-
Policia i arreston, gjyqėsori i liron...
Tefik Selimi
Debate lidhur me trafikimin e qenieve njerėzore
Gjilan, 25 mars - Qendra Kosovare pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (KCIC) dhe Forumi pėr Iniciativa Qytetare (FIQ), tė enjten mbajtėn debatin me temė Luftimi i trafikimit tė qenieve njerėzore: sfidat dhe te arriturat. Qėllimi kryesor i organizimit tė kėtij debati ishte diskutimi pėr Strategjinė Nacionale dhe Planin e Veprimit Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore. Gjithashtu, fushat kryesore e debatit ishte si ta parandalojmė trafikimin dhe ri-trafikimin e qenieve njerėzore, mandej: mbrojtja e viktimave dhe dėshmitarėve, hetimi dhe ndėshkimi i krimeve tė trafikimit dhe mbrojtja e fėmijėve tanė. Debati nė fjalė u organizua nė kuadėr tė Projektit Rritja e mbikėqyrjes publike nė sundimin e ligjit nė Kosovė. Projekti ishte i financuar nga National Endowment for Democracy (NED) (Veprimtaria nacionale pėr demokraci). Fillimisht, fjalėn e mori Flamur Arifi, koordinator i Forumit pėr Iniciativa Qytetare, i cili, tha se, pėrpara e kemi njė temė mjaft aktuale, por edhe tė rėndėsishme pėr ta debatuar nė kėtė dukuri jo tė kėndshme tek ne. Ai ftoi tė pranishmit qė sa mė shumė tė japin tė dhėna lidhur me luftimin e trafikimit tė qenieve njerėzore si dhe sfidat dhe ta arriturat. Valdrin Grainca tha se, e tėrė Kosova ėshtė duke u pėrballur mė kėtė dukuri jo tė mirė, e cila, si tha ai, -duhet tė luftohet me tė gjitha mjetet nė tė mirė tė shoqėrisė. Driton Islami, zyrtar nga policia e Gjilanit tha se, puna jonė ėshtė ta luftojmė me kohė dhe kudo qė paraqitet kjo dukuri. Por, si tha ai, ne nuk mundemi atė ta luftojmė pa ndihmėn e tė tjerėve. I marrim tė dhėnat dhe ia pėrcjellim gjyqėsorit, i cili merret me dėnimin. Nazife Jonuzi, drejtoreshė e njė qendre parashkollore tha se, Kosova, nė krahasim nga viti 1999 dallon nga vitet e mėhershme tė kėsaj dukurie tė keqe tė trafikimit tė qenieve njerėzore. Ndėrkaq Selver Zymberi tha se, nga viti 2002, kemi fillluar njė luftė tė pakompromis lidhur me mbylljen e lokaleve tė shumta qė merren me kėtė dukuri. Ismajl Kurteshi, drejtor nė Drejtoriatin e Arsimit tė Gjilanit tha se, kjo temė ėshtė shumė e qėlluar, por qė dua inkuadrohem nė debat dhe tė bėj kėto pyetje: sa pėr qind ėshtė luftimi i trafikimit tė qenieve njerėzore, cilat janė masat qė janė marrė nė parandalimin e kėsaj dukurie jo tė mirė, a janė trafikantėt nga Gjilani apo mese tjetra dhe, nė fund, a ka rėnie apo ngritje e kėsaj tė keqejeje? Kėtyre pyetjeve nuk iu dhanė pėrgjigje, se munguan tė dhėnat. Burim Korēa tha se, kjo dukuri nuk ėshtė kah luftohet ashtu si do tė duhej. Na jemi dėshmitar, kur policia i arreston trafikantėt e qenieve njerėzore, ndėrsa gjyqėsia i liron. Kjo nuk e lufton kėtė dukuri shėmtuese tė shoqėrisė sonė. Kadri Bislimi, zv drejtor nė shkollėn teknike Mehmet Isai nė Gjilan, tha se, nė kėtė drejtim duhet me ēdo mėnyrė tė luftohet, e sidomos Bosėt e trafikimit tė qenieve njerėzore. Sepse, kėtė tė keqe e kemi mė shumė nga tė huajt, tė cilėt na sollėn kėtu. Mė parė kjo dukuri nuk na ishte. Tė shtojmė edhe kėtė se, nė debat nuk mori pjesė gjyqėsia, e cila ishte e ftuar me kohė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt