-
Përkrahet hapja e zyrës së BE-së në veri

Përkrahet hapja e zyrës së BE-së në veri
Hapja e zyrës së BE-së në veri është një sinjal i mirë i mbështetjes së angazhimeve shtetërore për integrimin e qytetarëve, tha kryeministri Hashim Thaçi. Mbështetjen e tyre për hapjen e kësaj zyre e kanë dhënë edhe përfaqësues të partive politike serbe të përfaqësuara në institucionet e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka përkrahur hapjen e zyrës së Bashkimit Evropian në veri të vendit. Ai ka thënë se një hap i tillë shton angazhimet e institucioneve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që edhe ajo pjesë të jetë e integruar në institucionet vendore.
Megjithatë kreu i qeverisë më shumë beson në strategjinë për veriun e cila edhe është mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë që atje të funksionoj ligji, drejtësia, formimi i komunës së re të Mitrovicës, por edhe organizimi i zgjedhjeve të lira në tri komunat veriore.
“Hapja e Zyrës së BE-së në veri është një sinjal i mirë i mbështetjes së angazhimeve tona shtetërore dhe integruese në kuptimin edhe territorial, por edhe gjithë qytetarë” , tha Thaçi.
Hapjen e kësaj zyreje e kanë përkrahur edhe vet përfaqësuesit e serbëve, por që janë të përfshirë në institucionet kosovare.
Kryetari i Këshillit Konsultativ për Komunitete Petar Miletiq thotë se është mirë që një zyre e tillë po hapet edhe në veri të Kosovës për shkak se serbëve atje u duhet ndihmë që të funksionojnë sa më mirë .Por, Miletiq ende nuk e din nëse serbët e atjeshëm do ta përkrahin hapjen e një zyreje të BE-së.
“Nuk besoj se para se të ndodhë kjo dikush ta gjykojë apo ta përkrahë hapjen e kësaj zyreje. Por është punë e ndërkombëtarëve që të bëjnë që njerëzit të kenë besim dhe deklaratat e para të tyre megjithatë janë duke bërë që po shkohet në atë drejtim se do të punojnë ndryshe se sa kanë punuar deri tani. Pra, do të fillojnë nga komunikimi me qytetarët e thjeshtë kah elita politike e jo e kundërta”, tha Miletiq.
Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Branislav Gërbiq tha se ky është një hap përpara për besueshmërinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në këtë rast edhe për ata të pjesës veriore për institucionet evropiane.
Ai megjithatë thotë se nuk do të jetë e lehtë që qytetarët serbë të asaj pjesë ta pranojnë edhe aq lehtë një zyrë të këtillë, pasi sipas tij kjo kërkon kohë.
“Me të vërtetë ky do të jetë një proces shumë i rëndë që sigurisht kërkon kohë dhe besueshmëri dhe sigurisht që këtë duhet ta respektojë edhe Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare. Ata së pari duhet t’i bindin njerëzit se duhet të jetojnë këtu dhe se është vendi ku ata duhet ta krijojnë jetën e tyre të re”, tha Gerbiq.
Hapja e zyrës së BE-së në veri të vendit është paralajmëruar se do të hapet të premten. /RTK/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt