Close
Faqja 19 prej 41 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 409
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Emigrante dhe geto arabe ne Tirane nuk ke dhe problemi ne fjale eshte shume i madh per nje Shqiperi te vogel e te pafuqishme qe nuk zgjidh dot problemet e shqiptareve . Por pa diskutim qe per te arabizuar si Artan Kristo , Krenar Lushen me shoke , Shqiperia do te dije te ktheje pergjigjen e merituar , qofte sipas ligjit qofte duke e anashkaluar ate dhe per kete jam Krenar per vendin tim .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 18-12-2009 mė 12:03
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #182
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    10 krimet mė tė pėrbindshme tė vitit 2009

    Anthony Sowell u arrestua pas ditės kur policia kishte hyrė nė shtėpinė e tij dykatėshe nė Kliveland pėr tė kėrkuar njė grua, tė cilėn ai e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte vrarė, duke ja prerė trupin copa-copa

    1.Gjetja e Jaycee Dugard

    Historia e Jaycee Dugard ngriti pyetje tė ēuditshme rreth Sindromės sė Stokholmit dhe rreth sistemit gjyqėsor tė Kalifornisė, por gjithashtu ushqeu edhe shpresėn se edhe fėmijė tė tjerė qė kanė humbur prej shumė kohėsh mund tė gjendeshin sėrisht gjallė. Dugard ishte vetėm 11 vjeē nė ditėn kur ajo u rrėmbye, ndėrkohė qė ishte duke ecur pėr tė hipur nė autobusin e shkollės nė Liqenin Jugor Tahoe, Kaliforni. Kur ajo u gjet mė nė fund pas 18-vjetėsh nė Antioch, Kaliforni, ishte bėrė nėna e dy vajzave, njėrėn prej tė cilave e kishte lindur nė moshėn 14-vjeēare, ndėrsa tė dytėn nė moshėn 18-vjeēare. Dugard kishte jetuar me Phillip Garrido, njė abuzues seksual i dėnuar, i cili nė njė farė mėnyre kishte mundur ti shpėtonte dėnimit tė tij nė vitin 1999, vetėm tetė vjet, pasi kishte rrėmbyer vajzėn e vogėl. Garrido dhe gruaja e tij, Nancy, tė cilėt e mbanin vajzėn dhe fėmijėt e saj tė burgosura nė njė kasolle prapa shtėpisė sė tyre, tashmė pėrballen me akuzat e rrėmbimit, burgosjes dhe pėrdhunimit. Ata e deklaruan veten e tyre tė pafajshėm. Dugard, ndėrkohė nuk dėshiron tė flasė rreth vuajtjeve tė kėtyre viteve dhe po mundohet tė pėrshtatet me ekzistencėn e saj tė re me nėnėn dhe motrėn e saj. Dy vajzat e Dugard duket se po e pėrjetojnė mirė situatėn dhe kanė filluar shkollėn.

    2. Vrasėsi dhe pėrdhunuesi serial i Klivelandit

    Nėse akuzat kundėr tij do tė provohen, Anthony Sowell ėshtė arkitekti i njė prej serive mė tė tmerrshme tė krimeve nė historinė e viteve tė fundit. Njė pėrdhunues i dėnuar edhe mė parė, Sowell u arrestua pas ditės kur policia kishte hyrė nė shtėpinė e tij dykatėshe nė Kliveland pėr tė kėrkuar njė grua, tė cilėn ai e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte vrarė, duke ja prerė trupin copa-copa.

    Ai nuk ishte nė shtėpi, por policėt arritėn me shpejtėsi tė nuhasnin qė diēka nuk shkonte nė atė shtėpi. Ata gjetėn brenda dy trupa tė dekompozuar nė dhomėn e ndenjes dhe katėr trupa tė tjerė nėpėr disa varre tė sajuara nė bodrum. Oborri u gėrmua dhe u gjetėn mbetjet e katėr trupave tė tjerė dhe gjithashtu u gjet njė kafkė nė dollapin e bukės, duke e ēuar numrin nė njė total prej 11 trupash. Komshijtė thanė se, Sowell mbante aq erė tė keqe, saqė u dilnin lotė nga sytė kur ai u afrohej, por asnjėri nuk kishte hyrė kurrė nė shtėpinė e tij. Ata nuk kishin vėrejtur asgjė pėrveē erėrave tė tmerrshme qė vinin prej shtėpisė sė tij. Ish-marinsi e daklaroi veten tė pafajshėm, pėr shkak tė problemeve mendore, nga tė cilat vuante.

    3. Vrasėsi i Craigslist

    Miqtė e Philip Markoff, 22-vjeēarit me fytyrė ėngjėllore, student nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Bostonit, u sulėn me vrull pėr ta mbrojtur kur ai u arrestua pėr vrasjen e njė mėsuese. 'Ai nuk ėshtė i aftė as tė vrasė njė mizė', tha e fejuara e tij, Magan McAllister nė fillim. 'Dua vetėm tė them qė Phillip ėshtė njė njėri i mrekullueshėm si brenda edhe jashtė'. Megjithatė, krimi qė kishte kryer ishte i shėmtuar. Julissa Brisman, e cila reklamonte shėrbimet e saj nė Craiglist, duket se ka luftuar gjatė me vrasėsin e saj nė njė dhomė hoteli luksoze tė Bostonit. Ajo u godit nė kokė dhe mė pas u qėllua tri herė me armė zjarri, njė herė nė zemėr. Markoff, gjithashtu ėshtė akuzuar pėr grabitjen e njė gruaje tjetėr, e cila gjithashtu reklamonte nė Graiglist. Ajo e akuzoi Markoff, i cili dyshohet tė jetė njė kumarxhi i sėmurė, se i kishte vjedhur asaj 600 dollarė. Policia gjeti njė pistoletė nė dhomėn e konviktit tė studentit tė Mjekėsisė. Avokati i Markoff tha se, klienti i tij ishte i pafajshėm dhe se nuk i meritonte akuzat pėr vrasje, grabitje dhe rrėmbim.

    4. Martiri me shall nė kokė

    Pėr myslimanėt pėrreth botės, ky ka qenė krimi i shekullit. Mė 1 korrik, 31-vjeēarja Marwa el-Sherbini, njė famaciste e devotshme e lindur nė Egjipt, u paraqit pėrpara Gjykatės sė Dresden tė Gjermanisė pėr tė dėshmuar kundėr Alex Wien, njė emigrant i papunė rus, i cili po apelonte pėr njė dėnim tė dhėnė mė parė pėr fyerje ndaj el-Sherbinit, duke e quajtur atė njė 'Islamiste' dhe njė 'terroriste' nė njė park lojėrash pėr fėmijė. Prokurorėt thanė se, pas dėshimsė sė el-Sherbinit, Wein i drejtoi asaj njė thikė kuzhine, tė cilėn e kishte marrė fshehurazi me vete nė gjyq, ja nguli gruas sė paku 16 herė. Burri i saj, Elwy Okaz, 32 vjeē, u sulmua disa herė me thikė para se tė plagosej nga policia, e cila e kishte ngatėrruar me sulmuesin e el-Sherbinit, por shpėtoi pėr mrekulli. El-Sherbini, e cila nė atė kohė ishte tre muajshe shtatzėnė, vdiq e therur dhe e mbytur nė gjak pėrpara djalit tė saj 3-vjeēar. Wein u gjykua nė tė njėjtėn sallė gjyqėsore, ku kreu vrasjen makabėr. U shpall fajtor dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Bashkshorti i el-Sherbinit ngriti disa akuza kundėr gjykatėsit dhe Gjykatės Rajonale pėr tė rishikuar pėrsėri gjyqin.

    5. Misteri i vrasjes sė punonjėsit tė regjistrave

    Trupi i William Sparkman u gjet mė 12 shtator afėr njė varreze tė vogėl tė harruar nė Pyllin Kombėtar Daniel Boone nė Kentucky, rreth 18 milje nė jug tė qendrės sė Manchesterit. Detajet mbi vrasjen e punonjėsit tė Zyrės sė Regjistrimit ishin ironike. Sipas tė dhėnave tė raportuara ai ėshtė gjetur i varur nė njė pemė me fjalėn "Fed" tė gėrvishtur nė kraharor. Ai pėrshkrim u ngulit thellė nė ndėrgjegjen kombėtare mė shumė se ēdo krim tjetėr, duke qenė se ka ndodhur nė njė kohė kur media konservative merrej vetėm me raporte dhe shifra rreth krizės ekonomike. Asnjėri nuk u arrestua pėr kėtė krim. Nė nėntor, autoritetet lokale deklaruan se, bėhej fjalė pėr njė vetvrasje e arkitektuar pėr t'u dukur si vrasje ndoshta pėr tė bėrė tė mundur qė tė afėrmit e viktimės tė pėrfitonin shpėrblimin e siguracionit tė jetės qė kapte shfrėn e 600.000 dollarėve.

    6. Vrasja e abortuesit

    Mjeku abortues mė i mirė i vendit, Dr. George Tiller, kishte qenė tėrėsisht i mėsuar qė tė sulmohej, si verbalisht ashtu edhe fizikisht. Klinika e tij u bombardua njė herė nė vitin 1986. Nė vitin 1993 e plagosėn nė tė dy krahėt, merrte kėrcėnime tė ndryshme pėr vdekje gjatė gjithė kohės, vishte antiplumb dhe udhėtonte me njė qen badigard. Por, mė 31 maj, ndėrkohė qė ndodhej nė Kishėn Luterane tė Wichita, Tiller u qėllua nė kokė dhe mbeti i vrarė nga Scott Roeder, njė aktivist anti-abort. Pas vrasjes u hodhėn nė sulm tė dyja palėt e debatit tė nxehtė tė abortit. Mbėshtetėsit e quanin Tiller njė martir, ndėrsa kritikėt njė vrasės. Megjithatė, tė dyja palėt e dėnuan aktin e shėmtuar tė vrasjes sė mjekut, mbėshtetėsit e abortit thanė se, krimi mund tė ngrinte njė valė tė rėndė dhune klinike, ndėrsa aktivistėt anti-abort thanė se, akti i shėmtuar mund tė demonizonte lėvizjen e tyre paqėsore. Roeder e ka deklaruar veten tė pafajshėm dhe nuk ka ndėrmėnd ta ndryshojė kėtė deklaratė, ndėrkohė qė nė gazetėn "Times" tė Los Angeles, ka deklaruar se ka qenė ai vrasėsi i Dr. Teller, duke mbrojtur me fanatizėm kauzėn e tij.

    7. Masakra e Takomas

    Maurice Clemons ishte vetėm 16 vjeē kur u dėnua me dy burgime 30-vjeēare pėr grabitje dhe vjedhje tė armatosura tė dhunshme nė Little Rock, Arkansas. Por, nė maj tė vitit 2000, pas 11 vitesh burgim, ai shkroi njė letėr mallėngjyese qė i drejtohej guvernatorit tė Arkansasit, Mike Huackabee, i cili ėshtė edhe pastor. 'Nuk kam bėrė kurrė asnjė gjė tė mirė pėr Zotin,' shkruante Clemmons, duke kėrkuar mėshirė. 'Tani ju pėrgjėroj me pėrulje qė tė ndihmoni tė rifilloj nga e para'. Huckabee e hodhi poshtė dėnimin e tij dhe Cllemmons u lirua me kusht. Por, ai kurrė nuk tentoi tė bėnte diēka tė mirė pėr Zotin. Nė tė kundėrt, ai gati sa nuk e theu kushtin e lirimit, duke u rikthyer nė burg. Brenda dhe jashtė burgut, me shkallė tė ndryshme tė lirimit me kusht, dhe duke kėrkuar mėshirėn e Gjykatės, ai jeti njė jetė krimi. U shpėrngul nė Perėndim tė Seattle, ku edhe ishte rritur, duke u munduar tė fillonte njė biznes. Por nė maj, ai filloi tė sillej dhe tė fliste si njė i ēmendur, duke i thėnė njerėzve se ishte i aftė tė fluturonte dhe se roli i tij si njė Mesia do tė njihej edhe nga Presidenmti Obama. Ai sulmoi komshinjtė e tij. Pėrdhunoi dy vjaza tė reja. U arrestua nė Korrik, por nuk ndenji gjatė nė burg, pasi arriti tė paguante 40.000 dollarė gjobė mė 23 nėntor dhe u lirua pėrsėri. Mė pas, nė mėngjesin e 29 nėntorit ai hyri nė njė lokal periferik nė Takoma dhe vrau katėr oficerė policie, ndėrkohė qė ata po punonin atje me laptop. Gjuetia intensive prej dy ditėsh pėrfundoi me vrasjen e Clemmonsit nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 1 dhjetor. Megjithatė, jeta e tij ngriti shumė pikėpyetje rreth menaxhimit tė klasės kriminale tė vendit, duke hapur njė debat qė mund tė zgjasė pėr shumė kohė.

    8. Vrasja e Annie Le

    Fillimisht tė gjithė menduan se bėhej fjalė pėr njė nuse qė nuk donte mė tė martohej dhe ishte arratisur, por zhdukja e Annie Le, u zbulua tė ishte njė tragjedi e tmerrshme. Pasi ishte shpallur e zhdukur prej shumė ditėsh, e diplomuara 24-vjeēare nė degėn e Farmacisė nė Yale, u gjet e vdekur nė njė laborator kėrkimesh mė 13 shtator, ditėn qė duhej tė martohej. Menjėherė ranė dyshime mbi Raymond Clark, 24-vjeēari teknik, i cili kishte akses nė laboratorin e Annie Le, i cili sipas raporteve duket se ka hyrė nė ndėrtesė tė paktėn 10 herė ditėn qė ajo ėshtė zhdukur dhe kishte plagė tė ēuditshme nė kraharor, krahė dhe kurriz. Clark u arrestua mė 17 shtator dhe u akuzua pėr vrsje, por gjyqi i tij nuk ėshtė kryer ende.

    9. Vdekja e Byrd dhe Melanie Billings

    Detajet e vrasjes sė ēiftit tė pasur nga Pensacola, tė cilėt kishin adoptuar shumė fėmijė me aftėsi tė kufizuara ishte aq shokuese, saqė tė kujtonte skenėn e njė filmi makabėr. Pasi shtėpia e tyre ishte sulmuar nga njerėz tė veshur me tė zeza si ninxha, Byrd Billing, 66-vjeē, ėshtė qėlluar tri herė nė kokė dhe njė herė nė kėmbė, ndėrsa gruaja e tij 43-vjeēare ėshtė qėlluar dy herė nė kokė dhe dy herė nė kraharor, e gjitha pėrpara syve tė nėntė fėmijėve tė tyre tė adoptuar. Nė total, ēifti kishte 13 fėmijė, 13 prej tė cilėve ishin tė adoptuar dhe shumica me aftėsi tė kufizuara ose me Sindromėn Down. Vrasėsi ishte Leonard Patrick Gonzalez Jr, njė instruktor karateje i dėshtuar, pėr tė cilin sherifi i vendit tha se mund tė ketė qenė pjesėtar i ndonjė konspiracioni pėr tė hequr qafe Byrd Billings, i cili drejtonte njė kompani huadhėnėse. Gjatė burra tė tjerė u dėnuan gjithashtu pėr vrasje kapitale. Ashtu si Gonzales, ata e deklaruan veten tė pafajshėm. Investigatorėt thanė se, bashkėpunėtorėt e Gonzales kanė dėshmuar se ai ka qenė personi i vetėm qė ka qėlluar me armė kundėr ēiftit Billings.

    10. Kthimi i Pishtakove

    Njė legjendė popullore Andreane e pėrshkruan Pishtakon, si njė figurė vampire qė sulmon udhėtarė tė ndryshėm dhe u pret atyre dhjamin e trupit, njė histori e tmerrshme pėr njė kulturė qė parapėlqen trupat e shėndetshėm. Pishtakot u bėnė lajmi kryesor i shekullit 21 kur njė polic peruvian arrestoi njė bandė meshkujsh, tė cilėt kishin bėrė disa vrasje, duke shkėputur pjesėt e dhjamosura tė trupit pėr t'ia shitur substancat kompanive tė parfumeve europiane. Ndėrkohė qė policia paraqiti prova pėr tregtinė djallėzore tė bandės, kompanitė ndėrkombėtare tė parfumeve ishin disi skeptikė, pasi tregu i kėtij lloj materiali ėshtė shumė i vogėl. Shumica e njerėzve qė pėrdorin dhjamrat pėr arsye kozmetike, pėr shembull si trajtim anti-rudha, pėrdorin tė tyret. Nė fund tė nėntorit, gazetarėt lokalė filluan tė ngrinin pikėpyetje rreth ēėshtjes sė pazbardhur, duke supozuar se mund tė kishte qenė edhe njė mėnyrė pėr tė zhvendosur vėmendjen publike nga krime edhe mė tė frikshme, duke pėrfshirė edhe ekzistencėn e skuadrave tė ndryshme tė policisė qė bashkėpunonin me ta. Mė 1 dhjetor, kreu i Policisė Kombėtare, i cili shpalli ekzistencėn e bandės qė vidhte dhjamin u pushua nga puna.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131

    Meksiko Siti: Legalizohen martesat homoseksuale

    Kuvendi komunal i Meksiko Sitit legalizoi martesat nje gjinore si dhe te drejten e tyre qe te adoptojn femije.

    Sipas ligjeve te mehershme martesa definohej si bashkesi mes nje burri dhe nje gruaje , ndersa tani ajo eshte ndryshuar ne bashkesi mes dy personave.

    Meksioko Siti eshte qyteti e dyte lationoamerikan qe legalizon keto martesa pas Buenos Airesit.

    Meksiko Siri esht qyteti me liberal ne shtetin konzervativ katolik Meksiko.

    makfaks
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #184
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    na plasi korbi

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Kine, fillon ndertimi i ures me te madhe ne bote

    Kina komuniste po pergatit nje tjeter projekt mahnites ne fushen e arkitektures. Duke filluar qe nga viti 2015, Hong Kongu dhe Makao do jene me afer pasi keto dite kane nisur punimet per ndertimin e ures me te gjate ne bote, e cila do kaloje rreth 50 km ne det.

    Te gjitha pjeset e ures do te fabrikohen dhe me pas do montohen ne vend. Kjo ure qe do kushtoje rreth 7.6 miliarde euro, do jete rezistente ndaj termeteve dhe uraganeve. Hong Kongu dhe Makao jane dy rajone te vecanta administrative te Republikes Popullore te Kines dhe kjo ure synon bashkimin mes shtetasve te te njejtit vend.

    Ura do ndertohet ne forme Y-je, ndersa shpenzimet do mundesohen nga qeveria e Kines, Hong Kongut dhe Makaos. Kjo veper gjigande do te perbehet edhe nga 5.5 km tunel qe do ndertohet ne pjesen fundore.

  6. #186
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Po ketu esht frik re te futesh ne tynel
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    50km ne det booo lol

  8. #188
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    E keta e kane marre me seriozitet kete pune e me te fuqishmit ne bote......

  9. #189
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Hapen bordelet e para per gay dhe femra.

    Brenda nje muaji, ne Nevada (SHBA) mund te hapen bordelet e para te ligjshme per gay dhe femra.

    "Bota eshte gati qe femrat dhe homoseksualet te paguajne per te bere seks ne menyre te ligjshme. Per me teper, kjo iniciative do i bente mire biznesit ne keto momente krize." - ka thene Bobby Davis, pronari i "Shady Lady Ranch".
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #190
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    mire bejne. gjerat e kontrolluara jane me te sigurta.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

Faqja 19 prej 41 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •