Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Varrezat greke, AK: Tjetër tekë e grekëve e Enjte, Janar 19th, 2012


    TIRANE- Aleanca Kuqezi ka akuzuar sot qeverine per vendim te fshehte lidhur me ngritjen e varrezave greke. Vendim, marre nga qeveria vetem pak dite me pare.

    Ne nje reagim te sotem, AK deklaron se vendimi ne fjale eshte një tjetër kapriço që i plotësohet qeverisë greke.

    “Vendimi i kryeministrit Berisha për varrezat greke u firmos 10 ditë më parë. Vendimi i kryeministrit është një haraç ndaj Athinës zyrtare”, thote AK, duke kujtuar vendimin me te fundit te Gjykates se Apelit per denimin me burg te ish kreut te OMONIA-s per Korcen, Naum Disho.

    Sipas saj, qeveria me pare duhet t’i kërkojë Athinës të drejtat për çamët. “Greqia duhet të dëmshpërblejë viktimat e masakrave ndaj çamëve”, thekson AK.

    Panorama
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #12
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    ...........
    Një moment tjetër për Çamërinë u shfaq gjate bisedimeve te eksperteve ne kuadër te takimit te pare te Nenkomisionit për çështjet e Kufirit dhe te Mbrojtjes, mbajtur ne Tirane me 6-7 qershor 1995.Ne fund te bisedimeve para formulimit te procesverbalit te rastit pala greke parashtroi një kërkese te papritur ne kuadër te këtij nenkomisioni. Ajo ringriti çështjen varreve te ushtareve grekë te renë gjate luftës me italianet brenda territorit shqiptar me 1941, (te ngritur me pare nga ana e saj gjate vizitës Papulias me 1987). U pretendua për 7800 te vrare për “ çlirimin e tokave shqiptare” siç u theksua dhe me këtë rast u kërkua vetëm ngritja e një memoriali përkujtimor ne Këlcyrë, duke kërkuar gjithashtu ndihmësen e palës shqiptare për te lehtësuar dhe nderuar kujtimin e tyre.
    Edhe pala shqiptare menjëherë formuloi kërkesën e vet te ngjashme duke i kërkuar palës greke te ndihmoj palën shqiptare për ndërtimin e nje varreze dhe një përmendoreje ne kujtim te partizaneve shqiptare te Çamërisë ne kuadër te EAM-ELAS-it, rene për çlirimin Greqisë. Ekspertet grek reaguan dhe nuk donin te pranonin këtë. Ngulen këmbë se nuk njihnin një rast te tille dhe nuk pranonin te firmosnin qe kjo kërkesë te përfshihej ne procesverbalin e bisedimeve.
    Me kembegulje dhe me fakte u argumentua se kërkesa shqiptare nuk bënte fjale për individ apo rast sporadik siç tentuan ta minimizonin çështjen ekspertet ushtarak greke, por për pjesëmarrje aktive dhe ne formacione te rregullta luftarake greke te pranuara dhe te respektuara si formacione te Luftës Nacionalçlirimtare te popullit grek. Është fakt historik se vetëm ne Komandën e Divizionit te 8-te, Regjimenti i 15-te ELAS-t si ne rastin e Batalionit i quajtur “miks” (shqiptaro-grek) ne rradhët e te cilit kane luftuar mbi 500 partizane çamë, mbi gjakun e te cilëve qëndrimi zyrtar grek ka hedhur dhe vazhdon te hedhe balte dhe akuza fyese. Mbas një debati te gjate pala greke u vu përpara një alternative ose te pranonte reciprocitetin e ngjarjeve dhe respektimin e barabartë te tyre ose te hiqej dore nga parashtrimi i tyre ne ketë dokument. Proces verbali u firmos dhe pala greke angazhohet qe ne rast te miratimit zyrtar te një aksioni te tille do te krijoj lehtësirat e duhura eksperteve ushtarakë shqiptarë qe te grumbullojnë eshtrat e partizaneve çam brenda tokës greke ashtu si dhe pala shqiptare do te jepte një kontribut te kërkuar nga ushtaraket grek brenda tokës shqiptare
    . Sot pas 14 vejtësh behet e ditur se është nënshkruar dhe hapur rruga e një marrëveshjeje te re për ndërtimin e 2 apo 3 varrezave për ushtaret greke te rene ne Shqipëri dhe asnjë fjalë për një varreze për çamet ne token e tyre. Çka dëshmon se është ecur ne drejtim te kundërt. Por c`fare ka ndodhur qe është hequr dore nga kërkesat e formuluara dhe te nënshkruara nga te dyja palët me 7 qershor te 1995.? Perse nuk flitet për detyrimin grek te nënshkruar prej saj si detyrim human për te lejuar mbledhjen e eshtrave te partizaneve çamë dhe ndërtimin e një memoriali ne kujtim te tyre qe edhe familjet çame si ato greke t`i përkujtojnë ketë gjak te përbashkët te derdhur. Pa folur këtu për te rënët gjate gjenocidit si dhe varrezat e shkatërruara civile qe shteti grek mbanë përgjegjësi te rende.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •