A po shpėrthejnė mė shumė pajisje elektronike Apple se tė fabrikuesve tė tjerė, apo ne po dėgjojmė prej tyre mė shumė? Sidoqoftė, iPhone i fundit qė shpėrtheu ėshtė nė Francė, ku aparati i njė adoleshenti filloi “tė dridhej” pėrpara se ekrani tė copėtohej dhe tė dėrgonte xhamat “duke fluturuar nė ajėr”.
“iPhone ishte 30 centimetra larg fytyrės sime kur ndjeva sikur tė kisha marrė njė kokrrizė rėre nė syrin tim. Ajo mund tė ishte vetėm njė copėz xhami”, u tha pėrdoruesi Romain Koleda reporterėve, ndėrsa nėna e tij po konsideron tė ndėrmarrė veprime ligjore kundra Apple. Ėshtė e paqartė ēfarė modeli i iPhone ėshtė ndikuar, edhe pse nga fotografi ai ėshtė ose njė iPhone 3G ose njė model i ri 3GS.
Apple nė Francė nuk ka komentuar nė kėtė situatė, pavarėsisht kėrkesave nga agjencitė franceze tė lajmeve. Sidoqoftė mbėshtetja teknike e Apple i tha France24 se “disa klientė na thanė se bateritė e tyre nxeheshin shumė nė modelin 3GS, dhe ne kemi zėvendėsuar disa produkte. Por ne kurrė nuk kemi dėgjuar qė njė iPhone tė ketė shpėrthyer.”
Nė vijim tė kėtij raporti, njė tjetėr francez kontaktoi me shtypin duke pretenduar se iPhone i tij shpėrtheu gjatė njė telefonate nė 25 Korrik. Sidoqoftė ai ėshtė raportuar se nuk ėshtė plagosur. Herėt nė kėtė muaj ėshtė raportuar se ekrani i iPod tė njė adoleshenteje shpėrtheu, ndėrsa nė Holandė njė iPhone 3G mori flakė duke i shkaktuar dėmtime serioze ndenjėses sė njė makine.
Krijoni Kontakt