Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Manjani: Tete shkeljet statutore te Edi Rames

    Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, ne nje interviste te dhene dje per gazeten "Koha Jone", komenton mosperfshirjen e "Opononeces kolektive" ne statutin e PS. Gjithashtu ai thote se te gjithe diktatoret dhe autoritaristet qe ka njohur historia politike ne bote, politikanet e dhunshem, nuk sjellin asgje te re ne partite e tyre, perkundrazi perdorin te njejtat mekanizma, dhe kur e shohin pisk punen te gjithe flasin per te forcuar rregullat e disiplines ne parti, nuk eshte e rastit qe gjithmone nderrohet statuti i partise. Zyrtari socialist sqaron gjithashtu se Edi Rama ne krye te PS e ka shkelur 8 here statutin e partise.

    Si i shikoni ndryshimet ne statutin e Partise Socialiste qe do te miratohet ne mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare?

    Edi Rama po kerkon te ndryshoje statutin e partise pa zbatuar asnje edhe nje dite te vetme statutin ekzistues, te cilin gjithashtu e beri vete dhe e serviri si reformim te se majtes. Asgje statutore nuk ka ne veprimet e Edi Rames, ne krye te Partise Socialiste. Ne menyre te spikatur statuti u dhunua brutalisht nga Edi Rama personalisht kur:

    a) Injoroi Kryesine e partise per 6 muaj me radhe, duke shkelur haptazi nenin 27 te statutit;
    b) Therret Asamblene Kombetare ne kundershtim me nenin 25 te Statutit. Ju e keni vene re se mbledhjet e Asamblese jane pa axhende, pa votim e pa ide politike. Ato jane thjesht konference per shtyp e Rames;
    c) Ne kundershtim me nenin 44 te statutit, ka emeruar Elisa Spiropalin si kryetare te FRESH-it, pa i shqyrtuar kandidaturat ne Kryesi;
    d) Per shkak se nuk i pelqen Rames dhe ne kundershtim te hapur me nenin 45 te Statutit, Forumi i Gruas eshte pa drejtues;
    e) Ne kundershtim te hapur me nenin 49 , Edi Rama nuk miraton raportin financiar te partise;
    f) Ne kundershtim me statutin por edhe me vendimet e Kongresit dhe te Asamblese, Edi Rama nuk therriti asnjehere Komisionin e Garancive Statutore per ta legjitimuar si gjykaten e Partise. PS e ka pasur shume te forte kete institucion. Pikerisht kete gje nuk e deshi asnjehere Edi Rama;
    g) Ne kundershtim me nenin 27, Edi Rama emeroi Aldrin Dalipin si Kryeredaktor i Zerit te Popullit;
    i) pa dyshime ne kete liste duhet renditur edhe krye shkelja e nenit 28 te Statutit nga ana e Edi Rames kur nuk u largua nga drejtimi partise megjithese humbi zgjedhjet.

    Keto jane disa prej shkeljeve me te spikatura, qe tregojne nje mendesi anarshie qe futi ne PS, Edi Rama. Nese analizojme situaten statutore dhe organizative te bazes se partise, ajo eshte me lemsh akoma. Edi Rama ka nderprere cdo komunikim me disa kryetare te PS ne bashki e komuna, thjesht per faktin se i urren patoligjikisht. Ne keto dege, Rama ne menyre jo statutore ka komanduar disa persona pa identitet politik dhe ne kundershtim me vullnetin e anetaresise (mos harroni se PS adaptoi parimin nje anetar nje vote). Keshtu per shembull, ne njesine 10, Edi Rama nuk i duron socialistet e kesaj njesie. Ai s'do as t'i shohe me sy. Vetem kjo e shpjegon faktin se perse nuk u zhvilluan zgjedhjet per kryetarin e ri ne kete njesi. Ai ka komanduar nje punonjese bashkie (me te cilen s'kam gje personalisht) dhe keshtu PS e qendres se Shqiperise eshte totalisht ne kaos. Keto shkelje nuk jane pak, por prekin thelbin e organizimit te partise. Ishte propozuar qe te perfshihej oponenca kolektive ne statut, por eshte hedhur poshte.

    Si e shikoni kete gje?

    Nga pikepamja qe parashtrova me lart, ndryshimet qe propozon Rama, jane thjesht nje "vere ne uje". Ai nuk ka per t'i zbatuar as keto ndryshime. Perkundrazi ne emer te tyre ai do te filloje betejen e tij te radhes me te gjitha ata qe e kundershtojne. Ne emer te ketij statuti te ri, ai do te perjashtoje nga forumet te gjithe ata qe mendojne jo si ai. Me kete proces ka ngarkuar Gramoz Rucin, i cili ne emer te kohezionit do te "fshije" nga partia te gjithe armiqte e brendshem. Tamam si ne kohen e Partise se Punes. Kete parti me sa duket keto njerez, e njohin mire dhe nuk dine model tjeter.

    Ju shpreheni kritik ndaj zbatimit te statutit ne PS. Mendoni se do te ndryshoje kjo gje ne te ardhmen, me statutin e ri qe do te miratohet?

    PSSH sot vetem emri i ka mbetur, sepse rregullat dhe drejtimin e ka si ne kohe te PPSH. Do t'i ftoja drejtuesit e partise qe te jene te sinqerte te pakten njehere me veten e tyre dhe te propozojne qe edhe emrin ta kthejne ne PPSH ose ne PNSH (Partia e Ndertuesve Shqiptare). Fakti eshte se kjo parti po kalon ne fazen e nenshtrimit me dhune nga oligarkia e KRT-se te Bashkise Tirane dhe te disa bashkive te ngjashme. Nga praktika boterore kjo eshte faza qe kane kaluar te gjitha partite qe jane rrudhur madje deri ne shuarje. Kete gje po ben edhe Edi Rama, i cili e urren patologjikisht te varfrin, mendimtarin, te lirin, ligjin dhe institucionet. Te gjithe diktatoret dhe autoritaristet qe ka njohur historia politike ne bote, politikanet e dhunshem nuk sjellin asgje te re ne partite e tyre, perkundrazi perdorin te njejtat mekanizma, dhe kur e shohin pisk punen te gjithe flasin per te forcuar rregullat e disiplines ne parti, nuk eshte e rastit qe gjithmone nderrohet statuti i partise. Ky eshte dallimi nga burrat e shtetit, pasi ato sjellin gjera te reja ne parti dhe jo te vjetra.

    Mos lejimi i oponences kolektive ne PS, sa ndikon per nje parti politike?

    Partia Socialiste nuk eshte me ajo qe beri vendin me Kushtetute, por eshte shnderruar ne parti qe shkel hapur Kushtetuten. Nga parti me demokraci te brendshme eshte shnderruar ne parti qe ndalon fjalen dhe mendimin e lire. Me keto veprime PSSH e Edi Rames, eshte ne kufijte e legjitimitetit. Neni 7 i ligjit te partive politike kerkon nje parti qe organizohet sipas parimit nga poshte lart, pra ne baze demokratike. Ky nen i ligjit kerkon qe partite te garantojne lirine e shprehjes, ndersa Partia e Edi Rames e dhunon mendimin ndryshe. Ne keto kushte, besoj se eshte luks te flasesh per oponence kolektive apo fraksion.

    Cila eshte zgjidhja e situates se krijuar?

    Sic edhe kam thene me pare, e vetmja zgjidhje qe ka mbetur per te shpetuar PS qe njohin njerezit, eshte largimi i Edi Rames dhe rimarrja e drejtimit nga ana e zotit Nano. Z.Nano eshte nje investim i gatshem per kete parti. Pervoja e tij eshte e domosdoshme ne keto momente teper te veshtire per partine dhe te majten. Kete mendim nuk e kam personal por si rezultat i nje veshtrimi te kujdesshem i votimeve dhe opinioneve brenda partise. Socialistet ne shumice nuk e duan Ramen, por ai thjesht ju ka mbetur ne dere. Jam i bindur se nese Nano vendos te kthehet ne parti, Rama mbetet ne minorance, pra kthehet ne vendin qe ka realisht ne PS te pakten deri sa te jete kryetar bashkie, ne krye te grupit ndertues.

    Bisedoi: Denis Dedej
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    por cfar statuti oj shigjete flet ki manjani aman..

    ata e adhurojne kryetarin e tyre e lehin per te cdo nate ne tv edhe se mire e dine se ai eshte rrahes e nofull-thyeres femrash..

    cpret nga kjo falange qe e pranon per kryetar nje shtaze e nje hajdut.

    ku pyesin per statut ata moj aman..

    statut ne partne ku militon erioni i altin arapit te aldo dondollakve e ruco gjolekve..
    ..

    qesharake e cinike.. kur permendin statut keta ..

    ..




    .

  3. #3
    Lame: Rama hoqi dorė nga neni qė e solli nė krye tė PS

    Socialistėt kundėr ndryshimeve nė statut, Rama e ka rikthyer partinė aty ku e gjeti


    Anėtari i Asamblesė sė PS, Artan Lame, ndėrsa ka komentuar zhvillimit e fundit nė selinė rozė, kritikoi heqjen e nenit nė statutin e partisė, i cili parashikonte ndalimin e rikandidimit tė kryetarit, nė qoftė se ku i fundit i humbet zgjedhjet parlamentare. Lama rikujtoi se Rama ka ardhur nė krye tė PS pikėrisht duke kėrkuar zbatimit e atij neni, ndėrsa tani as nuk jepasnjė arsye se pse e hoqi atė pikė. Pas humbjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, Partia Socialiste u pėrfshi nga njė valė debatesh pikėrisht pėr atė pikė, ku si rrjedhojė lindi nevoja e ndryshimit tė statutit. E, megjithatė, Rama nuk dha asnjė sqarim se pse e hoqi atė pikė. “Kryetari Rama ka ardhur nė krye tė PS-sė pikėrisht duke kėrkuar me forcė qė tė vendosej nė Statut qė nėse Kryetari humb zgjedhjet duhet tė largohet. Dje kjo pikė u hoq nga statuti dhe Kryetari nuk e pa tė nevojshme as tė na thoshte pse po hiqte dorė nga neni qė e solli nė krye tė PS-sė”, theksoi Lame. Anėtari i Asamblesė Lama theksoi se ndryshimet paketa e ndryshimeve statusore ishte njė rikthim nė rregullat e vjetra tė PS. Megjithatė ai shton se Partia Socialiste nuk humbi se kishte probleme me rregullat statusore. “Ėshtė normale qė njė Parti tė bėjė ndryshime nė rregullat e veta sa herė tė dojė, por nė rastin konkret nė zgjedhjet e kaluara PS nuk humbi se ēalonte nga Statuti. Sidoqoftė fryma e pėrgjithshme e ndryshimeve tė miratuara mund tė pėrmblidhen me termin “kthim nė identitet”, pasi ato po e rikthejnė partinė nė rregullat dhe strukturat e vjetra tė qėmotit”, pohoi Lame.


    Dorėheqja e Manjanit
    Lame komentoi edhe dorėheqjen e Ylli Manjanit nga posti i kryetarit tė Komisionit tė Ligjeve nė Partinė Socialiste. Ai theksoi se njė nga arsyet qė Manjani dhe dorėheqjen ishte se askush nuk e pyeti pėr ndryshimet nė statusin e PS, aq mė tepėr qė Manjani ishte edhe njeriu kompetent pėr ato ndryshime si kryetar i Komisionit tė Ligjeve. “Manjani dha dorėheqjen pėr arsyen e thjeshtė se megjithėse u diskutua pėr disa muaj rresht pėr njė paketė ndryshimesh nė Statut, ai dhe Komisioni i drejtuar prej tij, nuk u pyetėn qoftė edhe formalisht: Ore zotėri, a ke ndonjė vėrejtje apo propozim pėr kėto ndryshime. Edhe shoku Enver e ndryshonte kushtetutėn jo me juristė por me grupet e kontrollit punėtor, por e pame se ku na ēoi ai”, theksoi Lame.


    Protestat
    Anėtari i Asamblesė sė PS, Artan Lame, komentoi edhe aksionin mė tė fundit tė partisė sė tij, protestat kundėr qeverisė. Duke i quajtur si pozitive nismėn, Lame theksoi se protestat nuk bėhen pėr tė argėtuar Saliun, por pėr tė mbajtur gjallė elektoratin e PS. Ai shprehur bindjen se Partia Socialiste do t’i fitojė njė herė zgjedhjet. “Protestat nuk bėhen pėr tė argėtua Saliun, por pėr tė mbajtur me gajret elektoratin e majtė. PS do vijė nė pushtet jo pse do fitojė zgjedhjet, por se njė ditė Saliu do t’i humbasė ato”, theksoi Lame.


    Ndryshimet
    Asambleja Kombėtare e Partisė Socialiste ka miratuar ditėn e mėrkurė draftin e ndryshimeve statusore si dhe ka hapur diskutimet pėr ndryshime tė programit politik tė kėsaj force. Nė kėto ndryshimet parashikohet mosdhėnia e dorėheqjes sė Ramės, pavarėsisht humbjeve nė zgjedhje. Por, saktėsohet se dorėheqja urgjente e kryetarit tė PS nė komuna apo bashki, nėse rezultati ėshtė humbės ose mė i ulėt se nė zgjedhjet paraardhėse. Gjithashtu, kėto ndryshime nė statut, tė cilat do tė marrin formėn pėrfundimtare nga kongresi i thirrur nė 18 prill, pėrjashtojnė mendimin kolektiv ndryshe, propozim ky i bėrė nga ish- rivali i Ramės pėr kreun e partisė, Maqo Lakrori dhe i mbėshtetur nga njė pjesė e anėtarėsisė socialiste. Anėtarė tė Asamblesė, njėherėsh deputetė dhe anėtarė tė lartė tė forumeve drejtuese kanė kėrkuar qė drafti i ndryshimeve statusore tė miratohet me votė tė fshehtė nga delegatėt e kongresit, duke lėnė tė hapur dhe mundėsinė e propozimeve tė reja gjatė diskutimeve nė tė.

    Blushi: Tė sqarohet ēėshtja e rikandidimit tė kryetarit
    Deputeti socialist njėkohėsisht ideatori i mendimit ndryshe, Ben Blushi theksoi gjatė punimeve tė Asamblesė qė ndryshimet statusore tė miratoheshin me votė tė fshehtė si dhe tė qartėsohej ēėshtja e rikandidimit tė kryetarit nė rast humbjeje. “Pėrderisa ne kėrkojmė kutitė nga Berisha, duhet tė vendosim kutitė edhe nė parti. Jam shumė dakord qė janė pyetur 5 mijė apo 10 mijė anėtarė partie, por gjithsesi mendoj se vota e fshehtė do tė ishte mė mirė. Asambleja nuk ka pse i miraton sot. Shoh qė nė statut janė reflektuar disa nga propozimet e bėra prej nesh pėr sa i pėrket organizimit tė partisė nė bazė rrethi. Por, doja tė evidentoja edhe njė pikė tjetėr tė cilės ne i kemi mėshuar fort dhe qė besojmė se ėshtė e nevojshme qė tė pėrfshihet, pra institucionalizimi i mendimit ndryshe. Ne duhet tė zgjidhim se si do tė bashkėjetojmė me njėri-tjetrin kėtej e tutje”, ka theksuar Blushi. Ai ėshtė shprehur dakord pėr organizimin e PS nė bazė rrethi. “Jam dakord me organizimin e partisė nė bazė rrethi. Ngaqė kam qenė deputet qyteti, kam menduar se nuk duhej rrethi. Kam bėrė gabim, sepse unė kam thėnė tė shkrihet rrethi. Por, nga pėrvoja e 2005, kur m'u desh tė punoja nė tė gjithė qarkun, them se rrethi ėshtė mė mirė”, ka theksuar Blushi.

    SOT

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •