Kryeministri Thaçi shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë e Kosovës për Produkte Medicinale, z. Zehadin Gashi dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, z. Qaush Kabashi
shkarko me rezolucion më të madh
Prishtinë, 7 prill 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka vendosur që të suspendojë nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, z. Zehadin Gashi.
Vendimi për suspendimin e z. Gashi është marrë pas vlerësimit të përgjithshme se ai ka treguar performansë të ultë në përmbushjen e obligimeve të tij dhe bazohet ne provat materiale të ofruara në Zyrën e Kryeministrit, të cilat ndërlidhen me raportin e auditimit për banderolat dhe mënyrën e tenderimit si dhe vërejtjet e njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetësisë
Vërejtjet ndaj z. Gashi ndërlidhen edhe me moszbatimin e vendimeve te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), shkeljen e Ligjit për Buxhetin me rastin e pagesave për Komisionin e Kosovës për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale (KKVPM) në kundërshtim me nenin 80, shkeljen e Rregullores Nr. 2001/36, largimin e punëtorëve pa respektuar procedurat ligjore, si dhe dhënien e lejeve të veçanta ne bazë të nenit 35 të Ligjit Nr. 2003/26, pa i përfillur procedurat e parapara me këtë nen.
Gjithashtu, Kryeministri Thaçi ka vendosur që të mos i vazhdohet kontrata Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Z. Qaush Kabashi. Vendimi është marrë pas konstatimit se gjatë ushtrimit të funksionit të tij, z. Kabashi nuk ka treguar perfomansën e duhur në menaxhim dhe në rezultate në punë.
Gjatë udhëheqjes së z. Kabashi janë evidentuar shkelje të vazhdueshme të rënda të cilat janë evidentuar edhe në raportet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Po ashtu, ka pasur ankesa të shumta për cilësinë e dobët të kontrollit të ushqimit që konsumojnë qytetarët e Kosovës, si dhe është vlerësuar se ka pasur menaxhim të dobët të stafit dhe mosrespektim të procedurave të duhura të shërbimit civil dhe prokurimit.
Vendimet e Kryeministrit Thaçi merren në funksion të përmirësimit të performansës së këtyre dy agjencive që ndërlidhen drejtpërdrejt më shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
eh hajvan o bab...po kush po e merr ne pyetje krieshefin...po kemi te drejte o hajvan me ja dite jeteshkrimin ketij dhe gjithkujt qe vihet ne nje post publik...kush eshte dhe cka ka bere per te mrri nat post...apo bie ere e keqe mbi biografine e tij dhe ju krimbat e shikut doni me la mu.t me shu.rre...nese ja din si krimb shiku qe je sille ketu..ndryshe mos ban si hajvan...
Kryeministri Thaçi shkarkon Zehadin Gashin dhe Qaush Kabashin
Prishtinë, 7 prill - Kryeministri Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka vendosur që të suspendojë nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, Zehadin Gashi.
Vendimi për suspendimin e Gashit është marrë pas vlerësimit të përgjithshme se ai ka treguar performansë të ultë në përmbushjen e obligimeve të tij dhe bazohet ne provat materiale të ofruara në Zyrën e Kryeministrit, të cilat ndërlidhen me raportin e auditimit për banderolat dhe mënyrën e tenderimit si dhe vërejtjet e njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Vërejtjet ndaj Gashit ndërlidhen edhe me moszbatimin e vendimeve te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), shkeljen e Ligjit për Buxhetin me rastin e pagesave për Komisionin e Kosovës për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale (KKVPM) në kundërshtim me nenin 80, shkeljen e Rregullores Nr. 2001/36, largimin e punëtorëve pa respektuar procedurat ligjore, si dhe dhënien e lejeve të veçanta ne bazë të nenit 35 të Ligjit Nr. 2003/26, pa i përfillur procedurat e parapara me këtë nen.
Gjithashtu, kryeministri Thaçi ka vendosur që të mos i vazhdohet kontrata kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Qaush Kabashit. Vendimi është marrë pas konstatimit se gjatë ushtrimit të funksionit të tij, Kabashi nuk ka treguar perfomansën e duhur në menaxhim dhe në rezultate në punë.
Gjatë udhëheqjes së Kabashit janë evidentuar shkelje të vazhdueshme të rënda të cilat janë evidentuar edhe në raportet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Po ashtu, ka pasur ankesa të shumta për cilësinë e dobët të kontrollit të ushqimit që konsumojnë qytetarët e Kosovës, si dhe është vlerësuar se ka pasur menaxhim të dobët të stafit dhe mosrespektim të procedurave të duhura të shërbimit civil dhe prokurimit.
Vendimet e kryeministrit Thaçi merren në funksion të përmirësimit të performansës së këtyre dy agjencive që ndërlidhen drejtpërdrejt më shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Zyra për informim e kryeministrit. /koha/
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
askush nuk na tregoi gje per kete far gjenerralli...duket nuk kan cka me tregu...si puna e te veteshpallureve gjenerralla kenka edhe ky...apo ka pase naj dore te majme parash dhe e ka ble qet post...ndryshe krimbat e shikut qe jane te punesuar ne kete forum do na kishin thure lavde per gjenerrallin e ri qe po na vjen ne krye te policise...por kete rradhe spo kan ku me ja ngjite e me sjelle ndonje manipulim tjeter ketu...dhe na ka mbete pa asnje levdate...
Krijoni Kontakt