Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    Përse burrat nuk e përdorin fjalën : "Te dua"?!

    Është shkruar shumë tashmë mbi përtesën e burrave në tregimin e xhentilesës ndaj grave. Burrat duket sikur përtojnë t’u thonë grave fjalë të bukura, të ëmbla e joshëse. Pavarësisht gjithë atyre që janë shkruar, deri më tani nuk kam rastisur ndonjë shkrim që të tregojë mbi shkaqet që çojnë burrat të jenë të tillë. Ndoshta është më e lehtë të kuptojmë siuatën duke e analizuar me shembuj konkretë.

    Në lidhjet bashkëshortore sa të mira, ka edhe vështirësi. Tani, po ndajmë me ju në mënyrë të përmbledhur, një letër të dërguar nga njw lexues.

    Nëse dikush në kuletën e tij ka 100 mijë lekë dhe i harxhon menjëherë, atëherë a i mbeten atij lekë në xhep? Në fakt, si burrat, ashtu edhe gratë ushqejnë brenda tyre një dashuri reciproke ndaj njëri tjetrit; por që kjo nuk është e pafund. Nëse harxhohet nga të dy, ajo mbaron. Në këtë çast, si mund të shkoj njeriu e t’i thotë bashkëshortit/ bashkëshortes që “Unë të dua!”?!

    Në këtë shkrim do të përpiqemi të analizojmë situatën me syrin e burrave, që edhe gratë disa gjëra t’i kuptojnë ndoshta më mirë.

    Burrat, kanë për natyrë që të falin gabimet që bëhen ndaj tyre, por kurrë nuk falin padrejtësitë ndaj të afërmve, familjarëve apo miqve. Pra, nëse një grua nuk respekton prindërit e burrit, familjarët e tij, miqtë dhe të ftuarit, atëherë këtu mbaron dashuria dhe respekti në çift. Kur them këtë, nuk e përgjithësoj me të gjitha gratë; ka shumë të tilla që respektojnë familjen e bashkëshortit dhe ushqejnë një dashuri dhe respekt të madh për ta, duke forcuar akoma më shumë lidhjet në familje. Por, ka edhe nga ata gra të cilat mbajnë qëndrime shumë të çuditshme kundrejt familjarëve të bashkëshortit, e kryesisht ndaj vjehrrit dhe vjehrrës. Këtë po e ilustrojmë me disa shembuj që kemi parë në mjediset që jetojmë:

    Është një ngjarje e jetuar rreth 20-25 vjet më parë. Lezuesi shkruan: Ishim një grup shokësh shumë të ngushtë prej 6-7 vjetësh. Takoheshim çdo javë, me rradhë në shtëpinë e secilit. Mes nesh ishte njëri që në familje jetonte probleme me gruan. Kur vinte rradha për tu mbledhur në shtëpinë e tij, ai gjithmonë i shmangej. Një javë më parë, të mbledhur në shtëpinë time, shokët pyetën se ku do të takoheshin javën e ardhshme. Miku jonë, që pas një jave i takonte të mblidheshim në shtëpinë e tij, u hodh dhe tha: Të takohemi këtu e unë t’ju sjell një dash që ta pjekim në hell.

    Kjo gjë u përsërit edhe në takimin tjetër kur rradha i erdhi atij përsëri. Kësaj here, ai tha që kishte një shtëpi të vjetër të babait dhe se mund të takoheshin atje. Kur shkuam atje, ishte një shtëpi shumë e vjetër dhe e shkatërruar. Miku jonë u mërzit shumë përballë asaj situate.

    Një grua që nuk kujdeset për anën e bashkëshortit, sado punë të bëjë e sado e pastër të jetë, duket sikur nuk vlen. Kjo është e vlefshme edhe për anën tjetër. Sado i shkathët e shtëpiak të jetë një burrë, nuk vlen aspak nëse nuk i respekton të afërmit gruas. Sipas traditës shqiptare, është më e lehtë të thotë gruaja “se nuk e le burri të shkojë diku” sesa të thotë burri se “nuk më lë gruaja të vij”. Situata e dytë kthehet në komike.

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Nga na doli kjo teori se nuk dija gje une.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Teori pa krip fare.
    Nuk eshte aspak e vertet qe burrat nuk perdorin fjal te embla dhe qe e bejn mir te ndjehet gruja ose partnerja e tyre.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Shumê tem intersante ORGESA

    Ne fakte ne martes burrat disi pritojne te thojne te dua , sepse mendojne qe eshte e kuptushme qe perderisa jetojne bashke dihet se e done , por eshte shume e vlefshme per nje grua qe qdo mengjes ti thote burri TË DUA. sepse ne mbremje dihet qe i thote te dua sepse ka pune per te ber

    Ndersa respekti reciprok per familjet eshte i dobishum dhe shum i mire , nuk eshte e thene ti duash vjerrinê ashtu si i dojme prinderit , por ti respektojm ne ate menyre qe te jemi te knaqure te gjithe dhe te shprehim deshiren qe ti ftojme per drek e per dark sa her na bije ndermend per ta , qofte edhe 1 her ne muj .

  5. #5
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Nese behet fjale per burrat e disa dekadave me heret besoj se ata kane qene pak me te sinqerte se burrat e sotit dhe nuk donin te genjenin aq shume .
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    ka ende mentalitete te tilla,me ka ra rasti me shku neper keto vende ku e pershkruan ti ket lloj tregimi ,e kuptoj shum mir.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Pse burri nuk thotë “Të dua!” ?
    E thone ,por gjithmon gjejne momentin dhe vendin e gabuar


    Respekti per familjen dhe shoqerin e te dy paleve,ngel gjithmon reciproke.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    --burrat--

    ato nuk thojne shum fjal ne kohen e duhur e ne vendin e duhur.ky eshte dhe tipari qe i dallon nga femrat.
    e jo vetem fjala te dua lihet ne harrese nga burrat,po shum te tjera,mbase eshte ajo qe thane dhe disa forumista perpara,qe duke qen se martohen dhe bashkejetojne ateher ju duket se ja kan vertetuar gruas dhe nuk ka me nevoj ta perdori ate fjal,ose eshte se nuk do te tregohet hipokrit dhe se thot me ate fjal se nuk e ndjien.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    E vertet qe burrat nuk thone fjal te mira por ata deshmojne me vepra...

  10. #10
    Aman mo mo s'ju gjend nje her s'ju gjend ... kur thone "te dua" nuk e thone me gjith shpirt dhe kur s'thone "te dua" pse nuk e thone, pike e zeze

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  3. Fjala e Zotit: Liber apo Person
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 06:36
  4. Kisha dhe i krishteri.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 19:24
  5. Pastërtia e Gjuhës Shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •