Si e riokupoi Serbia Kosovėn mė 1918 (37)
Serbia orvatet t’i sllavizojė shqiptarėt
Mirditasit protestojnė kundėr veprimeve dhe paramendimeve tė jugosllavėve. Ēka i shkruajnė Kryesisė sė Konferencės sė Paqes klerikėt katolikė, myslimanė e ortodoksė tė rrethit tė Shkodrės? Dokumente arkivore qė botohen pėr herė tė parė

Prof. Dr.
Hakif BAJRAMI

Kėto krahina e tė gjithė kėto qytete janė bamun theatėr vrasash tė parreshtuna, plojesh, salvimesh e jashteqitjesh, tė cilat kanė pėr qėllim sllavizimin e popullsiės. E pra ndė 1912 Serbia ka pasė shpallun bujėnisht Shqipniėn pėr Shqiptarėt. Sot drejtėsia e tagri shkelen e ndrydhen prej sllavėvet.
I lutem Konferencės qi tė ketė mirsiėn me marrė nė kujdes tė drejtat t’ona.Asht krejt punė e paudhė qi t’i jipen Serbiės e Malit-tė–zi. Kėrkojmė tė drejtėn qi t’i ruhet Shqipniės tansia e po bajmė dėshmiė vullnetin t’ėnė se do t’a mbajmė domosdo Shkodrėn qi ka qene kurdoherė kryeqyteti i saj. Deri sa ky dėshir i ynė tė mos vėrtetohet, na nuk do tė kemi kurrė paqė tė shigurueme, e qetsia nuk do tė mbretnojė nė kėto vise.
Tue i uruem Italiės punė tė mbara e tė mira e tue shprehun deshirin qi tė shohin edhe ma fort tė shtrengueme gjalmat (liens) qi do tė lidhin ketė vend me nji Shqipniė tė smadhueme mbas tė drejtės, t’unjisueme, tė lirė e mėvete, po i lutemi Qeverriės Mbretnore me i paraqitun Konferencės sė Paqės kushtet (voeux) t’ona jetike.

Kalimet (Lesh-Shqipniė) mė 8 korrik 1919.

(Tė nenshenjuem):

Nikollė Lleshi, bajraktar i Oroshit (Mirditė)
Prej krenvet t’Oroshit (Mirditė):
Bibė Llesh Gega, Gjokė Llesh Gega, Tue Nikollė Gjeta.

Ndue Bajraktari, bajraktar i Spaēit (Mirditė)
Prej krenvet tė Spaēit (Mirditė):
Gjokė Dodė Lleshi, Nikollė Pjetri, Zef Notsi.

Ndrecė Nikolli, bajraktari i Kushnenit (Mirditė)
Prej krenvet tė Kushnenit (Mirditė):
Mark Ēupi, Frrok Prendi, Ndue Prengė Lleshi.

Nikollė Bajraktari, bajraktar i fandit (Mirditė)
Prej krenvet tė fandit (Mirditė):
Prengė Tue Doda, Gjokė Ndrecė Ndreka, Mark Ndrecė Doda.

Jak Frroku, bajraktar i Dibrit (Mirditė)
Prej krenvet tė Dibrit (Mirditė):
Mark Boci, Llesh Kolė Deda, Paluc Prenga.

Kolė Gjeta, bajraktar i Selitės (Ohėr)
Prej krenvet tė Selitės (Ohėr):
Gjon Lufi, Bibė Prenga, Sali Stafa.

Bardhok Prenga, bajraktar i Kėthellės (Ohėr)
Prej krenvet tė Kėthellės (Ohėr):
Mark Duka, Ndrec Nikolli, Gjon Nikollė Doda.

Pal Ndue Hani, bajraktar i Rrazės (Ohėr)
Prej krenvet tė Rrazės (Ohėr):
Ndue Kola, Ahmet Vokrri, Ali Musta.

Gegė Prendi, bajraktar i Kryezezit (Malsiė e Lezhės)
Prej krenvet tė Kryezezit (Malsiė e Lezhės):
Zef Simoni, Mrk Lleshi, Ndue Gjoni.

Mark Gjini, bajraktar i Bulgrit (Malsiė e Lezhės)
Prej krenvet tė Bulgrit (Malsiė e Lezhės):
Gjon Ndoi, Ndue Prendi, Gjokė Nikolli.

Tomė Pjetri, bajraktar i Manatiės (Malsiė e Lezhės)
Prej krenvet tė Manatiės (Malsiė e Lezhės):
Kolė Gjokė Deda, Ndue Dedė Pjetri, Nikoll Gji Marku.

Kolė Toma, bajraktar i Velės (Malsiė e Lezhės)
Prej krenvet tė Velės (Malsiė e Lezhės):
Bardh Doda, Llesh Ndou, Due Pjetri.

Llesh Pjetri, bajraktar i Kallmetit (Malsiė e Lezhės)
Prej krenvet tė Kallmetit (Malsiė e Lezhės):
Mati Marku, Lazėr Pjetri, Mark Prendi. “
Mesh Nikoll Kimėza, deletat peshkpal i Lezhės.

Adnekt nr.7.

Kryesisė sė Konferencės sė Paqes

Nė Paris
Na, tė nėnshkruemit, pjestarė tė Klerit muhamedan, katholik e arthodhokės, e tė parė tė Shqipniės sė Sipėrme, tė rrethit tė Shkodrės e tė tė dyė brigjevet, nė tė djathtė e nė tė shmajtė tė Drinit, kemi marrė vesh prej pėrfasuesvet t’anė pranė Konferencėis se Jugosllavėt, tue pėrdorur gjithfarė dredhiėsh, mundohen me na rrėmbyem Skodrėn me gjithė rrethet e krahit tė djathtė tė Drinit e me i a ngjitun Mbretniės sė Serbvet, tė Kroatvet e tė Sllovenvet. Tash duhet ditun se tė gjitha tokėt, qi gjinden nė krah tė djathėt tė drinit, mund tė thirren kėrthiza e Shqipniės si pėr gjuhė, historiė e ndiesiė komtare, ashtu edhe pėr doke, feė e godhana, qi i kanė tė njinjishme me vendet e bregut tė shmajtė tė lumit.
Adnektimi i kėtyne vendeve me Jugosllaviė kishte pėr tė qenė nji mė nji si me dashun qi tė prishet Shqipnia pėr fitim tė disa pakicave ethnike tė hueja me tė cilat nuk kemi kurrnji afrim as gjuhe, as dokesh as gojdhanash, e prej tė cilavet na ndajnė intereset landore e morale. Me kėnaqun unshmeniėn jugosllave kishte pėr tė qenė gjithnji si me mohuem parimet e komsivet, tė drejtėsiės, tė tagrit, tė qytetnimit, parime pėr tė cilat vendasit e Shtetevet tė Kuptimit kanė luftuem e fituem. Na jemi tė bindun se Konferenca, shprehje fjeshtė e kėtyne parimeve, nuk do t’i pranojė kurrė kėrkesat e padrejta t’anmiqvet t’anė.
E shohim prapė me detyrė tė Ju dėftejmė sheshit se na nuk kemi kurrė pėr tė pėrulun kryet pėrpara kurrfare dhune qi tė ketė pėr qėllim tė cunglluemit e tokės s’onė komtare.
Na duem tė jemi tė bashkuem e mėvete qysh prej veriut e nė Jug, qė prej Lindjes e mje nė Pėrendim tė vendit t’ėnė. Na duem qi qytetet t’ona ma tė mirat, tė bashkueme nen nji flamur tė vetėm e tue pasun Shkodrėn nė krye, tė jenė prapė, si pėrprara, dritat ngaha do tė shkėlqejnė qytetnimi, gjuha, tregtia e jonė. Tė huejt nuk i duem mbrenda shtėpiės s’onė, as nuk do tė durojmė kurrė qi tė shklasin e tė dhunojnė trollin e Atdheut t’ėnė. Tė huej janė pėr ne Serbėt, Kroatėt, Sllovenėt e Grekėt, tė cilėt i kėrcnohen mėvetesiės s’onė. Por ata nuk do t’arrijnė kurrė qi tė na shtrojnė mė sa mundėn shumė tė tjerė me sunduem mbi ne rrokull qinda e qinda vjetesh.
Duhet qi tė mos harrojmė se prej kėsaj lufte ka bunuem triumfi i demokratiės sė pėrgjithėshme.
Prej Konferencės e prej popujvet tė lirė lypim gjygj e presim drejtėsiė. Le t’a kujtojmė se parimet e Vilsonit nuk u shpallėn pėr tė gėnjyem popujt qi, sot e mbrapa, do tė qeverisen mbas parimesh ethnike e do tė bashkohen mba vullnetit tė vet tė lir.
Serbia e vogėl, e ngushtueme nga kėrcnimet e njij ma tė forti, qe shkėndia e luftės botore.
Na, qi jemi bijt e pamundun tė malevet e tė fushavet, po betohemi se kurrė s’kemi pėr t’a kurrusun kryet, as pėrpara vendimesh qi tė cenojnė mėvetesiėn t’onė, as pėrpara ma tė voglės dhunė qi t’i bahet trollit t’atdheut. Flamuri i ynė, shėmbull force e lirie, duhet qi tė valojė lirisht mbi githė Shqipniėn, tė bashkueme e mėvete.
Na, tė nenshkruemit, pjestarė tė Klerit muhameda, katholik e orthodhokės, e tė parė, nd’emėn tė vendasvet tė Shqipniės, tue pėrbuzun ata tė pakė trathtorė qi i janė shitun arit tė huej, po betohemi, faqe botės mbarė, se do tė luftojmė, me armė nė dorė, pėr liriėn e njisiėn e Atdheut deri sa tė na rrjedhė nji pikė gjak ndėr dej. Bijt t’anė, nipat t’anė e stėrnipat t’anė, brez pas brezi, do tė bajnė edhe ata kėshtu deri sa prej fisit t’ėnė do tė lejnė ata tė cilėt, ma tė lumė se na, do tė na pėrligjin e do tė dėbojnė ndrydhsin mizuer.

(Tė nėnshkruem):

I
Muharrem Penjili, Myfti - Kadi i Krues
Mesh. F. Gjini, vikar i pėrgjithėshėm i argjipeshkviės sė Durrsit
Baba Haxhiu, kryetar i Bektashivet
Mesh. Llesh Bitraj, famullitar katholik
Adem fehmiu, imam i lagjes Kala
Nexhip I., imam i lagjesVarosh
H. Dedja, Kryetar i Bashkiės sė Krues
H. Berberi, Kėshilltar i Bashkiės sė Krues
Hajdar Kika, i Bashkiės sė Krues
Xhemil B. i Bashkiės sė Krues
Dr. Beqir Perta, shėrues i Bashkiės sė Krues
Emrullah Koēi, pėrfaqsues i lagjes Kala
Sylejman Veseli, pėrfaqsues i lagjes Kala
Hasan Kalashi – S. Seseri – Xhafer Taga – Z. Bardhi – Hysejn Belegu – Jahja Kovaēi – Emrullah Kupi – M. Qesja.

Krue (Shqipniė) mė 12 Korrik 1919

II

Vehbi Dibra, Myfti i gjithė Shqipniės
Vesejl Naibi, Mis i Gjygjit tė Naltė tė Sheries
H. Ali Korēa, Mis i Gjygjit tė Naltė tė Sheries
Myteesim Kullici, Mufti – Fadi i Tiranės
S. Kadri, ylema i Tiranės
Papas Gjorgji, famullitar orthodokės i Tiranės
R. Matja, imam i Tiranės
A .Zela, imam i Tiranės
Mahmit Ēaēani, imam i Tiranės
Ismajl Ndroqi, kryetar i Bashkiės sė Tiranės
Esad Toptani- Abdi Toptani – Shefik Kondi – A. H. Ahmeti – Selim Petrela – Z. Halulli – H. Baku – M. Llagami- Osman Myderrisi – Xhepė Qosja – Xhemal Tafaj – Sotir Peci – Selim Fortuzi – K. Sauku – St. Koja – Beqir Kazazi.

Tiranė (Shqipniė) mė 12 korrik 1919

III
Primus Binachi, acchiepiscopus Dyrrachil
Kostantin Nikollau, vikar i ipeshkvit orthodhokės tė Durrsit
Haxhi Aliu, myfti-kadi i Durrsit
Mihal Tiuja, kryetar i Bashkiės sė Durrsit
J. Bosjēeviq, kėshilltar i Bashkiės sė Durrsit
Hysejn Halimi, kėshilltar i Bashkiės sė Durrsit
V. Spiro, kėshilltar i Bashkiės sė Durrsit
Ali Riza Kosova – Kristaq Rama – Hysejn Imami – M.Beshiri – Hajdar Ēela – Perikil Spiru – A. Sarreqi – Abaz Ēelkupa – Kasem Durril – Ramazan Cerloj – Ismajl Beta – Veli Dinoja – Dhimitėr Teolari – Z. Abdurrahimi – Sabri Dermani – Beqir Myshqiti – Z. vehbiu – H. Myshqeit – Jahja Efendiu.
Durrės (Shqipniė) mė 12 korrik 1919

IV.
(Pjestare tė klerit muhamedan tė Kavajės): Sheh Azimi- H. Cara – Hasan Gjeēi – H. Sylejmani – A. Huka – Besim Sinulla – Halim Deliu – Ymer H. Ibrahimi – H. Kazazi.

Papa Theodhor L. Vikar i Metropolitit orhtodhoskės nė Kavajė.

P. Haratiamb Papanikolla, famullitar i Kavajės
Z. Rustemi, kryetar i Bashkiės sė Kavajės
Isuf Beu – Irfan Sylejmani – Hamdi Agai – Jovan Kola – Beqir Beu – Z. Kostantini – Stas Tirana – Adem Cara – Thoma Dhima – Sedi Kurti – R. Myftiu – Shahzevar – Idriz Lika – Luka Tuiri – Selman Sharra – H. Ibrahim Myrta – Rexhep Tulma – Ibrahim Qara – A. Faik – Imam Mustafai – Ali Qela – Selim Gjoci – Isuf Dollia – Shefqet H. Alushi – Rexhep Ibrahimi – Ali Biēeri – Sulė Gjuzi – Murat Arkaxhiu – Muhamed Xeka – Ismajl B. Sharra – Asim Kadiu.

Kavajė (Shqipniė) mė 12 Korrik, 1919

XXIII. – Mbi theroriėt qi populli shqiptar mund tė shtyhet me bamun pėr fitim tė Shtetevet fqina

Shkėlqesė,
Po tė gjykojmė nga lajmet e botueme nė ē’do rasė, prej shtypit mbi mėnurat e ndryshme tė marruna para sysh pėr sgjidhjen e problemit t’Adriatikut, si edhe nga deftimet, mjaft tė kuptimshme, tė bamuna mbi ketė ēashtje prej njerėsvet tė qeverriės tė pushtetevet t’interesueme, duket se po u qendrueka prapė nd’atė qėllim qi me pėrdorun Shqipniėn si nji monedhė ndėrrimi pėr me rregulluem miqsisht konfliktet interesesh tė pjelluna nga bashkėlakmiėt e lagjevet nė kundėrshtim. E kėjo punė po ndollė, me gjithė garantiėn pėr mėvetesie e asnjansiė qi i kanė shiguruem shipniės Pushtetet e Mėdha e me gjith abrogimin (abrogation) e traktatit tė fshehtė tė vjetit 1915, shtrogim qi rrjedh domosdoprej tė hequnit dorė t’Italies nga Delmacia e nga Dodhekanezi. Me fjalė tė tjera, duket se po u dashka me sbatuem vetėm ato neje tė traktatit tė Londrės qi qėllojnė coptimin e Shqipniės e kėshtu me u bamun therore lakmivet tė fqijvet, tė drejtat e komit t’enė.
Nė mendoret e ndryshme qi kemi pasun nderin t’i paraqesim Konferencės, kemi provuem me argumenta tė pakundėrshtueshem, u mbėshtetun mbi arsye historike etinografike e shtatistike, se parandemet e reja tė fqijvet t’anė nuk kanė tjetėr deshir as qellim veēse tė smadhuemit e tokvet tė veta mbi kurriz tė Shqipniės, e se ata nuk kanė tjetėr tė drejtė, pėrveē asaj qi vjen prej fuqiės, mbi ato vise qi na kanė rrėmbyem me anė tė vendimevet tė traktatit tė Berlinit e tė Konferencės sė Londrės 1913 vise qi na nuk do tė pushojmė kurrė sė kėrkuemit nd’emėn tė drejtės.

gazeta Kosova Sot