Close

Rezultati i Sondazhit: Liberalizimi i vizave: A do tė emigroni drejt Bashkimit Evropian?

Votues
343. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    107 31.20%
  • Jo

    184 53.64%
  • Mbase

    29 8.45%
  • Nuk e di

    23 6.71%
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    po u hapen vizat asnji nuk kthehet mbrapsh..vetem politikanet dhe kto hajdutet do ngelin ne Shqiperi..dhe po i kthyen miletin me zor gjysma do vrasin veten pasi te shofin se c'do te thot te jetosh si njeri ne perendim.

  2. #122
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga DontWorryBeHapp Lexo Postimin
    Ore, a i liberalizuan apo akoma jo?

    ulli me i vjeter i Ballkanit pra do dime te vazhdojme te mbijetojme.
    ka kaluar epoka e mbijeteses !!! ka ardhur koha e jeteses !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #123
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kthimi i trishtuar i shqiptarėve
    Mark Lowen | 22/07/2010

    Nė muaj dhjetor tė vitit tė kaluar, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin vendet, tė cilave iu dha mundėsia tė udhėtojnė pa viza nė shumicėn e vendeve tė Bashkimit Europian. Qė prej asaj kohe, Belgjika dhe Suedia kanė parė njė rritje tė madhe tė aplikimeve pėr azil, kryesisht nga shqiptarėt nga Serbia dhe Maqedonia. Vetėm nė Belgjikė ka pasur mbi 900 aplikantė qė prej fillimit tė vitit. Por ata janė refuzuar, pasi deprivimi ekonomik nuk pranohet si bazė legjitime pėr tė kėrkuar azil.


    Autobusė plot me aplikantė kanė filluar tė kthehen nė qytetet e tyre. Nė qytetin e Serbisė jugore, Preshevė, pranė kufirit me Maqedoninė, njė autobus i bardhė me targa belge, parkon nė njė stacion tė ngarkuar, i shoqėruar nga policia.


    Ai ka sjellė shqiptarėt e parė nga 900 syresh qė u pėrpoqėn tė fitojnė azil nė Belgjikė qė prej fillimit tė vitit, duke e bėrė Europėn qė tė shqetėsohet nga njė eksod i dukshėm nga Maqedonia dhe Serbia. Pasagjerėt priten nga njė turmė e madhe gazetarėsh.


    Agron Zejnullahu, njė prej tė kthyerve tregon se si ndihet. "Nuk shkova pėr t'u kthyer", tregon ai. Dhe me kėto fjalė ai edhe tė tjerėt qė nuk duan tė jenė nė qendėr tė mediave, largohen.


    Agroni mė vonė tregon mė shumė pėr historinė e tij nga komoditeti i shtėpisė. Agron shpjegon se si e kishte humbur punėn si teknik veteriner katėr vjet mė parė. Ai mori borxh rreth 800 dollarė pėr tė paguar pėr gruan dhe tre fėmijėt e tij qė tė shkonin nė Belgjikė nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė. Agroni thotė se varfėria do ta shtynte ta provonte pėrsėri largimin nga vendi.


    Kur iu mbaruan paratė dhe kur e kuptoi qė aplikimi i tij nuk do tė pranohej, vendosi tė kthehej nė shtėpi "Dėgjuam qė Belgjika ka njė qasje liberale ndaj azilkėrkuesve. Njerėz nga fshati im ka shumė vite atje."


    "Mendova se do tė merrja strehim nga shėrbimet sociale dhe mundėsi pėr tė punuar, sepse kushtet nė Europėn Perėndimore janė mė tė mira, ndėrsa kėtu shumica e njerėzve nuk kanė perspektivė," tregon Agroni. Ai tregon se sa i dėshpėruar ishte pėr t'u larguar nga vendi i tij "Ėshtė shumė e vėshtirė, tė lėsh gjithēka prapa, por kur nuk ke para, duhet t'i kthesh shpinėn tė shkuarės dhe tė ecėsh pėrpara." "Mendoja se qendra e Europės, Brukseli, do tė na gjente njė zgjidhje. Ndaj jam i trishtuar.


    Doja qė tė qėndroja pėr tė paktėn pesė vjet, dhe dėshtova." "Por do tė largohesha pėrsėri qysh nesėr, pėr nė Kanada, Shtetet e Bashkuara, apo kudo ku ka njė jetė mė tė mirė se kėtu, sepse pėr momentin nuk kam tė ardhme", thotė Agron Zejnullahu. Ai rrėfen se biletėn e kishte blerė pėrmes njė agjencie udhėtimi me emrin Mimoza, qė siguron udhėtime direkte me autobus pėr nė Bruksel.


    Besohet se shumica e agjencive ai ajo operojnė nė mėnyrė tė paligjshme, duke u premtuar klientėve si Agroni se do tė jetė e lehtė qė ata tė ndėrtojnė njė jetė tė re nė Belgjikė.


    Por drejtori i kėsaj agjencie, Kadria Nexhati e mohon kėtė dhe thotė se nuk ka autobus pėr nė Belgjikė, por vetėm pėr nė Gjermani dhe Zvicėr dhe shton se prej andej njerėzit shkojnė pėr nė Bruksel. Lugina e Preshevės, ėshtė njė prej rajoneve mė tė varfra nė Serbi, qė vuan nga mungesa e investimeve dhe njė papunėsi mbi 50 pėr qind.


    Kudo qė tė hedhėsh sytė shikon varfėri. Ka shumė njerėz qė lypin nė rrugė, kėto tė fundit vijėzohen nga mbeturinat dhe shumė njerėz pėrdorin traktorė si mjet udhėtimi.


    Ky rajon ėshtė nė kufi me Kosovėn dhe armiqėsia e vazhdueshme mes shqiptarėve dhe serbėve bėn qė tensioni politik nė Preshevė t'u shtohet vėshtirėsive ekonomike. "Ata vijnė me pretendime false, ata thonė se duan azil politik, por nė fakt duan azil ekonomik," thotė, Denise de Hauwwere ambasadorja belge nė Serbi.


    Ajo thotė se Belgjika po i pėrballon me vėshtirėsi ata qindra emigrantė ekonomikė qė abuzojnė me lėvizjen e lirė pa viza nga Serbia dhe Maqedonia. Ambasadorja thekson se eksodi i vazhdueshėm nga kėto vende mund tė dėmtojnė shpresat pėr anėtarėsim tė tyre. "Mendoj se autoritetet serbe janė tė shqetėsuara po aq sa ne. Ky nuk ishte qėllimi i liberalizimit tė vizave dhe ėshtė shumė keq pėr hyrjen nė Bashkimin Europian." "Si mund tė bėhesh anėtar i BE-sė, kur ke kaq shumė njerėz qė largohen nga vendi", pyet ambasadorja belge.


    Nė mėnyrė publike qeveria serbe nuk dėshiron ta zmadhojė problemin. Bozidar Djelic ėshtė zėvendėskryeministėr. "Ky ėshtė njė episod qė pėr ne pėrbėn njė paralajmėrim. Njė paralajmėrim pėr tė ndėshkuar keqbėrėsit, njė paralajmėrim pėr t'u zhvilluar mė tej". "Flasim pėr disa qindra-mijėra njerėz qė kanė udhėtuar pa viza dhe kemi pasur vetėm 1000 probleme. Nuk ka turma tė mėdha njerėzish qė pėrpiqen tė pushtojnė prej kėtej Europėn," thotė zv.kryeministri serb.


    Presheva ėshtė njė rajon shumė larg Beogradit tė zhvilluar, por njė rajon pėr tė cilėn qeveria ėshtė vėnė nėn presion pėr t'i kushtuar mė shumė vėmendje. Ky episod ka theksuar varfėrinė nė kėtė rajon dhe pėrpjekjet qė shtetasit e saj bėjnė me shpresėn pėr njė jetė mė tė mirė.

    *Korrespondent i BBC-sė pėr Ballkanin

  4. #124
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sipas te gjitha gjasave, se shpejti, brenda pak muajsh, Bashkimi Evropian do te liberalizoje vizat me shtetin shqiptar dhe ate ne Kosove. Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi apo ne Kosove do te kene nje mundesi me shume per te levizur te lire ne shtetet qe perbejne Bashkimin Evropian.

    Po hapim nje sondazhz publik, per te matur pulsin e shqiptareve se si do te shfrytezojne kete privilegj te ri qe do te perfitojne:

    - A do te zgjidhni te emigroni drejt vendeve evropiane?
    - Do te emigroni familjarisht apo vetem nje pjesetar i familjes?
    - Do te emigroni sezonalisht per pune, apo per gjithmone?
    - A do te aplikoni per t'u legalizuar ne keto vende evropiane nese u jepet mundesia?
    - Cilat jane shkaqet kryesore qe do t'iu shtyjne te merni kete vendim?

    Si ne cdo sondazh, jeni te lire te votoni dhe shprehni mendimin tuaj te plote ne nje mesazh, duke iu dhene pergjigje pyetjeve te mesiperme. Nuk eshte nevoja qe te komentoni e replikoni mendimin e anetareve te tjere, mund ta lexoni ate ne heshtje.

    Diskutim te kendshem,
    Albo
    Ne c'hale do vene mo Albo???
    Emigrimi nuk eshte zgjidhje,por shkaterrim.Ja u liberalizuan vizat,pastaj ku do vene?? lugen ne brez dhe o burra se po na pret europa...
    Duhen hapur vende te reja per rinine ne shqiperi kjo eshte zgjidhja.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2007
    Postime
    6
    bota eshte e njerezve.duhet te jet jo bashkimi evropijan por bashkimi boteror

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2007
    Postime
    6
    bota eshte e njerezve.duhet te jet jo bashkimi evropijan por bashkimi boteror

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2007
    Postime
    6
    gonxhe bojaxhiun e kam qutetare dhe gjithemone e permendim me krenari. ngushellime te perzemerta per Bekim fehmiun.ne familjen time emeri in tij nuk do te harohet kure.djalin e madh e quajne Fehmi,e te tretin e quajni Bekim.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2009
    Postime
    10

    sondazhi i pakuptimte

    ka shume vite qe flitet per levizjen e lire te qytetareve shqipetar jo vetem ne europe por ne te gjithe boten
    une kujtoj qe ne vitet 90' ne u ngritem kunder isolimit me thirrjen "e duam shqiperine si gjithe europa" sepse ne kemi qene jemi dhe do te jemi gjitmone ne zemer te europes(gjeografikisht dhe historikisht)dhe neqoftese jemi larguar prej saje kjo ka ndodhur per fajin tone
    ne vecanti okupimi i gjate turk ka qene faktori kryesor i transormimit tone kulturor dhe per pasoje edhe largimi nga kultura europiane.kjo ka krijuar shume probleme si me fqinjet ashtu edhe me vendet e tjera europiane,probleme qe jane reflekruar ne qendrimin e tyre ndaj nesh duke na konsideruar si nje popull pa kulture,dinjitet dhe aftesi shtetformuese
    rrjedhat e historise treguan qe gabuam ne por u gabuan edhe ata dhe arritem ne ditet e sotme me nje mosbesim reciprok qe vazhdon hala pasi ne e kemi njeren kembe ne turqi pasi kemi shume nostalgji te atyre viteve te erreta,por nga ana tjeter duam te shkojme ne europe ku gjithēka ka me shume vlere,dinjitet,respekt,siguri,miqenie. liberalizimi i visave me europen eshte realizimi (me ne fund) i enderres tone europiane dhe ne duhet tregojme qe e meritojme me te vertete pasi sjellja jone ne vendet e europes ku kemi emigruar nuk e ka qene gjithmone korrekte
    une mendoj qe ne nuk duhet ta shohim kete moment si nje mundesi per te ikur,per te emigruar,per te prodhuar akoma klandestine,banda hajdutesh,kriminele,prostituzion,trafik droge apo cfare tjeter,pasi rinia shqipetare ka nevoje per mundesi dhe shanse dhe keto nuk mungojne me liberalizimin e vizave pasi sejcili mund te konkurroje per pune,shkolle,bisnes pa patur nevoje te beje radhe neper ambasada apo duke kaluar ilegalisht,por duke respektur regullat dhe ligjet
    ne perendim mireqenia nuk ka zbritur nga qielli eshte ndertuar me pune dhe sakrifiza te popujve dhe ketu askush nuk te dhuron asgje dhe emigrimi masiv nuk e pranon askush pasi do te rezikonte standartin e jeteses se ketyre vendeve te cilat nuk jetojne momente te lumtura
    integrimi ne familjen europiane eshte procesi i afrimit te standarteve politike ekonomike e kulturore te vendeve dhe popujve duke punuar e jetuar sejcili ne vendin e tij dhe kjo behet kur nje popull e ka zgjedhur me bindje kete
    duhet ta vleresojme kete moment si cashtje dinjiteti dhe respekti per vete dhe vendin tone dhe vleresimi qe na bejne te tjeret per hapat qe ne kemi bere perpara por edhe nje prove te rendesishme te dinjitetit dhe intregimit tone ne familjen europiane

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ne c'hale do vene mo Albo???
    Emigrimi nuk eshte zgjidhje,por shkaterrim.Ja u liberalizuan vizat,pastaj ku do vene?? lugen ne brez dhe o burra se po na pret europa...
    Duhen hapur vende te reja per rinine ne shqiperi kjo eshte zgjidhja.

    Eshte alternative,shet mensu pe x euro.
    shume me mire se sa aty ku nuk ka vende pune.
    flamurin ku e kemi?

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e ardian mekshi
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Vendndodhja
    grecee atens
    Postime
    7

    pergjigje sondazhit

    nuk besoj qe shqiptaret do te emgrojne sepse jan te ndergjegjshem per gjendjen e BE.besoj se shum shpejt shqiprija do te ket nje bum te pa par investimesh

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •