Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    20 vite më parë Kavaja zgjoi Shqipërinë nga letargjia!

    Homazhe 26 marsit

    26/03/2010

    • Fatmir Musaj

    Kërcënimi më i madh shoqërisë nuk i vjen nga e keqja, po i vjen nga hapësira që i jepet të keqes. E mira dhe e keqja e ka shoqëruar njeriun që nga ekzistenca e tij e deri më sot. Ka popuj që të keqes i marrin “frymën”, e izolojnë dhe të gjithë hapësirën ia japin të mirës, njerëzores, lirisë, dhe këtë e kanë kultivuar në luftë me të keqen duke nxjerrë mësime , dhe kanë fituar mbi të, duke qëndruar gjithmonë syçelët. Ka dhe popuj që përpëliten dhe nuk gjejnë vetveten si populli ynë, që nuk e izolojnë të keqen, që nuk nxjerrin mësime nga pësimet, nuk nxjerrin mësime nga e keqja dhe që i japin hapësirë të keqes. Ne jemi gati të falim, dhe kemi treguar fisnikërinë e kemi falur shumë gjëra me ndërgjegje. Por ne nuk harrojmë dhe nuk duhet të harrojmë individë apo një grupim njerëzish, me trashëgimi kriminale ku krimin e kanë kryer me ndërgjegje apo pa ndërgjegje. Ishin ata që jepnin vendimet me vdekje, me internime, me burgime e syrgjynosje. Ishin ata xhahilët e xhelatët, prokurorët e hetuesit e djeshëm dhe janë po sot të shpërndarë kudo, në poste të rëndësishme vendimmarrje, në parti e ekzekutiv. Këta ishin një grup njerëzish agresivë që, ishin shtyllat që e mbajtën diktaturën gjallë, ku me energjinë satanike dhe me një epsh kafshëror i bënin gjëmën shqiptarit, gjakut të tyre, vëllait e motrave të tyre. Dhe janë përsëri në shtyllat e shtetit, që masin, që helmojnë, që s’e kanë humbur akoma rrezatimin agresiv të diktaturës, dhe janë akoma shtylla e një shteti që nuk mund të quhet kurrë demokratik, për deri sa nuk ka bërë divorcin nga e kaluara. Historia jonë është si një centrifugë diabolike, ku më shumë të ngatërron e çorienton, dhe ku është shfrytëzuar e përdorur nga politika duke e mbuluar të vërteten, dhe herë-herë duke e bërë monopol atë, dhe herë-herë duke e interpretuar për interesat e saj dhe me ndërgjegje të mbrapshtë, duke bërë një krim të dytë, duke mos kërkuar as falje dhe asnjë shenjë pendese. Shembulli më i fundit si një fakt dhe akuzë janë varret masive anonime të diktaturës. Një histori ku faktet interpretohen nga intelektualë mediokër, apo intelektualë të mbërthyer në darën e një skallavërimi militantist, apo të ndarë në preferenca partiake. Në vend që të hedhin dritë mbi faktet historike dhe në bazë të këtyre fakteve të pranojnë dhe të dizenjojnë realitetin historik, duke mos e shenjtëruar apo duke mos e përdhosur atë, ata shpërndajnë vetëm amnezi e çorientim. Duam apo nuk duam, me dëshirë apo pa dëshirë, ne duhet të kujtojmë dhe ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur. Pse duhet ta shkruajmë historinë, edhe pse kundër dëshirës tonë? Pse nuk duhet ta konservojmë atë? Pse duhet të themi të vërtetën? Pse nuk duhet të harrojmë por të kujtojmë? Jo, se nga kujtesa, dhe duke mbajtur të gjallë kujtesën, ne nxjerrim dhe duhet të nxjerrim mësime. Kujtesa na duhet për të ndërgjegjësuar përgjegjësinë kolektive që të mos harrojmë: sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe që dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm. Kujtesa na duhet që të mos biem viktimë e humbjes së lirisë, arbitraritetit dhe shtypjes, po që njerëzit ta gëzojnë lirinë. Dhe lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës. Kujtesa është shumë më tepër se një kthim në të kaluarën. Kujtesa ka të bëjë me identitetin, me normat, me ndërtimin e marrëdhënieve sociale e politike dhe ka të bëjë me orientimin e prespektivave të shoqërisë.
    Njëzet vjet më parë, nga një largësi në më pak se pesëdhjetë kilometra në vijë ajrore nga Tirana, qytetarët e Kavajës bënë përplasjen fizike me diktaturën, duke u ngritur në demonstratën e parë në historinë e diktaturës orvelliane. Me të gjithë fuqinë e shpirtit e guximit dhanë sinjalin, duke i rënë kambanave të lirisë, që regjimi më i egër stalinist duhej të rrëzohej. Ishin të parët që u vranë, u gjakosën e u përleshën si në ngjarjen biblike: David-i kundër Goliath-it dhe e rrëzuan diktaturën. Dhe ky është një fakt historik, që edhe pse injorohet dhe lihet në hije, ka brenda të vërtetën e pamohueshme historike. Nuk është puna se ne i kemi borxh Kavajës dhe qytetarëve të saj, po ne i kemi borxh të vërtetës, ne i kemi borxh historisë dhe asnjë nuk ka licencën për t’i bërë monopol, dhe të manipulojë faktet historike, ashtu siç është bërë në diktaturë dhe për gati njëzet vjet, duke monopolizuar ngjarjet historike dhe duke i injoruar e duke i mëshuar trumbetave populiste, sa herë i është dashur për interesa partiake. Rrah e kërkoj në internet për ngjarjen e 26 Marsit, dhe nuk gjej asgjë në bibliotekën universale të internetit, ose më saktë si një paradoks gjej një artikull që është publikuar nga një gazetar i huaj në “New York Times”, më 14 dhjetor 1990. Autori i shkrimit është gazetar special i gazetës amerikane, David Binder, ku shkruan për ngjarjet në Shkodër dhe në Kavajë. Më trishton fakti që një datë e tillë si 26 Marsi, një datë shumë domethënëse historike, mesa di unë është shënuar si datë kombëtare. Pra për një ngjarje të tillë nuk gjej një artikull kushtuar 26 Marsit dhe Kavajës. “Ata që do të bien, brezat do t’i kujtojnë si simbole të lirisë” - shkruhej në fund të traktit që u shpërnda para ndeshjes Besa - Partizani. Ishte marsi i trimërisë dhe i lirisë. Kjo ishte një pranverë e paharruar që do të shkrinte njëherë e përgjithmonë dimrin e acartë të diktaturës. 26 Marsi nuk është një ngjarje lokale për Kavajën, njëzet e gjashtë marsi është një ngjarje kombëtare. Është një ngjarje kombëtare se për herë të parë mbas dyzet e pesë vjetësh në historinë e diktaturës orvelliane një qytet; e përsëris jo një individ, apo një grup i vogël njerëzish, po një qytet, u përlesh dhe i ra kambanave të zgjimit për t’i treguar shqiptarëve që duhet të zgjoheshin dhe ta shembnin diktaturën. Një qytet që diktatura nuk e gjunjëzoi, një qytet që u gjakos, një qytet që diktatura e mbërtheu si në një geto: me tanke, ushtri, policë e sampistë, për ta bërë shembull në të gjithë Shqipërinë. Një qytet ku diktatura, terrori satanik, terrori i kuq, që kërkonte gjak, zbriti në Kavajë të gjithë arsenalin dhe potencialin fizik dhe bashkë me të, delirin dhe epshin gjakësor e kafshëror dhe bëri terror.
    Vetëm për hir të së vërtetës historike, dhe fakteve të pakundërshtueshme, rrugëtimi i demokracisë kalon nëpërmjet Kavajës, dhe Shkodrës, si stacione demokratike ku u përleshën të parët me shtetin diktatorial. Dhe nuk e teproj aspak kur them që Kavaja zgjoi gjithë Shqipërinë nga gjumi letargjik ku kish rënë. Që kryeqyteti të ngrihej në revolta u desh një vit përleshje dhe gjakosje, vrasje, tortura dhe burgosje. Dhe nga një largësi në më pak se pesëdhjetë kilometra në vijë ajrore nga kryeqyteti. Dhe ky është fakti, dhe kjo është e vërteta. Kujtesën mund ta sfumosh, mund ta zmerilosh, mund t’ia heqësh emocionin, mund edhe për një farë kohe ta mbulosh dhe ta veshësh me harresë, ashtu siç bëjnë me ndërgjegje disa lilipute politikanë dhjetoristë dhe harrojnë: që në shtëpitë e kavajësve kishin prenotuar ilegalitetin e tyre nga frika e raprezaljeve komuniste. Por kujtesa nuk vdes kurrë, ashtu siç dhe nuk ka vdekur.


    panorama

  2. #2
    Kujtimet e një kavajasi për atë kohë entuziazmi të zjarrtë

    29-09-2008 / Nga Kostaq Xoxa

    Libri “26 marsi ’90 & djemtë e lagjes ‘Kushtrimi’” i Fisnik Gjonit është një vëllim i vogël, por me vlerë të madhe. Përshkruan ditët e paharruara për demokratët e sinqertë, kur diktatura e kishte lakun në fyt dhe regjimi i Ramiz Alisë përpëlitej me forcat e tij të sampistëve dhe me tanket që nuk trembnin, tashmë, asnjerí. Janë ditët dhe netët kur të armatosurve u kishte hyrë lepuri në bark dhe të paarmatosurit u kallnin datën forcave të rendit, që nuk guxonin të zbraznin armët. Megjithatë edhe Kavaja, nga qytetet në pararojë të demokracisë, pati viktimat e saj. Njëri prej tyre ishte martiri i demokracisë, Josif Buda, që u vra më 10 korrik 1990.
    Ky libër është shkruar me fjalë të thjeshta, pa zbukurime. Dhe këtu qëndron bukuria e tij. Natyrisht, edhe besueshmëria. Redaktori, i paraqitur me fjalët “përgatiti për botim”, Esat Dollia, ka bërë një punë të lavdërueshme në shtjellimin e ngjarjeve në një gjuhë të pastër, pa gabime drejtshkrimore, duke ruajtur edhe individualitetin e rrëfimit gojor të Nikut (autorit): “Unë, Nik Gjoni, edhe sot...”. Apo përmendja e emrave të çunave të Kavajës, me shkurtimet, ashtu siç bisedohet: Parti, Zaku, Feri, Ari, Çimi, Zoni, Eri, Tani, Ed Segeri, Zem Karami, Shyq Nallbani, Ren Karaboja, Dik Ejupi, Ton Kacani, Val Hasanlliu, Sil Durja, Niu Cara, Tit Gega, Losh Arkaxhiu, e kështu në vijim. Personazhet e kalojnë trefishin e këtij numuri. Nga pikëpamja e saktësisë normative, të bën përshtypje të mirë se fjalët që zakonisht gabohen, këtu i shohim të shkruara saktësisht: Për shembull, “lagjja”. Apo “te dhe “tek”. E para shkruhet kur fjala vazhduese fillon me bashkëtingëllore, si “isha te Loshi”. E dyta, kur fjala nis me bashkëtingëllore: “tek Ari”. Apo fjala “demonstratë” që zakonisht shkruhet gabim, duke ia hequr atë n-në! Shkurt: libri është paraqitur mirë nga ana gjuhësore, gjë e rrallë në ditët tona.
    Fisnik Gjoni na ngjall në kujtesë një kohë që s’duhet harruar. Rrëfimi është i gjallë, me hollësi që duhen rikujtuar; me atmosferën rrëmbyese, që i bëri edhe të vegjlit të gatshëm për t’u përleshur.
    Në titullin “26 marsi”, lexojmë: “Të gjithë djemtë e lagjeve ishin të lidhur njëri me tjetrin dhe vendosëm që te stadiumi, gjatë ndeshjes Besa-Partizani, që do të zhvillohej më 25 mars 1990, të demonstronim në minutat e fundit të ndeshjes. Dhe kush do të largohej, do të ishte armik”. Të dy fjalët e fundit ishin të mbartura nga fjalori i kohës; por Niku flet popullorçe dhe kjo mënyrë të të shprehurit përligj atë që ka thënë, diku më parë, se është pa shkollë, meqë i përkiste një familjeje me shumë fëmijë, që vuanin nga uria. Por edhe regjimi e shihte vëngër. Do ta themi shkakun. Vazhdojmë rrëfimin e autorit: “Pritej një ndeshje e madhe. Vendosëm që në minutën e 88-të të ngriheshim në këmbë dhe të hidhnim parulla kundër sistemit komunist, si “”Poshtë dinastia”, Poshtë Nexhmija, Poshtë Ramiz Alia, Liri-demokraci! (Ministrat dhe funksionarët e R. Alisë, po na japin sot leksione demokracie!). Stadiumi ishte mbushur plot e përplot; kishin ardhur edhe nga fshati. Ishte mbushur me forca speciale; nxinte nga togat e zeza. Ndeshja filmohej. Filmoheshim edhe ne. U bë rrumujë. Policia arrestoi dy nga shokët tanë. Para ndeshjes, në Kavajë u bënë mbledhje nëpër ndërmarrjet e Kavajës, ku i pranishëm ishte edhe shoku Pali Miska. Në Poçerinë e Kavajës u bë thirrje që të mos çonin fëmijët në stadium. Sigurimi e kishte marrë vesh çfarë do të ndodhte në atë ndeshje futbolli. Pali Miska tha: “Dëgjoni, o popull i Kavajës. Unë e di se kush e bën rrumujën në Kavajë. Janë jabanxhinjtë, jo kavajasit. E bëjnë Gjonët e Pagriat”.(...).
    “ (...) Më 26 mars, pasi fillojnë takimet mëngjesore me haberin “takimet më 7 pa pesë te Kinemaja Verore” (përmenden emrat e djemve të lagjes “Kushtrimi” dhe ndërlidhjet me lagjet e tjera). Djemtë filluan të vinin grupe-grupe. Sigurimsat, të veshur me xhaketa doku, në krye kishin Pand policin. Kaluan para këmbëve tona. – Spiun! – degjoi ky. – Kush foli? – tha ai. – Po rrimë për qejf tonë. Ç’të duhet ty?
    Po afrohej ora 7 pa pesë. U degjua një zë: - Para, çuna”. U vërsulëm drejt policisë. Kur ktheva kokën, pashë se na shoqëronte një turmë e madhe. Një grua, na tha nga ballkoni: “Lum nënat që ju kanë!”. Kur u futëm në mes të parkut, pasi kaluam komitetin e partisë, na doli përpara Qazimi, që ndezi turmën me britmat e parullave (...) Përveç parullës së parë që shërbeu si “Nxemje” vërshuan parullat e tjera kundër diktaturës. Filluan nxitjet: - Para, çuna. Marshonim para portës së madhe të policisë: “Poshtë dinastia”, “Enver-Hitler” , “Poshtë Nexhmija”, “Lironi vëllezërit tanë”.
    (...)”Drejt sheshit. Atje u bë e madhja, me forca të shumta të grumbulluara. Kishin identifikuar pesë kryesorët. U mor vesh urdhri i R. Alisë: “Të kapen gjallë a vdekur të pesë huliganët e Kavajës dhe të hapet zjarr!”. Atë natë Kavaja u nxi nga tanket dhe nga autoblindat. Erdhën forcat speciale, sampistët. E gjithë Kavajë atë natë nuk fjeti fare. Prisnin se çfarë do të ndodhte. U bë një tym i madh, një si re e zezë, si shpirti i Nexhmije Hoxhës dhe i Ramiz Alisë dhe i të gjithë qeveritarëve të tjerë. (...). Në mëngjes dolëm një e nga një që të pyesnim se cilët ishin të arrestuarit.”
    “Ndërkaq e gjithë Shqipëria u ngrit në këmbë. Filloi lëvizja e studentëve dhe e qytetit të Shkodrës. Ishte një shpëtim, se do të largohej vëmendja nga Kavaja. Në Durrës u ndez populli, duke filluar nga lagjja 1 Maji. Tanimë filluan arrestimet në masë në Durrës. U bëra merak se nuk dija ku më kishte shkuar vëllai i vogël. Ai kishte shkuar te fërmetimi i duhanit, tek autobusët. U ktheva deri te restorant Peshku. Aty takova dy kavajas ; më thanë se mund të kishte ikur me autobusin e Kavajës ... Në punë, një djalë që ishte nga Shijaku, më tha: “I lumtë Kavajës, e ngriti edhe Durrësin...”. (Të më falë lexuesi dhe autori për retiçencat, pra për kapërcimet përmes pikëzimeve. Kuptohet , që të shkurtoj citimet).
    Më tej shkruhet për Lushnjën dhe lushnjarët. I vëllai i autorit vuri një fletë të madhe në këtë qytet: Thirrje që të ngriheshin edhe ata. Sigurimi dhe policia e Lushnjës filluan të lëviznin. Një sigurims donte të griste fletën tonë, por vëllai im u hodh e tha: - “Nuk e gris sa të jem gjallë”. Ai iku dhe u kthye me disa policë të rajonit. Dhe në këtë çast e arrestuan vëllanë tim. Dy kavajasit e tjerë protestuan. I dolën në krah edhe lushnjarët: - “Pse i merni ata”? Populli i Lushnjës po e shoqëronte për në komisariat nipin e Nano Gjonit. Britmat dëgjoheshin te porta e policisë, për gati dy orë: - “Lironi djalin nga Kavaja”. Meqë grumbullimi po zmadhohej, kryetari i policisë, pasi e qëlloi, e nxori nga policia. Populli i Lushnjës na përcolli deri tek ura e Shkumbinit, që të mos na preknin sigurimsat”.
    Gjer këtu jemi në hapat e parë të revoltave. Kur uragani, furtuna, si njëfarë cunami vërshoi drejt Tiranës, forcat e R. Alisë u zgëlaqën keqazi. Parullat u shtuan. Të bën përshtypje njëra: “Poshtë ujkonja e zezë” (f. 60). Me këtë mbiemër doli më vonë edhe një libër që u përhap përtej vendit tonë, që ta marrë vesh edhe bota sesa e zezë ishte e veja e diktatorit dhe protagonistja e luftës së klasës. “Të tmerruar, shërbyesit e hafijet ishin strukur si djalli vetë në komisariat. Askush nuk kishte kurajë të ballafaqohej me popullin” (f.61).
    Duke u mbështetur në këtë frazën e fundit dëshiroj të bëj një përsiatje. “O tempora, o mores” është një thënie latine, me kuptimin e ndryshimit të kohëve. Më vonë mjaft nga ata që nuk kishin kurajë të ballafaqoheshin me popullin, na u bënë “përfaqësues të popullit” në parlament dhe po na japin mend për “dashurinë” e tyre për demokracinë”. Liza Hoxha nuk është e vetmja. Nuk ishte e vetme as ministria e Jashtme që atë Enver-Hitlerin e ngjiti, pa pikë zori, në muret e brendshme të saj! 1997-a ishte një stan që atë bylmet do të kishte...Bylmet që na u dha ta gëlltisnim si safí, paçka se ishte si gjizë e thartuar. Këto janë yneret e majtizmit tonë të cilin komisioni Ngjela na e nxori të larë e të shpëlarë me ujë të bekuar atë ’97-n, produkt të ustallëqeve majtiste për ta rrëmbyer pushtetin sipas recetave leniniste, legalisht ose ilegalisht, po qe nevoja. Po qe nevoja edhe me flamuj të huaj . . . Ajo gjiza që kutërbon herë na u dha ta gëlltisim edhe në Pezë, me ovacionet për Enver-Hitlerin, (dhe me përkushtimin e E. Ramës), paçka se Komisioni Parlamentar i KE-së ka nxjerrë një vendim, që ta dënojmë diktaturën komuniste. Vendim të cilin majtizmi ynë e ka hedhur prapa kurrizit!
    Duke përfunduar, duhet të themi diçka edhe për Fisnik Gjonin, e dekoruar nga Berisha si Pishtar i Demokracisë. Është i biri i Nano Gjonit, njërit prej të 34-ve që ranë në Gërhot të Gjirokastrës, së bashku me Hysni Lepenicën, nga plumbat e pushtuesit italian. Dhe ata që e kishin në gjak sistemit komunist, ata që nuk kishin kurajën të ballafaqoheshin me popullin në hapat e parë të demokracisë, sipas frazës së Fisnikut, bash ata ishin shpirtërisht me Enver-Hitlerin, kur ky i afarosi si reaksionarë familjarët e të vrarëve nga dora e okupatorit.

    55

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Keto qe jane shkruar ketu jane te verteta ashtu sic eshte e vertet qe para perleshjes ne kavaje ishte ne plan nje manifestim ne heshtje ne shehsin Skenderbej per te pare se sa manifestues do merrnin pjese. Ky menifestim u anullua per shkak te forcave te shumta policore dhe sigurmsave qe rrethuan sheshin dhe nuk lejonin grumbullime me shum se 3 vete duke i shperndare.
    Ashtu sic eshte e vertet se para ketij mitingu te heshtur u hodh nje bombe ne librarine Flora simbolin e PKSH ne qender te Tiranes.
    Stadiumet u zgjodhen si rruga e vetme per grumbullime masive te popullsise dhe u shfrytezuan per te kundershtuar hapur rregjimin. Dhe ndeshja me e afert ishte pikerisht ajo e Kavajes dhe Partizanit ku shkuan shum te rinj nga Tirana. Mbas Kavajes e njeta gje u perserit ne Shkoder, dhe menjeher disa dite pas saj u grumbulluam per te hequr bustin e Stalinit perpara galerise se arteve, qe ne fakt e hoqi vete shteti gjate nates, me sa mbaj mend ishte Stalini dhe lenini nga krahu tjeter i bulevardit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    demostrata e pare antikomuniste asht ba ne shkoder dy muj e gjys perpara, me 14 janar.
    nuk e kuptoj kuj i intereson ky shtremnim i historise. asht turp me i'a mohu sakrificen atyne djemve qe u torturun neper biruca me muj te tane
    rrespekt per kavajen po historia duhet me u tregu si asht









    Kur Shkodra i shpallte luftë Stalinit

    Shekulli - ARDIAN NDRECA - Me rastin e demonstratës së parë antikomuniste 14/1/1990 - Sot 20 vjet pjesa ma e mirë e Shkodrës, malsorë e qytetarë dolën për të parën herë në sheshin kryesor të qytetit për me heqë me forcë bustin e Stalinit dhe për t'i tregue regjimit të Ramiz Alisë se nuk e duronin ma të ashtuquejtunën


    Share11
    "diktaturë të proletariatit".

    Ai 14 janar i vitit 1990 ka mbetë i pashlyem në zemrat e atyne që kërkonin fundin e sistemit komunist, mbasi ishte hera e parë që shqiptarët guxonin me dalë në rrugë e me shfaqë haptas disidencën e tyne ndaj regjimit ma totalitar në Europë.

    Demonstrata e 14 janarit nuk ishte diçka e improvizueme, por ishte organizue në detaje prej Dedë Kasnecit, Gjergj Livadhit, Rini Monajkës, Kolec Hublinës, Flamur Elbasanit e disa të rinjve të tjerë shkodranë që donin me i dhanë nji sinjal mbarë shqiptarëve.
    Kishte ardhë koha me u zgjue prej gjumit të gjatë të frikës e të terrorit.

    Shumëkush, prej antikomunistave të njohun e prej atyne që e urrenin sistemin, nuk iu përgjegjën thirrjes me dalë në shesh atë ditë. Ma vonë u justifikuen tue thanë se nuk besonin se atë ditë do të bahej gja. Si gjithnji pjesa ma e madhe kërkonte me i nxjerrë gështenjat prej zjarrit pa i djegë duert.

    Por atë mëngjes të ftohtë dimnit qindra e qindra të rinj vërshuen prej lagjeve Skanderbeg, Serreq, Rus, Parrucë, Ballabane, Arra e Madhe dhe në heshtje mbushën qendrën e qytetit.

    E vetmja mbështetje organizatorëve u ishte dhanë nepërmjet nji funksionari të naltë të përfaqsisë së RFGJ-së në Tiranë, i cili e kishte sigurue Rini Monajkën (që ishte me prejardhje austriake) se qeveria gjermane do ta mbështeste nji lëvizje të mundshme antikomuniste në Shqipni. Pjesa tjetër i takonte zemrës së puntorëve e të rinjve që nuk patën frikë me dalë me shesh.

    Forcat e shumta të policisë dhe disa dhjetra e dhjetra sambista nuk e trembën popullin e Shkodrës, tashma të lodhun prej mashtrimeve e dhunës së Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës me shokë.
    Mbrenda mikrobuzave me dyer të hapuna shiheshin arkat me municione dhe automatikët e gatshëm të policëve të ardhun prej të gjitha rretheve. Megjithatë as ata nuk mjaftonin për me tremb shkodranët.

    Atë ditë, edhe pse nuk u rrëzue busti i Stalinit e oratori i caktuem me mbajtë fjalimin e rastit, puntori Kolec Hublina, nuk mbërrijti me folë, prap se prap u arrit efekti i dëshiruem: diktatorit gjeorgjian e atyne që rrinin në Tiranë iu dridh toka nën kambë.

    Po atë ditë në Shkodër kishte ba nji vizitë senatori italian Flaminio Piccoli, i cili u shfaq në mbramje në ekranin e televizionit shqiptar tue vlerësue hapat përpara të qeverisë shqiptare në demokratizimin e vendit. Demagogjia e Ramiz Alisë nuk njihte asnji kufi, ai s'ngurronte me përdorë asnji mjet për me mashtrue popullin shqiptar.

    Nuk vonuen arrestimet e shumta e mbrenda pak javësh u kapën të gjithë organizatorët, prej të cilëve Rini Monajka u torturue në mënyrën ma çnjerzore prej policëve dhe sambistave nën drejtimin personal të kriminelit Zylyftar Ramizi.

    Regjimi përpiqej që krahas dhunës të tregonte edhe nji farë qetsie. Ramiz Alia gjatë nji vizite në Uzinën Traktori u shpreh se Taraboshin nuk e lëviz era.

    Megjithatë ai dhe klani komunist e ndienin mirë se "era" që kishte fry në Shkodër vinte prej gërmadhave të Murit të Berlinit dhe kalonte nepër Rumani, ku sapo ishte pushkatue diktatori Çaushesku.

    Muejt e hetuesisë qenë prova ma e randë për të arrestuemit, të cilët krahas torturave fizike iu nënshtruen edhe presionit të vazhdueshëm psikologjik.

    Në fund të prillit 1990 grupi i Shkodrës që kishte organizue demonstratën për rrëzimin e bustit të Stalinit doli para trupit gjykues të kryesuem prej Shefqet Muçit në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në atë shkallë u hiqte atyne të drejtën e apelimit dhe de facto e kthente dënimin në formën e preme.

    E gjithë Shkodra i ndoqi me ankth ato ditë.

    Akuza mbështetej tek nenet 55/1+13 e 57 e të Kodit Penal të RPSSH, për krijimin e nji organizate kundërrevolucionare me karakter antisocialist, për kryemjen e krimeve në bashkëpunim kundër shtetit dhe përmbysjen të pushtetit popullor me dhunë.

    Dënimet për këto nene mund të shkonin deri në pushkatim, por kohët kishin ndryshue.
    Dedë Kasneci, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi ua përplasën në fytyrë trupit gjykues aktakuzën që pjesa ma e mirë e shqiptarëve i bante atij regjimi çnjerzor. Ndërsa Rini Monajka ishte i tjetërsuem prej torturave dhe nuk mund të shqiptonte pothuejse asgja në mbrojtje të vetes.

    Dënimet qenë të ashpra, por tashma era e shndërrimeve politike në Europë nuk e lejonte ma Ramiz Alinë me pushkatue disidentët antikomunistë.
    Të dënuemit u shpërndanë në burgjet e ndryshme prej Qafë Barit në Sarandë, prej ku u liruen në janar e në mars të vitit 1991.

    Ma randë ndër ta ishte damtue Rini Monajka, i cili në tortura kishte pësue nji frakturë prej 7 centimetrash në kafkë dhe kishte trauma të randa psikike.

    Sot, 20 vjet mbas asaj date historike, nuk janë ma mes nesh as Rini Monajka dhe as Flamur Elbasani, por nuk asht ma as shpirti i pastër që andrronte me përmbysë pushtetin dhe mendësinë komuniste pa ba kompromise dhe pa lejue që ish antarë të PPSH të vijonin me sundue në Shqipni edhe për 20 vjet të tjera.

    Në këto dy dekada shqiptarët nuk kanë pasë mundësi me e trajtue komunizmin as si objekt të historisë së tyne bashkëkohore, e ndërsa ata gjuenin me shqelma kërmën e komunizmit në debate, forume e në gazeta, ai ndërronte formë e ngjyrë, tue mbetë gjithnji i njejti si mendësi e tue drejtue jetën politike të vendit, tue vijue me e shkatrrue dhe me e mbajt Shqipninë të fundit ndër vendet e Ballkanit.

    Shkodra ka me dijtë gjithmonë me i rrëzue diktatorët dhe demagogët shkatrrimtarë, e shpresojmë se njikohsisht ka me fillue me nderue ata që si Rini Monajka me shokë kanë sakrifikue vetveten për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ha ha ha ha ...Kavajsit e Elbasanllit zgjuan Shqiperin nga gjumi...jeni populli me fun ne bot ...ata te shkretet shquhet ne fushen e sumokracis dhe jo te demokracis,.... injorante te shekullit edhe 1 her po ju them Shqiperia u detyruar te ndrroj sistem sepse sistemi komunist falimentoi ne gjith Europen dhe veten Shqiperia pati ngelur dhe natyrisht nuk mund te jet vetem 1 vend i vogel ne mes te Europes komunist... e ndrroi sistemin Amerika e Anglia dhe jo ata qe benin grev uria tu hanger tasqebab me lo.qe prifti gjith naten e tu fjet gjum gjith diten....cubat qe shkaterruan komunizmit .. ai tjetri thot kur Shkodra i hapi luft Stalinit ....ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaa..ahhhh aaaaaaaaaah

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kavajsit kane nje proverb kavajas : "O zot me jep mend sa te lidh ushkurin e brekeve, tjetren ma jep fat .." ha...ha...ha...

    Po ndoshta nga qe nuk kane mend (sic e pranojne dhe vete) u manipuluan me kollaj nga Ramizi dhe Nexhi, ramizistet dhe nexhistet , kush e merr vesh ?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    si duken enveristat nji km larg
    kavajsit na qenkan pa mend se rrezikun jeten per demokraci, kurse ne tema te tjera na ben heroj ata kanibalet e 97-es

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kavajsit do kene marr hov nga fitimi i kupes se shqiperise
    ju falet
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    si duken enveristat nji km larg
    kavajsit na qenkan pa mend se rrezikun jeten per demokraci, kurse ne tema te tjera na ben heroj ata kanibalet e 97-es
    O shkodrano , pse demokraci e quan ti kete qe ka sot ne Shqiperi ?

    Akoma nuk e ke kuptu qe qeveris interesat e Shqiperise Ramo me Nexhin (ose me mire me thene agjenturat e huaja?), sic ben edhe me biznesin edhe me gjeopolitiken ??

    Pse nderrimi i kelysheve te tyre , d.m.th. se iken ata ?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Nderroi sa te duash kuajt e karroces ! Po nuk nderrove karrocierin , prape ne ate rruge do te ecesh dhe rruga nuk ndryshon por dhe karroca do te shkaterrohet !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 02-06-2010 më 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •