Close
Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 313
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    E nuk kam asnje mundesi te bej replike pasi moderatori isalo-arab ma ka hequr temen, ska faj atij ja kane ngarkuar kete detyre!!!!Nejse me cfare syu e pe ti qe une jam pro grek e anti shqipetare,e ate te majtin apo te djathtin, megjitheate besoj se mund ta kesh pare dhe ti me ate syun qe shikon dhe i nderuari moderator.Mbajeni mend kete shprehje ti dhe moderatori i nderuar: Nese dikush te urren dhe ti nuk kerkon ta argumetosh te verteten , pa e vrare mendjen shume fajin e ke ti!!!!
    Nga greqishtja e ke perkthyer ate shprehjen Anest?Po rri or Anest e mos beje akuza te tilla per moderatorin apo dike tjeter.Vetem ti dhe ndonje tjeter,qe jeni ushtar te janullatusit ketu po e tregoni se kush je ne te vertete.Kesaj here ata qe te vinin mbas avazit nuk jane ne pozite te lakmueshme per veten e tyre,prandaj dhe ti i armatosur me antishqiptarizemin qe te karakterizon po e akuzon moderatorin isalo-arab!Jo ai nuk eshte i till,por eshte nje djale shqiptar e patriot dhe une te akuzoje se je nje vegel ne duart e qarqeve antishqiptare qe gjallojne ne Greqi.Une te akuzoje per filogrek e antishqiptar!Rri larg kesaj teme,sepse ne keto momente te doli fytyra lakuriq.Une ta kam thene e edhe tek tema me Janullatosin,por tani dole vertete ne sheteg.Nuk ke turp qe mundohesh te justifikosh veprimet e thirrjet ksenofobe te ushtarve grek.Si mund te mos te te quajme filogrek?
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Edhe nje kete ofendim nuk e ka derguar cilido por ushtria greke shtylla e shtetit grek

    nje institucione i lart i dyte, pas kishes
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  3. #273
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Ky veprim u denua nga te gjithe greket; ju kot diskutoni. Plehra rraciste ka si ne greqi ashtu edhe edhe ne shqiperi.

  4. #274
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Migjeni thoshte nje fjale me vend "Kafshate qe s`kaperdihet asht or vlla mjerimi".
    Shprehja origjinale eshte me simbolike, por nuk po e them.
    Pse eshte kaq me vend?

    Sepse kush nuk ka fuqi (ekonomike) eshte si puna e gomarit te La Fontenit qe "ishte kriminel se hante bar".
    Kur nje shtet, si Greqia, eshte fund e krye nje shtet fondamentalist, nje shtet i ngritur mbi themele kriminale, i cili cdo segment te tij e bazon ne qellime shoviniste dhe raciste....atehere gjera qe ndodhin.
    Por ajo qe na shqeteson aq shume, sa po na prish gjumin e dites dhe jeten e nates, jane ato videot e u-tubit, apo djegjet banale te disa bezeve bardheblu.

    E keqja me e madhe qe vjen nga mjerimi ekonomik nuk eshte qe kryqezohet barngrenesi dhe gjykates eshte cakalli. Nuk me habit as fakti qe luani Sem apo ariu Ivan cuditerisht ndajne te njejtin mendim me cakallin. Jo, kjo eshte dicka e natyrshme.
    Nuk me habit as kur bariu, qe kane "zgjedhur" barngrenesit, ia keput gjumit se thote "C`me duhet mua? Me mire te haje cakalli bagetite sesa te me haje mua".

    Problemi i vertete eshte kur vete barngrenesit fillon dhe i mbushet mendja qe eshte fajtor.


    Qe t`i biem shkurt, inferioriteti ekonomik krijon kompleksin e inferioritetit. Dhe fillojne pastaj filozofirat mjerane "Po edhe ne s`jemi me te mire.Po edhe ne kemi tonat. Po njerez te keqinj ka kudo. Biles tek ne ka me shume. Ata qe shane nuk perfaqesojne gjithe vendin. Ja ata kerkuan falje."

    Dhe ndodh vetfajesimi: vihet shenja e barazimit mes kriminelit dhe viktimes.
    Dhe si gjithmone sillen fakte nga me mjeranet. Nuk mjaftohen duke barazuar kriminelet ordienere shqiptare me krimin e organizuar shteteror grek, por na sjellin edhe video utubesh. Dhe ketu kemi arritur ne groteskun e mjerimit. Te barazosh politika shteterore me thashetheme pijetoresh (sepse ne ate rang hyn edhe utube).

    Nje pjese i kuptoj pse e bejne. Sic thoshte Jovan Bregu "Per nenen nuk flitet keq". (Megjithese dakort qe nuk flisni keq, por te pakten kur e keni k.... mos na e barazoni me gjithe nenat).

    Nje pjese, jane konkretizim i shprehjes "Qeni leh, aty ku ha".

    Po nje pjese ama kane kete kompleks inferioriteti qe te vret shume. Vetfajesimi, justifikimi i kriminelit, dhe ne fund barazimi i demtuesit me te demtuarin, kjo quhet "psikoza e bujkrobit". Eshte faza me mjerane: humbja e dinjitetit, mohimi i vetvetes.

    Ceshtja nuk zgjidhet vertet duke cjerre ca beze te ngjyrosura, sikur sapo kemi dale nga pylli. As duke u bere nacionalista te flakte vetem ne ndeshje futbolli.
    Por sigurisht qe nuk zgjidhet, por keqesohet, kur vihen shenja te padrejta barazimi.
    -

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Çfarëdo që të bëjmë, apo sido që të sillemi ne, asgjë s'ka për të ndryshuar.
    Greqia ka qenë dhe do të jetë armike e përjetshme e shqiptarëve, dhe sapo t'i jepet rasti, do t'i bëjë keq Shqipërisë, ashtu siç i ka bërë gjithnjë.

  6. #276
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    ganimet,

    edhe pse deri diku e kuptova se ç`deshe të thuash mirpo nuk je hiq i kjarrt në shkrim prandaj tjetër herë sqarohu më mirë.
    Armiku me i madh i shqiptari esht shqiptari.Ket qe po ta them e kom provuar ne ter aspektet e jetes.Shqiptari i keq e faqezi nuk ka me lanë shqiptarin e vertet te merret me armiq tjer as me grekun e shkaun ,sepse ai nuk ti kendon vdekjes heroike per atdhe e per patriot po do te thot e gjeti plumbi i tradhtis se deshi ti bashkohet grekut.Nuke te len rehat ata faqezi ne paqe e lere më ne lufte.S' ka me dite shqiptari me gjak shqiptari ata ruaj gjoksin a shpinen prej shkau a prej shqiptarit te pa komb e fe.Ne qe psuam nga lufta ,shpesh po na thon shqiptar zit ,,,budallet i ka kaperdi lufta,e pra si do luftojm e pa vdek ne luft me armikun.Shpresoi se isha me i kjart po nuk me lene mllefi per ata qe po rrahin biqak se jon shqiptar e as qe ngrehin zerin ndaj kti poshrimi qe po na bejn grekom...at

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    [B]Nuk po i pergjigjem fyerjeve te tua,sepse ato nuk meritojne vemendje.As qe do te beje ankese per te ta bere delete msg fyeres.Une jam vetem nje shqiptar dhe duke fyer mua nuk i ke bere dem askujt,por ti me kete mesazh po fyen nje komb te gjithe!Mesazhi yt eshte skandaloz e armiqesor.Ju beje thirrje te gjithe atyre shqiptarve te ketij forumi ta lexojne me kujdes helmin antishqiptar qe po mundohesh te shperndash!Harram toka qe te lindi e te rriti o bukeshkale!Vertete toka jone paska mbajturne gji nje gjarper si ty!
    Me kerkoje te te citoja msg.Nuk e bera per mos te dale msg i gjate,por ja fakt me te mire se kete nuk kemi o tradhetar.Harram te qofte buka e tokes shqiptare sarakacano!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 31-03-2010 më 16:55
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Behari nese buri im do bente fjale me nje person i cili e provokoi ai i pari une prape do qortoj burrin tim, per ate tjetrin s'me plasi shume. Me qafe paste veten! Shqetesohem per familjen time. Nuk dua qe burri im te bjere ne nivelin e nje njeriu te tille. Keshtu eshte dhe kjo puna jone qe nuk biem dakort me dhunen e shkaktuar nga disa Shqiptar qe ju ketu po na e shikoni si veprim patriot.
    Greket treguan qe jane njerez te ulet, por ti nuk ke pse bie ne kurthin e tyre.
    Sinqerisht keto kunderveprime qe po bejne disa Shqiptar me djegje flamuri nuk tregon kulture, mencuri por qe biem kollaj pre e provokimeve te Grekeve.
    Cfare e mire pret te dali nga keto reagime? Vetem do acarojne situaten dhe pse jo mund te hakmerren ndaj Shqiptareve qe jetojne ne Greqi. Eshte e lehte te luash rolin e trimit, dhe te djegesh flamurin e huaj ne pragun e shtepise tende.
    Protestoni o njerez! Kerkoni te drejtat tuaja, por si njerez te civilizuar dhe jo si primitive qe kerkojne ti sheshojne kontradiktat vetem me dhune.
    Nuk besoj se Europa do verej ndryshim midis nesh dhe Grekut nese dhe ne ua kthejme me te njejten monedhe.
    Thone qe ne te shumten rasteve, ai qe vritet, plagoset nuk eshte pa faj. E ka provokuar i pari, por denimin e merr ai qe i pergjigjet ketij provokimi.Prandaj dhe ne mos te justifikojme dhunen tone me preteksin se e nisen ata te paret.

    Zonje pershendetje!
    Rastesisht e lexova meg tuaj! Opinioni juaj dhe argumentimi qe beni nuk me duken fort te goditura!Per shembullin qe jepni me naskshortin tuaj,po ju beje nje pyetje.Nqse ju do te ishe me burrin per krahu dhe une te dale perpara dhe te them ti do te vish me mua se ashtu me do qefi mua.Njekohesisht une te kap nga krahu dhe te fus me force ne makinen time.Cfare duhet te beje ai burri jot ne kete rast?Nuk duhet te bjere ne nivelin tim e keshillon ti ,e!He mo s'ka gje se nuk te ha ndonje cope.perseri do te kthehesh tek ai.Po jo moj zonje,nuk gjykohet kaq lehte sa gjykoni ju.Zonje nuk e di ku jetoni,por a je ne dijeni se greket e kane djegur dy here flamurin tone kombetar kur perfaqesuesja jone zhvillonte ndeshje zyrtare.Ne keto raste flamuri ruhet me police.Polici ishte atje tek flamuri shqiptar dhe as qe e levizi menderen kur nje faceshit grek e dogji ate.Ata e vrane djaloshin shqiptar vetem sepse mbante nje flamur kombetar ne trupin e tij.Per mos te kaluar me larg,sepse krimet e shtetit dhe kishes greke jane te panumerta.
    Zonje ne jemi njerez me ndjenja .Kur shohim qe qeveria jone nuk reagon me note proteste, pak shqiptare qe jane pak me te ndjeshem se te tjeret, reagojne nga pezmi qe ndjejne,nga fyerja qe i behet nje populli te tere nga SHTETI jo nga nje kapter ushtrie. USHTRIA ESHTE E KOMANDUAR NGA SHTETI zonje,ndersa djegjet e flamurit ne dy qytete jane nga individ te vecante te cilet nuk jane ne kazerma ushtrie!Si e gjykon qendrimin e presidentit grek qe ishte ne tribune?Ai eshte shume me shume fajtore se cdo grek tjeter!Po disa shqiptare vepruan si qytetare te civilizuar.Mbaje veth ne vesh;nuk vihet shenja e barazimit midis asaj qe ndodhi ne Gerqi dhe asaj qe ndodhi ne Burrel.Do t'ju lutesha qe para se te shprehni jnje opinion thellohu,pastaj hidhe ate per publikim.Gjykimet tuaja me duken te pathelluara!

    PSe me falesh,por ky eshte mendimi im.Kam replikuar me ju si nje mik,jo me qellim te keq!
    FLM
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    HE MER THE JU SI BENI ......PER NJE KENGE.......PO ATA NA MBAJEN ME BUKE.....PO GREKU PO NA FUT NE EVRO......ME NE FUND JU SHQIPOT E NXORET SE KUSH JENI .... JU E KENI FAJIN QE USHOT E GREKUT DOLEN NE BUZU-QIA DHE KENDUAN SI KORI I BALOZIT ...JU JENI FAJTORE

    Ai i keni pare ata kavjet e Maqedonise ...te vegjel POR ME ZEMER E NUK E ULEN VETEN perpara tangerllekut grek......Se disa figura ketu po perpiqen tia hedhin edhe nje here fajin "horrave nacionaliste" qe paskan me pa te drejte shkelur normat sociale dhe shoqerore ne lidhje me cjerrejt ne kor te disa sumcave greke.....Per kete kadegori njerezish (ose skllejverish) pervec keqardhjen shpreh dhe nje fare perbuzje delikate.......e shkaktuar nga percmimi per keta vemje qe anashkalojne te tashmen dhe te kaluaren e rrenqethur te politikes se diskriminimit kombetar dhe kultures arroganto-tinzare te fqinjit tone te nder-rruar. Bile-Bile ca ylberista/ste pacifiste kane ulur edhe pantollat dhe jane bere gati per c'do sakrifice .............
    - PO DERI KUR DO TE VAZHDOJE KAVALLI I GREK TE MAGJEPSE DELET E ZEZA TE POSHTERIMIT
    - PO KUR DO TI JEPET FUND 210 VJET NGULJE THIKASH PAS SHPINE DHE MASAKRIM TE SE DREJTES TE SE QENIT SHQIPETAR
    - KUR DO TI PRITET MJEKRRA ATIJ PUSHTIT ME RRASE TE ZEZE QE PARAKALON ME KRYQ NE DORE DHE NUK KA TE SOSUR NXJERERI VRER DUKE HELMUAR KUNGUJT E PRISHUR TE NJE VLAZERIMI TE VARROSUR
    - KUR DO TA KUPTOJEM QE NUK TE CON UJKU NE VATHE .......PO NE HUMNERE......

    JO VETEM QE KEMI TE DREJTE TE PERBALLEMI ME NJE FYERJE TE RIPERSERITUR TE NJE PERFAQSUESI KOMBETAR KU NE PARADE ME GABZHERRIN E IRRITUAR FYEN PA TEKLIF.....POR DUHET TI JIPET NJE MESIM DHE KETE MESIM NUK IA JEP AS AMBASADA (E SHITUR) E AS MINISTRIA (E SHITUR) KETE JA JAPIN NJEREZIT QE DIREKT KANE REFLEKTUAR NDAJ NJE BUSHTERIE TE TILLE......DUHET TA KUPTOJEN QE NUK MUNDET QE QEVERIA E HIJENAVE GREKE TE C'DO GRUPIMI KENDEJ TE NA LUAJE RROLIN E VIRGJERESHES DHE NGA ANA TJETER NE BASHKEPUNIM ME KISHEN ORTHODHOKSE GREKE TE GATUAJNE E USHQEJNE PRESION NEGATIV E POSHTERUAS KUNDREJT FQINJEVE
    E MESIMI NUK JEPET TJETER POR ME ATE QE TE VJEN PER DORESH QOFTE EDHE ME NJE VARG NE FORUM
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #280
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thirrjet raciste te ushtareve greke jane turp per ta dhe per shtetin grek, perpara se cilit ata ushtare parakalonin. Ambasada shqiptare ne Athine duhet ti percjelle nje note proteste shtetit grek dhe eshte ne pergjegjesine e shtetit grekt qe te ndeshkoje te implikuarit e te beje ndryshime qe ne te ardhmen kjo fryme raciste nuk ushqehet brenda rradheve te ushtrise greke. Ashtu si pales greke nuk do t'i pelqente qe ushtria shqiptare apo cdo ushtri tjeter ne bote te ushqente nje urrejtje te tille per popullin grek.

    Nga ana tjeter, asnjehere nuk e kam kuptuar injorancen me te cilen reagojne shqiptaret, injorance qe ne fakt shitet per "atdhedashuri". Nese ushtaret greke na ofendojne e shajne, ne duhet t'iu pergjigjemi me te njejten menyre, pasi kjo eshte menyra se si "ne mbrojme nderin tone", apo jo?! Ne fakt, te gjithe ata shqiptare qe reagojne ne kete menyre, jane po aq rracista sa ata ushtaret greke qe i nxorren ato fjale nga goja, jane po aq injorante sa ata ushtaret greke ne rruget e Athines. Dallimi i vetem midis dy grupeve eshte kahu i urrejtjes, ata na urrejne ne dhe ne urrejme ata, por per kedo qytetar te botes se qyteteruar qe na shikon e degjon, ai do te thosh: ne syte e mi nuk ka dallim midis atyre ushtareve greke qe therrasin ne ate menyre dhe atyre shqiptareve ne rruget e Shqiperise e faqet e forumeve qe reagojne ne po te njejten menyre, me te njejtat sharrje raciste.

    Cdo popull e tregon qytetarine e tij duke respektuar ligjet e institucionet e vendit. Eshte mese e pranueshme qe cdo shqiptar te indinjohet nga ato sjellje te shqiptareve greke, por indinjaten nuk duhet ta nxjerrim ne sharrje e ofendime raciste ndaj popullit grek, duhet ta drejtojme drejt shtetit shqiptar, drejt ministrise se jashtme, e cila ka nje perfaqesi ne Athine, qe te percjelle noten proteste pales greke e te kerkoje hetim e ndeshkim te ketyre ushtareve raciste dhe oficereve te tyre.

    Racizmi eshte i felliqur ne te gjitha format e tij, si ne rastin e ushtareve greke, edhe ne reagimet e shume prej jush ne kete forum.

    Albo
    Nuk mund të marrim si pikë referimi forumet virtuale, tek të cilat gjejnë një taban të favorshëm ideologjitë shoviniste nacionaliste të përfaqësuara më së miri nga psikopatët dhe skizofrenët virtual, të cilët e masin ''dashurinë'' ndaj atdheut me urrejten ndaj fqinjëve. Forumet nuk përfaqësojnë mentalitetin e një populli, pasi pjesmarrja në to e elementëve të ndrydhur të shoqërisë me cilësi të dëmshme nqs do shfaqeshin si të tilla në realitet, është e pamundur për ti parandaluar. Kjo vlen për të gjitha forumet, jo veç ato shqiptare, por edhe europiane, dhe sidomos ballkanike, ku elemente ksenofobë propagandojnë dhe ndjellin urrejtje mes popujve, me dije apo pa vetëdije. Prandaj është shembulli më i keq që një forum x apo y të merret si shembull për filozofinë urryese të anëtarëve të tij, si një parantezë me mentalitetin e një populli të tërë. Një nga cilësitë për tu admiruar të popullit shqiptar, nga bota e civilizuar, ka qënë respektimi i pakicave etnike, ku Shqipëria mban në mënyrë të padiskutueshme vendin e parë në rajon.

    Kam mjaft rezerva për paralelizmat që ndërtohen mes ''urrejtjes'' shqiptare, siç ndërtonte konsulli grek i Gjirokastrës, me djegjen e një flamuri grek, dhe nga ana tjetër fyerjet raciste të një reparti elitë të ushtrisë greke. Kurrsesi nuk mund ti peshojmë në të njëjtën peshore, reagimin shqiptar, gjithsesi i dënueshëm, pasi djegja e flamujve është kulturë orientale siç tha edhe Pëllumb Xhufi, por që vinte si pasojë e mungesës së një reagimi të vërtetë nga ana e shtetit shqiptar. Indinjata të tilla janë mëse të pranueshme në një sistem të ashtëquajtur demokratik, kur shteti vetë luan e një Night Watch-i. Rol të tillë kanë edhe përfaqësuesit e këtij shteti, si ambasadori shqiptar në Greqi, i cili duartrokiste koret raciste të ushtarëve që parakalonin, në mungesë të thellë të njohurive rreth gjuhës greke. Ndërsa filozofia urrejtënxitëse e reparteve ushtarake greke, doemos e trashëguar në vijë historike, si dhe e brumosur në vetë doktrinat ushtarake të vetë shtetit helen, përbën një akt mjaft të dënueshëm në arenën e marrëdhënive ndërkombëtare, si në aspekt human, gjithashtu edhe diplomatik. Kështu që në sytë e një qytetari europian të civilizuar nuk do ekzistonte paralelizmi mes dy grupeve, pasi grupi parë nuk përfaqëson shtetin shqiptar, i përbërë nga disa të rinj, ndërsa grupi i dytë pasqyron vetë instancat më të larta të shtetit fqinj. Paralelizmi do ngrihej vetëm nqs reagime të tilla shoviniste do pasqyroheshin edhe tek garda presidenciale shqiptare, ose tek një institucion tjetër shqiptar me të njëjtën peshë.

    Racizmi vetë si fenomen në përhapjen e tij nuk është racist, dhe gjen terren për tu zhvilluar tek individë me horizont të mbyllur. Por përherë ai ka të njëjtën fytyrë, megjithëse me flamuj kombëtar të ndryshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 01-04-2010 më 12:13
    relata refero

Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •