Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    T I R A N A O B S E R V E R

    Qeveria Punon. Po si?

    Është shumë interesante të klikosh në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Unë e bëj shpesh, sepse vetëm aty e gjej të plotë larminë e çështjeve, diskutimeve dhe vendimeve të marra.

    Aty, sepse media sjell interpretime dhe lajme dite, që pak kanë të bëjnë me interesin e drejtpërdrejtë që mund të kenë njerëzit ndaj aktivitetit të të zgjedhurve të tyre. (të zgjedhurit e të zgjedhurve). Kurse faqja zyrtare e qeverisë është plot me të vërteta, që brenda tyre kanë xhevahire. Raportimi i mbledhjes së fundit bërë në kryeministri tregon për një propozim projekt-ligji për të ratifikuar marrëveshjen e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të financuar projektin për rrugët rajonale dhe ato lokale. M’u duk ogur i mirë, se pas vrullit elektoral, bashkë me ndërtimin e rrugëve, ra edhe mirëmbajtja e tyre.

    Herën e fundit që udhëtova për në Jug, në rrugën Fier-Vlorë makina vetëm që s’kishte gojë të më thoshte “Do të të shtrembëroj edhe unë ty po të lashë në baltë në ndonjë nga këto gropat si kamare që po më detyron të përshkoj”. Asnjë mundësi devijimi nuk ka ajo rrugë. Copë-copë është bërë. Po asnjë kacidhe nuk ka në dispozicion qeveria për ta rregulluar këtë vit. Kështu që udhëtarët e pushuesit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, me brinjët e me makinat para se të nisen për në Vlorë këtë verë. Ama projektligji qenkej për rrugët rajonale dhe lokale. Fier-Vlorë, hic!

    Vendimi numër 2 i qeverisë sime në raportimin e marrë në shqyrtim: Projektligj për ratifikimin e protokollit të pestë shtesë të marrëveshjes “Për forcën shumëkombëshe të paqes në Europën Juglindore”. Në rregull, vetëm pse shtesa numër pesë? Interpretimi i vetëm që më sjell ndër mend ky vendim është planifikimi i keq i marrëveshjes, që nuk ka marrë parasysh zgjatje të tilla. Po për planifikim nuk është se shquhemi si racë, kështu që po mbyllim një sy.

    Vendimi numër 3: Kalimi i një sipërfaqeje, pronë shtetërore, në fondin e kompensimit fizik dhe vënien e saj në dispozicion të Agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave. Pikë. Sipërfaqja është 27.070 metra katrorë, me zë kadastral “shesh” qenka pronë shtetërore dhe kalon në fondin e kompensimit fizik të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, që ta përdorë atë për kompensimin e pronarëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

    Ku është kjo tokë, nuk e dimë. As kush do e marrë. Por thjesht miratimi i këtij vendimi ngacmon serish çështjen shumë delikate të pronës. Një grup investitorësh anglezë po thonin po në këtë ditë vendimi se iu vinte keq që u detyruan të tërhiqen nga disa iniciativa investimi nëpër Shqipëri për ndërtime kompleksesh (sipas mënyrës së tyre të strukturuar, e jo në garë vertikalisht për kate, gjeografikisht për forma e ylberisht për ngjyra pallatesh). Tërheqja u bë pikërisht për shkak të problemeve me pronësinë e tokës. As i ri, as i papritur ky lajm.

    Fatkeqësia qëndron në faktin që mbajtja e çështjes së pronave në hije, në zallamahi e në ç’ligjësi, do t’i mbajë akoma edhe shumë kohë larg investitorët e huaj; do zgjasë kaosin e tjetërsisë, pasurimit në kurriz të tjetrit dhe shfrytëzimit të pasurisë së tij; do të lerë në vend numëro çështjen ndaj së cilës shteti shqiptar ka më shumë padi pezull në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, dhe do të lumturoja çdo Maliq që ka sot ligjin në dorë, duke e bërë pronar me vendime që merren me vrap, e nuk merren vesh kurrë.

    Vendimi katër: Miratim në parim të marrëveshjes ndryshuese të granitit “GEF” me IBRD (Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim”, për rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit “Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve”. Bukur fort. Rishpërndarje fondesh. Edhe këtu qenka bërë planifikimi gabim. Po si do të rishpërndahen? Me siguri do heqin ndonjë copë të mirë fondi nga shpenzimet për stafin, ekspertët dhe kostot operacionale për t’ia kaluar mundësimit real të menaxhimit të integruar të ujërave dhe ekosistemeve.

    Pra, rishpërndarja do përdoret për ndonjë aktivitet që ka për të lënë gjurmë konkrete. Me siguri. Patjetër, se vetëm për konkretizimet iu dhemb koka të gjithëve, deri sa i çojnë kërkesat për rishpërndarje fondesh deri në kryeministri.
    Më tej ka vendime për projektet e linjës unazore 110 KV për përmirësimin dhe eficencën në fushën e energjisë dhe linjën 400 KV Shqipëri-Kosovë.

    Ka edhe miratimin e përbërjes së komitetit kombëtar të trashëgimisë kulturore shpirtërore, e jo vetëm kaq, por edhe përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të tij. Kjo e dyta madje është edhe më e rëndësishmja, se jetojmë në shekullin e pragmatizmit.

    Në po të njëjtën ditë media nuk arriti të qëndrojë indiferente ndaj entuziazmit kryeministror për të rigjallëruar teatrin e humorit dhe të satirës (jo të atij ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. As të asaj ndërtesës me 140 njerëz që gjoja-zihen çdo të enjte).

    Lajmi më interesant ishte “urdhri” për të ngritur shpejt e shpejt e të bëhet gati për vitin tjetër Universiteti i Administratës Publike. Mundësisht t’i hapë dyert që në Shtatorin që vjen. Kurrikulat, programet, kriteret, profesorati, lajmërimet, të gjitha bëhen brenda ditës.

    Po cila administratë do studiojë aty? Ajo që ikën, që vjen, që riciklohet? Nuk funksionoi tamam qendra e trajnimit pranë Departamentit të Administratës Publike. Sigurisht, nuk ka se si. Asgjë nuk funksionon në Administratën Publike.Do e besoja këtë që sapo thashë. Po dorëzimi i pyetësorit, ndërrimet e shpeshta, lajmet në faqen e qeverisë e shumë lëvizje të tjera më bëjnë të besoj se realisht, si qeveria, ashtu edhe administrata, punojnë. Se si, çfarë dhe ç’cilësi, nuk ka kohë apo interes kush që ta dijë. Ama puna bëhet. Dhe efektet apo pasojat e saj do i shohim vetëm disa vjet më pas.

    Deri atëherë, media do raportojë ç’të ofrojë qeveria. Ama veprimtaria e saj jo vetëm mes rreshtave, po edhe hapur fare, e zezë mbi të bardhë, është tërësisht e dukshme në faqen e qeverisë. Kush ka sy, le të lexojë – nënkupton strategjia e saj.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117

    Post Sheshi Skenderbej - Ministria kunder Bashkise

    Sheshi "Skenderbej", triptiku i pse-ve te gabimit dhe antiligjit

    Gentian Kaprata, Drejtor i Pergjithshem i Politikave ne Ndertim dhe Strehim, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit

    Gazeta Koha Jone, 27 korrik 2010: http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56042

    Sheshi "Skenderbej" eshte territori me i rendesishem i cdo shqiptari. Cdonjeri prej tyre ka nje histori personale te zhvilluar ne kete shesh. Per cdo shqiptar, ai ka nje vlere qe nuk lokalizohet dot ne nje territor tjeter. Edhe sot, megjithese popullsia e Tiranes eshte disafishuar, per pjesen me te madhe te tyre sheshi nenkupton qendren e saj. Sa here ne komunikim i referohemi Tiranes menjehere na paraqitet imazhi i sheshit "Skenderbej" dhe sa here permendim sheshin menjehere na kujtohet Tirana. Vitet e fundit, per te jane hartuar disa studime urbanistike te cilat kulmojne me studimet qe ne gjuhen e perditshme njihen si "Plani Francez" dhe "Plani Belg". "Plani Francez" eshte studimi i Zones Qendrore te Tiranes dhe eshte hartuar nga nje studio franceze. Ky studim eshte miratuar me vendim te KRRTRSH-se ne vitin 2004 dhe ka vlere ekzekutive. "Plani Belg" eshte hartuar nga studioja belge 51N4E, perzgjedhur nepermjet nje konkursi nderkombetar. Ky studim pjesor ka te beje me detajimin per nje pjese te territorit te trajtuar nga "Plani Francez", i sheshit "Skenderbej", dhe ne kete kuptim se paku, nuk duhet te ishte kontradiktor me te. "Plani Belg" ne teresine e tij permban dhe paraqet probleme shumedimensionale, por me te vecuarat do te ishin ne dy drejtimet kryesore; kendveshtrimi artistik (simbolika e sheshit) dhe kendveshtrimi utilitar (funksioni i sheshit). Ne kete kontekst, theksoj se, punimet ne shesh jane te gabuara dhe antiligjore; per sa i perket funksionit te ndryshuar; simbolikes se munguar; legjitimitetit te paqene dhe kompetencave te anashkaluara.

    "UNAZA E VOGEL" DHE MISIONI I SAJ I PAMUNDUR
    Plani belg rivlereson kthimin e tij ne nje shesh kembesor/pedonal. Nuk ka me bukur, ne kendveshtrimin e nje profesionisti te urbanistikes, sesa te krijosh hapesira shoqerore te ketij formati per qytetaret e tu. Por, nje zgjidhje artistike duhet te shoqerohet patjeter nga racionaliteti i zgjidhjes teknike te problemeve qe e shoqerojne ate. Ndryshimet e funksionit te disa objekteve te sheshit "Skenderbej" nga studimi i miratuar "Plani Francez", te studimi i pamiratuar por ne ndertim "Plani Belg"do t'i humbnin funksionin gjithe sheshit "Skenderbej". Ne konceptin e studimit urbanistik "Plani Francez" sheshi "Skenderbej" kishte funksionin e mbledhjes se nje pjese te konsiderueshme te qytetareve te Tiranes, te cilet do te gjenin mundesine e ushtrimit te shume aktiviteteve sociale ne disa godina te uleta me destinacion sherbimin. Ne "Planin Belg" ky koncept degjeneron ne ndertimin e nje kulle shume te larte me funksion te papercaktuar perfundimisht dhe qe le shume per te dyshuar. Ndryshimet ne planvendosje, planimetri e altimetri te ketyre objekteve nga studimi i miratuar "Plani Francez" te studimi i pamiratuar "Plani Belg" do ti shkaterronin konceptin vizual te gjithe sheshit "Skenderbej". Probleme te medha do te sillte ndryshimi i destinacionit, funksionit, te ketyre objekteve. Ne nje rast te tille, qytetaret nuk do gjenin me arsye racionale per ta frekuentuar kete shesh. Plani Belg, nuk jep asnje zgjidhje per zhvendosjen e trafikut te motorizuar qe ky shesh perballon sot. Edhe vete autoret e pranojne kete fakt duke theksuar qe kjo problematike nuk ka qene nje kerkese e shtruar per zgjidhje, drejtuar ketij studimi. Duhet nenvizuar ne kete pike se, ky trafik do te disafishohet ne zhvillimet e se ardhmes. Bashkia Tirane duket se i ka mbeshtetur pritshmerine e saj per zgjidhjen e ketij problemi shume te madh te unaza e vogel, por theksoj se kjo unaze nuk ofron as minimumin e mundesise per ta perballuar kete trafik sot. Po ne te ardhmen?! Kerkesa te reja i shtron e ardhmja kesaj unaze dhe qe te jete efektive duhet qe ky zhvillim me se paku te marri parasysh tre variabla kryesore: Se pari, kjo unaze duhet te arrije te absorboje brenda vetes, trafikun qe perballon tani. Ne pjesen e saj me te madhe Unaza e Vogel eshte ndertuar dhe sot perballon nje trafik aq te madh sa mjetet levizin 5-8 km/ore. Me duhet te kujtoj qe sheshi si element qendror i Ansamblit te Ministrive ku ben pjese edhe godina e Bashkise Tirane duhet t'i pergjigjet kerkesave maksimale per trafik automobilistik te qytetareve, jo vetem te Tiranes, por te gjithe Shqiperise. Keta edhe sot pas 10 vjetesh nuk arrijne te gjejne ne kryeqytetin e tyre nje vend parkim te vetem publik, ku si qytetar normal te nje vendi normal te parkojne automjetet dhe pastaj t'u drejtohen puneve per te cilat kane ardhur ne Kryeqytet. Para disa ditesh ishte nje shembull shume i mire, jo per here te pare dhe jam i sigurt as per te fundit, kur Kryetari i Bashkise Tirane i vertetoi taksapaguesve se projekti i tij personal do t'jua veshtiresonte menyren e jeteses deri ne neveri. 55 minuta ju deshen perdoruesve te automjeteve vetem per te pershkuar 400 metra distance te sheshit"Skenderbej". Dhe, kjo vetem per bllokimin e nje pjeseze te levizjes ne shesh. Me lejoni te bej nje pyetje retorike, cfare do te ndodhe kur te bllokohet gjithe sheshi?! Kthimi i sheshit "Skenderbej" ne funksion te paster pedonal si zhvillim logjik ka shkarkimin e te gjithe trafikut qe ai perballon, ne kete unaze. Dhe kjo eshte variabla e pare, per kete duhet menduar se pari. Se dyti, ne perspektiven afat shkurter, sheshin do ta rrethojne disa godina 22-kateshe polifunksionale, nje pjese e te cilave jane ne ndertim dhe pjesa tjeter do te ndertohet brenda 2-3 vjetesh. Ne kete rast, kemi te bejme me ndertesa disa dhjetera mijera metrash katrore, ku do te zhvillojne aktivitetin e tyre te perhershem dhe te perkohshem disa mijera njerez e drejtuese automjetesh. Jemi duke folur per ndertesa ku kryhen aktivitete shume te medha te biznesit, qendra tregtare e sherbimi, te cilat e bazojne punen e tyre te elementi njeri dhe te zhvendosja e tyre e shpeshte nga godina per ne cdo cep te Tiranes dhe anasjelltas. Aksesin e pare me qytetin keta qytetare do ta kene nepermjet kesaj unaze. Ju lutem mendoni vetem impaktin e ores pik te ketij vershimi, me falni per makthin qe ju krijova. Me vjen keq, por me duhet t'ju them edhe nje fakt tjeter, ora pik e kesaj zhvendosje ne kete rast do te jete e shtrire gjate gjithe dites sepse keto aktivitete keshtu funksionojne. Se treti, ne kete unaze ku administrata lokale ka varur shpresat e medha per te perballuar trafikun e mjeteve te motorizuar perplasen dhe shkarkojne mjete tete nga rruget dhe bulevardet me te medha te Kryeqytetit tone, te cilat jane: Rruga e "Durresit", rruga e "Kavajes", rruga "Myslym Shyri", bulevardi "Deshmoret e Kombit", rruga e "Elbasanit", rruga nga sheshi "Avni Rustemi", rruga e "Dibres" dhe bulevardi "Zogu i Pare" dhe te perkthyera ne fjalorin e trafikut te mjeteve te motorizuara, do te ishte dhjetera mije automjete per t'u thithur e shperndare nga kjo unaze. Keto kerkesa qe me lart parashtrova, jane vetem kerkesat me minimale ndaj kesaj unaze, kerkesat e sotme, por ne duhet te mendojme per te ardhmen per perspektiven se paku 50-vjecare. Na duhet te mendojme per femijet dhe niperit tane, se paku si Administrata e Mbretit Zogu i Pare mendoi per prinderit tane dhe per ne dhe na dhuruan Kompleksin Ministror, zhvillimet e qendrueshme e afatgjata te Bulevardit qe pershkon qytetin, rrugen e Kavajes dhe ate te Durresit. Sjell ne dijenine tuaj, planin e pergjithshem rregullues te vitin 1942 te Tiranes, i cili u hartua nga Zyra Qendrore e Ndertimit dhe Urbanistikes. Ky plan, parashikonte zhvillimin e Tiranes deri ne vitin 2000, per nje popullsi 130 mije banoresh. Keto jane argumentet e mia, ato mbeshtesin me force hipotezen time sipas te ciles punimet ne sheshin "Skenderbej", jane ne mosperputhje te plote me interesat e qytetareve te Tiranes. Ky projekt ka nje kosto, dhe koston e tij do ta paguajme ne, taksapaguesit e Tiranes dhe rrogepaguesit e zotit Rama. Ne fakt, fatura financiare do te jete me e vogla, fatura me e madhe do te jete ajo e prishjes se imazhit te Tiranes, e depersonalizimit te cdo qytetari, drejtues mjetesh, apo jo.

    SHESHI "SKENDERBEJ" SIMBOLIKA E HISTORISE SE METROPOLIT SHQIPTAR NGA FILLESA NE MODERNIZEM
    Sheshi "Skenderbej" i vetmi shesh i Kryeqytetit, ka luajtur qe nga fillesa deri tani nje rol shume te rendesishem ne faktoret qytetformues te Tiranes. Simbolikisht edhe ndryshimet e regjimeve jane realizuar ne kete shesh. Ne nje objekt te ketij sheshi, eshte mbledhur Parlamenti i pare i Shqiperise, ne te cilin eshte ndertuar, per se pari, koncepti demokratik i perfaqesimit dhe kuvendimit. Ne kete shesh, ra simbolikisht diktatori e diktatura dhe u shpreh per here te pare e ne vazhdim vokacioni demokratik i shqiptareve. Sheshi "Skenderbej", ne konceptin teorik urbanistik por edhe aplikativ, eshte nje shesh historik. Cdo shqiptar por edhe cdo vizitor i huaj mund te lexoje me lehtesi historine e Tiranes, vetem duke shpenzuar pak minuta ne te. Le te bejme nje udhetim imagjinar. Nese vendoseni te shatervani me drejtim nga Korpusi Qendror, perballe jush ngrihet statuja e heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili 500 vjet me pare shpalli me gjak vokacionin perendimor te kombit tone. Ne te majten tuaj, do te shfaqet "Xhamia e Etem Beut". Ajo materializon, se bashku me kullen e sahatit, periudhen otomane qe perjetoi Tirana gjate gjysmes se dyte te mijevjecarit te kaluar. Vetem pak metra me tutje, ne kete drejtim gjendet Kalaja e Tiranes, e cila perben qendren e nje vendbanimi te emertuar me nje variacion emrash qe ne shekujt e pare te eres sone: Tirkan (shek IV e.s ); Tergiana (1297) dhe ne formen e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Emertimi i saj, me i vjetri, akoma nuk eshte saktesuar plotesisht por kalaja eshte nje nga deshmite me te lashta te ekzistences se Tiranes. Ne ndertesat brenda Kalase, kane banuar pjesetare te familjeve sunduese te qytetit, dhe per kete arsye ato konsiderohen edhe si godina te administrates se pare lokale. Perballe jush me nje shtrirje gjatesore drejt jugut te qytetit, formohet "Kompleksi Ministror" qe ne pikepamjen arkitektonike dhe urbanistike, eshte projektuar ne frymen e rrymes se Neoklasicizmit. Nga pikepamja historike, ky kompleks, ku ben pjese edhe godina e Bankes se Shqiperise, simbolizon periudhen e parapushtimit fashist te Shqiperise. Kjo eshte simbolika e historise se Tiranes, materializuar ne objektet qe kornizojne sheshin, para pushtimit komunist te vitit 1944. Si i prere me thike, me nje simbolike te mundshme jo per t'u injoruar, sheshi "Skenderbej" ndahet nga aksi qe formon rruga e "Kavajes"- rruga "Ludovik Shkllaku". Ketu nis e materializohet historia komuniste ne objektet qe rrethojne pjesen veriore te sheshit. Ne te majten tuaj dhe vetem pak metra prej jush ndodhet Pallati i Kultures, tullen e pare te te cilit e vendosi Hrushovi. Ne vazhdim, sipas kahut orar, pozicionohet Hotel Tirana. Godina e Muzeut Historik, shfaqet se bashku me mozaikun e saj historiko-artistik ose sic e quanin kur u krijua, "mozaiku me trembedhjete njerez dhe njezetepese kembe". Sikur te ktheheshit ne kohe njezet vjet me pare, ne te djathten tuaj do te ngrihej shtatorja e Diktatorit. E ngritur me shkallare te perseritura qe simbolizonin piramiden, ajo e kalonte lartesine e Statujes se Heroit Kombetar dhe kjo nuk ishte nje rastesi, por nje simbolike e paster. E thene shkurt, kjo eshte simbolika e sheshit "Skenderbej". Kam studiuar jo pak sheshet historike dhe mund t'ju radhis disa prej tyre: Sheshin e "Shen Markut" ne Venecia; sheshin "de la Sinjoria" ne Firencie; sheshet "del Popolo", "Navona", "di Spanja", i "Shen Pjetrit" ne Rome; "i Versajes" ne Versaje etj. Te gjithe keto simbolizojne nje periudhe historike, vetem ate kur jane formezuar. Ne fakt, njesoj si sheshi "Skenderbej", eshte shume e veshtire te gjendet nje shesh tjeter ne bote, qe te perfshije ne vetvete simboliken e plote te historise se nje kombi. Ne kete kendveshtrim, nenvizoj me force se, Tirana ne sheshin e saj historik, jo vetem duhet te ruaje me fanatizem ikonat e historise se saj, por duhet te krijoje edhe nje simbolike te re, simboliken e modernizmit te saj si Kryeqyteti i nje vendi evropian. Per te trajtuar kete teme, me lejoni te bej nje paranteze per menyren sesi qytete te ndryshme e trajtojne rendesine e krijimit te simbolikes dhe fytyres se qytetit permes objekteve apo shesheve simbolike. Dua t'ju sjell ne vemendjen tuaj Teatrin e Operes ne Sidney, te kthyer ne simboliken e ketij qyteti. Cdo njeri qe sheh nje foto te ketij teatri, kupton menjehere qe eshte ne Sidney, dhe cdo here qe permendet Sidney, imazhi i pare qe i vjen ne mendje cdo njeriu eshte kjo veper arkitekturore. Ne kete kuptim, mund te permendim shtepite kubike ne Roterdam, stadiumin olimpik te Shangait, kullen Buj al Arabia e Dubait etj, ku iniciativa te guximshme dhe moderne krijuan simboliken e qyteteve te tyre, si nje marke promocionale. Edhe Tirana duhet te guxoje ne kete drejtim, edhe Tirana duhet te kete simboliken e saj te kohes moderne qe po jeton, edhe Tirana duhet te kete marken e saj promocionale. Ne fakt, kudo neper Tirane syri te sheh objekte dhe elemente funksionale apo dekorative, qe ne menyre individuale e fragmentare, simbolizojne eren moderne qe po kalon ky qytet. Por keto iniciativa, qe me se paku duhen pershendetur, jane ndermarrje personale dhe une nuk po flas per to. Une po flas per nderhyrje te guximshme, te nje simbolike moderne, ne sheshin "Skenderbej" te ndermarra nga institucione kompetente e perfaqesuese. Eshte ky shesh, qe perfshin ne vetvete simbolikisht, gjithe historine e Shqiperise deri ne vitet 90-te. Duhet te jete ky shesh, me se pari, vendi ku modernizmi qe po kalon Shqiperia, te simbolizohet e materializuar ne objekte ndertimore. Shpeshhere degjojme, ne ligjerime te ndryshme, se Tirana eshte bere shume e bukur vitet e fundit. Kjo deklarate eshte e vertete, por humbet vlerat kur shkon ne mbrojtje te punes se "mire" te drejtuesve lokale dhe injoron iniciativen private, qe ne fakt, eshte operatori i pare per ndertimin e ketyre vlerave estetike. Ne kontekstin e lartpermendur, kjo deklarate, qe le shijen e keqe te nje refreni dogmatik, perseritet kaq shume, sa pak e nga pak kemi filluar ta besojme te gjithe. "Tirana eshte bere moderne", "Tirana eshte bere shumengjyreshe", e anekdota te ngjashme. Tirana, zoterinj te nderuar, po humb perdite e me shume identitetin e simboliken qe ka pasur ne vite. Duke theksuar me force ruajtjen e simbolikes se Xhamise dhe Sahatit apo te Heroit Kombetar, shtoj se asaj i duhet edhe nje simbolike e re, simbolika e modernizmit qe po perjeton. Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale piramidat e diktatoreve, sepse koha e tyre ka ikur pa kthim. Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale pallatin me shigjeta qe u tregon shqiptareve ne cfare drejtimi duhet te largohen. Ne fund te fundit, Tirana nuk eshte ciflig i nje kryetari apo nje tjetri, por kryeqyteti i te gjithe shqiptareve. Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale zhgarravinat e ndonje piktori delirant, neper fasadat e ndertesave te saj. Jo, jo nuk mundet. Me lejoni t'ju them pse jo. Kjo lloj "arkitekture" eshte aplikuar ne zonat e getove suburbane te qyteteve te vendeve te Amerikes Latine. Njerez shume te varfer, merrnin llamarina te vjetra kudo qe i gjenin, te cfaredo formati apo ngjyre, dhe duke i bashkuar ato ndertonin "banesat" e familjeve te tyre. Ne vendet e origjines se kesaj "metode" ndertimi, administratoret e qyteteve, qe ne fakt jane lideret e komunitetit te tyre, jo vetem qe nuk e pranojne si marke promocionale, por punojne per ta zhdukur ate. Miliona dollare investohen nga buxhetet e ketyre vendeve per t'i eliminuar keto "ndertime", e per ta luftuar kete kulture primitive. Kurse ne, e sjellim ne Tirane, e praktikojme si moderne, duam ta shesim si marke promocionale. Tirana e mijevjecarit te trete duhet te simbolizoje eren e demokracise, eren e zhvillimit, eren e mireqenies, eren e teknologjise dhe kete imazh te ri duhet ta ndertoje ne pjesen e saj me te dallueshme, ne sheshin "Skenderbej". Kjo eshte sfida e urbanisteve dhe arkitekteve shqiptar dhe jo vetem e tyre. Nje propozim imi, do te ishte lidhja e te gjithe objekteve qe rrethojne sheshin me nje element te ri modern, qe i pershkon, si simbolike e faktit qe, historine tone edhe ate pjese te shemtuar te saj, ne e respektojme njesoj. Ne fund te fundit, eshte historia jone qe ne e kemi ndertuar e perjetuar, dhe si e tille duhet kujtuar, me se paku per te mos e perseritur. Ky element, material ndertimor modern, duhet te simbolizoje njetrajtshmerine e ndjeshmerise sone ndaj periudhave te ndryshme historike. Ne kete kendveshtrim, shpalosim anen tone liberale per te pranuar njesoj lavdine qe na takon nga periudha historike perendimore e Heroit Kombetar, dhe turpit qe duhet te ndjejme per periudhen e diktatures komuniste. Me te njejtin frymezim, krijimi i nje velloje te xhamte ne formen e nje shumefaqeshi, mund t'i jepte nje kuptim modern simbolikisht te ngjashem objekteve te ndryshem, me simbolike te ndryshme, qe e rrethojne kete shesh. Nje ide tjeter, mund te ishte konservimi i formes volumetrike dhe te cdo elementi te fasades se godinave te "Kompleksit Ministror", dhe nderhyrje per permiresim e modernizim te objekteve te tjera. Nje propozim, jo per tu injoruar por per tu permiresuar, ishte ai i "Planit Francez", ku konservoheshin objektet ekzistuese dhe propozoheshin disa godina te reja qe kishin lartesi te njejte me to. Keto godina, me volum te pershtatshem e te pranueshem nga sheshi te projektuara nga arkitekte te rrymave moderne, mund te realizonin ate per te cilen Tirana ka nevoje, simbolin e modernizmit. Ide pa fund mund te paraqiten nga profesionistet dhe jam i sigurt se, asnjera prej tyre nuk do te ishte e ngjashme me deshiren per te ndertuar nje grataciele me "rrota", ne qender te Tiranes.

    KOMPETENCA E VJEDHUR DHE LEGJITIMITETI I MUNGUAR I PUNIMEVE NE SHESH
    Shpeshhere ne media ngrihet problemi i mosperputhjes se ketij veprimi potencial me nje vendim te Gjykates Kushtetuese dhe specifikisht me vendimin nr.10 dt. 21.12.2006. Ne fakt, ky vendim i referohet ekskluzivisht problematikes ligjore te "Zogut te Zi" dhe ngjashmerite, per sa i perket planifikimit urban, nuk ekzistojne midis ketyre dy ceshtjeve. Gjykata Kushtetuese, ne vendimin e saj, konsiston ne percaktimin e ndarjes se kompetencave midis pushtetit qendror dhe atij vendor per sa i perket vendimmarrjes per leje ndertimi objektesh dhe prishjen e objekteve te paligjshme. Ky vendim, fokusohet te nenet 9 dhe 10 te Ligjit 8405 "Per Urbanistiken", citoj: "Gjykata Kushtetuese cmon se, ne nenin 9, paragrafi i parafundit, fraza "Lejet e ndertimit per objekte te rendesishme ne qendrat e qyteteve, studimet urbanistike te te cilave miratohen prej tij", eshte ne paputhshmeri me parimin e decentralizimit te pushtetit dhe autonomise vendore, te sanksionuar ne Kushtetute dhe ne Karten Evropiane te Autonomise Vendore. Dukshem, vendimi i Gjykates Kushtetuese, fokusohet te kompetenca qe ka KRRT-ja e Bashkise Tirane, per vendimmarrje per sa u perket lejeve te ndertimit te objekteve. Ne fakt, per asnje moment, nuk e trajtova ceshtjen e kompetences per vendimmarrje "leje ndertimi" te objekteve ndertimore. Ne sheshin "Skenderbej" ne ndeshemi me "leje sheshi" te "studimit pjesor" te qendres se Tiranes, per te cilen Gjykata Kushtetuese nuk eshte shprehur. Vazhdojme citimin dhe arsyetimin: "Duke i analizuar rregullimet e mesiperme ne frymen e Kartes Evropiane te Autonomise Vendore, eshte e lejueshme qe ceshtje me rendesi kombetare e strategjike per interesat e vendit dhe qe lidhen me miratimin e masterplaneve dhe te studimeve urbanistike rajonale e me gjere, te ushtrohen nen autoritetin e pushtetit qendror, i cili eshte pergjegjes per politiken e zhvillimit ekonomik e politik te vendit". Ne kete pike me duhet te bej nje pyetje retorike; A ekziston nje ceshtje me rendesi me te madhe kombetare e strategjike se sheshi "Skenderbej"? Nuk kam pergjigje per kete dhe kjo, jo vetem se ishte nje pyetje retorike. Ne seksionin e vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet: Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve te ndertimit, si ceshtje te planifikimit dhe menaxhimit urban qe perfshihen ne konceptin ligjor "funksionet e veta", jane kompetence e plote dhe ekskluzive e organeve te qeverisjes vendore. Sic theksova me lart, nuk kemi te bejme me leje ndertimi objekti, por me leje te nje studimi pjesor (Plani Belg) detajimin e nje pjese te nje studimi tjeter (Plani Francez) te miratuar me Vendim te KRTRSH-se. Studimi Belg e ndryshon ne shume pika studimin Francez dhe ne kete kuptim dhe per kete arsye, duhet patjeter te kete miratimin e KRTRSH-se. Nje vendim i KRRT nuk mund te ndryshoje nje vendim te KRTRSH, pasi eshte nje organ me i ulet se ky i fundit. E drejta e shfuqizimit te akteve te paligjshme te KRRT-ve qe funksionojne prane organeve te qeverisjes vendore eshte kompetence e organeve te pushtetit gjyqesor. Kjo nuk sjell asnje te re, per sa i perket legjitimitetit te nderhyrjes, sepse nuk po kerkoj shfuqizimin e ndonje akti por nderhyrje per bllokim te punimeve qe ne vazhdim mund te kthehet ne nje kerkese ndaj organeve te pushtetit gjyqesor per shfuqizim te vendimit. KRRT-ja eshte organ i specializuar per urbanistiken qe ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrese ne fushen e planifikimit dhe te menaxhimit urban, nen autoritetin e pushtetit vendor. Edhe kjo nuk sjell ndonje informacion te ri, per sa i perket problematikes tone, askush ne asnje moment nuk e ka vene ne diskutim kompetencen vendimmarrese te KRRT-ve. Ne kete kontekst, problematika qe perballemi ne sheshin "Skenderbej" eshte jashte objektit te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ne rastin e sheshit "Skenderbej", kemi te bejme me leje sheshi per "Studim Urbanistik Pjesor" te qendres se qyteteve me mbi 50.000 banore. Ne fakt, do te ishte nje shaka e madhe trajtimi i sheshit "Skenderbej" si te ishte nje objekt i vetem ndertimi. Ne kete logjike analitike, kjo vendimmarrje do te ishte dhe eshte nje kompetence e KRRTRSH-se, mbeshtetur ne ligjin 8405 "Per Urbanistiken". Paragrafi 5 i nenit 9, thote: "KRRTRSH-ja miraton studimet e meposhtme: ... Studimet urbanistike te qendrave te qyteteve me popullsi mbi 50 000 banore...". "Plani Francez" gjate zberthimit te tij ne studimin "Plani Belg", nuk ka marre ne konsiderate verejtjet e nje rendesie te madhe, sic jane ato te Institutit te Monumenteve te Kultures. Duhet theksuar se, kjo zone eshte vleresuar me vendim te Keshillit te Ministrave si nje zone me vlera historike e arkitektonike dhe verejtjet e Institutit te Monumenteve te Kultures kane karakter detyrues. Per te tria keto paradigma (funksioni, simbolika dhe legjitimiteti), argumentet e mia jane te vlefshme dhe mbeshtesin hipotezen se punimet ne sheshin "Skenderbej", jane jo vetem te gabuara, por edhe antiligjore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ver : 28-07-2010 më 13:57

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •