VIĒI I ARTĖ
Njėri nga faktet mė tė rėndėsishme sa i pėrket eksodit tė Izraelitėve nga Egjipti, siē tregohet nė Kur’an, ėshtė se ata kundėrshtuan fenė e shpallur atyre nga Zoti, pavarsisht nga fakti se Zoti i kishte shpėtuar ata pėrmes Musait a.s. nga tirania e Faraonit. Izraelitėt nuk ishin tė aftė qė tė kuptonin monoteizmin qė Musait a.s. iu komunikoi atyre, por vazhdimisht anonin drejt idhujtarisė.
Kur’ani e pėrshkruan kėtė prirje tė ēuditshme kėshtu:
Beni israilėt i kaluam pėrtej detit, e ata me njė popull qė adhuronte do statuja tė tyre, dhe thanė: "O Musa, na e bėn edhe ne njė zot (statujė) si zotėt qė i kanė ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull qė nuk dini".
Vėrtet, ai popull (qė po adhuron idhuj) ėshtė i shkatėrruar nė atė (adhurim) dhe ajo qė vepruan ėshtė e asgjėsuar (s'ka dobi). Kur’an ( 7: 138-139)
Musai u kthye te populli i vet i hidhėruar e i pikėlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim tė mirė, a mos u bė kohė e gjatė e ju e harruat premtimin, ose dėshiruat tė ju godasė hidhėrimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besėn qė ma keni dhėnė?"
Ata thanė: "Ne nuk e thyem besėn tėnde me dėshirėn tonė, por ne ishim ngarkuar me barrė tė rėnda nga stolitė e popullit e i hodhėm ato (nė zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
E ai (Samirija) ua mbaroi atyre njė viē me trup qė pėlliste, e ata thanė: "Ky ėshtė zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar". Kur’an ( 20: 86- 88)
Statuja qė ēifutėt adhuruan kur u larguan nga feja e tyre e vėrtetė ishte, sipas shumė hulumtuesve, njė idhull egjiptas punuar nga ari dhe kishte formėn e viēit.
Pse ekzistonte kjo tendencė kėmbėngulėse nė mesin e Izraelitėve qė t’i ndėrtojnė idhujt dhe t’i adhurojnė ata? Ku ishte burimi i kėsaj tendence?
Shumė qartė, pasiqė njė shoqėri qė kurrėnjėherė nuk ka besur nė idhuj nuk mundet qė pėrnjėherėsh tė sillen nė mėnyrė aq tė pamenduar siē ėshtė punimi i njė idhulli dhe adhurimi i tij. Vetėm ata qė idhujtarinė e kanė prirje natyrore mund tė bėjnė marrėzira tė tilla.
Sidoqoftė, Izraelitėt ishin popull qė kishin besuar nė njė Zot qė nga ditėt e paraardhėsit tė tyre Abrahamit (hz. Ibrahimit). Emri “Izraelitė” apo “Bijtė e Izraelit” sė pari u ėshtė dhėnė djemėve tė Jakubit a.s., nipit tė Ibrahimit a.s., e mė vonė tė gjithė ēifutėve qė kanė rrjedhur nga ai. Izraelitėt kanė ruajtur besimin monoteist qė e kishin trashėguar nga paraardhėsit e tyre Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit, paqja qoftė mbi ta. Sė bashku me Jusufin paqja qoftė mbi ta, shkuan nė Egjipt dhe ruajtėn monoteizmin e tyre pėr njė kohė tė gjatė, pėrkundėr faktit se ata duhej tė jetonin nė mesin e idhujtarėve nė Egjipt. Ėshtė e qartė nga tregimet qė gjenden nė Kur’an, se kur Musai a.s. erdhi tek ata, Izraelitėt ishin njė popull qė besonin nė njė Zot.
Shpjegimi i vetėm i kėsaj ėshtė se Izraelitėt, pa marrė parasysh se sa e zbatonin besimin monoteist, kishin ndikim nga paganėt qė jetonin me ta dhe filluan qė t’i imitojnė, duke zėvendėsuar fenė e zgjedhur pėr ta nga Zotu me idhujtari nga popujt tjerė.
Kur tė shqyrtojmė kėtė ēėshje nėn dritėn e tė dhėnave historike, shohim se paganizmi qė ndikoi nė Izraelitėt ishte nga Egjipti i vjetėr. Dėshmi e rėndėsishme qė mund tė mbėshtetė kėtė konkluzion ishte se viēi i artė qė izraelitėt adhuronin derisa Musai ishte nė malin Sinai, ishte nė tė vėrtetė njė replikė (kopje) e idhujve egjiptianė Hator dhe Afis. Nė librin e tij, “Gjatė nėn diell”, tė autorit Richard Rives, shkruan:
“Hatori dhe Afisi, zotėra egjiptianė nė formė tė lopės dhe kaut, ishin pjesė e adhurimit tė diellit. Adhurimi i tyre ishte vetėm njė periudhė e historisė sė gjatė egjiptiane tė adhurimit tė diellit. Viēi i artė nė malin Sinaj ėshtė mė shumė se dėshmi e mjaftueshme qė tregon se festa fetare kishte lidhmėri me adhurimin e diellit...”
Ndikimi i fesė pagane egjiptase nė Izraelitėt u bė nė etapa tė ndryshme. Posa kanė takuar paganėt, ata anuan kah besimi heretik, siē thotė edhe ajeti: Dhe kur i thatė: Beni israilėt i kaluam pėrtej detit, e ata me njė popull qė adhuronte do statuja tė tyre, dhe thanė: "O Musa, na e bėn edhe ne njė zot (statujė) si zotėt qė i kanė ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull qė nuk dini". Kur’an (7: 138) e ata i thanė profetit: "O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atėherė juve u rrėmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit. Kur’an (2: 55) tregon se ata kishin tendencė kah adhurimi i qenieve materiale qė mund tė shiheshin, nė tė njejtėn mėnyrė si paganizmi ndėr egjiptasit.
Prirja e Izraelitėve pėr paganizmin e Egjiptasėve, ėshtė e rėndėsishme dhe hedh pak dritė mbi devijimin e tekstit nė Tora dhe origjinėn e Kabalas. Kur shqyrtojmė kėto dy ēėshtje me kujdes do tė shohim se, nė zanafillėn e tyre, gjendet paganizmi i Egjiptasve tė vjetėr dhe filozofia materialiste.
Edhe njė idhull i Egjiptit tė vjetėr: Hathori, viēi i artė.
Njė statujė e Hatorit
.......
Krijoni Kontakt