Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580

    Figura Mitologjike

    Dragoi

    nė Mitologjia kineze ishte njė krijesė mitologjike pozitive. Koka e tijė i pėrkiste njė krokodili trupi njė gjarpėri dhe kthetrat njė luani. Ai mbahej si njė krijesė shumė e fuqishme dhe shumė e zgjuar. Vetė froni i perandorit quhej froni i dragoit. Kur vdiste njė perandorė mendohej sė shpirti i tijė shoqėrohej nga njė dragua i kaltėr nė njė kėshtjellė mbi retė e cila nuk mund tė shikohej nga tė vdekurit. Mendohet se figura e parė e njė dragoi ėshtė paraqitur nga njė luftėtar kinez i cili kishte si simbol njė gjarpėr, pasi mundėte kundėrshtarėt e tijė ai shtonte nė stemėn e tijė njė pjesė tė stemės sė tyre, si kthetrat e luanit, brirėt e drerit etj.

    Fati


    Sipas shumė njerzve, ėshtė rrjedha e ngjarjeve dhe rrethanave qė duhet tė ndodhin nė botė ose nė jetėn e njeriut, e parapėrcaktuar dhe e paravendosur nga njė qėnie e mbinatyrshme ose perėndi. Fati mund tė pėrshkruhet edhe si njė fuqi apo veprues i papėrballueshėm qė pėrcakton tė ardhmen e gjithēkasė si edhe tė njė individi tė vetėm. Ky koncept bazohet nė besimin se ka njė rend natyror tė paravendosur nė gjithėsi.

    Fati nė gjuhėn e pėrditėshme njihet edhe si "rrisku", pjesa e parapėrcaktuar e kushteve, rrethanave dhe ngjarjeve qė do tė ndodhin nė jetėn e njė njeriu. Poashtu edhe fjala me prejardhje turke "kismet", pėrdoret nė gjuhėn shqipe me tė njėjtin kuptim me rriskun.

    Pak histori
    Fati ėshtė njė term qė rrjedh nga fjala latine "fatum" - bėmė, fakt; qė nė zanafillėn e saj tregonte vendimin e pakthyeshėm tė njė perėndie. Mė vonė u pėrdor pėr tė pėrshkruar Destinin, tė birin e Kaosit dhe tė Natės, prej tė cilit askush, as edhe perėndite vetė me Jupiterin, nuk mund t“i shpėtonin rriskut tė tyre tė parapėrcaktuar nga Fati.

    Fati si perėndi pėrfytyrohej si i verbėr.

    Fati, nė gjuhėn shqipe perėndeshat e fatit tė njeriut njihen si Vitore.

    Thėnie
    "Nėse beson nė fat, bėje tė paktėn nė interesin tėnd." — Ralf Valdo Emerson
    "Fati i lartė i individit ėshtė tė shėrbejė sesa tė sundojė.". — Albert Ajnshtajn
    "Ēfarė di unė pėr fatin e njeriut? Unė do t“ju tregoja mė tepėr pėr rrepkat." — Samuel Beket
    "Fati nuk ėshtė ēėshtje e rastėsisė, ėshtė ēėshtje e zgjedhjes; nuk ėshtė njė gjė qė duhet pritur, ėshtė njė gjė qė duhet arritur." — Uilljam Gjenings Brajan
    "Ne jemi bėrė pėr kufinj mė tė mėdhenj se sa toka mund tė rrokė. Oh, le tė jemi tė vėrtetė me fatin tonė tė lartėsuar." — Katerin Buth

    Shprehje
    Fatmirėsisht
    Fatkeqėsisht
    Fatmir(ė), -e
    Fatlum (ė), -e
    Fatkeq
    Paq fat! Fat tė mirė (tė mbarė)!

    Ferri


    Ferri apo skėterra sipas shumė besimeve fetare, ėshtė vendi nė tė cilin pas vdekjes ndėshkohen pėrjetėsisht shpirtrat e njerzve qė kanė bėrė njė jetė tė shthurur dhe mėkatare.

    Nė krishterim dhe islam ferri ėshtė i zjarrtė. Nė besime tė tjera ferri, nganjėherė ėshtė njė vend i ftohtė dhe i errėt (nga e cila rrjedh edhe fjala "skėterrė" nė shqip).

    Nė kundėrshtim me ferrin, shpirtėrat qė kanė bėrė njė jetė tė drejtė, nė pėrputhje me dėshirėn e Perėndisė, shpėrblehen tė banojnė nė parajsė.

    Sot ferri nėnkuptohet nė mėnyrė figurative, si njė gjėndje humbjeje apo mospranie tė hyjnores sesa si vend ndėshkues i amshuar.

    Nė krishterim
    Nė krishterim ferri pėrfytyrohet si njė vend i nėndheshėm, i errėt, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqėrit, qė mundojnė me dhimbje tė papėrshkrueshme, pikėllim dhe vuajtje tė amshueshme shpirtėrat e papenduar tė mėkatarėve tė dėnuar. Tė dėnuarit nė ferr munden tė shikojnė shenjtorėt, tė lumnuarit dhe tė tė penduarit qė pushojnė nė lumturinė e parajsės apo nė pritjen e shenjtė tĖ purgatorit, por nuk munden tė gjejnė qetėsi dhe lehtėsim, pa asnjė shpresė. Jezusi nė veēanti, e ka pėrshkruar shumė qartė konceptin e "ferrit" nė krahasime dhe diskutime tė ndryshme, tė cilat gjenden nė ungjijtė e Mateut dhe Markut:

    «"Tani po ju them se do tė vijnė shumė nga lindja dhe pernėdimi dhe do tė rrijnė nė njė sofėr me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin nė mbretėrinė e qiejve, ndėrsa bijtė e mbretėrisė (tokėsore) do tė dėbohen nė errėsirė, ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."»

    «"Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e Tij, tė cilėt do tė mbledhin nga Mbretėria e Tij tė gjitha skandalet e tė gjithė vepruesit e padrejtėsisė, dhe do t“i hedhin nė furrėn pėrcėlluese ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."» dhe sipas Markut,

    «"Nėse syri yt mėkaton, shkule jashtė: ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh nė jetė i ēalė, sesa tė hidhesh me tė dy sytė nė Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»

    Ka edhe pėrmendje tė tjera pėr Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte njė luginė ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e pėrdor atė si metaforė pėr tė shpjeguar dhimbjen e tmerrshme tė ferrit, atė tė zjarrit. Ai pėrsėrirt shpesh edhe formulėn "ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh", gjė qė jep njė pėrfytyrim tė frikshėm tė vuajtjes dhe pikėllimit tė ferrit.

    Nė teologji dhe filozofinė skolastike, ferri ėshtė thjesht largėsia nga Perėndia, mosprania e dritės sė Tij hyjnore, dhe pikėrisht kėtu qėndron nė tė vėrtetė ndėshkimi skėterror, pėrtej pėrfytyrimit poetik.

    Nė fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dėshirė kah Perėndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vėrteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "nė amshim" e kėtij qėllimi tė epėrm tė dėshirės njerzore, e dėnon shpirtin nė vuajtjen e tij tė amshuar. Afria, qėnia nė Perėndinė, nga Perėndia dhe pėr Perėndinė, ėshtė pėr shpirtin, nė rrafshin qėllimor, realizimi i qėnies sonė zanafillore, dhe, mbi atė dėshiror, lumturia jonė; nė tė vėrtetė , kėta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perėndia, duke u bėrė "plani" i vetėm kulmor. Nuk ėshtė Perėndia ai qė e dėnon shpirtin, pra, por ėshtė shpirti qė dėnohet gjatė jetės, duke mos pranuar "Rrugėn e shpėtimit" tė ndėrtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Nė pėrmasėn tejnatyrore tė amshimit, pėrtej kohės nuk ėshtė i mundshėm asnjė ndryshim - lėvizje, dhe prandaj Perėndia nuk mund tė shpėtojė shpirtrat e dėnuar, pėr tė cilėt megjithkėtė vuan, si Ati i tė gjithė njerzimit.

    Nė islam
    Xhehennemi
    Ndėr besimtarėt mysliman ferri njihet si xhehenem (arabisht) dhe nėnkupton vendin ku ndėshkohėn njerėzit pa besimtarė dhe mėkatarė.

    Ferri nga myslimanėt merret ashtu siē pėrshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtė i myslimanėve, kėshtu qė nė Kur'an ka pėrshkrime tė ferrit si dhe krahasime tė vetive tė tij tė kėqija me vetitė e mira tė parajsės (xhenetit).

    Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janė njė tėrėsi por janė tė ndarė nė nivele (jetėsore) varėsisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra nė kuadėr tė tėresis si ferr ka ferre tė ndryshme nga ai mė i lehti (Qė kur zjerri ndezet nėn kėmb truri vlon nė kokė) e gjer tek ata mė tė vėshtirėt.

    Ferri nuk ėshtė vendbanim i pėrjetshėm pėr tėgjith, por ka nga njerėzit tė cilėt do tė kalojnė njė pjesė tė pasvdekjes sė tyre nė ferr dhe pastaj do tė kalojnė nė parajsė, don tė thotė pas shpagimit pėr mėkatet e bėra nė jetėn e tyre.

  2. #2
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Dhampiri

    figur mitologjike, njeriu i cili e ndjek dhe e mytė lugatin.

    Vendi ku gjindet Dhampiri ėshtė i ruajtur nga vėllėzėrit nė Rumani. Dhami ėshtė i varrur nė Poloni. Nė gjuhėt tjera shkruhet Vampir pasi qė dhėmbi ka formėn e "V" kur del nga nofkulla.

    Dreqi ose Shejtani

    (greqisht dhiavolos - nga e cila rrjedh fjala djall = "shpifės", latinisht Diabolus) nė shume fe ėshtė njė qėnie e mbinatyrshme qė mishėron tė keqen. Kjo qėnie njihet edhe me shumė emra tė tjerė si: Asmodai, Beelcebub, Lucifer, Mefistofel dhe Satan.

  3. #3
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Lugati

    figurė mitike, njeriu i vdekur qė zgjohet nga varri. Dhampiri ėshtė i vetmi qė mund tė mbys ė dhe tė ēlirojė individėt nga lugati.Poashtu lugati mund te largohet ne menyren me te pėrsosur ne bazė tė lutjeve.

    Kutia e Pandorės

    ėshtė njė mit nga mitologjia Greke. Sipas mitologjisė Greke thuhet se kur u bė hapja e kutisė sė Pandorės tė gjithė tė keqijat dolėn nga kutia nė kėtė botė. Kjo kuti ishte njė dhuratė e Zeusit pėr Pandorėn e cila ishte e martuar me Titanin Epimete. Kutia nuk duhej tė hapej, por Pandora nga kureshtja e saj e tepėrt e hapi atė. Dhe qė nga ajo kohė shumė te kėqija erdhėn mbi botėn. Para se te hapej kutia,njerėzimi nuk njihte tė keqen, lodhjen dhe sėmundjet, dhe njerėzit si edhe zotėrat mbi tė gjitha ishin tė pavdekshėm. Por para se Elpisi(greqisht: Shpresė) tė dalė nga kutia, ajo u mbyll pėrsėri. Kėshtu pėr njė kohė bota u bė njė vend i pamėshirshėm, derisa Pandora hapi pėrsėri kutinė dhe nė botė doli edhe Elpisi/Shpresa. Nė ditėte e sotme hapja e "kutisė sė Pandorės" ėshtė sinonim pėr njė gjė shumė tė ndėrlikuar dhe njė gjė qė sjell fatkeqėsi/kob.

  4. #4
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Engjėlli

    Sipas shumė feve, ėshtė njė qėnie e mbinatyrshme. Nė judaizėm, krishterim dhe islam, engjėlli shfaqet si lajmėtar i Perėndisė. Engjėjt parqiten shpesh si qėnie njerzore me flatra, si tė zogjve.

    Fjala engjėll rrjedh nga gjuha greke įngelos - lajmėtar, huazuar edhe nga gjuha latine si angelus. Fjala mė e pėrafėrt pėr emrin engjėll nė hebraisht ėshte - malah, me po tė njėjtin kuptim lajmėtar. Edhe gjuha arabe e ka huazuar emrin nga hebraishtja, nė fjalėn - malak.

    Nė Bibėl dhe apokrifat si edhe nė shkrime tė tjera fetare, gjenden shumė emra tė pėrveēėm tė engjėjve dhe kryengjėjve.

    Hyji

    ėshtė njė perėndi apo perėndeshė; ėshtė natyra thelbėsore ose kushti i tė qenit perėndi (hyjni). Hyji ėshtė ēdo qenie e mbinatyrshme, e shenjtė, hyjnore, e adhuruar si mbikėqyrėse e disa pjesėve tė botės ose disa degėve tė jetės ose ėshtė mishėrimi i njė fuqie.

    Nė mitologji dhe disa fe, hyjnitė marrin forma dhe trajta tė ndryshme dhe pėrshkruhen shpesh me forma njerėzore por edhe forma kafshėsh (p.sh. nė mitologjinė greke). Zakonisht njė hyjni ėshtė i pavdekshėm. Hyjnitė besohej/-t se kishin/kanė personalitet dhe zotėrojnė fuqi tė mbinatyrshme, kanė ndėrgjegje, menēuri, dėshira, dhe ndjenja si njeriu. Mrekullitė dhe shumė dukuri natyrore si rrufeja, pėrmbytjet, stuhitė i visheshin hyjnive, dhe besohej se ata kishin autoritetin apo mbikėqyrnin ēdo fushė tė jetės njerėzore, si lindja apo vdekja. Disa hyjni besohet se drejtojnė kohėn dhe fatin, dhe se janė dhuruesit e ligjeve njerėzore dhe moralit. Ata janė gjykatėsit e fundit tė sjelljes dhe vlerės njerėzore, si edhe janė parahedhėsit dhe krijuesit e tokės dhe gjithėsisė. Disa prej kėtyre hyjnive nuk kanė madje asnjė fuqi, por thjeshtė adhurohen.

    Nė gjuhėn shqipe emri "hyj" rrjedh nga fjala e vjetėr hyll, -i; qė do tė thotė yll.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ketu fillon mitologjia
    Trashigimtarte e Zotrave

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1269625572
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 26-03-2010 mė 13:49

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1269625770
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    bukur fegi

    E bukura e detit

    E bukura e detit, ashtu si nė krijimet e tjera popullore, edhe nė krijimet me tematikė dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumė vlera ku personazhet shndėrrohen nė breshka, gjarpėrinj, shtazė, mjellma, drunjė, etj. Besimi i shndėrrimit metamorfozik tė njeriut, padyshim, i takon antikės sė lashtė, kur mjetet e prodhimit ishin shumė modeste, kur, pėrveē tjerash, vetėm hapėsira detare kishte disa zotfuqi, tė cilat nė rastet e shumta ishin fisnike, mėshirėmėdha dhe bėmirėse tė detarėve.

    Procesi tipik i metamorfizimit nė krijimet me motive dhe me tematikė detare pasqyrohet dendur nė vlerėn shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar nė breshka. Pėrmbajtja e saj e rrudhur ėshtė kjo: Mbreti i tha djalit qė tė martohet me atė vajzė ku tė bie heshta e shigjetės. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vėrejti qė aty nė breg tė detit, nėn njė fik, ku kishte ra heshta, rrinte njė breshkė e madhe. Ky e ēoi nė shtėpi dhe pas gjuetisė sė peshkimit, kthehet nė pallat dhe i gjen tėrė punėt e shtėpisė tė kryera. Tė nesėrmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte njė femėr e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut".

    Nė kėtė krijim shpirtėror aftėsia estetike e popullit shqiptar nė pasqyrimin e tė madhėrishmes ėshtė e lartė, me tipare tė pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera tė saj, ua tejkalojnė tipareve fizike dhe morale tė Penelopės sė Homerit. Hyrija e Detit, kur bie nė kthetrat e mbretit, nuk flet nėntė vjet, pėr hirė tė humbjes sė burrit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Figurina e Hyjneshese nga Bardhoshi (komuna e Prishtines)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Dhampir, dhompir, vampir, eshte fjale shqipe.

    Asnje gjuhe ne bote nuk mund ta zbertheje kete fjale si gjuha jone.

    dham( b ) dhom( b ) = dhemb

    pir = me pi

    Pra ai qe pi nga dhembet.

    Te gjitha te tjerat jan vetem spekulime.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Odiseja dhe Sirenat

    grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit




    Variacioni 4. Odiseja, si etnografi dhe folklor mbarėmesdhetar.

    “Kėnga dhe pėrralla s`kanė zot”

    fjalė e urtė

    Ky kapitull lidhet ngushtė me mėnyrėn si lėnda homerike, ėshtė mbartur dhe pėrmbledhur ndėr vite, nė njė tekst tė vetėm. Me tė drejtė thuhet se arti i Greqisė sė lashtė kaloi nga ideja e kaosit tek ideja e botės harmonike, nga kulti dhe adhurimi i natyrės tek kulti i njeriut, nga ideja e fatit tek ideja e lirisė, nga ideja e zotit tek ideja e njeriut tė lartėsuar si zot, nga figurat enigmatike te figura tė pėrcaktuara e tė individualizuara [1] . Katėr a pesė shekuj e ndajnė Homerin nga tregimet e tij. “Iliada” dhe “Odiseja” pėrbėjnė burimin e parė historik, monumentin e parė tė shkruar, i cili pėrshkruan aktet e trimėrisė sė parahelenėve nė kėtė epokė. I mėshohet faktit se “Odiseja” u shkrua dhe u pėrkthye shumė kohė pas “Iliadės”, dhe u deshėn plot 150 vjet pėr tė mbrujtur greqishten e “Odisesė”. Me tė drejtė Homeri konsiderohet si pėrfaqėsuesi mė i spikatur i artit apolonian, si pasqyrė e epokės dhe e njerėzve qė e kanė kristalizuar panteonin e famshėm Olimpik [2] . Pėrkime tė ndryshme janė nxjerrė nė pah edhe nga studiues tė tjerė, tė huaj e shqiptarė [3] .

    Lamartini nė njė letėr pėrgjigje qė i kishte ēuar De Radės ( 1814-1903), i thoshte se kishte studiuar vjershat shqipe tė pėrkthyera nė italisht, tė cilat i ēmonte tepėr dhe shtonte se poezia fillesėn e ka pasur nė brigjet shqiptare, dhe me anė tė kėsaj fraze (sipas M. Frashėrit), vjershėtori frėng donte tė kuptonte Homerin [4] . Dh. Kamarda (1821-1882), ka nxjerrė nė pah pėrngjasimet e Nuseve tė maleve me Meliet apo Nereidet e grekėve, kuajt qė flasin me kuajt e pavdekshėm qė kėndoi Homeri; Naim Frashėri (1846-1900) i cili pohon se Homeri gjeti nė trojet e sotme shqiptare Aqilehtin-Akilin dhe se, mbėshtetur te Herodoti ai ripohon qė fjalėt e besės e tė perėndive i kanė rrėnjėt nė gjuhėt shqip si Teta-Deti; Afroditi-Afėrdita; Djana-Hanė, gegnisht. Mė tej, tek “Odiseja”, studiuesi D`Anzheli, ndėr tė tjera, pėrqendrohet edhe nė etimologjinė e fjalės “OutiV”, qė u pėrkthye me fjalėn asnjeri, kjo e lidhur me emrin qė i jep Uliksi Polifemit, pėr t’u identifikuar. Pėr Robert Anzheli, kjo fjalė pėrkon me fjalėn pellazgjike ose shqiptare üti = tėndi, nė kuptimin qė ekziston ende nė Shqipėri. Pėrgjigja üti-yti=tėndi, qė u jepet pyetjeve: Kush tė ka tradhtuar? Kush tė ka bėrė keq? ka tė njėjtin kuptim si tek Uliksi.

    Pavarėsisht se na ndajnė mijėra vjet, nga koha e Homerit dhe Homeridėve, nė fillim tė shek. XX, shkrimtari dhe studiuesi Ernest Koliqi (1903-1975), gjatė udhėtimeve tė tij nė Shqipėrinė e Veriut, nė Krasniqe, pėrmend vllazninė e quajtur Qorrat e Kolgecajve, tė cilėt ishin njė fabrikė e vėrtetė kėngėsh popullore. Natyrisht asnjėri syresh nuk ishte qorr a i verbėr: quheshin ashtu mbas prirjes qė ka populli, qė prej Homerit e mbrapa, t`i pandehė lypsa e tė verbėr poetėt [5] . Mė tej, lidhur me sa u tha [6] , ai ka vėnė re gjithashtu edhe pėrngjasim nė mėnyrėn si rapsodi anonim shqiptar i jep trajtė tė lirė lėndės sė pėrbashkėt epike ballkanike, duke krijuar rishtaz njė lėndė tė re nė pėrputhje me shpirtin dhe me shijen e tij.

    (foto: Zumarexhiu nga Dukagjini, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

    Sipas Ēabejt “ …lokalizimi i mitit tė Uliksit nė Itakė do tė thotė se Uliksi ėshtė mė tepėr njė hero i Greqisė veriore, pra i njė vendi qė ka qėnė nė kontakt tė pėrhershėm me fiset ilire-shqiptare”. Kėtė pohim e pranojmė mirėfilli nisur edhe nga gjeografia qė Uliksi pėrshkroi dhe njohu gjatė udhėtimit tė tij, pėrpos faktit qė, pohohet rėndom nga studiuesit [7] , tashmė ėshtė e qartė se udhėtimet e tij pėrfshijnė Ismarėn nė Turqi, Lotofagėt nė Afrikėn Veriore, Circen nė Itali, Lestrigonėt nė Korsikė, Eolin nė Maltė, Kalipsonė nė Spanjė etj. Tė gjendurit e tij kryesisht nė ujė dhe fare pak nė tokė, pohohet edhe nė vargjet e mėposhtme:

    Poseidoni, prandaj, qė tund gjithė botėn,
    nuk ia merr shpirtin, por e sjell poshtė-lart
    pa e lėnė tė shkelė nė tokėn e tė parėve.

    Kėtej kam ardhur
    Me varkė, e me shumė shokė, duke velėzuar
    Mbi detin sterrė, drejt popujsh tė panjohur.

    Duke qėnė se studiues tė ndryshėm kanė vėrejtur se poemat homerike e kanė prejardhjen nga legjendat dhe kėngėt e vjetra, tė cilat kanė rrjedhur nga traditat gojore popullore, po paraqisim mė poshtė disa pėrqasje tė tilla, tė konstatuara nė trashėgiminė e gjallė folklorike tė shqiptarėve.

    1. Nė kėngėn I tė librit “Odiseja”, Telemaku, i biri i Penelopės, i thotė sė jėmės se “Kėngėtarėt s`janė shkaktarė pėr vuajtjet tona”. Ky pohim duket se ėshtė i tė njėjtit shtrat me atė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, neni 1200 ku thuhet se: Lajmėsi nuk ban faj.

    Lahutėn mė tė bukur njė kasnec
    Ia la ndėr duar kėngėtarit Femios.
    Ky, duke shoqėruar atė lahutė,
    Kėndoi me zė qė shpritin ta kėpuste,
    Kundėr vullnetit t’tij, nė mes tė princave.
    Nė ballė kėndonte njė kėngėtar me nam,
    tė ulur e dėgjonin gjithė heshtur.
    Kėndonte kthimin gjėmėmadh tė grekėve,
    atė kthim nga Troja, t’zi si ua kishte bėrė
    Paladė Atena.

    Gjithė kjo vėrtetohet edhe nė kėngėn XXII tė “Odisesė” ku Fem kėngėtari, qe i vetmi qė shpėtoi gjallė nga hakmarrja e Uliksit:

    Vetėm shpėtoi ai Femi, kėngėtari,
    i biri i Terpisė, ai qė kėndonte
    kundėr dėshirės s`tij mes princash.
    Mbante nė dorė lahutėn dhe kish zėnė njė qoshe
    te dera e fshehtė e rrinte dhe mendonte.

    (foto: Lahutari, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

    2. Njė ngjashmėri mėse tė dukshme me kalimin e Uliksit pranė sirenave, do ta pikasim edhe nė Ciklin e Kreshnikėve, nė epin “Ora e Bjeshkės” [8] . Ashtu si tek Sirenat, tė cilat vrisnin ēdo detar qė kalonte nė afėrsi tė ishullit tė tyre, nė epin “Ora e Bjeshkės”, Ora, Zana [9] e malit, gurėzonte cilindo kalimtar qė kalonte nė bjeshkė duke kėnduar. Ja se si i porosit Muji tė 300 dasmorėt e tij, tė cilėt i dėrgon pėr tė marrė nusen:

    A merrni vesht, krujshqve u ka thanė,
    njeto bieshkė kini me dale,
    s’kini me ba as kangė as piskamė,
    se aty asht qillue nji zanė
    e, nė koftė se ju kini me kėndue,
    tė gjithve, tybe, ka me ju zanue
    e nuk ka kush qi ju me u pshtue.
    A merrni vesh, a kini kuptue?

    Mė poshtė po citojmė porosinė e Circes [10] pėr Uliksin, porosi qė lidhet me ēastin kur ai dhe shokėt e tij do tė kalonin pranė kepit tė Sirenave, dhe qė ngjan kaq fort me porosinė e Mujit pėr dasmorėt:

    Tani dėgjo se ēfarė do t`them, njė ditė
    t`i kujtofshin hyjnitė fjalėt e mia.
    Afėr sirenash ju do tė kaloni.
    Kujtdo ato mendjen e kresė ia marrin,
    Por ėshtė i marrė kush ndalet tė dėgjojė
    Kėngėn e tyre t`ėmbėl. Ai s`do shohė
    Askurrė atdhe me sy: as grua, as fėmijė
    Nuk do ta presin me gėzim kur t`kthehet,
    Se me zėrin e tyre aq t`kulluar,
    Sirenat tė magjepsin krejt. Lėndina
    Ku ato jetojnė ėshtė e rrethuar krejt
    nga njė bregore koskash edhe kafkash
    tė njerėzve, qė kalben pėrmbi dhe.
    Mos u ndalo.

    Ora e Bjeshkės, pasi i ngriu dasmorėt e pakujdeshėm qė e harruan porosinė e Mujit, mori robinė nusen e kėtij tė fundit. Muji, nėpėrmjet gruas sė tij zbuloi se fuqia e Orės ėshtė tek njė pėllumb, dhe qė vetėm pasi ai e kapi dhe e vrau atė, mundi tė ēlironte shokėt e tij nga ngurosja. Ashtu si Sirenat, edhe Orėt-Zanat janė zakonisht dy ose tre syresh. Si tė tilla i hasim edhe nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

    Zana e madhe kndon nė mal
    Zana e vogėl kndon nė shkam
    Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
    Zana jemi e zana kjoshim!
    Besa besė e fjala fjalė,
    Grueja grue e zana zanė,
    Zana diell e grueja hanė:
    Mjerė kush besė grues i ka xanė!

    Emri Zana, sipas Joklit rrjedh prej latinishtes: Diana. Sipas njė tjetėr mendimi, Zana rrjedh nga emri za=zana, zėri. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė Jug me Zėra. Ēabej mendon se zanat janė zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme, si dhe me aftėsi tė veēanta nė kėngė e valle. Vetė emri zana e shtojzovalle, i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, tingujsh e lėvizjesh vallėzuese, ėshtė domethėnės, sipas R. Sokolit. Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, qė lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Populli thotė: “Po knojke si zanė mali”.

    (foto: rapsod me ēifteli, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

    Meqė dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Ndonėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” shihen edhe si frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, e kėtu ngjasojnė muzėn greke tė muzikės dhe poezisė, Evterpi e cila u jepte frymėzim kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , Zana nis e vajton mu si njė nėnė pėr tė birin. Ernest Koliqi [11] i ka vėnė re qysh herėt lidhjet e Ciklit tė Kreshnikėve me epopenė e Uliksit. Ai shkruan se: atė mbramje na kėndoi nji ndeshtrashė tė Halilit, e cila kishte gjasime tė ēuditshme me motivin homerik tė Penelopit tė Prokėve. Nji vajzė e rrėnoi t`anė, tue mos pranue me e zgjedhė dhandrrin ndėr 300 mtuesit, tė cilėt e gėzojshin pritjen e gjatė nė shtėpinė e saj atnore me gosta tė majme. Ma nė fund ajo u del para miqve dhe premton se do tė fejohej me atė qė do tė kishte marrė hakun e vėllaut tė saj tė vramė. Por vrasėsi na ishte nji fatos i tmershėm. Vetėm Halilit ia del qė ta mujė nė dyluftim: e martohet me vajzėn.

    Sikurse ėshtė pranuar, krahas sirenave, edhe muzat kanė njė pėrngjasim me Orėt e Bjeshkėve. Sipas Grimbergut, [12] muzat janė parė gjithmonė si hyjnesha tė maleve, dhe besohej se ato jetonin nė maja si Helikoni a Pindi, nė veri tė Greqisė, nė kufi tė Shqipėrisė Jugore, pranė Pėrmetit. Zef Jubani [13] (1818-1880), duke u mbėshtetur mbėshtetur edhe te G. Hahni, pohonte se shqiptarėt i blatuan perėndisė sė muzikės qytetin e Apolonisė dhe se banorėt e atyre viseve mbajnė ende emrin Myzeqarė, qė do tė thotė njerėz me prirje pėr muzikėn. Pesha dhe rėndėsia e muzave nė artin e antikitetit ka qėnė shumė e madhe. “Odiseja”, dhe “Iliada” hapen me vargjet: kėndo e muzė. Sipas Naim Frashėrit: “Apolloni ish dhe i par’ i Musavet, tė cilatė ishin nėntė, e secila ish mnurronjės’ e njė pune a mėsonjėse”. Muzat ishin qė tė gjitha bija tė Zeusit dhe hyjneshės sė kujtesės Mnemosinės. (Ndėr to: Kaliopi-muza e poezisė, Melpomeni-muza e tragjedisė, Evterpi-muza e muzikės, Erato-muza e elegjisė, Talia-muza e komedisė, Terpsihori-muza e valles, Kli-muza e histories, Urani-muza e astronomies, Polimnia-muza e himneve tė shenjtė).

    Njėra prej nėntė muzave, Evterpi, pėrfaqėsonte “poezinė lirike dhe muzikėn”, ndėrsa, njė tjetėr bijė e Zeusit: muza Kaliopi, u sillte frymėzimin aedėve dhe rapsodėve antikė para se ata tė kėndonin epet.

    (foto: Muza Evterpa me lirė, Muzeu Historik Kombėtar, foto Vasil S. Tole)

    3. Nė kėngėn XII, kur Circeja kėshillon Uliksin, pėrmend ndėr tė tjera edhe kalimin e Odisesė dhe shokėve nė ishullin e Trinakies, aty ku kullosin tufa-tufa lopėt dhe dhentė e majme tė Diellit. Circeja thotė se ka shtatė tufa me dhen e shtatė kope me lopė tė majme, tė cilat gjallojnė atje pa lindje e pa vdekje. Tufėn e ruajnė dy hyjnesha, Faetuza dhe Lampetia. Circeja porosit qė kėto kope tė mos preken, dhe ky ėshtė kushti qė Uliksi dhe shokėt tė kthehen shėndoshė e mirė nė Itakė. Nė tė kundėrt, tė gjithė do tė vdesin, lundėrthyer.

    Herodoti [14] (484-425 para.Kr.), nė veprėn “Historiae” , libri IX, pėrshkruan njė histori tė ngjashme qė ka ngjarė nė qytetin e Apolonisė. Sipas tij, nė Apolloni ka dele tė cilat i janė kushtuar Diellit; ato kullosin pranė lumit Aoo-Vjosa, qė buron nga mali Lakmon, dhe pėrshkon truallin e Apollonisė, pėr t’u derdhur mandej nė det, afėr Orikut (sipas Scymni CHII [15] , Oriku ėshtė qytet i ndėrtuar nga eubeasit, teksa ktheheshin nga Troja). Ashtu si tek “Odiseja”, kėto dele u shqyen, jo nga njerėzit por nga ujqėrit dhe pėr kėtė apoloniatėt dėnuan rojen e tyre Evenin me verbim; faji i tij qe se ai fjeti, ndėrkohė kur duhej tė ruante delet. Vite mė pas, Aristoteli (384-322), nė veprėn “De Animalum Historia”, libri III, 20.522,b, shkruan nė veēanti pėr lopėt e Epirit, si racė e zgjedhur kafshėsh. Ai pėrmend gjithashtu edhe qe dhe dele mė tė mėdha, tė cilat njiheshin me emrin pirrike, pėr shkak tė emrit tė mbretit Pirro.

    Nė kuadrin e kėtij variacioni tė “Odisesė dhe Sirenat….”, nuk do tė lėmė pa pėrmendur edhe vėzhgimin qė lidhet me legjendėn muzikore, e cila reket tė shpjegojė lindjen e qytetit tė Durrėsit, Epidamnit antik [16] . Ana Komnena nė librin e saj “Aleksiada”, pohon se Durrėsi, nė kohėt antike, u rindėrtua prej Amfionit dhe Zetit. Siē dihet, dy binjakėt, tė quajtur edhe vėllezėrit Dioskurė tė Tebės, ishin fėmijėt e jashtėligjshėm tė Zeusit, me nėnė Antiopėn. Amfioni ka qėnė mbret i Tebės dhe muziktar i shquar. Fuqia e tij ishte aq e madhe sa tregojnė se Amfioni ndėrtoi muret e qytetit veē falė fuqisė sė lirės sė tij. Kėtu, na intereson sidomos fakti se Zeti, vėllai i tij, ishte pjesėmarrės nė ekspeditėn e famshme tė argonautėve, dhe dėshmitar i ballafaqimit tė Orfeut me Sirenat, shumė kohė mė pare se Uliksi t’u kalonte pranė. Pėr Zetin thuhet se kishte krahė, pra ishte njė njeri fluturues.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •