-
Muja publikon emrat e drejtorëve të ekzekutivit të ri të Prizrenit

Muja publikon emrat e drejtorëve të ekzekutivit të ri të Prizrenit
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja të enjten ka publikuar përbërjen e re të qeverisë komunale, e cila përbëhet nga nëntë drejtorë të rinj, dy të tjerë që kanë shërbyer në mandatin e kaluar, derisa ish-nënkryetari Minir Krasniqi është kthyer në pozitën e drejtorit të Administratës.
Në listën e re të drejtorive figuron një dikaster shtesë. PDK-ja ka marrë drejtimin e pesë drejtorive dhe partnerët e koalicionit të shtatë drejtorive.
KDTP-ja ka marrë drejtimin e dy drejtorive, PD-ja po ashtu, sikurse edhe AKR-ja. Ndërsa NDS do të udhëheq një drejtori.
"Komuna e Prizrenit gjatë këtij mandati qeverisës do të jetë në lartësinë e Përgjegjësive të veta ligjore e politike dhe do tu shërbejë qytetarëve të komunës sonë me përkushtim, në përmirësimin e gjithëmbarshëm të shërbimeve qe ofron komuna për qytetarët. Qeveria komunale do të këtë 12 drejtori", thuhet në komunikatën e nënshkruar nga shefi i zyrës për informim të KK-së, Ymer Berisha.
Sipas këtij njoftimi bartës të drejtorive do të jenë: Drejtor për Administratë, Minir Krasniqi, Drejtor për Ekonomi dhe Financa, Mehmet Bytyç, Drejtor i Shërbime Publike Hasan Hasani, Drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sadik Paçarizi, Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër, Shani Berisha, Drejtor për Arsim dhe Shkencë, Vedat Kiseri, Drejtor për Shëndetësi, Azam Dida, Drejtor për Zhvillim dhe Turizëm, Shend Kabashi, Drejtor për Emergjenca dhe Siguri, Senxhar Karamuço, Drejtoria i Bujqësi dhe Zhvillimit Rural, Aliismet Çoçaj, Drejtor për Punë dhe mirëqenie Sociale, Fahrije Bytyçi dhe Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport, Almir Saiti.
Reagimi i parë për qeverinë e re komunale, ka ardhur nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, i cili e ka cilësuar atë si të papranueshme për strukturat partiake.
Përplasjet ndërmjet Berishës e Mujës, ishin shfaqur në publik gjatë përcaktimit të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ndonëse ishte proklamuar se këto ndasi janë eliminuar, ato janë thelluar gjatë konsultimeve për krijimin e qeverisë komunale. /kosovapress/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt