Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD Stop shkeljes së drejtave të femrave muslimane



    PD: Stop shkeljes së drejtave të femrave muslimane

    Në konferencën për media të Partisë së Drejtësisë, para gazetarëve u drejtua nënkryetari i partisë mr.sci. Amir Ahmeti, i cili në emër të këtij subjekti politik kërkoi të ndërpritet shkelja e të drejtave të femrave muslimane në punësim dhe arsimim.

    “Partia e Drejtësisë ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që në Kosovë të ndërpritet shkelja e të drejtave të femrave muslimane në punësim dhe arsimim për shkak të bartjes së mbulesës në kokë. Me këtë rast përshëndesim vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe kërkesën e Avokatit të Popullit, z. Sami Kurteshi për ndërprerjen e shkeljes drastike të të drejtës në shkollim të nxënëseve të besimit Islam vetëm për shkak të bartjes së mbulesës së kokës, ndonëse kjo paraqet normë të definuar fetare dhe në asnjë mënyrë promovim të fesë në institucione shkollore.

    PD përkujtoji ligjvënësit dhe ekzekutivin kosovar se në Kuvendin e Kosovës, që në vitin 2004 (ashtu si edhe në Kuvendin e Shqipërisë muajin e kaluar) është miratuar “Ligji për Mbrojtjen kundër Diskriminimit” që në mënyrë decidive sanksionon shkeljen e të drejtës së qytetarëve për shprehjen e lirë të besimit të tyre fetar. Partia e Drejtësisë kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që në bazë të kërkesës së Ombudspersonit të Kosovës dhe vendimeve relevante gjyqësore, t’i shpallë të jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese Rregulloret e shkollave fillore dhe të mesme që ndalojnë vijimin e procesit mësimor për nxënëset dhe mësimdhënëset e besimit Islam që bartin mbulesën e kokës si shprehje të identitetit të tyre fetar të garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

    Partia e Drejtësisë ftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që qysh tash të angazhohet për të futur edhe çështjen e njohjes së Kosovës në agjendën e sesionin e 37 të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) e cila mbahet më 18-20 Maj 2010 në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit.

    PD po ashtu paralajmëroi vizita të ndërsjella të Ministrave të Punëve të Jashtme, të shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Kosovës në muajt që do të pasojnë dhe shpreh shpresën se këto aktivitete diplomatike do të rezultojnë me njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga ana e shtetit të Kuvaitit.

    Në fund të konferencës, nënkryetari Ahmeti foli edhe për shqetësimet rreth ngritjes së korrupsionit në vend dhe deklaroi se Partia e Drejtësisë konsideron se parandalimi dhe çrrënjosja e korrupsionit mund të arrihet, para së gjithash, me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit moral të popullatës nëpërmjet promovimit institucional të vlerave etike, morale, dhe shpirtërore të qytetarëve dhe jo stimulimit ekskluziv të synimeve të tyre materiale dhe epshore, veçanërisht te të rinjët e vendit, që për fat të keq është duke ndodhur në tërë periudhën e pas luftës. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    PD Stop shkeljes së drejtave të femrave muslimane
    Kujtova se u bate fjal per PD-ne e Shqipris ... uffff u lehtsova

    Kjo Partia e Drejtise le ta bajn Kabul Kosoven ... randsi ka qe Shqiprin ta mbajme Europjane pa njolla te zeza.
    D'Oh!

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Kujtova se u bate fjal per PD-ne e Shqipris ... uffff u lehtsova

    Kjo Partia e Drejtise le ta bajn Kabul Kosoven ... randsi ka qe Shqiprin ta mbajme Europjane pa njolla te zeza.
    Nuk besoj se Partia e Drejtësisë është njollë e zezë në Kosovë, të paktën keshtu vlersohet nga analistët vendorë dhe ndërkombëtar
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •