New York
Numri i miliarderėve nė botė ėshtė rritur nė 1.011, nga 793 sa ishin vitin e kaluar.
Biznesmeni meksikan, Carlos Slim ėshtė njeriu mė pasur nė botė. Ai e kaloi sivjet Bill Gates, qė ndodhet nė vendin e dytė.
Lista e sivjetshme nė revistėn "Forbes" tregon se Azia ka mė shumė miliarderė, ku numri i tyre ėshtė dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
Nė listė ka edhe 62 rusė, tė cilėt u kthyen prapė pasi u eliminuan gjatė krizės ekonomike.
Kryeredaktori i revistės u tha gazetarėve nė New York se numri i miliarderėve tė rinj nė botė ėshtė shenjė e sigurt se ekonomia globale po rimėkėmbet.
Sipas revistės Forbes, pėrveē SHBA ėshtė Kina qė ka mė shumė miliarderė nė kėtė listė, gjithsej 64.
Biznesmeni mė i pasur i Kinės ėshtė Zong Qinghou, i cili ėshtė president i njė kompanie qė prodhon pije freskuese.
Nė kėtė listė gjendet edhe biznesmeni Li Shufu, i cili ėsht presidenti i njė kompanie qė prodhon automjete dhe qė thuhet se do tė blejė Volvon suedeze.
Shtimi i miliarderėve kinezė nė listėn e njerėzve mė tė pasur nė botė ėshtė tregues i zhvillimit ekonomik tė vendit. Indeksi i konsumit ėshtė rritur, por edhe inflacioni ėshtė gjithashtu nė rritje.
Thuhet se Kina kėtė vit do t'ia kalojė Japonisė dhe do tė jetė ekonomia e dytė nė botė.
Forbes thotė se personi mė i pasur nė botė ėshtė miliarderi meksikanas, Carlos Slim, interesat e biznesit tė tė cilit pėrfshijnė telekomin dhe kompani financiare. Ai ia ka kaluar edhe themeluesit tė Microsoft-it, Bill Gates, qė tashmė ėshtė nė vend tė dytė.
Dhjetė mė tė pasurit e sivjetshėm nė botė, sipas revistės Foprbes, janė: Karlos Slim (53,5 miliardė dollarė), Bill Gates (53 miliardė), Woren Bafett (47 miliardė), induat Mukesh Ambani (29 miliardė) e Lakshmi Mital (28,7 miliardė), pastaj Lorens Elison (28 miliardė), Bernar Arno (27,5 miliardė), Eike Batista (27 miliardė), Amansio Ortega (25 miliardė) dhe Karl Albreht (23,5 miliardė dollarė)
Miliarderi mė i ri i botės ėshtė themeluesi i Facebook, Mark Cukerberg (4 miliardė dollarė) dhe mė i moshuri zvicerani Volter Hafner, 99 vjeē, me 3,3 miliardė dollarė.
koha.net
Krijoni Kontakt