Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162

    Prishtinë: Protesta kundër dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së

    Drejtësi për djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës



    MË 30 MARS - TË GJITHË NË MBËSHTETJE TË

    LUFTËTARËVE TË LIRISË



    Shkruan: Petrit Bajraktari - Prishtinë, 26. 03. 2010



    Me fillimin e luftës së UÇK-së dhe pas rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, kudo në Kosovë, me organizime të ndryshme, doli ajo parulla e famshme: “UÇK, UÇK” dhe “Drenicë jemi me ty”, kjo e fundit, në shenjë përkrahjeje për vazhdimin e luftës që sapo kishte nisur. Duke parë që me pritje nuk bëhet asgjë dhe duke ditur që Liria nuk fitohet pa gjak, lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kjo ushtri e dalë nga gjiri i popullit, përkrah së cilës u rreshtuan djemtë dhe vashat me të mira të kombit shqiptar.

    E nisur për çlirim dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, e asnjëherë për pavarësi, e sidomos jo për një pavarësi çfarë është sot, populli shqiptar i Kosovës, tashmë i ka dëshmorët e lirisë. Pa u ndalur fare nëse edhe pas kësaj lufte është arritur qëllimi ose jo, dua të dal aty për çka edhe vendosa të shkruaj.

    · Çka ndodh sot me ata luftëtarë, që dje derdhën gjakun për të qenë ne të lirë?

    · Ku jane sot ata luftëtarë, të cilet nuk patën fatin e mirë të binin dëshmorë?

    · Si jetojnë sot ata, sa respektohet dhe vlerësohet angazhimi i tyre në luftën për çlirim, e bashkim kombëtar?

    Mbase përgjigjet për këto janë të njohura. Shumica e veteranëve të luftës së UÇK-së janë të papunë, jetojnë në varfëri, të lanun anash dhe, por, ajo që është më e keqja e mundshme, dhe tepër e padurushme, është fakti se shumë nga këta çlirimtarë, gjenden sot nëpër burgje, me akuza të pabaza, për kinse “krime lufte” dhe “përfshirje në disa vrasje” të pasluftës, që kishin ndodhur në Kosovë?!?

    Rasti me vëllezërit Burim dhe Arsim Ramadani, si dhe Arben e Blerim Kiçina, tregon më së miri se si ishte, dhe si është e ndërtuar “drejtësia” në Kosovë. Burim dhe Arsim Ramadani, Florim, Arben dhe Zeqir Kicina, Skender Halilaj dhe gjashtë të tjerë, më 7 prill të vitit 2005, u denuan me 185 vjet burg, nën akuzën për “vrasjen” e ish bashkëpunëtorit të Serbisë, Hamzë Hajra dhe katër anëtarëve të familjës së tij, më 20 gusht të vitit 2001.

    Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, më 2002 arrestuan 12 persona, përfshirë të lartpërmendurit dhe gjatë arrestimit përdorën dhunë fizike, dhe psikike ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre. Akuza e përbashkët kundër Skender Halilajt, si i dyshuari kryesor dhe njëmbëdhjetë të akuzuarve tjerë ishte ngritur më 16 shtator të vitit 2003. Procedura në shkallën e parë në Gjykatën e Qarkut në Gjilan zgjati nga 04.11.2003 deri më 07.04.2005, ku pas 105 seancave gjyqësore, Gjykata shpalli vendimin me 185 vjet heqje lirie për këta djem të UÇK’së!!!

    Pavarësisht se trupi gjykues ndërkombëtar, nën udhëheqjen e gjyqtarit anglez, Vinod Bolello, nuk arriti të dëshmonte se këta djem ishin “vrasësit” e vërtetë të familjes Hajra, megjithatë verdikti ishte shpallur. Gjykata Supreme, pas ankesës së palës mbrojtëse i liroi në gusht të vitit 2008 tre nga të akuzuarit, mes tyre të akuzuarin kryesor, Skender Halilaj, ndërsa i dënoi me nga 30 vjet burg Arben Kiçinën, Burim e Arsim Ramadanin, ndërsa Blerim Kiçina u dënua me 10 vjet burg. Lënda e tyre tash është në duar të gjyqtarëve të EULEX’it.

    Institucionet vendore, sikur në asnjë rast më parë, nuk e kanë ngritur zërin kundër këtyre padrejtësive të shumta, dhe të papara në histori të drejtësisë. Ata gjithmonë ishin, dhe u treguan të pafuqishëm kundrejt misioneve të padrejta, dhe sunduese në vendin tonë, siç ishte UNMIK’u më parë, dhe sot EULEX’i. E duke parë që nënshtrimi i këtyre politikanëve, në raport me EULEX’in nuk ka të ndalur, na mbetet neve qytetarëve që të reagojmë, ateherë kur konsiderojmë se kemi arsye për një gjë të tillë. Mbase sot kemi arsye që te ngrihemi sepse, mos ta harrojmë vetëm një gjë, Burimi, Arsimi dhe Arbeni, kanë qenë dhe janë Luftëtarë të Lirisë. Ata dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, qëllim të vetëm e kishin që popullin e tyre ta shihnin një herë e përgjithmonë të lirë nga sundimi serb, dhe Shqipëria të jetë ashtu si do të duhej të ishte.

    Për të mos e zgjatur, në fund të këtij muaji, më 30 mars, ditë e Marte në ora 12:00, tek Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë organizohet një protestë me kërkesat “Drejtësi dhe Liri për Luftëtarët e Lirisë, Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina”, ish’luftëtarë të UÇK’së dhe oficerë të lartë të ish’TMK’së, gjykim i drejtë dhe i paanshëm nga EULEX-i, rihetim i rastit të vrasjes së Hajrës dhe riadministrim i provave.

    Pra, të martën në ora 12:00, të gjithë në Prishtinë, studentë, arsimtarë e profesorë, pensionistë e të papunë, organizata e individë të shoqërisë civile - të marrim pjesë në protestë. Burim dhe Arsim Ramadani, Arben e Jeton Kiçina, por jo vetëm këta, janë tanët, siç ishim ne të tyre. Ne duhet të jemi në mbrojtje të tyre, siç na mbronin ata dikur.

    Në të kundërtën, duhet të përgatitemi që të përballemi me gjykimin që neve popullit shqiptar, do të na bëjë historia. Për fund uroj që mos të marrim mësimin e keq nga politikanët e korruptuar, e të shantazhuar vendorë, të cilët nuk reaguan asnjëherë, madje në asnjë rast, kundër padrejtësive të shumta. Ndërsa misioneve ndërkombëtare u themi që këso “drejtësie” shkoni dhe bëni në vendet e juaja, ose atje ku jeni mësuar.

    Pra të martën më 30 mars, në ora 12:00 është rasti për ta konfirmuar atë përkrahjen e madhe qytetare, me ato brohoritjet e zjarrta, që thirrnin “UÇK, UÇK” dhe “Drenicë jemi me ty”.

    Drejtësi për djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Liri për Burimin, Arsimin, Arbenin dhe shumë luftëtarë tjerë.

    Liri për të gjithë ne.



    * Autori është aktivist i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Kontakti: petrit_1euro@hotmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    haaaaaaaaaaa
    vetfundosja e grepushi po u merzitkan per padrejtesit qe po ju bajkan pjestarve te UÇK-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Burim dhe Arsim Ramadani, jane Ushtaret më të rinje për nga mosha që kishte Ushtria çlirimtare e Kosovës në Zonen e Drenices, qysh në ditet e para kur Ushtria çlirimtare e Kosovës kishte dalur hapur në Likovc dhe Obri, Vllezrit Burimi dhe Arsimi ishin rreshtuar të paret në Rradhet e UçK-së sëpari duke u ndihmuar në hapjen e Istikameve dhe me pas më Armet në dore duke Luftuar deri në diten e fundit të Luftes si dhe Arben e Blerim Kiçina, Arben dhe Blerim Kiçina jan djemt e axhes së Deshmorit Rasim Kiçina njeri nga Ushtaret e pare të UçK-së në Drenice dhe bashkluftetar i Mujë Krasniqit dhe Rexhep Selimit !!
    Hashim Thaqi edhe pse esht shefi i Qeveris së Kosovës dhe ka vendosur ministre të drejtsis nje ish Komuniste Jugosllave që edhe gjat viteve të 80-ta ka denuar Shqiptar me ligjet e serbis dhe jugosllavis, edhe sot po denon po me ato ligje të konvertuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, Hashim Panla edhe sot lejon që Djemt e UçK-së dhe ata që Luftuan kunder Hordhive serbe të rrin me vite të tera nëper burgje edhe pse të pafajshem !!


    grepi, dora vetë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po cfar thone shoket e unu-se?

    unu.. u-shtria e n-xitesve te u-rrejtjes..

    mos te harrojne kta shoke se.. kan jo gisht por dore e kembe ..ne shum tragjedi ..

    me kupton o grep..

    psh.. njeri nga shefat e kesaj ushtrise UNU.. ai .. cuni i zenelit te migjenit ..a e din ai psikopati se sa tragjedi i ka shkaktuar kosoves me pamfletet e tij plot urrejtje per ldk-ne.. e qe nga kjo urrejtje jane frymezuar falangat vrastare.. .. e kane bere qindra krime . jo mbi arkana.. se ku ta gjesh..por mbi djem nana.. shqiptare..

    ???

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    z. Brari

    Ti e di më mire se çdo njeri ketu që Kosovës si vjen e keçja nga Djali i Zenelit apo Ademit dhe Rilindit !
    e Keçja i vjen Kosovës nga bijt e UDB-es, bijte e atyre që i sherbyen Jugosllavis dhe Lidhjes Komuniste të Jugosllavis për 50 vite me radh dhe atyre që i shkolloj Jugosllavija dhe i ngriti, pra nga ata që i Shkolloj në Armaten e Jugosllavis, në Policin e Jugosllavis dhe LKJ-së e shkollat e Nates !
    Pra Jugosllavija si ka rrit dhe shkolluar që ta prishin Jugosllavin por që ta ruajn dhe çeni leh aty ka han dhe nese i i ndroo pronarin dhe tek pronari i ri do leh por sa ta takoj pronarin e vjeter do i ferkohet nga bythet dhe kembet !

    keshtu duken gjerat por ti si gjithmon je mesuar tu prish gjerave nga mbrapsht !


    grepi, dora vetë

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    z. Brari

    Ti e di më mire se çdo njeri ketu që Kosovës si vjen e keçja nga Djali i Zenelit apo Ademit dhe Rilindit !
    e Keçja i vjen Kosovës nga bijt e UDB-es, bijte e atyre që i sherbyen Jugosllavis dhe Lidhjes Komuniste të Jugosllavis për 50 vite me radh dhe atyre që i shkolloj Jugosllavija dhe i ngriti, pra nga ata që i Shkolloj në Armaten e Jugosllavis, në Policin e Jugosllavis dhe LKJ-së e shkollat e Nates !
    Pra Jugosllavija si ka rrit dhe shkolluar që ta prishin Jugosllavin por që ta ruajn dhe çeni leh aty ka han dhe nese i i ndroo pronarin dhe tek pronari i ri do leh por sa ta takoj pronarin e vjeter do i ferkohet nga bythet dhe kembet !

    keshtu duken gjerat por ti si gjithmon je mesuar tu prish gjerave nga mbrapsht !


    grepi, dora vetë
    z. grepi po selim broshen dhe ibush kllokoqin kush i vrau se shiku po thot ata i kemi pas 'thesar' kombetar!!

    athere po del se shiku paska qene derivat i udebes dhe ndoj sokol shqiptari i paka hjeke keta 'thesaret e shikut' te kadri veselit dhe azem syles!!

    e ketyre kiqinave dhe ramadanve ua kane rras vet ata qe i kane shti ne lluge!!
    kete ma kane then vellezerit edhe te ramadanve edhe te kiqinve!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Ish - ushtarët e UÇK - së kërkojnë drejtësi



    Protestohet në Prishtinë për dënimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, të dënuar me 106 vjet burg. Drejtësi për Burim e Arsim Ramadanin dhe Arben e Jeton Kiçinën kërkojnë qytetarë, politikanë, veteranë e aktivistë.


    Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vuajnë dënimin me 106 vjet burg në burgun e Dubravës, nën akuzën për vrasjen e ish-inspektorit Hamzë Hajra dhe familjes së tij në verën e vitit 2001.

    Pas dënimit të këtyre katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, është formuar një këshill organizativ, i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka paralajmëruar se të martën në orën 12 do të mbahet një protestë njëorëshe në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”.

    Ky këshill ka marrë mbështetje edhe nga studentë të Universitetit të Prishtinës dhe nga disa organizata joqeveritare. Por nuk mungoi edhe përkrahja e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Për të kundërshtuar mbajtjen në burg të ish- luftëtarëve të UÇK-së, kryetari i Këshillit organizativ, Visar Zogaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre nga paraburgimi.

    “Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të paraburgimit të tyre, lirimin nga akuzat si dhe respektimin e afateve ligjore. Në të kundërtën, nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk i përfillin këto kërkesa, atëherë ne do ta radikalizojmë mënyrën e protestimit dhe do të organizojmë protesta nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, jo vetëm në Prishtinë”, ka thënë Zogaj, sipas të cilit hapi i ardhshëm do të jetë edhe futja e kësaj çështjeje për diskutim në Kuvendin e Kosovës dhe mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve dhe një peticioni nga qytetarët.

    Edhe për avokatët dhe organizatat e dala nga lufta, ky dënim vazhdon të konsiderohet i padrejtë. Avokatja Vahide Braha, mbrojtësja e njërit prej të akuzuarve, ka thënë se dënimi dhe mbajtja në burg është i padrejtë.

    “Gjykatësit ndërkombëtarë i kanë shpërfillur të gjitha rregullat ligjore dhe nuk janë bazuar në asnjë argument shkencor dhe prova juridike, por as të Mjekësisë ligjore” thotë avokatja Braha.
    Ajo gjithashtu u shpreh se në Kosovë po kërcënohet e drejta dhe siguria e çdo qytetari.

    “Këto raste duhet të ndriçohen dhe nëse Kushtetuta na e jep neve të drejtën e mbrojtjes dhe lirisë së individit, e këtë nuk e zbaton shteti i Kosovës, atëherë ne vërtet nuk dimë çfarë të bëjmë e nuk dimë ku do të drejtohemi”, ka shtuar avokatja Vahide Braha në këtë konferencë.

    Në konferencë mori pjesë Smajl Latifi, kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, si dhe Xhevdet Qeriqi, invalid i luftës dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

    Ndërsa në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e mbështet këtë protestë, thuhet se politikanët, të cilët plotësisht janë pajtuar me padrejtësitë e UNMIK-ut dhe tash të EULEX-it, asnjëherë nuk kanë punuar konkretisht për lirimin e ushtarëve të burgosur të UÇK-së, të burgosur padrejtësisht. Dhe, as që duhet të pritet një gjë e tillë nga politikanë të cilët e shitën luftën, e shkatërruan UÇK-në dhe e shpërbënë TMK-në, pra politikanë që e pranuan Planin e Ahtisaarit, që e mohon luftën tonë çlirimtare, identitetin dhe flamurin për të cilin luftuan të gjithë ushtarët e UÇK-së, e për të cilin ranë dëshmorët.

    Para luftës, Hamëz Hajra punonte në policinë serbe, si inspektor i kriminalistikës, që ishte motivi kryesor i sulmit. Ai ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me gruan dhe katër fëmijë kur u qëllua më armë zjarri. Vetëm njëri nga fëmijët i mbijetoi sulmit.

    Express


    grepi, dora vetë

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    OVL: EULEX-i po vazhdon lojërat politike të UNMIK-ut



    Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që të shtrojë në seancë parlamentare çështjen e mbajtjes në burgje të ish luftëtarëve të ish UÇK-së, lufta e UÇK-së të cilësohet si luftë çlirimtare dhe kapitulli I ish UÇK-së të mbyllet njëherë e përgjithmonë.


    Në një komunikatë të lëshuar për media të hënën, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së thotë se lojërat politike të UNMIK-ut, në bashkëpunim me Serbinë, ishin me pasoja të mëdha për vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe për vet popullin tonë dhe të ardhmen e tij.

    “Këto lojëra politike është duke i vazhduar edhe EULEX, i cili thirret se kinse do t’i korrigjojë gabimet e mëhershme që janë bërë me rastin e akuzave të ngritura kundër luftëtarëve të lirisë. E tërë kjo luftë politike, e zhvilluar kundër vlerave të popullit tonë, ka një qëllim të vetëm: Mohimin e vlerave të arritura me çmim shumë të lartë, me gjakun e mijëra dëshmorëve në luftën e pareshtur për liri”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rithekson se është kundër mbajtjes në burgje, të të gjithë veteranëve si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit, të cilët akuzohen për kinse krime lufte dhe së shpejti do të organizojmë një tribunë në të cilën do të diskutohet edhe për organizimin dhe mobilizimin rreth protestave për të gjithë, sepse ne besojmë në pafajësinë e tyre.

    OVL të ish UÇK-së, kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që të shtrojë këtë çështje në seancë parlamentare dhe të cilësohet lufta jonë si luftë çlirimtare dhe kapitulli ish UÇK të mbyllet njëherë e përgjithmonë.

    “Sa i përket Ligjit për vlerat e luftës së ish UÇK-së, ne kemi marrë premtimin se në datën 30 prill do të diskutohet në kabinet qeveritar, ku më pas në qershor pritet që të miratohet në Kuvend. Organizata është në vazhdimësi duke u përkujdesur që këto afate të respektohen”, thuhet në komunikatë.


    marre nga, Info


    grepi, dora vetë

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Këta ushtar te UÇK janë viktimë e këti sistemi të poshter gjygjësorë,unmik,euleks,vendor.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”



    Mijëra qytetarë protestuan sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm nga burgu të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiçina, të cilët sipas organizatorëve të protestës, tash e tetë vjet mbahen në burg, megjithë mungesën e provave.


    Duke folur para protestuesve, veprimtari i njohur, Adem Demaçi, tha se dënimet në mënyrë paushallë për qejfin e dikujt, populli nuk do t’i durojë. “Të dënohen njerëzit në mënyrë paushalle për qejfin e dikujt, për të dënuar ushtarët e UÇK-së dhe për të demonizuar një ushtri, populli ynë nuk do të durojë”, tha Demaçi, transmeton KosovaPress.

    Ish-pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar me më shumë se 100 vjet burg nën akuzat e bërë nga prokuroria e UNMIK-ut për vrasjen e familjes “Hajra”. Por për familjarët, avokatët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ky dënim vazhdon të konsiderohet i padrejtë.

    Kryetari i Këshillit Organizativ, Visar Zogaj duke kërkuar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, ka thënë se protesta ka për qëllim t’u bëjë me dije EULEX-it dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, si dhe institucioneve vendore, që gjykimi i këtyre personave duhet të bëhet në mënyrë të paanshme.


    Express


    grepi, dora vetë

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •