, por asnjehere nuk permenden arsye fetare sepse vaj halli per ata, i hedhish pa problem ne gjyq.

    Refuzimet si zakonisht i paketojne me fjalet:"Jeni teper te qualifikuar per kete pune!" lol "Nuk pershtateni profilit qe kerkojme ne!" etj etj Me nje fjale jane shume te kulturuar kur ta japin shkelmin

    Une kur fillova punen nuk permenda asgje ne drejtori sepse qe ne fillim drejtoresha me tha se per dite te lira dhe pushimet mbrenda orarit te punes duhet te konsulltohem me koleget. Kam pas fat se kisha disa kolege shume te mira te cilet kishin mirekuptim kur terhiqesha per disa minuta te falem. Disa tjere ishin paragjykues dhe natyrisht kam ngrene edhe fjale, megjithate une ua ktheja pergjegjen se perderisa une kam mirekuptim kur ata cdo ore zhduken per 10 minuta te ju bejne hyzmet mushkerive me nikotin, le te kene edhe ata mirekuptim kur do te terhiqem ti bej une shpirtit tim hyzmet. Me kalimin e kohes e kane vene re se une punen e kryej me pergjegjesi te plote, keshtu qe edhe ata qe ishin paragjykues filluan te ndryshojne mendje. Por duhet ta pranoj se ka pas raste qe nuk e kam fal ne kohe por e kam fal kaza, Allahu ma falte.

    Nuk kam kohe te shkruaj me gjate megjithate inshaAllah shkruajme edhe ne te ardhmen ne kete teme. Mendoj se mund te perfitojme shume nga kjo tema, jo vetem ne, po edhe jomuslimanet. Le te lexojne edhe ata se edhe ne duami shkollim, punesim, te jemi produktive ne nje shoqeri dinamike etj, por shpesh jane te tjeret te cilet na i kufizojne mundesite dhe na vendojne perpara te zgjedhim mes besimit dhe shkollimit/profesionit. Mendoj se me vullnet te mire dhe kompromise mund te gjenden rrugezgjidhje per shume probleme qe hasim gjate jetes perditshme.

    Ne vijim thash e postoj edhe kete artikull, se di a ju kujtohet rasti. Ketu ne Universitet ka nje dhome apostafat per muslimanet ku mund te falen. Nderkohe ne Shqiperi...lexoni me poshte. Artikulli natyrisht eshte shkruar qe ne shikim te pare te mendojsh se nxenesit dhe drejtori lene pas dore detyrat e tyre, gje qe nuk eshte e vertete.

    Wes'Selam

    ******

    Skandali, drejtori i shkollės lė mėsimin dhe falet nė xhami

    Drejtuesi i gjimnazit "Myslym Keta", Sadik Shima, pohon se nė kėtė shkollė ka nxėnės qė lėnė mėsimin fshehurazi pėr lutjet fetare

    Drejtori i gjimnazit publik "Myslym Keta" nė Kombinat tė Tiranės, lė mėsimin pėr t‘u falur nė xhami.

    Ēdo ditė, nė orėn 12.00, drejtori i kėsaj shkolle, Sadik Shima, del nga mesimi dhe futet nė xhaminė qė ndodhet atje pranė, ku falet dhe mė pas kthehet nė shkollė e vazhdon mėsimin e lėnė pėrgjysmė.

    Kėtė fakt e denoncoi nė "Fiks Fare" prindi i njė nxėnėsi tė kėsaj shkolle. Sipas kėtij prindi, drejtori Sadik Shima ėshtė besimtar mysliman, propagandon nė shkollė islamizmin dhe i dėrgon nxėnėsit nė xhami. Ndėrkohė qė gjimnazi "Myslym Keta" ėshtė njė shkollė publike laike. Nė shkollat publike nė Shqipėri ėshtė e ndaluar propaganda fetare.

    Pėr tė vėrtetuar ankesėn e prindit, gazetarėt e "Fiksit" qėndruan njė ditė me kamera pėrpara gjimnazit "Myslym Keta" nė Kombinat. Sapo u afrua orari i faljes, drejtori Shima doli nga dera e shkollės dhe shkoi nė xhami.

    Njė ditė tjetėr, gazetarėt e takuan vetė drejtorin e shkollės, duke u prezantuar si tė afėrmit e njė nxėnėseje, e cila kėrkonte tė regjistrohej nė kėtė gjimnaz, pasi i duhej leje pėr t‘u falur gjatė orarit tė mėsimit.

    Sapo drejtori Shima mori vesh qė bėhej fjalė pėr njė nxėnėse besimtare, pranoi. Por me njė kusht, qė ajo nuk duhet tė ishte e mbuluar. Pėr sa u pėrket vakteve tė faljes, drejtori doli garant se atė nxėnėse nuk do ta pengojė njeri, qoftė edhe gjatė orės sė mėsimit. "Unė falem vetė. Tani nė xhami isha", tregon drejtori Shima. Madje i tregon edhe se si mund tė falet fshehurazi nė shkollė, sė bashkume shoqe tė tjera.

    Duke marrė pėrsipėr qė tė rregullojė gjithēka, drejtori entuziast pranon qė kjo nxėnėse tė regjistrohet nė gjimnazin qė ai drejton, madje ta fusė nė njė klasė ku ėshtė njė tjetėr nxėnėse qė falet.



    Fiksi- Nė fakt unė kam time motėr qė dua ta sjell nė shkollė kėtu.

    Drejtori - Ku e ke shtėpinė ti, nė ē‘vend?

    Fiksi - Nė Durrės, por kemi ardhur kėtu nė Kombinat. Kemi marrė njė shtėpi.

    Drejtori - Nė ēfarė viti ėshtė ajo?

    Fiksi - Nė vit tė dytė. Vetėm se kam njė problem profesor. Ime motėr ėshtė e mbuluar.

    Drejtori - Aaa, po s‘lejohet.

    Fiksi - Nuk lejohet ėėė?

    Drejtori - Unė jam vetė mysliman, por pak me zor se ėshtė e vėshtirė shumė.

    Drejtori - Si e mban atė, apo e kanė pėrjashtuar?

    Fiksi - Jo, nuk e kanė pėrjashtuar, se e njoh drejtorin.

    Drejtori - Unė jam vetė mysliman, por nuk di ēfarė tė tė them, kam pas probleme.

    Fiksi - Unė desha tė di qė nė orėn 12.00 ajo do tė dalė, tė falet patjetėr.

    Drejtori - Le ta gjejė vetė vendin. Unė shkoj vetė, tani nė xhami isha. Ku t‘i gjejmė kėto, po mė hap shumė probleme. Dėgjo! E di pse e kam problem unė? Sepse thonė pastaj qė ky...

    Drejtori - Ti mė fut nė njė siklet mua. Ti je besimtare vetė?

    Fiksi - Besimtare, agjinoj po, po.

    Drejtori - Ti mė fut nė gjynah mua, se unė jam vetė qė fal pesė vakte.

    Fiksi - Atė problem kam se duhet patjetėr qė ajo tė ikė nė njė shkollė, qė tė ikė nė orėn 12.00 e tė falet.

    Drejtori - Se kam hallin e asaj shamisė, pa ia gjej unė mundėsinė asaj, sipas rasteve, kuptohet, po nuk ėshtė e thėnė qė tė shkoj nė xhami patjetėr, le tė falet kėtu nė shkollė.

    Fiksi - Mund tė falet kėtu nė shkollė?

    Drejtori - Fshehtas me shoqet e veta, ngaqė do me u fal.

    Fiksi - Po, po.

    Drejtori - E pra me shami kam frikė se po tė mos jem unė ky qė jam, dal hapur e do thonė filloi ta bėjė dhe kėtė ēerdhe islamikėsh ky, se kam pasur njė herė probleme me mjekrėn.

    Fiksi - Tė kuptoj.

    Drejtori - Unė tė flas hapur fare se ku t‘i gjej kėto, pėr mua direkt. Unė shyqyr qė e gjeta, aq nė siklet mė ke fut.

    Fiksi - Tė lutem mė ndihmo se dua ta ēoj nė njė shkollė patjetėr minimalisht tė falet.

    Drejtori - Unė e kam obligim.

    Fiksi - Tė kuptoj dhe faleminderit!

    Drejtori - Unė e kam obligim, qenka e vogėl qė ta kisha marrė pėr ēunin tim.

    Drejtori - Pėr Zotin po! Se nuk po gjej dot nuse pėr ēunin, se ēuni fal pesė vaktet, e kam 30 vjeē. U ēa shansi!

    Fiksi - Pse nuk ėshtė asnjėra me shami?

    Drejtori - Jo.

    Fiksi - Po vajza qė falen ka? Qė tė ketė ndonjė shoqe qė tė falet.

    Drejtori - Ėshtė njėra nė vit tė dytė, ka qenė nė Medrese.

    Fiksi - Atje ka qenė dhe ime motėr, te Medreseja nė Durrės nė vit tė parė.

    Drejtori - Dhe ajo nė vit tė parė ka qenė, nė vit tė dytė ka ardhur kėtu, tani ėshtė nė vit tė tretė.


    Drejtori - (flet me rojen) Mirė, qenka besimtare, falka pesė vakte.

    Fiksi - Jo, jo desha tė rezervoja njė takim.

    Drejtori - Dėgjo! Unė do tė ndihmoj maksimalisht, do ta ēoj te klasa e asaj gocės dhe ajo ka babėn e vet me mjekėr, d.m.th. me gjet mundėsinė me e ēu tek ajo klasa. Ishallah s‘ka shumė nxėnės!

    Fiksi - Shumė faleminderit!

    Drejtori - Pastaj pėr sallat, e gjen vendin vetė ajo.

    Fiksi - Tė jam mirėnjohėse.

    Drejtori - T‘i falesh vetė, apo jo?


    Fiksi - Falem ndonjėherė, pasi jam shumė e angazhuar.

    Drejtori - Si mė thua faleminderit? Se unė tė arrij t‘i bėj tė gjithė kėshtu se bėj sevap te Zoti im. Unė ē‘tė bėj qė s‘e marr dot tė mbuluar, se s‘kam ē‘bėj. S‘kam asnjė, ajo goca rri me tė gjata.

    Fiksi - Me tė gjata rri dhe ime motėr.

    Drejtori - Ku ta gjesh ashtu! Unė i marr pėr shembull. Shikoni sa bukur ėshtė, kjo e zbukuron, veshja.

    Fiksi - Do vij t‘ju takoj sėrish.

    Drejtori - Selam Alekum!

    Fiksi - Selam Alekum!

    Drejtori - Do siglosh te Drejtoria Arsimore nė Durrės dėftesėn dhe do ta ēosh te Drejtoria e Tiranės.

    Fiksi - Selam Aleku!

    Drejtori - Alekum Selam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 17-05-2009 mė 17:30

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Per hir te Allahut lexo kete o musliman (Perqarja)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 14:58
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •