Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti do të largohet nga Policia për t’u emëruar në postin e menaxhuesit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris.

    Siç bën të ditur e përditshmja “Kosova sot”, duke u thirrur në burime të saj, në vend të Ahmetit, në postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pritet të emërohet Kadri Arifi.

    Ky vendim, sipas kësaj të përditshmeje, është marrë nga vetë kryeministri Hashim Thaçi – mirëpo është mohuar nga Sheremeti, i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni për një vendim të tillë.

    Shkarkimi i Ahmetit është kërkuar shumë herë, madje edhe nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, që vepron në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa.

    Pozita e kreut të Policisë është lëkundur sidomos pas vjedhjes të një sasie të madhe të drogës në Dhomën e dëshmive në qendrën e Policisë, në Prishtinë. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sheremeti ka qen nji kukull ne duart e.. e dini ju se kujt..

    pra kosova nuk ka nevoj per sheremeta tip sherbeta..

    do vite derisa ne kosove polici te jet polic..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Keto jane veq lojera tezesh e hallash qe luhen nga egzekutivi kosovar.
    Sheremuti,se ja gabova emrin, eshte protagonist i vjedhjes me te madhe ne dhomen e deshmive.Pse nuk e shkarkoi atehere Thaqi.
    Keto gjera po behen vetem per ti ikur pergjegjesise qe kane pasur,ose bashkpjesmarrjes ne krim te organizuar.Kane nisur ta ndiejn eren drejtesise,sikur zagaret qe ia ndiejne lepurit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428

    ngadal Sheremet se ka hendek

    Shkarkohet i pari i policise se Kosoves Sheremet Ahmeti dhe ne vend te tij emerohet Behar Selimi bejne te ditur mjete e shkruara dhe ato elektronike .Ngadal Sheremt se ka hendek
    Pa Behar nuk vjen pranvera,...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Behar Selimi në krye të policisë


    Sheremet Ahmeti “lirohet” nga detyra

    Nga Jeton Musliu më 06.04.2010 në ora 16:12
    (E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti. Ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar Behar Selimi, ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit nëpërmes një njoftimi për shtyp.

    Në njoftimin shpërndarë medieve sot pasdite, thuhet se vetë Ahmeti ka kërkuar lirimin nga kjo detyrë, pa dhënë më shumë detaje.

    “Kryeministri Hashim Thaçi, mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka miratuar kërkesën e sotme të Sheremet Ahmetit për lirimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Kryeministri e ka falënderuar Ahmetin për punën dhe kontributin e tij të deritashëm në ngritjen dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

    Nga ana tjetër, ai e ka inkurajuar Selimin që të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën me të cilën është ngarkuar dhe t’i thellojë edhe më tutje reformat dhe të avancojë standardet e domosdoshme brenda Policisë së Kosovës.

    Thaçi i ka kërkuar gjeneral Selimi punë edhe më efikase dhe efektive, fuqizim të sundimit të ligjit dhe vazhdim të betejës së pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Behar Selimi në krye të policisë

    Kryeministri Hashim Thaçi e ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e drejtorit të deritashëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti. Në vend të tij, është emëruar Behar Selimi, i cili deri më sot mbante postin e ndihmësdrejtorit për Policinë Kufitare.

    Vendimi do të shpallet edhe zyrtarisht sot pasdite, bëjnë të ditur burime të Express-it brenda Zyrës së Kryeministrit.

    Çel Behari në polici

    Riformatizimi i kabinetit qeveritar nuk prek vetëm ministrat dhe zëvendësit e tyre. Ndryshimi i fundit është ndërrimi kreut të Policisë së Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi tashmë ka vendosur të zëvendësojë Sheremet Ahmetin, drejtorin e përgjithshëm të kësaj policie.

    Burime të mirinformuara të Expressit shpjegojnë se tashmë është vendosur për këtë nga Kryeministri i vendit. Në të njëjtën kohë, kreu i ekzekutivit ka emëruar edhe drejtorin e ri.

    “Ai është Behar Selimi, aktualisht ndihmës drejtor për Policinë Kufitare”, thotë burimi i gazetës. Sipas këtij zyrtari të lartë, kjo do të bëhet edhe zyrtarisht publike të martën. “Nesër (të martën) kjo do të zyrtarizohet edhe formalisht”, thotë burimi.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, thotë të mos ketë fare dijeni për diçka të tillë. “Nuk ka vendim të tillë për këtë çështje, as shkarkim e as ngarkim me detyrë”, thotë Krasniqi për Express. “Ju e dini se sot ka qenë ditë pushimi”, thotë zëdhënësi i Qeverisë.

    Por, vendimi thjesht pritet të zyrtarizohet dhe Behar Selimi të vendoset edhe zyrtarisht në kreun e Policisë së Kosovës.

    Gazeta është përpjekur gjatë tërë ditës së hënë të kontaktojë Behar Selimin për të kuptuar nëse atij i është komunikuar edhe zyrtarisht ky vendim. Megjithëkëtë, kontakti me të ishte i pamundur.

    Pavarësisht kësaj, disa ditë më parë, kur Express ka publikuar se largimi i Sheremet Ahmetit është thuajse punë e kryer dhe mundësinë që njëri prej tyre, Behar Selimi ose Kadri Arifi të emërohet në vendin e tij, kreu i Policisë Kufitare ka deklaruar se është duke punuar normalisht në detyrën që ka. “Mendoj se jam duke i kontribuar mirë vendit këtu ku jam”, ishte shprehur Behar Selimi, pa dashur të sqarojë nëse do të konkurronte për detyrën e kreut të Policisë së Kosovës.

    Me një vendim të tillë, Kryeministri i vendit ka shkurtuar procedurat e gjata të konkursit. Kjo për faktin e para pak më shumë se një viti, kur përmes konkursit është zgjedhur Sheremet Ahmeti në krye të Policisë së Kosovës, në listën e ngushtë kanë qenë edhe Behar Selimi dhe Kadri Arifi. Në këtë rast, meqë Kryeministri është i njëjti, atëherë ai thjesht ka vendosur për njërin prej kandidatëve të atëhershëm, duke mos lejuar që policia të mbetet me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm.

    Nën drejtimin e ish drejtorit Sheremet Ahmeti, Policia e Kosovës ka pasur progres dhe respekt të theksuar deri në momentin kur në Dhomën e Provave asaj iu vodhën më shumë se 50 kilogramë drogë dhe para të tjera të konfiskuara në operacione të ndryshme policore. Sheremet Ahmeti do të mbahet mend edhe për gatishmërinë e tij për të dhënë llogari në lidhje me punën e tij. Por, pavarësisht se këtë e ka kërkuar disa herë Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Përveç opozitës, zyrtari më i lartë nga pozita që publikisht ka kërkuar shumë herë largimi e Ahmetit nga kjo detyrë ka qenë Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës. Thirrjet e tij për largim të Ahmetit janë shpeshtuar sidomos pas vjedhjes që ka ndodhur në Dhomën e Provave.

    Ndërkohë, drejtori i ri i emëruar, Behar Selimi, është pjesëtar i policisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1999 dhe njihet si zëdhënësi i parë i këtij institucioni. Për dhjet vjet ai ka arritur të marrë edhe gradën e gjeneralit, e cila në momentin e ceremonisë nuk i ishte dhënë nga institucionet e atëhershme të dominuara nga UNMIK-u, veprim i cili gati pat shkaktuar incident. Selimi është i martuar, ka fëmijë dhe jeton në Prizren.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sheremeti ka qene e eshte e do jete vartes i shikit klosist kjo dihet.
    ata e vun ata e heqin ata e cojne ku te duan.

    Ky flliqan e dinte shum mire se cdo shqiptar diaspore qe ka hyre e qe vazhdon te hyje gjat ktyre viteve ne Kosove.. me kerr.. i eshte plackitur ne kufi ( me preteks kinse ..siguracioni) sejcilit pa asnji te drejte nji 50 ose 75 ose 100 erosh i paster..

    i mesuar te shkelet e perdhunohet prek shkaut Kosovari i bere pule ju nenshtrua dhe ketij perdhunimit nga dogana kosovare (nomenklature e kupoles enveroiste) e instaluar mbas clirimit te Kosoves nga nato ..

    por nji dit kjo hajni masive e felliqt duhet te marre fund..

    qe tani duhet bere dicka vellezer te Kosoves.. qe dogana hajne kosovare te mos u a plckise djersen..
    sepse ate 100 eron tuaj le ta marre baba juaj e nena juaj plake qe mezi ju sheh nji her ne vit.. e jo ti shkoje bosave te mafies kosovare miljardere..

    Sheremeti nuk u ndje per kte hajni qe behej ne syt e tij..

    Pra ai eshte nje pis qe sa me pare eshte dasht te largohet nga policia..

    Sa me shpejt te hiqen nga policia kosovare Faruket e ningjat e Syl-Klosit..
    qe ne kto vite kan qene prapavija e paravija.. e njesiteve kriminele qe vran besim Dajaket e bardhylet ajeta e xhemet e Smajl hajdaret Sabahetet e Ekrem Drinat..

    ..

    dicka per mir po leviz ne Kosove..
    Po vritet frika.. arma me tmershme e diktaturave polpoto-stalino-enveriste..

    U lumte trimave..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Ke nje vit vones Hashim ! Treni viq ka filluar te ec ...

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ky gjenerali...

    ky gjenerali i ri a ashti i tipit te gjeneralave te te ashtuquajtures lufte dhe pas saj apo eshte vertete nje profesionist qe kete grade madhore e ka marre ne baze te njohurive,shkollimit e profesionalizmit te tij...po te jete nga ata qe ja kan vene vehtes titullin gjeneral mjer policia e kosoves...e po ta kete marre graden mbi bazen e meritave bujrum ne krye te polcise....profesionistet dhe meritoret i duhen kosoves...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ky gjenerali i ri a ashti i tipit te gjeneralave te te ashtuquajtures lufte dhe pas saj apo eshte vertete nje profesionist qe kete grade madhore e ka marre ne baze te njohurive,shkollimit e profesionalizmit te tij...po te jete nga ata qe ja kan vene vehtes titullin gjeneral mjer policia e kosoves...e po ta kete marre graden mbi bazen e meritave bujrum ne krye te polcise....profesionistet dhe meritoret i duhen kosoves...
    te dyjat i ka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    cka..

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    te dyjat i ka
    cka te dyja...cka jane keto te dyja...a ka mundesi dikush te pershkruaj biografine e tij...jo shume nga ana private por me shume mbi shkollimin e tij...dhe kontributin e tij qe e dergoi ne marrjen e kesaj grade dhe ketij posti...apo eurot bejne te blesh gjithcka....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •