Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Special one Maska e muskulozi
    Anėtarėsuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68

    Rruga shqiptare drejt Serbisė

    Rruga shqiptare drejt Serbisė
    Importet, eksportet apo transitet e armėve mes Shqipėrisė dhe Serbisė i fshiheshin rregullisht publikut. Ky sekret mbahej jo vetėm, sepse tė tilla marrėdhėnie i nxirrnin bojėn propagandės patriotike zyrtare pėr dashurinė pėr vėllezėrit kosovarė, por edhe sepse ky bashkėpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndėrkombėtare

    Nga Express mė 28.03.2010 nė ora 21:05
    Gjatė qeverisjes sė djathtė 2005-2009 marrėdhėniet ushtarake Serbi - Shqipėri arritėn kulmin e zhvillimit. Gjerėsia dhe thellėsia e kėtyre marrėdhėnieve eklipsonte marrėdhėniet e Shqipėrisė me partnerėt e NATO-s pėrfshirė edhe SHBA-nė. Pėr publikun kėto marrėdhėnie ishin totalisht tė panjohura, tė mbajtura sekret pėr "shkak" tė arsyes shtetėrore, sekretit ushtarak etj. Importet, eksportet apo transitet e armėve me Serbinė i fshiheshin rregullisht publikut. Ky sekret mbahej jo vetėm, sepse tė tilla marrėdhėnie i nxirrnin bojėn propagandės patriotike zyrtare pėr dashurinė pėr vėllezėrit kosovarė, por edhe sepse ky bashkėpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndėrkombėtare, embargot e vendosura nga OKB-ja apo shėrbente pėr tė armatosur organizata terroriste tė certifikuara ndėrkombėtarisht. Raportet serbo - shqiptare u shtrinė nė tė gjitha fushat e marrėdhėnieve me jashtė tė forcave tė armatosura shqiptare nė katėr vitet e shkuara. Fushat pėrkatėse ishin disa, ku mund tė pėrmenden fillimisht importimi i armėve dhe municioneve, prodhime tė fabrikave ushtarake serbe.

    Tė tilla importe nga Serbia pėrfshinė predha mortaje tė kalibrave tė ndryshėm disa mijėra copė tė gatshme pėr trafikim, (rasti i Memajt). U importua barut pėr rreth gjysmė milioni predha mortaje tė kalibrave tė ndryshme, lėndė shpėrthyese nė sasi prej qindra tonėsh, automatikė serbė M70 dhe M84 tė ngjashėm me kallashnikovėt e ushtrisė shqiptare, predha tanku 100mm tip ASDF, (municion modern anti-blind), sidhe predha katjushka serbe tip ORKAN 262 mm M87.

    Sė dyti importim materialesh me pėrdorim tė dyfishtė si psh. kapsolla detonatorė tė tipave tė ndryshėm, fitil zjarr pėrcjellės tė llojeve tė ndryshme, nitrat amoni pėr industrinė ushtarake shqiptare etj. Importimi i nitratit tė amonit pėr Ministrinė e Mbrojtjes shqiptare nga Serbia u krye pas Gėrdecit nga njė firmė private, pronari i sė cilės kishte lidhje me Gėrdecin pėr shkak tė detyrave tė tij funksionale shtetėrore. Nga firma serbe ėshtė tentuar tė importohen edhe armė, municione, pajisje speciale pėr forcat speciale tė policisė shqiptare dhe pėr Forcėn e sigurisė portuale nė Durrės. Kėtu mund tė pėrmendim pistoleta e municione finlandeze, (kompania Patria), pistoleta e municione austriake Glock 19, pushkė precizioni Steyr po austriake, shock granatės, (flash bang), etj. Por serbėt, nė kėtė rast ishin thjesht sekserė pėr t“ua shitur kėto armatime jo-serbe shqiptarėve sa frėngut pulėn. Ndėr kėta sekserė serbė ishte edhe njė ish pjesėtar i grupit paramilitar terrorist "Munja", pjesėmarrės nė njė sėrė krimesh kundra nderit, jetės dhe pronave tė shqiptarėve (1998-1999) nė Prizren, Dushanovė, Hocė e qytetit dhe Billushė. Pra gjate qeverisjes sė djathtė Berisha – Mediu, njė terrorist i grupit paramilitar "Munja", maskuar si tregtar malazez apo maqedonas armėsh do tė furnizonte me armatime policinė shqiptare ende pa iu tharė njollat e gjakut tė viktimave kosovare tė masakruara nga duart e tij. Njė tjetėr dėshmi e qartė e "patriotizmit" tė anėtarėve tė kabinetit Berisha.

    Sė treti eksportet e materialeve ushtarake shqiptare drejt Serbisė kryesisht lėndė plasėse TNT dhe RDX, por edhe predha mortajash tė kalibrave tė ndryshėm, fishekė tė kalibrave tė ndryshėm si pėr armėt e kėmbėsorisė edhe pėr mitralozat kundėrajrorė. Si nomenklaturė eksportesh ėshtė e ngushtė, por bėhet fjalė pėr sasi tė mėdha prej qindra e mijėra tonėsh.

    Sė katėrti, transitet dhe transportet janė njė tjetėr fushė, ku shtriheshin marrėdhėniet ushtarake serbo shqiptare. Nė periudhėn kohore qė pėrmendet, shumica e eksporteve dhe importeve shqiptare me tokė apo ajėr detyrimisht do tė bėhej me kamionė apo avionė serbė tė drejtuar nga shoferė apo pilotė serbė, detyrimisht tė tranzituara nėpėr Serbi. Fjala vjen edhe kur eksportoheshin armė me vlera muzeale pėr nė Gjermani, kamionėt ishin serbė me shoferė serbė dhe transiti behej nėpėr territorin e Serbisė. Eksportohej barut pėr nė Belgjikė, kamionėt pėrsėri serbė, shoferėt pėrsėri serbė, tranziti sigurisht nėpėr territor serb. Importohej 3.5 ton eksploziv C4 nga Irani dhe miliona metra linear fitil zjarr-pėrcjellės me qėllim ri-eksporti nė drejtim tė organizatave terroriste, (rasti i grupdepove tė Burizanės), transporti bėhej me avionė kargo serbė me pilotė serbė, me Stop over nė aeroportin serb tė Batajnicės.
    Nė datė 6 mars 2006 u eksportuan rreth 10 mijė predha mortaje pėr nė Iran me avion serb me numėr fluturimi IL76/HN 76007, i tranzituar nėpėrmjet hapėsirės ajrore serbe.

    Sė pesti mallrat e industrisė ushtarake serbe tė penguara deri nė sekuestrim nga organet ligj-zbatuese kroate, shpesh tranzitoheshin nėpėrmjet territorit nacional shqiptar, pėrkatėsisht portit tė Durrėsit dhe aeroporteve tė Rinasit dhe Kuēovės.Tė tilla transite armatimesh serbe kanė ndodhur para dhe pas tragjedisė sė Gerdecit si psh.
    Eksporti nga porti i Durrėsit i dhjetėra kontejnerėve me armatime serbe drejt lindjes sė mesme natėn e 16-17 majit 2009. Ky transit realisht rrezikoi qė nė Durrės tė pėrsėritej Gėrdeci nė pėrmasa katastrofike. Partnerėt serbė tė Ministrisė shqiptare tė Mbrojtjes, ishin ndėr pjesa e njohur e "nėntokės" serbe, ndėrmjet tyre edhe kriminelė lufte nė Kosovė, bashkėpunėtorė tė Miloshevicit etj.
    Po japim njė listė tė pjesshme tė serbėve qė kanė bashkėpunuar me Ministrinė e Mbrojtjes tė Shqipėrisė Z. Damianovic, S. Tesic, A,Sarajlic, Z.Lalic, J.Djuric, Milovan Micovic, Rade Radojevic, ish-komandant batalioni i policisė serbė nė Kosovė nė vitet 1998-1999, i dekoruar nga Milosheviēi pėr trimėri tė treguar nė luftė nė Kosovė.
    Shumė sekserė dhe tregtarė serbė, deri dhe individė tė dyshuar pėr raporte me Bin Ladenin, si p.sh. Ghulam Jilani Dosul, hynin e dilnin nė depot sekrete tė ushtrisė shqiptare si nė han pa porta. Disa prej depove ushtarake tė vizituara prej tyre janė: Bigas, Ullishtė, Shėn Mėhill, Qafmollė, Konisbaltė, Memaj, (Romanat), Gėrdec, Shkozet, (Durrės),etj.
    Repartet ushtarake qė janė vizituar prej tyre mbajnė numrat 4450 (Tiranė), 4451 (Qafmollė), 4454 (Elbasan) etj. (MAPO)
    Everything except truth is a f''''n lie

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rrofte vllaznim-bashkimi! Ej ja lumsha qeverise!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •