Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Naziskinët shqiptarë

    Pamje që për shumë njerëz asociohen me një kohë të errët e të pamëshirshme vrasjesh, pushtimesh, dhune dhe shfarosjeje në masë, për disa të tjerë, janë kujtimi i një epoke të lavdishme që duhet rikthyer përsëri.

    Jemi në Tiranë. Kryeqytetin e një vendi antifashist, ku të drejtat e njeriut proklamohen dhe mbrohen me ligj. Por pikërisht këtu, do të hyjmë në zemër të një celule naziskine. Një grup të rinjsh që adhurojnë Adolf Hitlerin, Gestapon dhe që nuk kanë frikë ta thonë këtë.

    Na presin ftohtë, atmosfera është disi e tendosur pasi ata e dinë se ajo cka ata përfaqësojnë është e jashtëligjshme, por kanë pranuar të flasin për ne, në vendin e tyre të takimeve në hapësirën private të një lokali shumë të veshtirë për t’u gjetur.

    “Njoh më shumë emrat e gjeneralëve nazistë psh Hernest Romel”, thotë një prej tyre.

    Drejtuesi i këtij grupi të vogël është një djalë 25 vjeçar, respekti ndaj tij është i dallueshëm sic është edhe flamuri me svastike që mbulon tavolinën e tij.

    “Duke marrë parasysh gjendjen se si ka qënë Shqipëria këto kohët e fundit, menduam se një organizatë e tillë do të ndihmonte sadopak në rregullimin e disa gjërave të vogla, nëse do të quheshin të tilla. Për mendimin tim vetëm organizata të tilla mund të bëjnë ndryshime”, shprehet një prej tyre.

    E pyesim liderin e këtij grupi për qëllimet dhe ideologjinë e tyre.

    “A duhet të pranohen në Shqipëri romët? Jo. Homoseksualët? Jo. Serbët? Jo dhe sidomos grekët, vendi i të cilëve po i trajton shumë keq bashkatdhetarët tanë”, shprehet një prej të rinjve.

    Djemtë janë shumë të kujdesshëm ndaj aktualitetit dhe është pikërisht revolta ndaj këtij të fundit që i ka shtyrë të mblidhen dhe të gjejnë pika të përbashkëta me njeri-tjetrin dhe me të shkuarën.

    “Për mua homoseksualet janë të sëmurë dhe duhet të hapet një spital i posacëm për ta”, thotë një prej tyre.

    Mirëpo fenomeni “Klodi” ka prekur dhe dashamirësit e kryqit të thyer.

    “Klodi të shkojë andej nga ka ardhur”, shprehet ata.

    Në një rrugicë të errët të Tiranës ai që na tregoi rrugën për tek nazistët e rinj, pranon gjithashtu të prononcohet përjashto identitetin.

    “Pak a shumë kam edhe unë ata personazhet e preferuar, por nuk besoj se identifikohem me ata”, thotë ai.

    Çdo filozofi përcillet nëpërmjet veprave dhe Adolf Hitler ka lënë pas trashëgiminë e shkruar tek libri i tij.

    “Po e kam lexuar librin dhe fraza që më pëlqen më shumë është: ‘shteti është një organizatë për rezervimin e racës’ dhe mua kjo më duket e drejtë”, shprehet i riu.

    Përpjekjet e tyre për organizim kanë qënë shumë pranë finalizimit po të mos ishte për legjislacionin shqiptar.

    “Përpjekjet janë bërë, por mesa duket në Shqipëri nuk lejohen të regjistrohen organizata të tilla”, thotë një prej tyre.

    Dhe në këto përpjekje për të dalë në sipërfaqe, këta të rinj kanë edhe mbështetje të huaj.

    “Nuk jam kaq i sigurtë se në Shqipëri ka organizata të tilla. Kontakte kemi me Italinë dhe pak me Anglinë”, tregon ai.

    Karakteristikat e tyre, sikur të mos mjaftonte svastika janë shumë të qarta.

    “Fansa të alkoolit dhe vetëm të alkoolit. Ndërsa muzikë dëgjojmë ‘Norvegia black metal’, ‘Symphony extreme metal’, të tilla që i përshtaten ideve tona”, tregojnë të rinjtë.

    Ajo që vërtet të bën përshtypje tek këta djem, përfshi ata që nuk pranuan të flisnin është artikulimi i tyre i qartë, racional aspak emotiv qoftë për jetët e tyre të dyfishta.

    “Nëse i vesh ato dallohesh dhe njihesh menjëherë. Kështu që është më mirë të fshihesh”, tregojnë të rinjtë.

    Nuk mund të mos kalojmë te historia.

    “Adolf Hitleri për mendimin tim është novator, i cili do ta bënte botën më të mirë sec është tani. Enver Hoxha ka thënë se Shqipëria është fuci baruti, kurse ai për ne ishte fitili që na ndezi”, thotë lideri i tyre.

    Teksa largohemi marrin një ftesë për një nga festat e ditëlindjeve më të veçanta ku dikush mund të shkojë në jetën e tij.

    “Me 20 prill të 1889-ës ka lindur Fyhreri jonë Adol Hitler. Kemi menduar ta festojmë”, shprehet një prej anëtarëve të grupit.

    Kronika me video.





    Pasdite / Top Channel
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Si te shahen grekt , priti temat antishqiptare

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur ka seli roze tirana nuk eshte fare cudi kjo mikrocelule naziskine..

    kta birbot naziskine.. me nji njesit policor i kap e i con ne burg qe ta provojne hitleroizmin ne praktike..
    po selise roze cti besh qe po e mban shqiperine ne ankth e tmerr prej 70 vjetesh..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Keta te rinj nuk duhen paragjykuar,
    perkundrazi i pergezoj sepse ne menyren e tyre duan nje shqiperi me te mire.

    se çfare lidhje ka "birbo naziskin" me seline roze?
    brari, qe kur eshte krim te kesh nje bindje te caktuar politike? Ku shkoi liria e mendimit dhe e fjales, ku shkoi "pularizmi" politik?

    Dhe kush ma shpjegon pse artikulli i quan "naziskin"? me sa di une ata jane nazista... jo naziskin...
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Post

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    ***
    “Me 20 prill të 1889-ës ka lindur Fyhreri jonë Adol Hitler. Kemi menduar ta festojmë”, shprehet një prej anëtarëve të grupit.
    Nuk di cfare ka per t'u habitur ne kete pune. Jemi shtet demokratik, prandaj duhet te lejojme njerezit te shprehen ne menyren si duan. Duam te legalizojme martesat e pederastave - ja ku i kemi nacistet - they'll take care of...

    Perndryshe une dhe Fyhreri e kemi ditlindjen per nje dite.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Sa gjera te shemtuar behen nen emrin tend o popull :-D

    Keto lloje grupesh jane te rrezikshme !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Sa gjera te shemtuar behen nen emrin tend o popull :-D

    Keto lloje grupesh jane te rrezikshme !
    njerzit te cilet nuk meritojn respekt , tentojn me dhun te jen te respektuar...
    une jam kunder nacizmit .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-12-2009
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    “Fansa të alkoolit dhe vetëm të alkoolit. Ndërsa muzikë dëgjojmë ‘Norvegia black metal’, ‘Symphony extreme metal’, të tilla që i përshtaten ideve tona”, tregojnë të rinjtë.
    Si more paskan qene fansa te alkolit keta nazcistet. hahaha Pi alkol, degjo heavy metal, festo ditelindjen e fyhrerit. Dolli mbas dollije per fyherin per emigrantet e greqi per atdheun, bravo i qofte.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,760
    Ca jane naziskinet?.Grup Rok...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ca jane naziskinet?.Grup Rok...
    mirmrama Serafim
    ku e din nazisti qka asht Rock ... !!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •