Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Bedri Pejani (1885-1946)

    Bedri (Abdi) Pejani (1885-1946), publicist, diplomat dhe atdhetar i shquar.
    Biografia
    Bedri Pejani shkollėn e Mesme e kreu nė Robert Kolezh dhe studimet e larta ne Degėn e Historisė nė Universitetin e Stambollit. Delegat nė Kongresin e Manastirit (1908), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit tė Kosovės (1918-1924). Gjithe jeten e vuri ne sherbim te kombit e te atdheut dhe per kete qellim bashke punoi edhe me Kominternin dhe me LNĒ. Nga janari deri ne mes te qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes se Dyte te Prizrenit . Me 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar, dhe ju dorezua autoriteteve jugosllave qe e denuan me vdekje. Vdiq ne spitalin e Prizrenit.]

    Komiteti Mbrojtja Kometare e Kosoves, 1.Sali rama, 2.Bajram Curri, Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, etj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 24-03-2010 mė 16:51

  2. #2
    Delegat i Kosovės nė Kuvendin e Shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė me 28 nėntor 1912!

    Nėnshkruės i Aktit tė Pavarėsisė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 24-03-2010 mė 17:32

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a nuk mundet me ja vu emrat krejtjve ne ate foto o feg..?
    apo e veshtir se nuk dallohen qarte..
    por ndonji historian dhe mundet ta plosoje me emra..

    bedri pejani ka qen vertet atdhetar i madh..

    kurse ky hasani ..ma shum e ka pengue komitetin e mbrotjes se sa i ka sherbye..
    sic duket ishte natyre qe gjithkund ka dasht me qen nr 1.. e kur nuk ishte nr 1 bahej armik nr 1 i asaj qe ma pare desh ti bahej shef nr 1..

    tipa till i kemi dhe sot..

    nuk i ve sala ministra.. te nesermen fillojn ta luftojn pd e saliun si gramoza te vertete..bile ma me zell..

    prandaj studiohet historia..qe me gjet perafrime.. e qe me i dal para te kqijave..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės (1913), pse ėshtė e paligjshme ndėrkombėtarisht
    Nga:Prof. Bedri PEJANI

    Kombi shqiptar e ka luftuar gjithmonė pushtimin dhe kolonializmin, duke arritur nė pikėn e shpalljes sė pavarėsisė sė vet, mė 28 nėntor 1912, nė njė shtet tė vetėm etnik kombėtar i gjithė trojeve shqiptarėve. Delegatėt tė ardhur kėshtu nė Vlorė prej tėrė hapėsirės kombėtare shqiptare kanė ushtruar kėshtu tė drejtėn e vetėvendosjes sė kombit shqiptar. Kurse sulmet e sllavo-grekėve mbi trojet shqiptare ishin legjitimuar vetėm pėrmes “tė drejtės sė okupimit”, “tė drejtės sė aneksimit tė njė territori tė huaj, pėr qėllime ekspansioniste koloniale, pėr mbushjen e planit pansllavist “Nacertanije”, i hartuar nga ministri i jashtėm serb Ilija Garashnini, sipas “Kėshillave pėr Serbinė” tė ministrit tė jashtėm tė Rusisė, ēekut Adam Cartojski dhe agjentit tė tij nė Beograd.
    Pėr hir tė interesave tė “diplomacisė sė bėrllogjeve”, Fuqitė tė Mėdha tė “Koncertit Evropian” nuk kanė marrė nė konsideratė vendimet mbarėkombėtare shqiptare, trojet shqiptare i kanė ndarė nė copa-copa: Kosova e dhanė Serbisė, Ēamėria – Greqisė, sipas tė “drejtės sė kompromisit”.

    Arsyjet e kėsaj padrejtėsie tė madhe e bėri tė ditur ministri i jashtėm anglez, Edward Grey, i cili duke folur pėr caktimin e kufive tė Shqipėrisė nga Konferenca e Londrės, deklaronte mė 12 gusht nė Dhomėn e Komunave:

    “Unė e di farė mirė se kur gjithēka do tė bėhet tė njohur, kjo (zgjidhje) nė shumė pika do tė japė shkas pėr kritika tė mėdha, nga kushdo qė e njeh vendin dhe qė e gjykon ēėshtjen nga njė pikėpamje e ngushtė lokale. Duhet tė mos harrohet se gjatė pėrpjekjeve pėr tė gjetur njė zgjidhje tė tillė, qėllimi kryesor ka qenė qė tė ruhej marrėveshja ndėrmjet vetė Fuqive tė Mėdha dhe, nė qoftė se vendimi pėr Shqipėrinė e ka siguruar kėtė, atėherė ai e ka bėrė punėn mė tė rėndėsishme nė tė mirė tė paqes sė Evropės”. Jo vetėm se kjo marrėveshje nuk do tė ndodhtė kurrė, sepse mė pak se njė vjet do te shpėrthente luftėn e parė botėrore, por “vendimi i gjerė objektiv” i Londrės krijoi BALLKANIN FUĒI BARUTI.

    Nė Londėr u pėrballėn projektet kolonialiste serbo-greke me projektin etnik kombėtar shqiptar. Projekti kolonialist serb u mbėshtet nga Rusia, projekti etnik kombėtar shqiptar u mbėshtet nga Austro-Hungaria. Nga gėrshetimi i sė drejtės sė okupimit me tė drejtėn e kompromisit lindi “foshnja” nė paterica, Shqipėrinė e sotme administrative, e cila nuk ka asnjė forcė tė eci vet as politikisht, as ekonomikisht.

    “U krijua njė Shqipėri. Jo. Mos e besoni kėtė, Zonja e zotėrinj. E vėrteta ėshtė qė mė 1913 u nda Shqipėria mė dysh; njėra pjesė pėr t’i shėrbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, nė mėnyrė mistifikuese, pėr tė qenė njė casus-belli pėr njė luftė tė ardhshme, botėrore ose tė pjesshme.”, thoshte Bedri Pejani nė emėr tė “shqiptarėve irredentė”, mė 1921, nė Gjenevė.

    Duke marrė parasysh se Konferenca e Londrės u ndėrtua mbi shkeljen e sė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit shqiptar, e ushtruar nėpėrmjet Kuvendit Kombėtar, ajo ėshtė e paligjshme ndėrkombėtarisht dhe duhet tė shpallet tė tillė nga ana e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, pėrkatėsisht Komitetit dhe Dekolonizimit, sepse ēėshtja shqiptare ėshtė koloniale, nėse mendojmė se pas pushtimit tė trojeve shqiptare, pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavė e kanė zbatuar plane tė vazhdueshme tė dėbimit tė shqiptarėve nga trojet e veta dhe tė kolonizimit me popullatė sllave, pėrkatėsisht greke, tė kėtyre trojeve.

    Pėr tė shuar njė herė e pėrgjithmonė ēėshtjen koloniale shqiptare, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė duhet tė shpallė njė konferencė Londėr 2, ku tė shqyrtohen vendimet e mėparshme antishqiptare, duke shpallur ribashkimin e
    Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės, Iliridės (trojet shqiptare nėn IRJM), Preshevės – Bujanocit dhe trojeve shqiptare nėn Malin e Zi nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar – Shqipėria Natyrale. Kjo konferencė Londėr 2 do tė zbatojė tė drejtėn e vetėvendosjes sė kombit shqiptar, e ushtruar nė Vlorė, mė 1912.



    Materiali i pėrket muajit Shtator 1921

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vanēe Stojēev: “Mė 15 maj, 1922, ishte nėnshkruar protokol pėr bashkėounim midis VMRO-sė dhe Komitetit shqiptar, pėrmes tė cilit, Maqedonia Perėndimore ishte shpallur pėr territor shqiptar dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit, dėrguar Komitetit Qėndror tė VMRO-sė me tė cilėn kėrkohej nga ēetat e Regionit Revolucionar tė Manastirit qė t’i pėrmbahen vendimit tė lartpėrmendur, pėrndryshe pason dėnimi me vdekje” - shkruan historiani i lartpėrmendur dhe shton se protokolin nė fjalė e kishin nėnshkruar profesori shqiptar Bedri Pejani, nė emėr tė Komitetit tė Kosovės dhe gjeneral Aleksandėr Protogerov, nė emėr tė VMRO-sė”.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •