-
i/e larguar
Ibn Tejmijje dhe adhuruesit e fronit
Ibn Tejmijje dhe adhuruesit e fronit
Kur tatarėt e kanė sulmuar Sirinė nė vitin 669 h. dhe i kanė nėnshtruar njėsite e ushtrisė sė Nasir ibn Kalavunit, njė numėr i madh i ushtarėve, autoriteteve, dijetarėve dhe emirėve kishte ikur. Kishte ardhur deri te plaēkitja e pėrgjithshme e pasurisė. Tė burgosurit kishin ikur nga burgu.
I fuqishėm dhe i sigurt nė vetvete kishte mbetur Imam ibn Tejmijje, derisa i shikonte grupet e atyre qė iknin. Shpirti i tij nuk i sugjeronte ikjen. Zemra e tij nuk ka mundur qė tė pajtohet me largimin nga besnikėria, edhe pse e kishin braktisur adhuruesit e fronit.
Vazhdimisht i nxiste sulltanin dhe emirin nė pėrgatitjen e mbrojtjes dhe mbledhjen e ushtrisė. U ka folur ashpėr, hidhėrueshėm dhe rreptė, derisa luftonte me dhimbjen nė zemėr pėr shkak tė braktisjes sė amanetit dhe dėshirės pėr ta ruajtur jetėn: Nėse ju keni hequr dorė nga Siria dhe mbrojtja e saj, ne do ti vendosim sulltan asaj i cili do ta ruajė dhe mbrojė dhe do ta shfrytėzojė gjatė kohės sė sigurt tė saj. E nėse supozojmė se ju nuk jeni sundues e as mėkėmbės tė saj, e nėse populli kėrkon ndihmė prej jush, jeni tė obliguar qė ti pėrgjigjeni. E po qe se jeni tė obliguar, ndėrsa ju jeni sundues dhe mėkėmbės tė saj, ndėrkaq ata pasues tuaj, edhe ju jeni pėrgjegjės pėr ta. Pas kėtyre fjalėve, morali i emirit ėshtė rritur. Ndėrkaq Ibn Tejmijje ka mbetur nė mesin e tyre pėrderisa nė fund sulltani ėshtė nisur me ushtrinė e vet drejtė Sirisė. (El-Bidaje ven-nihaje, 14/15)
Gjatė kohės sė ikjes sė sunduesve tė Sirisė, Ibn Tejmijje ėshtė bėrė njeriu i parė i Damaskut dhe sundues i pakurorėzuar i tij. I ka gjykuar veprat e shėmtuara, e ka fuqizuar ligjin e Sheriatit, sė bashku me pasuesit e vet e ka vendosur rendin dhe e ka kthyer sigurinė nė Siri. Njė gjė tė tillė e nxiti xhelozinė te disa ziliqarė, tė cilėt kanė dashur ti venė kurthe.
Vicesulltanit i ka arritur njė letėr nė tė cilėn shkruante se Ibn Tejmijje dhe ata qė janė me tė, duke filluar nga dijetarėt, nėpėrmjet individėve e deri te njerėzit autoritativė kėshillohen me tatarėt, me ta shkėmbejnė letra dhe e pėrkrahin atė qė u ėshtė pėr qejfi. (El-Kevahibu ed-derarijj)
Fatkeqėsi dhe ngatėrresa tė njėjta u ndodhin edhe nė petkun e ri bartėsve tė Lėvizjes islame nė kohėn e re. I akuzojnė se kontaktojnė me anglezėt dhe se tentojnė tė bėjnė grusht shtet nė rendin e tyre. Kjo ėshtė akuza tė cilėn regjimet diktatoriale e kanė pėrsėritur kur kanė dashur ta godasin Lėvizjen Islame.
Sulltani Nasir li Dinilahi e ka thirrur dhe i ka thėnė: Jam i lajmėruar se njerėzit tė nėnshtrohen dhe se nė shpirt e donė pushtetin.
Kur adhuruesi i fronit mbaroi me leximin e tekstit tė akuzės, Ibn Tejmijje nuk ėshtė marrė me tė, por ka dashur qė nė shpirtin e ēdo adhuruesi tė fronit ti gdhendė fjalėt e lartėsuara mbi dėfrimet e kalueshme tė kėsaj bote. Ka dashur qė ti bindė se thirrėsit janė larg nga tė dėshiruarit e asaj qė njerėzve u thonė se duhet ta braktisin dhe tė largohen nga ajo. E pėr kėtė ka bėrtitur me zė tė lartė, ashtu qė tė gjithė qė kanė qenė tė pranishėm nė oborrin mbretėror e kanė dėgjuar qartė. E sikur e ndiente se veshėt e sulltanit paraqesin veshė tė ēdo adhuruesi tė fronit tė cilėt i shkatėrrojnė shpirtrat e pafajshėm pėr shkak tė fronit tė tyre, qė tė mos luhatet.
Ėshtė dridhur duke folur: Unė kėtė ta boj? Pasha Allahun, mbretėria jote dhe mbretėria mongole tek unė nuk vlejnė asnjė pare! Sulltani pėr kėtė u qesh dhe iu pėrgjigj se Allahu i Madhėrishėm i ka mbjellė nė zemėr frikė tė madhe: pasha Allahun, ti je i sinqertė, e ai qė ka folur kundėr teje ėshtė gėnjeshtar. (El-Kevahibu ed-derarijj)
A.B
Teuhid.NET
http://www.teuhid.net/sira/282-ibn-t...-e-fronit.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt