Close
Faqja 29 prej 41 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 409
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Kine, shtatzene per 60 vjet!

    Doktoret zbuluan se shkaku i shqetesimeve te nje 92-vjecareje per dhimbje stomaku, ishte femija i palindur kurre, te cilin e kishte mbajtur ne trupin e saj per me shume se 60 vjet.
    E moshuara kineze, shume vjet me pare kishte mbetur shtatzene, por femija kishte vdekur pa lindur ende. Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes.
    "Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjecarja.
    Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #282
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Pash zotin ku i gjen keto amon?
    hahahhahahhahahhah
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    10 njerėzit mė tė ēuditshėm tė botės


    Ngoc: Tri dekada pa gjumė


    64-vjeēari Thai Ngoc vuan nga pagjumėsia qė nga mbrėmja e vitit 1973, kur kaloi ethe tė forta. Ai ka numėruar njė numėr tė pakufizuar delesh gjatė 11.700 netėve tė njėpasnjėshme. "Nuk e di nėse pagjumėsia ka ndikuar nė shėndetin tim apo jo. Doktori thotė se jam pėr bukuri, me pėrjashtim tė mėlēisė dhe punoj normalisht si tė tjerėt", thotė Ngoc. Ai mban nė kurriz ēdo ditė 50 kilogramė ēanta me plehra, duke i transportuar pėr katėr kilometra. Gruaja e tij thotė se gjatė ditės kujdeset pėr derrat dhe pulat, ndėrsa natėn punon si roje. Gjatė netėve tė tė tre muajve ka hapur liqene artificiale pėr tė rritur peshq.

    Bhgat: Mban vėllanė binjak nė stomak

    Sanoju Shagat dikur ka pasur njė stomak tė fryrė, qė dukej sikur ishte nėntė muajsh shtatzėnė dhe merrte frymė me vėshtirėsi. Indiani Shagat thotė se ėshtė ndjerė i ndėrgjegjshėm gjatė gjithė jetės sė tij se kishte bark jashtė normales. Por njė mbrėmje, nė qershor tė vitit 1999, problemi i tij u pėrkeqėsua edhe mė shumė. Doktorėve iu desh tė nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vėllait binjak. Ai vuante nga njė anomali ndėr mė tė ēuditshmet nė botė, fetusi brenda fetusit. Njė anomali e rrallė, ku fetusi i zėnė kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorėt tė ndėrhyjnė

    Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftės sė Dytė Botėrore

    Shoichi Yokoi ishte njė ushtar i ushtrisė perandorake japoneze mė 1941-n dhe u dėrgua nė Guam menjėherė pas atij viti. Nė vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Nė janar tė vitit 1972, ai u zbulua nė njė pjesė tė largėt tė ishullit Guam nga dy banorė tė ishullit. Pėr 28 vite ai qėndronte i fshehur nė njė shpellė nė xhungėl, pasi kishte frikė tė dilte, edhe pse kishte gjetur broshura qė shkruanin se Lufta e Dytė Botėrore kishte mbaruar. "Mė vjen shumė turp qė jam kthyer i gjallė nga lufta", tha ai kur u kthye nė Japoni, me pushkėn ndryshkur ende mbi shpatulla.

    Mehkan: Jeton nė aeroport qė nė vitin 1988

    Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, ėshtė njė refugjat iranian, i cili po jeton nė sallėn e pritjes sė terminalit tė aeroportit "Sharl de Gol" qė mė 8 gusht tė vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dėbua nga vendi i tij, ai kėrkoi azil nė shumė vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi tė shkojė nė Mbretėrinė e Bashkuar, por ata e kthyen nė aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As nė Francė nuk mund tė vėrtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos nė zonėn e pritjes, aty ku rrinė udhėtarėt pa dokumente.

    Mitsuo: Jezus Krishti japonez

    Matayoshi Mitsuo ėshtė njė politikan japonez, i bindur se ėshtė perėndia dhe Krishti. Sipas programit tė tij, ai do tė kryejė gjykimin e fundit si Krishti, por mėnyra pėr ta bėrė kėtė ėshtė brenda sistemit tė tanishėm politik dhe ligjshmėrisė. Hapi i parė si shpėtimtar ėshtė tė zgjidhet Kryeministri i Japonisė. Pastaj do tė reformojė shoqėrinė japoneze dhe mė pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnė nderin tė bėhet Sekretar i Pėrgjithshėm. Pastaj Jezusi Matayoshi do tė sundojė nė tė gjithė botėn me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

    Bawden: Papa i vetėzgjedhur Michael I, nga Kansas


    David allen Bawden (lindur mė 1959) ėshtė njė qytetar amerikan, i cili ėshtė zgjedhur Papa Michael I, nga njė grup prej gjashtė konklavistėsh apo katolikėsh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit tė gjashtė papėve kanė qenė tė pavlefshme pėr shkak se ata janė tė gjithė modernistė. Sedevakantistėt argumentojnė se nėse kolegji i kardinalėve nuk mund tė zgjedhė njė papė tė vlefshėm, atėherė katolikėt e zakonshėm mund ta bėjnė, nėn njė parim tė quajtur "epikeia", barazi.

    Bihari? 18 vjet i vdekur pėr shtetin

    Lal Bihari, i lindur nė vitin 1961, ėshtė njė fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qėnė zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri mė 1994-ėn. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqėrinė e tė vdekurve" nė Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinė e qeverisė indiane pėr 18 vjet, pėr tė provuar se ėshtė ende gjallė. Kur Lala Bihari kėrkoi tė aplikonte pėr njė hua nė bankė nė vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhėnė ryshfete njė zyrtari nė qeveri qė ta deklaronte atė tė vdekur, me synimin pėr tė marrė pronėsinė e tokės sė Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerėz tė tjerė nė situatėn e tij, tė cilėt ishin deklaruar zyrtarisht tė vdekur. Sot ajo shoqėri ka 20 mijė anėtarė nė tė gjithė Indinė. Deri nė vitin 2004, ata arritėn tė deklaronin 4 prej katėr anėtarėve tė tyre tė gjallė. Nė vitin 2004 ai kandidoi pėr njė vend nė Parlament nė Lla Ganj.

    Icke: Shpėtimi vjen nga humanoidėt

    David Icke ėshtė njė ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive nė BBC dhe zėdhėnės i Partisė sė Gjelbėr britanike kombėtare. Qė nė vitin 1990, ai ka qenė njė "hetues me kohė tė plotė i asaj dhe atyre qė kontrollojnė botėn, zvarranikėt". Ai vishet vetėm me ngjyrė tė bruztė dhe pohon se bota ėshtė drejtuar nga njė grup sekret i quajtur "Elita", njė racė humanoidėsh zvarranikė, tė njohur nė kohėt e lashta si "Vėllazėria babilonase" dhe shumė prej njerėzve mė tė rėndėsishėm e kanė prejardhjen prej tyre, pėrfshirė edhe George W. Bush, mbretėresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai ėshtė autor i 15 librave, ku shpjegon pikėpamjet e tij. Pas njė leksioni prej 5 orėsh, ai mori mjaft brohoritje nė Universitetin e Torontos, nė vitin 1999.

    Nakamatsu: Fotografon ēdo vakt 34 vjet

    Yoshiro Nakamatsu (lindur mė 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, ėshtė shpikėsi japonez qė pohon se mban rekordin pėr numrin mė tė madh tė shpikjeve, pėrfshirė disketėn e kompjuterit dhe kėpucėt elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar ēdo vakt qė ka konsumuar vetė gjatė njė periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut ėshtė tė jetojė gjatė dhe t‘i kalojė 140 vitet e jetėgjatėsisė nė tokė.

    Lotito: Zoti qė i ha tė gjithė

    Michel Lotito (lindur mė 15 qershor 1950) ėshtė njė prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur nė Grenoble, ėshtė i famshėm pasi ha ēfarė t‘i dalė pėrpara. Njihet si "zoti qė i ha tė gjitha". Gjatė shfaqjeve tė tij, ai ha metal, xham, gomė dhe artikuj tė tjerė si biēikleta, televizor dhe gjithēka tjetėr. Nga viti 1978 deri mė 1980 ka ngrėnė njė aeroplan tė tėrė. Filloi tė hante materiale tė pazakonta kur ishte fėmijė dhe qė nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh pėr shkak tė dietės sė tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janė dyfish mė tė trasha dhe acidet tretėse shumė herė mė tė fuqishme.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  4. #284
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Kafeja, mė shumė efekt tek meshkujt

    Nje filxhan kafe ben me shume efekt tek meshkujt, sesa femrat. Ndikimi qe ushtron kafeja ekspres ndihet pas 10 minutash tek gjinia mashkullore, ndersa tek seksi tjeter stimulimi vjen me ngadale.
    Studiuesit ne Universitetin e Barcelones thane se efekti mund te jete edhe psikologjik, pasi edhe nje kafe jo shume e forte ka ndikim. Nje grup prej 660 personash pine kafe klasike ekspres qe permbante 100 mg kafeine dhe nje tjeter me 5 mg.
    Te dy sekset ne rastin e pare paten permiresim te aktivitetit pas 10 minutash. Sipas studimeve te deritanishme, duhen 45 minuta qe kafeina te arrije ne gjak, por reagimi ne fakt ka rezultuar vetem pas pak minutash. Kafeja tjeter pati efekt te ngjashem, por me te dobet dhe vepronte me shpejt tek femrat sesa tek meshkujt.
    Studiuesit thane se ky rast tregon sesi ushqime te ndyshme mund te kene efekte te ndryshme tek meshkujt dhe femrat dhe studimi mund te sherbeje per formulimin e dietave ne baze te reagimit te sekseve ndaj produkteve.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #285
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Lol nuk kemi arit ala ke nevoja per simulante.
    Kafeja nevojitet per pensionistat.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Le Van zhvarros gruan pėr tė fjetur mė tė


    Vietnamezi Le Van nga njė qytezė nė krahinėn Quang Nam, baba i shtatė fėmijėve, nuk ka mundur tė pajtohet me vdekjen e gruas sė tij, kėshtu qė e ka zhvarrosur trupin e saj qė natėn tė mund ta pėrqafojė atė.
    Pas vdekjes sė gruas sė tij nė vitin 2003, 55-vjeēari Le Van ka fjetur pranė varrit tė saj, nė varreza, ku kishte hapur njė gropė pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtit.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #287
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga stern Lexo Postimin
    Le Van zhvarros gruan pėr tė fjetur mė tė


    Vietnamezi Le Van nga njė qytezė nė krahinėn Quang Nam, baba i shtatė fėmijėve, nuk ka mundur tė pajtohet me vdekjen e gruas sė tij, kėshtu qė e ka zhvarrosur trupin e saj qė natėn tė mund ta pėrqafojė atė.
    Pas vdekjes sė gruas sė tij nė vitin 2003, 55-vjeēari Le Van ka fjetur pranė varrit tė saj, nė varreza, ku kishte hapur njė gropė pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtit.
    Ketij ne Tiron i thone:
    Qeke PALL FARE.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #288
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar mė parė nga stern Lexo Postimin
    Le Van zhvarros gruan pėr tė fjetur mė tė


    Vietnamezi Le Van nga njė qytezė nė krahinėn Quang Nam, baba i shtatė fėmijėve, nuk ka mundur tė pajtohet me vdekjen e gruas sė tij, kėshtu qė e ka zhvarrosur trupin e saj qė natėn tė mund ta pėrqafojė atė.
    Pas vdekjes sė gruas sė tij nė vitin 2003, 55-vjeēari Le Van ka fjetur pranė varrit tė saj, nė varreza, ku kishte hapur njė gropė pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtit.
    po asaj kockat i kane mbetur te shkretes .Ky skish zgjidhje tjeter?Te vriste veten psh .Ama e ka dashur shume deri ne cmendi.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Breshka me dy koka



    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #290
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


Faqja 29 prej 41 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •