
Postuar mė parė nga
mujoislam
Jomedh-hebizmi
Pyesim: ēka do tė ndodhė sikur tė hiqnim dore prej kėtyre argumenteve e t'i thirrnim njerėzit (sipas mendimit tonė) qė tė lirohen prej medhhebeve dhc imitimit tė tyre. dhe tė lundronin nė hapėsirėn e ixhtihadit?.
Duke iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje them: اka do tė ndodhte sikur tė kėrkonim prej tė gjithė njerėzve qė nė projektet e tyre ndėrtimore, tė heqin dorė prej imitimit tė inxhinierėve dhe mbėshtetjes nė ta. اka do tė ndodhte sikur tė kerkonim prej tė gjithė njerėzve qė nė ēėshtjet e tyre shėndetėsore tė heqin dorė prej imitimit tė mjekėve, mbėshtetjes nė ta dhe veprimit sipas kėshillave tė tyre. Po ashtu nė zanatet e ndryshme nėse heqin dorė prej imitimit tė njerėzve tė specializuar tė secilit zanat, duke hedhur poshtė aftėsitė dhe njohuritė e tyre? اka do tė ndodhė nėse kėrkojmė prej tė gjithė njerėzve qė tė heqin dorė prej imitimit tė kėtyre specialistėve e nė vend tė saj tė bėnin ixhtihad dhe tė mbėshleten nė bindjen vetjake qė del si rezultat i kėtij ixhtihadi, dhe mė pas tė na besojnė njerėzit nė kėtė thirrje dhe tė veprojnė ashtu?
Ajo qė do tė ndodhė si pasojė e kėsaj, padyshim se do tė ketė ērregullime shkatėrruese nė ndėrtimtari, bujqėsi dhe nė jetėn shoqėrore: nė kėtė mėnyrė njerėzit do t'i prishnin shtėpitė e tyre duke menduar se janė duke ndėrtuar, do t'i mbytnin njerėzit nė emėr tė mjekimit dhe do tė sjellnin varferi dhe humnerė pėr veten e tyre nė emėr tė punės dhe aktivitetit. E gjithė kjo do tė ndodhė. sepse ata ixhtihadin e kanė vendosur jo nė vendin e vet dhe e kanė praktikuar pa kushtin e tij. E kanė injoruar sunnetin (ligjin, rregullin) e Allahut nė kėtė botė kur ka vendosur qė grupet njerėzore tė jenė tė lidhura mes veti, nė sferėn e tė ndihmuarit, arsimit dhe kėshillimit. Kėtė realitet e dinė tė gjithė njerėzit, edhe femijėt e vegjėl, bile edhe vetė thirrėsit e jomedhhebizmit. Mirėpo, pėr ēka ata njerėz nuk e kuptojnė tė njėjtin ligj dhe rregull ne sferėn e specializimeve fetare dhe dispozitave tė hallallit dhe haramit?!. Nuk e dimė?!. Sikur tė gjithė njerėzit tė futeshin nė hapėsirėn e ixhtihadit nė shkencat fetare dhe nė dispozitat e hallallit dhe haramit, pasojat qė do tė ndodhin, janė tė njėjtat qė ndodhin sikur gjithė njerėzit tė futeshin nė hapėsirėn e ixhtihadit nė specializimet e kėsaj bote. Ne sot posedojmė njė fikh tė kompletuar qė pėrfshinė tė gjitha gjendjet e njerėzve nė mėnyrė individuale dhe shoqėrore. Fikh, tė cilin e kanė nxjerrur dhe e kanė shkruar imamėt muxhtehidė dhe shokėt e tyre dijetarė. Ai sot ėshtė para neve i kompletuar dhe sikur me gjuhėn e tij na thotė: "Mes juve dhe praktikimit tė kėtij fikhu nė ēėshtjet civile, penale etj., nuk ka diē tjetėr pos ta formuloni nė mėnyrėn qė ju e dėshironi"!.
Nėse kėtė pasuri tė fikhut ia paraqesim erėrave tė forta qė pėrfaqėsohet nė ixhtihadin e pėrgjithshėm tė tė gjithė muslimanėve, atėherė fundi i kėtij fikhu do tė jetė sikur fundi i pluhurit qė e bartė era e fortė.. Do tė shohim se pasi qė ishim para njė fikhu tė fortė e tė paluhatur, tashmė jemi para njė mbeturine qė pėrbėhet prej pluhurit, gurėve tė shpėrndara atje kėtu. Kjo ėshtė njė pasojė, tė cilėn nuk e kundėrshton atė pos mendjemadhi i ndonjė tipit tė ēuditshėm. Sot, para muslimanit ekziston njė rrugė e lehtė pėr tė kuptuar dispozitat e namazit, agjėrimit, zeqatit dhe tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me jetėn e tij personale, nėpėrmjet njė libri tė vogėl, i pėrgatitur sipas rregullave tė ndonjė medhhebi prej katėr medhhebeve, qė pėrmbanė nė mėnyrė tė shkurtėr dispozitat e sheriatit. Nė kėtė rast, personi nuk ėshtė i obliguar qė t'i mėsojė argumentet e kėtyre dispozitave, pėrderisa ai nuk ėshtė muxhtehid, sikur qė ishte rasti me shumė njerėz kur kėrkonin fetva prej sahabėve dhe tabiinėve, pa kėrkuar argumente. Nėse e angazhon secilin musliman qė tė bėjė ixhtihad dhe hulumtime nė argumente dhe e largon prej kėtyre librave, prej tė cilave ka pasur mundėsi qė tė mėsojė dispozitat e hallallit dhe haramit duke imituar ndonjėrin prej imaraėve muxhtehidė, kjo do tė thotė se ti nė mėnyrė tė qartė i ke thėnė atij: Hukmi i Allahut rreth problemeve me tė cilat ballafaqohesh ėshtė ajo qė tė ka udhėzuar nė tė bindja jote vetjake!. Pas kėsaj. prite qė tė gjesh sheriatin islam vetėm emėr pa pasur diē pėr tė emėrtuar, titull pa tema dhe ndėrtesė sikur varri i Nasredin Hoxhės: mur nė tė cilin ėshtė vendosur njė derė ndėrsa pas murit tokė e gjerė nė tė cilėn jetojnė egėrsirat dhe ujqit.
Por nėsė, pasi qė e ke larguar prej kėtyre librave dhe imamėve tė tyre, e merr atė person pėr tė kėrkuar prej tij qė tė mėsojė prej librave tjera qė i kanė shkruar njerėz tė tjerė dhe e obligon atė qė t'i imitojė ata, ti me kėtė nuk ke bėrė asgjė mė tepėr, pos asaj se e ke obliguar qė tė heqė dorė prej imitimit tė Shafiiut Ebu Hanifes, Malikit dhe Ahmedit e tė imitojė filanin dhe filanin prej bashkėkohorėve. Kjo gjė nuk ka kuptim tjetėr pos urrejtje ndaj katėr imamėve dhe imituesve tė tyre si dhe fanatizėm pėr filanin dhe filanin. Njė herė njė studentit, i cili u fal afer meje dhc i cili e lėvizte gishtin pandalė nė teshehud (et-tehijjat), i thashė: "Pse e lėviz gishtin kėshtu"? Tha: "Sepse ėshtė sunnet i transmetuar nga Resulullahi a.s." I thashė: "Cili ėshtė hadithi i transmetuar nė kėtė ēėshtje, ēfarė grade tė saktėsisė ka dhe ku ėshtė fjala qė tregon se ėshtė pėr qėllim kjo lėvizje e pandėrprerė"? Studenti Iha: "Nuk e di, por do tė pyes pėr tė dikė prej njerėzve."!. Sikur ai kur e sheh veten se nuk e di argumentin tė thoshte: E imitoj nė kėtė ēėshtje medhhebin e imam Malikut, do tė rehatonte veten, do tė na rehatonte neve dhe do ta kryente obligimin e tij. Pra, ky njeri ėshtė larguar nga imitimi i njėrit prej katėr medhhebeve, jo pėr diē tjetėr, pėrpos qė tė lidhet me imitimin e njė personi tjetėr.
Sikur ky njeri tė vazhdonte tėrė jetėn e tij duke imituar vetėm kėtė person, nuk do t'i thonin atij ata njerėz: E ke haram tė imitosh njė medhheb tė caktuar, sikur qė thonė pėr ata qė imitojnė imamėt e katėr medhhebeve!!. Pra, a nuk e sheh fanatizmin nė format dhe dukuritė mė tė kėqija tė tij?!. Nuk na dėmton qė kėta jomedhhebistė tė kenė ixhtihade tė veēanta nė dispozitat e sheriatit islam, me tė cilat kundėrshtojnė xhumhurin e imamėve dhe pajtohen nė mendime me kė tė dojnė prej tė tjerėve. Kjo nuk na dėmton, sepse ndoshta disa prej tyre mund tė hulumtojnė dhe tė pėrpiqen deri nė maksimum nė disa ēėshtje tė fikhut, gjė qė e bėnė tė aftė pėr ixhtihad, sė paku sipas indjes sė tij. Ne mund tė pranojmė ndonjė mendim qė ėshtė nė kundėrshtim me mendimin e tyre, mund qė mendimin e xhumhurit ta konsiderojmė mė tė pranuar, mund qė tė mos pranojmė aftėsinė e tyre pėr ixhtihad, mund qė nė tė gjitha kėto ēėshtje tė diskutojmė me ta nė mėnyrė vėllazėrore dhe tė qetė nėse e kėrkon nevoja. Mirėpo, ne mendimin e tyre qė e kanė zgjedhur nė emėr tė ixhtihadit nga Kur'ani dhe sunneti nuk e marrim si temė pėr tė nxitur pėrēarje dhe mosmarrėveshje.
Po, nuk kemi punė me ata qė e konsiderojnė lėvizjen e gishtit nė teshehud si mė tė pranuar, ose faljen e namazit tė teravisė tetė rekatė si mė tė pranuar, ose nuk ėshtė i mendimit sipas tij se ka arsyetim falja e namazeve farze kaza qė janė tė lėna me qėllim. S'ka dyshim se nė mesin e imamėve dhe fukahave ka pasur qė i kanė dhėnė kėto mendime. Nuk ėshtė risi nė historinė islame qė disa njerėz tė konsiderojnė veten sejanė muxhtehide, e tė zgjedhin pėr vete disa medhhebe nė disa ēėshtje tė fikhut, pa marrė parasysh se a janė njerėz qė nė realitet mund tė bėjnė ixhtihad apo jo. Mirėpo, ata qė e refuzojmė dhe qė na dėmton ėshtė kur ata njerėz i konsiderojnė mendimet e tyre si armė pėr tė luftuar imamėt e medhhebeve, bėjnė ndėrprerjen e fortė mes tyre dhe mes popullatės islame dhe nxisin fitne dhe pėrēarje nė xhamia dhe vende tė ndryshme sa herė qė u jepet mundėsia, plolėsisht siē ėshtė rasti i shumicės sė tyre tash. E kanė lenė da'ven per nė rrugė tė Allahut dhe nė fenė e Tij, kanė hequr dorė prej te devijuarve qė kanė rėnė nė dalalet dhe dyshime tė ndryshme dhe merren me ata njerėz fetarė qė i kundėrshtojnė ata nė mendime ose ėshtė i vendosur nė imitimin e ndonjėrit prej katėr medhhebeve ose deklarohet haptazi se ėshtė i pamundur pėr ixhtihad dhe se ka nevojė pėr imitim. Me kėta njerėz nxisin diskutime tė pafund qė rezultojne urrejtje tė paarsyeshme.
I akuzojnė ata se janė nė dalalet, imamėt e tyre me injorancė dhe librat e tyre i cilėsojnė si tė ndryshkura dhe tė devijuara!!. Nėse nė dorėn e ndonjėrit shohim ndonjė tespih, me tė cilėn rregullon dhikrin e tij, i vėrsulen atij dhe e akuzojnė se ėshtė nė dalalet dhe bid'atxhi. Nėse muezini pas ezanit haptazi ēon salavate pėr Muhamcdin a.s., i sinjalizojnė atij me akuzėn e shirkut dhe ia tėrheqin vėrejtjen qė tė mos e pėrsėrisė. Nėse njerėzit e preferojnė qė tė falin namazin e teravisė nė xhaminė e tyre njėzet rekate, nxisin nė xhami fitne qė s'ka fillim e as mbarim, derisa brenda xhamisė njerėzit nervozohen dhe e ngrisin zėrin me sharje dhe fyerje. Ende mė kujtohet kur njė natė prej netėve tė Ramazanit mė vizituan pas namazit tė jacisė njė grup prej njerėzve tė rėndomtė qė ishin mbi pesėmbėdhjetė burra. Nė fytyrat e tyre shiheshin shenjat e njė konfrontimi qė kishte ndodhur para se tė vijnė tek unė. Kėrkuan prej meje qė tė bėj diēka qė tė ndali fitnen dhe grindjet qė kishin ndodhur nė xhaminė e tyre pėr shkak se njė njeri nė atė vend kishte sjellė vendim se ėshtė haram tė falet namazi i teravisė mbi tetė rekate.
Ky njeri kishte qėndruar i vendosur nė vendimin e tij derisa kishte filluar kacafytja mes tyre brenda xhamisė dhe se shtėpia e Allahut ishte shndėrruar nė ring, nė rrugė tė shejtanit!. اka i dėmton ata qė tė falin namazin si tė dojnė, e tė na lėnė neve tė qetė qė tė falim edhe ne si e besojmė, qoftė me anė tė imitimit ose ixhtihadit?!. A nuk ėshtė i gjithė interesimi i tyre qė ta konsiderojnė veten se kanė fuqi pėr tė kuptuar dispozitat e sheriatit prej Kur'anit dhe sunnetit pa iu pėrmbajtur medhhebit tė ndonjė imamit muxhtehid? Ja pra ne i lamė qė tė supozojnė pėr vete kėtė, atėherė le tė themelojnė pėr vete -siē dėshirojnė- njė medhheb tė ri dhe tė fortė krahas katėr medhhebeve ckzistuese. Le ta formulojnė atė vetėm prej dhjetė ēėshtjeve prej ēėshtjeve tė fikhut dhe le tė shėtiten nė to si tė dojnė e tė largohen prej fikhut tė imamėve dhc ixhtihadeve tė tyre sa tė dojnė!. Mirėpo, pas gjithė kėsaj, pėr ēka i akuzojnė tė tjerėt se janė injorantė dhe tė devijuar?!. Pėr ēka i zgjatin gjuhėt c tyre me tallje dhe nėnēmim ndaj imamėve tė katėr medhhebeve, librat dlie imituesit e tyre?!. Pėr ēka humbin kohė qė t'i gjejnė atė qė e quajnė gabimet e Ebu Hanifes?!. Pėr ēka nė mexhlise tė ndryshme cenojnė integritetin e Shafiut dhe tallen me fikhun e tij... Mund tė thotė dikush si shejh Naseri: "Ruana Zot, ne nuk i bėjmė tė padrejtė imamėve e as medhhebet nuk i zhvlerėsojmė"!. Po, diē tė tillė e thotė nė disa raste, por reliteti nuk e vėrteton atė qė e thotė, bile e vėrteton tė kundėrtėn.
Ai i cili i respekton katėr imamėt dhe respekton mundin e tyre qe e kanė dhėnė pėr sqarimin e dispozitave tė sheriatit islam si dhe nxjerrjen e tyre nga Kur'ani dhe sunneti - nuk thotė gjatė njė komentimit tė tij nė lidhje me zbritjen e Isail a.s. pa fare arsyetimi: "Shihet qartė se Isa a.s. do tė gjykqjė me sheriatin tonė, me Kur'an dhe sunnet e jo me diē tjetėr siē janė Inxhili, fikhu hanefi ose diē tė ngjashėm me to"!!. Mendo nė kėtė fjali!!. Mendo nė kuptitnin e thėnies sė tij: ...jo me diē tjetėr siē janė Inxhili, fikhu hanefi...!!. Pra, njeriu ka bindje se fikhu hanefi ėshtė i ngjashėm me Inxhilin.. Diē qė nuk ka lidhje fare me sheriatin islam ose me Kur'anin dhe sunnetin!!. A ekziston musliman qė i frikėsohet Allahut nė njohjen e tė vėrtetės e mandej nuk e di se fikhu hanefi nuk ėshtė asgjė tjetėr pos dispozita tė nxjerra nga Kur'ani, sunneti dhe kijasi (analogjia). Po ashtu a ka musliman qė nuk e di se imami i kėtij fikhut -Ebu Hanifeja r.a.- me punėn e tij qė e ka bėrė pėr nxjenjen e dispozitave prej Kur'anit dhe sunnetit, ėshtė afruar tek Allahu e jo te shejtani duke shpikur fikh tjetėr qė e ka vendosur krahas Inxhilit pėr tė kundėrshtuar me tė vendimet e Kur'anit, pa marrė parasysh se ai a ka gabuar nė ixhtihadin e tij apo e ka qėlluar?!.
Mandej, kush ėshtė ai qė ka thėnė se Isa a.s. do tė jetė mė i paaftė se shejh Naseri nė njohjen e Kur'anit dhe sunnetit qė tė mos ketė mundėsi tė bėjė ixhtihad e tė detyrohet qė tė imitojė imamėt nė dispozitat e sheriatit e tė zgjedhė nė mesin e tyre pikėrisht imam Ebu Hanifen? A ėshtė e vėrtetė se nė mesin e dijetarėve tė hanefive ka ndonjė qė e ka supozuar kėtė fjalė..? Ndoshta ėshtė e mundur qė tė gjendet ndonjė jashtė normave normale e tė thotė kėtė fjalė tė pavėrtetė. Mirėpo, sjellja e drejtė shkencore nė kėte rast ėshtė qė shejh Naseri tė na e tregojė emrin e kėtij thėnėsi, tė na e tregojė vendin se nė cilin libėr ėshtė thėnė e mandej t'i pėrgjigjet atij me fjalė shkencore qė ėshtė nė mundėsinė e ēdo personi tė sinqertė nė fenė e Allahut dhe nė respektimin e imamėve islam. Qėndrimi islam nė kėtė ēėshtje ėshtė se Isa a.s. ėshtė i aftė pėr tė nxjerrė dispozitat e sheriatit drtjtėpėrdrejtė prej Kur'anit dlie sunnetit dhe se kjo ėshtė mė sė paku qė duhet tė cilėsohet me tė pejgamberi i Allahult, Isa a.s. Nė bazė tė kėsaj Isa a.s. nuk ka nevojė qė tė imitojė imamėt. Nuk ėshtė vepėr shkencore e as islame qė shejh Naseri tė shfrytėzojė rastin e tė sulmojė flkhun e imam Ebu Hanifes e tė supozojė se ėshtė diē tjetėr nga sheriati islam, sikur Inxhili osc diē tjetėr. Lexues i nderuar musliman, ndoshta e sheh pėr tė madhe qė kėtė fjalė tė thotė ndonjė njeri musliman. Atėherė lexo librin "Muhtesar Sahih Muslim" tė Mundhiriut dhe lexo komentin qė e ka shkruar shejh Naseri nė faqen 308. Kemi njohuri se njėri prej dijetarėve tė mėdhenj, botuesit ia ka tėrhequr vėrejtjen pėr kėtė fjalė tė ēuditshme dhe ia ka sqaruar domosdoshmėrinė e heqjes sė saj nė botimin e dytė qė do tė dalė sė shpejti. Nuk e dimė, botuesi a do tė jetė besnik ndaj ēdo gjėje qė e ka shkruar shejh Naseri e tė mos e heqė kėte fjalė tė rezikshme apo do tė jetė besnik ndaj sheriatit tė Allahut dhe tė vėrtetės qė e dinė tė gjithė muslimanėt edhe pse ndoshta ajo kėrkon qė tė sakrifikohet ndonjė vijė prej asaj qė e ka shkruar dora e shejh Naserit?!. Nuk e dimė, por dalja e botimit tė dytė do t'i japė fund kėsaj ēėshtje dhe do tė na japė mundėsi pėr komentim!.
Kush ėshtė ai njeri i drejtė dhe objektiv qė pranon t'i hedhė tė gjitha argumentet tė cilat flasin pėr domosdoshmėrinė e imitimit tė njėrit prej imamėve muxhtehidė pėrderisa ai ėshtė i pamundur pėr ixhtihad, mandej i thėrret tė gjithė njerėzit qė tė bėjnė ixhtihad edhe pse nuk janė tė asaj kategorie. Po ashtu kėrkon prej atyre tė lirohen nga imitimi i imamėve muxhtehidė edhe pse para tyre i kanė imituar miliona njerėz. Si dhe kėrkon prej tyre qė t'i nxjerrin dispozitat e hallallit dhe haramit prej Kur'anit dhe sunnetit siē kuptojnė dhe siē fantazojnė, edhe pse me anė tė saj mund ta coptojnė sheriatin e Allahut?!. Cili njeri nuk e di se hapja e kėsaj dere para tė gjithė njerėzve do tė thotė qė armiqve tė sheriatit islam t'ua mundėsosh qė ta coptojnė atė, pjesė pjesė me thikėn e ixhtihadit?!.
A ka nė botėn arabe ndonjė i kulturuar qė kupton diēka nga realiteti i historisė moderne e qė nuk e di mėnyrėn se si ka depėrtuar Britania e Madhe pas pushtimit tė Egjiptit nė sheriatin islam duke e keqpėrdorur atė siē ka dėshiruar?. Islami nė sytė e Lord Kromerit ishte i prapambetur, i ngurtė qė nuk mund tė ecė baraz me kohėn. Ai kėrkonte ndonjė mėnyrė tė pėrshtatshme pėr largimin e popullit tė Egjiptit prej islamit. Mėnyra mė e pėrshtatshme ishte pėrhapja e idesė sė ixhtihadit nė mendjet e atyre njerėzve qė kishin besuar se ėshtė e domosdoshme qė jeta tė zhvillohet sipas modelit te shoqėrive evropiane moderne. Posa iu dorėzuan kėtyre njerėzve pozitat e ndieshme fetare siē ishin muftillėku, pleqėsia e Ez'herit dhe administrata e tij, pėrnjėherė ata burra, tė cilėt kishin besuar nė shumė prej dukurive dhe vlerave tė shoqėrisė evropiane, kėrkonin prej kryepleqėve tė Ez'herit dhe dijetarėve tė tij qė tė bėjnė ixhtihad pa i plotėsuar kushtet e tij, derisa shejhul-Ez'heri El-Meragi ishte i mendimit se nuk ėshtė kusht pėr muxhtehidin qė ta njohė gjuhėn arabe. Filluan misionarėt e Britanisė tė bėjnė ixhtihad nė sheriatin islam dhe pėrfunduan me disa risi: ndryshuan ligjet e tė drejtės civile, ndaluan poligaminė, tė drejtėn e shkurorėzimit, bėnė barazimin mes burrit dhe gruas nė trashėgimi.
Po ashtu u dhanė fetva pėr ndalimin e hixhabit (mbulesės), lejonin njė pėrqindje tė caktuar tė kamatės nė banka. Autorėt e kėtyre fetvave i vlerėsonin se janė njerėz me diapazon tė gjerė dhe kuptues tė mirė tė shpirtit tė islamit.35 Cili ėshtė leksioni qė duhet ta mėsojmė nga ky realitet? اka ėshtė arsyeja qė tė shkatėrrojmė kėtė pasuri tė madhe tė fikhut qė e kanė ndėrtuar duart e muxhtehidėve tė sinqertė sipas konsenzusit tė gjithė shekujve tė kaluar, mandej tė hapet dera e ixhtihadit para tė gjithėve e tė lihet anėsh kapja pėr katėr medhhebet. Sėmundja e cila e kaploi derėn e ixhtihadit dje, e njėjta ekziston edhe sot. Duart tė cilėt janė tė pėrgatitura pėr tė copėtuar dispozitat e islamit me thikėn e ixhlihadit sot janė pėr disa herė mė shumė se duart qė vepruan dje?! O ju njerėz, lini muslimanėt qė tė ecin pas imamėve tė tyre, qė njerėzit gjatė gjithė kėtyre shekujve e kanė pranuar imitimin e tyre dhe bėni ixhtihad, nėse dėshironi ixhtihad nė nxjerrjen e dispozitave rreth problemeve bashkėkohore, tė cilat nuk kanė ekzistuar dje, e as qė kanė diskutuar rreth tyre imamėt nė kohėrat e tyre.
Nėse e bėni kėtė do tė lutemi pėr ju qė tė keni sukses nė punėt tuaja. Mirėpo, ju -pėr ēudi- largoheni prej kėtyre gjėrave tė reja pėr tė cilat nuk kanė diskutuar imamėt e mėparshėm dhe qė ėshtė obligim tė bėhet ixhtihad pėr ta ditur vendimin islam nė kėtė kohė, siē janė sigurimi i jetės dhe pasurisė, kontratat e ndryshme pėr tokė mes pronarėve dhe qiraxhinjve etj. Gjithė kėtė e lini anėsh dhe merreni me nėnēmimin e katėr imamėve duke ua tėrhequr vėrejtjen njerėzve qė tė mos i imitojnė ata. Po pėr Allahun, nuk kam parė asnjė prej jomedhhebistėve ndonjė ditė qė tė merret me studimin e ndonjė ēėshtje prej ēėshtjeve tė reja pėr tė cilat pyesin njerėzit e rėndomtė ēdo ditė pėr vendimin e tyre. Ata gjithė potencialin e tyre mendor e drejtojnė pėr tė prishur dispozitat qė janė vendosur paluhatshėm dhe atė qė ėshtė ndėrtuar. Po ashtu secili prej muxhtehidėve dhe imituesve kanė arsyetim para Allahut si dhe e kanė hequr borxhin qė e kanė pasur mbi supat e tyre!. O ju njerėz!
Lėrini dispozitat e paluhatshme tė cilat i kanė shkruar imamėt mė tė zgjedhur tė muslimanėve, dispozita tė cilat i kanė pranuar muslimanėt gjeneratė pas gjenerate dhe pėrvishni mėngėt e juaja qė tė bėni ixhtihad nė ēėshtjet e reja pėr tė cilat nuk ka folur mė parė asnjė prej imamėve, ēėshtje qė njerėzit e rėndomtė kėrkojnė tė dinė hukmin e Allahut pėr to. Nėse nga ixhtihadi juaj mund tė nxjerrni diēka dhe mund tė bėni lidhshmėri mes kėtyre dispozitave dhe argumenteve nga Kur'ani dhe sunneti, duke na treguar mėnyrėn e nxjerrjes sė kėtyre dispozitave, atėherė do t'ua dorėzojmė juve qafet e katėr imamėve dhe do t'u lėmė qė tė derogoni ixhtihadin e tyre me ixhtihadin tuaj dhe do t'i thėrrasim tė gjithė njerėzit qė t'u imitojnė juve nė vend tė tyre. Bėnie kėtė... kushti ėshtė nė duart tuaja.
Shkėputur nga libri: JOMEDHHEBIZMI
Krijoni Kontakt