Close
Faqja 29 prej 32 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 313
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thirrjet raciste te ushtareve greke jane turp per ta dhe per shtetin grek, perpara se cilit ata ushtare parakalonin. Ambasada shqiptare ne Athine duhet ti percjelle nje note proteste shtetit grek dhe eshte ne pergjegjesine e shtetit grekt qe te ndeshkoje te implikuarit e te beje ndryshime qe ne te ardhmen kjo fryme raciste nuk ushqehet brenda rradheve te ushtrise greke. Ashtu si pales greke nuk do t'i pelqente qe ushtria shqiptare apo cdo ushtri tjeter ne bote te ushqente nje urrejtje te tille per popullin grek.

    Nga ana tjeter, asnjehere nuk e kam kuptuar injorancen me te cilen reagojne shqiptaret, injorance qe ne fakt shitet per "atdhedashuri". Nese ushtaret greke na ofendojne e shajne, ne duhet t'iu pergjigjemi me te njejten menyre, pasi kjo eshte menyra se si "ne mbrojme nderin tone", apo jo?! Ne fakt, te gjithe ata shqiptare qe reagojne ne kete menyre, jane po aq rracista sa ata ushtaret greke qe i nxorren ato fjale nga goja, jane po aq injorante sa ata ushtaret greke ne rruget e Athines. Dallimi i vetem midis dy grupeve eshte kahu i urrejtjes, ata na urrejne ne dhe ne urrejme ata, por per kedo qytetar te botes se qyteteruar qe na shikon e degjon, ai do te thosh: ne syte e mi nuk ka dallim midis atyre ushtareve greke qe therrasin ne ate menyre dhe atyre shqiptareve ne rruget e Shqiperise e faqet e forumeve qe reagojne ne po te njejten menyre, me te njejtat sharrje raciste.

    Cdo popull e tregon qytetarine e tij duke respektuar ligjet e institucionet e vendit. Eshte mese e pranueshme qe cdo shqiptar te indinjohet nga ato sjellje te shqiptareve greke, por indinjaten nuk duhet ta nxjerrim ne sharrje e ofendime raciste ndaj popullit grek, duhet ta drejtojme drejt shtetit shqiptar, drejt ministrise se jashtme, e cila ka nje perfaqesi ne Athine, qe te percjelle noten proteste pales greke e te kerkoje hetim e ndeshkim te ketyre ushtareve raciste dhe oficereve te tyre.

    Racizmi eshte i felliqur ne te gjitha format e tij, si ne rastin e ushtareve greke, edhe ne reagimet e shume prej jush ne kete forum.

    Albo

    Ne qofte se zgjuarsia dhe injoranca do te kishin nje korrelim te drrejt per drrejt me tolerancen dhe rracismin, atehere Shqiperia do te ishte vendi me i zgjuar ne bote, dhe greqia do te ishte vendi me injorant ne bote.

    Po c'e do qe keto gjera nuk jane keshtu. Nje person mund te perdor keto argumenta per ta menjanosur ceshtjen, por nuk mund te zgjidhim gje keshtu. Greket po injorante dhe krenar do mbeten, dhe shqipetaret "e zgjuar" po te menderosur kane per te ngelur.

    "Hajde ta mbyllim me nje note proteste te ambasades." - shume bukur.

    Kjo do mjaftoi der sa te dali skandali tjeter i rradhes i "rracizmit" nga ushtrria Greke. Eshte me se evidente qe rracizmi eshte i ingranuar ne shoqerine greke. Qe te arrihet tek rrenja e ceshtjes, qeveria duhet te mbaj nje qendrrim me te fort se sa vetem nje note ambasadore.

  2. #282
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Nuk tregojne trimeri djegjet e flamureve e aq me pak zgjuarsi.
    Fatkeqsia ballkanike apo e gjithe vendeve te mesdheut paska qene aftesia e papare per te reaguar pa menduar.

    Nje fjale e urte perse mbi shahun thote:
    Reagimi i nxitur prin nje mbrojtje te pavlere ( "shitur" po te kerkoja ta beja me rime )

    Sic thashe me pare, nuk eshte e habitshme sec thane Greket ( pasi nuk pritet dicka tjeter prej tyre) eshte e habitshme sec thone ata qe pretendojne se Greket jane Nacionaliste apo Rraciste duke shitur cfare do lloj qendrimi politik apo ekonomik te mundshem si akt mbrojtjeje apo kundersulmi.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #283
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Djegja e flamurit nuk eshte fyerje ne baze etnike ?! lol cfare nuk na degjojne veshet... Nuk luftohet injoranca me injorance.
    Nuk mund te krahasosh djegien e flamurit nga 15-20 individe qe nuk perfaqesojne njeri tjeter pervec vetes se tyre me thirrjet kanibale per gjakderdhje te nje reparti ne rregullt (aq me teper qe ne Greqi mbahet si repart special) te nje ushtrie te rregullt ne parade feste. Nese te tille ushtarake bejne te tilla thirrje ne kohe paqe, te ben te pyesesh cfare mund te bejne ne kohe lufte?!
    Eshte sekret i hapur ne Greqi qe metodat e fanatizimit te rekruteve greke ne ushtrine greke perfshijne urrejtjen dhe thirrjet per masakra e gjakderdhje te popullsise se shteteve fqinj qofshin keta turq, maqedonas apo shqiptare. As Hitleri tek SS nuk kishte te tille indoktrinim e fanatizem (nese mund te na sjellesh ndonji fakt kur trupat SS ne parakalim zyrtar benin thirrje per pirje gjaku te cifuteve apo racave te tjera qe ata konsideronin inferiore, urdhero e sille e me quaj genjeshtar!) krahasuar me ate te ushtareve ne ushtrine greke.
    Nuk mund te vesh ne nje kandar injorancen e 15 alabakeve shqiptare (qe kundervepruan per reaksion te asaj qe ndodhi) perkundrejt politikes jo zyrtare qe ndjek shteti grek qe me gjakftohtesi shumevjecare fanatizon meshkujt e moshave 18-20 vjec me dekada me rradhe duke u mekuar urrejtjen, fanatizmin dhe mostolerancen ndaj fqinjeve.
    A imagjinon dot se cfare do te behej ne Greqi dhe ne te gjithe boten e civilizuar nese ne 28 nentor ne parade festive ushtarake shqiptare do therrisnin si kafshe per gjakderdhje grekesh (minoritaresh) apo ti quanin ata "derra greke"?
    "Who is John Galt?"

  4. #284
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    "Hajde ta mbyllim me nje note proteste te ambasades." - shume bukur.
    Incidente te tilla, edhe pse jane revoltuese e pahijshme ne formen e tyre, mund te sherbejne per te ushqyer urrejtje e injorance, ose mund te perdoren per te emancipuar e ndricuar mendjet e njerezve ne te dy anet e kufirit. Sic ka 10 dite qe po trajtohet kjo ceshtje ne shtypin e opinionin publik shqiptar, ashtu po trajtohet edhe ne opinionin publik grek. Reagimet e indinjimet me ato thirrje nuk erdhen vetem nga shqiptaret por edhe nga vete shoqeria greke. Dhe kjo eshte ne vetvete dicka pozitive pasi emancipon shoqerine greke apo shqiptare qe te kuptoje qe rracizmi eshte i patolerueshme dhe i pajustifikueshem ne shoqeri, e jo me brenda strukturave te nje shteti. Pra pozitive ne kete qe ndodhi eshte fakti se qytetaria triumfoi mbi racizmin e injorancen.

    Persa i perket notes se protestes se shtetit shqiptar, ai akt ne vetvete ka dy vlera: a) percjell ne menyre zyrtare shqetesimin dhe reagimin e shtetit e popullit shqiptar popullit e shtetit grek b) u ben te ditur te gjithe atyre shqiptareve ne rruget e Greqise apo ne rruget e Shqiperise, se eshte shteti shqiptar ai qe e ka per detyre te dali ne mbrojtje te drejtave dhe lirive te tyre, askush tjeter. Eshte bere e modes tashme, qe sa here qe incidente te tilla ndodhin, dalin ne skene te njejtat fytyra, te njejtat organizata, qe spekullojne dhe ushqejne nacionalizmin e rruges shqiptare. Keta spekulante e njerez pa karakter, spekulojne pikerisht per faj te mosnderhyrjes se shtetit shqiptar.

    Dhe ndeshkimi me ligj i ushtareve dhe oficereve greke, pergjegjes per skandalin, nuk ve vetem sadopak drejtesine ne vend, por garanton qe incidente te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-04-2010 më 01:12

  5. #285
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Dhe ndeshkimi me ligj i ushtareve dhe oficereve greke, pergjegjes per skandalin, nuk ve vetem sadopak drejtesine ne vend, por garanton qe incidente te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.

    Albo
    tani per tani nuk eshte asnje person nen ndjekje penale.
    Po behen hetime......hahahahah..... dhe te gjithe e dime mire rezultatin e ketyre hetimeve
    I vetmi vendim i mare deri tani eshte pezullim nga detyra
    E vetmja arsye mendoj une qe qeveria greke vrapoi te kerkoje falje tek vartesit e saj shqiptar ish se ka ngelur akoma nje ceshtje per tu zgjidhur se shpejti , ajo e kufirit detar!!!!!!!!!!!!!!
    Gjithashtu arsye tjeter qe kerkuan falje eshte edhe se kohet e fundit greqia eshte bere rezili i europes dhe nuk i shkonte per shtat edhe nje veprim i tille.
    Sidomos tani qe jane duke lypur ne dyert e botes per te gjetur para.

    Ps : Jam ne pritje te pergjigjes suaj Albo, perse e ndryshuat titullin e temes?

  6. #286
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Nuk mund te krahasosh djegien e flamurit nga 15-20 individe qe nuk perfaqesojne njeri tjeter pervec vetes se tyre me thirrjet kanibale per gjakderdhje te nje reparti ne rregullt (aq me teper qe ne Greqi mbahet si repart special) te nje ushtrie te rregullt ne parade feste. Nese te tille ushtarake bejne te tilla thirrje ne kohe paqe, te ben te pyesesh cfare mund te bejne ne kohe lufte?!
    Eshte sekret i hapur ne Greqi qe metodat e fanatizimit te rekruteve greke ne ushtrine greke perfshijne urrejtjen dhe thirrjet per masakra e gjakderdhje te popullsise se shteteve fqinj qofshin keta turq, maqedonas apo shqiptare. As Hitleri tek SS nuk kishte te tille indoktrinim e fanatizem (nese mund te na sjellesh ndonji fakt kur trupat SS ne parakalim zyrtar benin thirrje per pirje gjaku te cifuteve apo racave te tjera qe ata konsideronin inferiore, urdhero e sille e me quaj genjeshtar!) krahasuar me ate te ushtareve ne ushtrine greke.
    Nuk mund te vesh ne nje kandar injorancen e 15 alabakeve shqiptare (qe kundervepruan per reaksion te asaj qe ndodhi) perkundrejt politikes jo zyrtare qe ndjek shteti grek qe me gjakftohtesi shumevjecare fanatizon meshkujt e moshave 18-20 vjec me dekada me rradhe duke u mekuar urrejtjen, fanatizmin dhe mostolerancen ndaj fqinjeve.
    A imagjinon dot se cfare do te behej ne Greqi dhe ne te gjithe boten e civilizuar nese ne 28 nentor ne parade festive ushtarake shqiptare do therrisnin si kafshe per gjakderdhje grekesh (minoritaresh) apo ti quanin ata "derra greke"?

    Une nuk po justifikoj ushtaret greke (me sakte komandot), ata qe vene per keto pune e kane IQ poshte 70s.
    Persa i perket frymes armiqesore, eshte dicka qe karakterizon cdo vend ballkanik. Nuk njoh ndonje shtet ballkanik qe te mos kete paragjykime, urrejtje, pretendime etj etj, perkarshi fqinjeve te tyre. Te gjithe e konsiderojme veten viktima dhe asnje nuk mer persiper fajin.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Persa i perket frymes armiqesore, eshte dicka qe karakterizon cdo vend ballkanik. Nuk njoh ndonje shtet ballkanik qe te mos kete paragjykime, urrejtje, pretendime etj etj, perkarshi fqinjeve te tyre. Te gjithe e konsiderojme veten viktima dhe asnje nuk mer persiper fajin.
    Shqipëria nuk është kështu. E mendon dot që forcat komando shqiptare të bëjnë një parakalim në Tiranë, në prani të politikanëve dhe të bërtasin "do t'i rrjepim të gjallë grekët dhe turqit dhe do të bëjmë këpucë me lëkurët e tyre"?

    Kjo është e pamendueshme, nuk ndodh në Shqipëri.

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne ngrihemi vetem per ti bere keq njeri- tjetrit. Ne smiren e kemi mes Shqiptareve dhe jo te huajve. Ne ngrihemi dhe hedhim parrulla armiqesore per Klodin p.sh. Mos o Zot u bie vlera meshkujve Shqiptar nga prania e nje gay, se kot nuk thone'' Druri i shtrember prish gjithe stiven''.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-04-2010 më 09:00

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    .
    Persa i perket frymes armiqesore, eshte dicka qe karakterizon cdo vend ballkanik. Nuk njoh ndonje shtet ballkanik qe te mos kete paragjykime, urrejtje, pretendime etj etj, perkarshi fqinjeve te tyre. Te gjithe e konsiderojme veten viktima dhe asnje nuk mer persiper fajin.
    Kështu është, por ata që ka humbur toka janë shqiptarët. Nuk mund t'i barazosh dhe t'i përgjithësosh gjërat kështu.
    Të gjithë fqinjët tanë i kanë ndërtuar shtetet e tyre duke grabitur tokat e shqiptarëve dhe këtë e kanë bërë me bekimin e atyre që sot hiqen si miqtë tanë.

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Incidente te tilla, edhe pse jane revoltuese e pahijshme ne formen e tyre, mund te sherbejne per te ushqyer urrejtje e injorance, ose mund te perdoren per te emancipuar e ndricuar mendjet e njerezve ne te dy anet e kufirit. Sic ka 10 dite qe po trajtohet kjo ceshtje ne shtypin e opinionin publik shqiptar, ashtu po trajtohet edhe ne opinionin publik grek. Reagimet e indinjimet me ato thirrje nuk erdhen vetem nga shqiptaret por edhe nga vete shoqeria greke. Dhe kjo eshte ne vetvete dicka pozitive pasi emancipon shoqerine greke apo shqiptare qe te kuptoje qe rracizmi eshte i patolerueshme dhe i pajustifikueshem ne shoqeri, e jo me brenda strukturave te nje shteti. Pra pozitive ne kete qe ndodhi eshte fakti se qytetaria triumfoi mbi racizmin e injorancen.

    Persa i perket notes se protestes se shtetit shqiptar, ai akt ne vetvete ka dy vlera: a) percjell ne menyre zyrtare shqetesimin dhe reagimin e shtetit e popullit shqiptar popullit e shtetit grek b) u ben te ditur te gjithe atyre shqiptareve ne rruget e Greqise apo ne rruget e Shqiperise, se eshte shteti shqiptar ai qe e ka per detyre te dali ne mbrojtje te drejtave dhe lirive te tyre, askush tjeter. Eshte bere e modes tashme, qe sa here qe incidente te tilla ndodhin, dalin ne skene te njejtat fytyra, te njejtat organizata, qe spekullojne dhe ushqejne nacionalizmin e rruges shqiptare. Keta spekulante e njerez pa karakter, spekulojne pikerisht per faj te mosnderhyrjes se shtetit shqiptar.

    Dhe ndeshkimi me ligj i ushtareve dhe oficereve greke, pergjegjes per skandalin, nuk ve vetem sadopak drejtesine ne vend, por garanton qe incidente te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.

    Albo
    Sic te kam thene edhe me pare,qendrimi juaj ndaj vendit tend eshte i vonuar Albo!Po ti lexosh me kujdes ato pak rreshta qe ke shkruar nuk ka sinqeritet,por nje hipokrizi inteligjente!Te garantoje se ne te dy mesazhet tuaja jeni ne vonese faze,i cili perkthehet se nuk ke perfituar asnje pike ne reputacionin tend ne syte e anetarve te FSH!
    Zoteri as oficeri e as ushtaret e thjesht grek nuk jane fajtore per ksenofobine e shprehur.Fajtore eshte qeveria greke e cila ne siperfaqe hiqet si demokratike,por ne brendesi ajo eshte e kalbur e ksenofobe,armiqesore ndaj vendit tone.Nuk ju kuptoje kur mundoheni qe ti thjeshtoni shume ato qe kane ndodhur.Nuk ju beson askush ne ato qe thua,por as ju vet nuk i besoni ato qe shprehni.
    Shoqata Cameria zoti Albo nuk eshte spekulante.Ajo dhe te gjitha ato shoqata qe protestuan kane vepruar brenda normave demokratike.Pese te rinj ne Burrel apo diku tjeter qe dogjen flamurin grek nuk jane shoqata.Mos ja fut kot.Organizata Camaria ka shume te drejte!Asaj i jane gragitur shtepite,tokat pronat e tyre nga fashistet greke me 1944-45,por Greqia vazhdon te jete po ajo Greqi armiqesore qe ka qene dikur,pavaresisht kozmetikes.
    Une i vleresoje qendrimet e grekve te mire e mendjehapur,por ata jane pak i dashur Albo.Une i kam ndjekur protestat e tyre kunder ksenofobise te manifestuar aq paturpesisht e aq armiqesisht kunder nje shteti fqinj, i cili asnjehere nuk ka manifestuar qendrime ksenofobe te organizuara nga qeveria shqiptare. As qeveria komuniste nuk i edukonte ushtaret me urrejtje e sjellje ksenofobe karshi fqinjve tane.Une kam kryer ushtrine ne kohen e diktatures.
    Si konkluzion dua te them se shteti grek ka qene promotori i incidenteve te shumta armiqesore kunder shtetit dhe popullit tone ne dhjetar raste ne keto 20 vite,pa u futur ne ngjarjet e se shkuares.
    1-Une e them me bindje dhe do te jemi deshmitare se perseri ky shtet do te na provokoje perseri ne nje menyre tjeter.
    2-Denimi gjoja i oficerit grek eshte nje farse,sepse ne te vertete presidenti grek do ta dekoroje ate!
    Miq forumista nga ky incidentet mesuam se kush eshte njeri e kush eshte tjetri anetare i FSH.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 02-04-2010 më 14:00
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 29 prej 32 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •