I dalin dhembet ne moshen 75-vjece
E Shtune, 14 Mars 2009
Daniela Zisi
KORCE - Nje grua e moshes 75 vjece, gjithcka do te kishte menduar se mund t'i ndodhte, por se do i dilnin serish dhembet, as qe do ta imagjinonte. Nese ajo qe dime te gjithe, eshte se dhembet dalin dhe nderrohen ne moshe te vogel, ja qe nuk ndodh gjithmone keshtu. Eshte rasti i nje 75-vjecareje nga Korca, qe verteton pikerisht kete. Cudia ka ndodhur nje muaj me pare, kur 75-vjecares Sulltana Mullaj, i kane dale disa dhembe te rinj. Ne nofullen e poshtme te gojes se saj, mund te numerosh plot 8 dhembe. E moshuara prej disa vitesh i kishte hequr te gjithe dhembet dhe kishte vene proteza ne te dyja nofullat. Por muajt e fundit, ajo ankohej se protezat e lendonin dhe nuk i perdorte me. Ndersa ngjarja qe habiti ata qe e degjuan, ka ndodhur rreth nje muaj me pare, kur nje fqinje, qe kujdesej per te moshuaren, kishte pare se 75-vjecares ishin duke i dale disa dhembe te rinj.
"Une kujdesem prej dy vitesh per Sulltanen", thote fqinja e saj, Vjollca Nasufi. "Ajo jeton krejt e vetme, pasi femijet i ka ne emigracion. Djali ndodhet ne SHBA dhe vajza ne Greqi, tregon ajo prandaj une kujdesem cdo dite per te. I jap ushqimin dhe i pergatis ilacet, pasi gruaja vuan nga skleroza. Nje muaj me pare isha duke i dhene nje molle. Papritur ndjeva, qe ajo me kafshoi gishtin. U habita, sepse Sulltana nuk i mbante me as protezat. I pashe gojen dhe vura re se po i dilnin disa dhembe ne pjesen e poshtme te nofulles. Mendova fillimisht se mos ishte kocka e nofulles, por dhembet me pas moren forme dhe madhesi te plote. Isha e cuditur, pasi Sulltana kishte 15 vjet qe i kishte hequr te gjithe dhembet dhe kishte vene proteze te plote te gojes", ka treguar per "KJ", fqinja e cila kujdeset per te moshuaren
Sipas saj, "kaluan jo me shume se tre jave dhe asaj i dolen 8 dhembe. U shqetesova nga kjo qe kishte ndodhur dhe e cova per ta vizituar ne spital. Mjeket u habiten, me faktin qe gruas se moshuar i kishin dale dhembe te rinj, por nuk kane thene asgje per te shpjeguar rastin", vazhdon te tregoje e habitur Nasufi. Vjollca na tregon edhe goten ku e moshuara mban protezat, si per te dhene nje argument me teper se ajo, qe te gjitheve u duket e habitshme, eshte mese e vertete.
Ndersa e moshuara ka mundur te shqiptoje vetem disa fjale, per shkak se gjendja e saj shendetesore eshte e renduar, nga nje goditje cerebrale, qe ka pesuar pak kohe me pare. 75-vjecarja thote se ka shume vite qe i ka hequr dhembet dhe ka vene proteza. Ndersa tregon dhembet e rinj qe i kane dale ne nofullen e poshtme,duket se eshte mesuar me kete qe ka i ndodhur dhe nuk shpreh habi. Ajo madje eshte mesuar edhe me njerezit kureshtare, qe i vijne ne shtepi te shohin me syte e tyre ate qe kane degjuar.
Flet mjekja stomatologe Aliu "Eshte rast i rralle ky i Sulltanes"
KORCE - Mjekja stomatologe Erjola Ali, thote se mjekesia njeh raste te tilla, kur personave te moshuar, u dalin dhembe te rinj, por keto ndodhin rralle. Kam pasur raste thote ajo, qe te moshuarve u kane dale dy ose tre dhembe, por rasti i 75-vjecares, qe i kane dale 8 dhembe, sigurisht, qe eshte mjaft i rralle. Mjekja e shpjegon daljen e dhembeve te rinj me argumentin se gjithe keto vite, te moshuares nuk i jane nderruar dhembet, qe quhen ndryshe, te qumeshtit. Pas heqjes se tyre dhe perdorimit te protezave, u krijuan kushtet,qe te dilnin dhembet e rinj. Sipas saj, dhembet kane qene te vendosur ne nofullen e poshtme ne pozicionin horizontal dhe perdorimi i protezave, ka stimuluar daljen e tyre ne siperfaqe.
koha jone
Krijoni Kontakt