
Postuar më parë nga
agim.r
Meq jamë anëtarë i ri në forum desha ne fillim që ti përshendes të gjithë anëtarët e forumit.Meq tema ishte lidhur me Masakra e Dubravës,desha që të kyçem në këtë tem.Jam njëri prej atyre që e kam përjetuar atë masakër,ku edhe jam plagosul bash aty në fushën e sportiti ku naq patën ftuar me megafon gjëja se me nuk ka vend në këtë burg,por të ju numerojm se sa jeni se duhet ti porosisim autobussat me ju mare dhe dërguar në burgun e Nishit.Unë isha së bashku me shokët nga Ferizaji,posa dëgjova atë që u tha,shkova me Afmet Demirin nga Gjilani deri te shkolla e burgut që nje natë më herët kishim fjetur aty edhe ate ne koridor,pasi klasët ishin përplot me të burgosur.Duke shkuar te rreshti po i them Ahmetit ,,mos po na pregaditet diqka si ne Tivare,pse me na reshtu për të na munderuar ,ska mundesi që nga karaolla tna na numeroj.Deri sa shkum ne dhe u kthym ,fatëmirësisht mbetem të fundit në rreshtim.Para se të rreshtohem u takova me Tefik Rakën nga Kaçaniku .Duke shkuar që të rreshtohem e mbaja për dore Ylber Topallin ,shok i grupit nga Ferizaj pasi aj veq ishte më herët i plagosur pasi kishte tentuar të ikte nga gjkykimi ne Prishtinë dhe policia e gjuan me revole dhe e plagos në boshtinë kurizor,prandaj kishte problem në të hecur.Tefiku po më thotë mua.,,Agim ri mbrapa meje mbasi je me Ylbrerin,dhe aj dual para nesh në rreshtim.Dhe në atë moment nga karaolla janë hudhur granata dore dhe mandej kan filluar me pushkëmitrolez të gjuajn në drejtim tonë.Trupi i Tefikut ka ra mbi mua unë mbi trupi e Ylberit .Nuk di sa kam qëndruar ashtu.E di që i kam thënë ,,Tefik qu të ikim se po na pushkatojnë.Por ai nuk mu përgjigj.Vrapova me vrap që të iku nga vendi pasi kuptova që Tefikun e kishin vra.Posa bëra disa hapa ,Ylberi me thiri ,,Agim meren se nuk po mundem te ik,atëher jam këthy me e mare dhe ashtu zhagas e kam tërjek deri ka mesi i fushës sportive,gjatë asaj kohe të tërheqje që isha me Ylberin e pashë që dora ime ishte gjakosur.Mezi e tërhoqa deri te shkallët që ishin për tu ngjitur te fusha e spotit.Ylberin e strehova në atë vend që policia nuk kishin mundesi që ta vrenin aty,i thash mos leviz deri sa të kaloj kjo situat.Unë ika deri te shkolla skajeve të pavijoneve që tu shmangem snajperistave.Atje takova Frashër Shabani dhe ksënder Feritin nag Ferizaj,Kur e panë dorn time të gjakosur ,ata ma lidhën krahun se në krahun e djath isha i plagosur ,por gjaku më kishte shkuar deri te shuplaka e dorës .Unë isha në pavijonin ,,C,,bash aty ku u bombardua më 19,maj......
Desha edhe pak të flas për momentin kur na kanë detyruar të shkojmë në sallën e sportit që ishte në kuadër të burgut.Deri sa ne ishim në sallë ,policia e burgut kishte kontrolluar krejt pavijonet dhe aty ku kanë gjetë të burgosur të gjithë i kanë vra.Për këte më pat treguar Halit Ndrecaj nga Mushtishti i cili ishte mshefut dhe policia ate se kishin vrejtur por i kishte ndegjuar krismat ne pavijon.Sa kemi qenë në sallë një nga policët që ishin të maskuar patë thënë ,,tani do ta shifeni ju se kush është NATO-ja,,ata e kishin planifikur po që se gjuajn aeroplanat e Natos ne oborë të burgut ,neve në atë moment me na pushkatuar,se veq pushkomitrolezët i kishin në gjendje gadishmërie.
Sipas deklaratë së një të burgosuri ,që aj isht strehuar ne rrjet të kanalizimit dhe posa kishte tentuar të dilte ka puseta e kishte vrejtur një polic ku e kishte pyetur se pse je strehuar aty.Aj ju kishte përgjegj se jam frigësuar nga Natoja se kishte pas frig ti tregonte drejt.Sa janë të vrer atje lartë( te fusha) e kishte pyetur polici.Ky i pergjigjet afer 200 kan vdekur e mbi 300 janë plagosur.Atëher ,tregonte aj i burgosuri,poloci foli ne radiolidhje me dikend ku i tha,,Na ovoj akciju su ubijeni blizu 200 ludi a ranjeni blizu 300 ludi ,da nastanimo akciju illi da prekinemo, prekinite akciju ,, ju kishte përgjegjur dikush,,Ne kete akcion janë vrar afër 200 njerëz e afër 300 janë plagosur,ta fillojm akcionin apo ta nderpresim,nderpriteni aksionin,,i tha dikush në radiolidhje.Atëher ati të burgosuri i kishte thene qe te largohet nga aty.
Ne që ishim në sallë na shperdajtën cigare për të pirë.Dikush nga ne patë thënë,,këto janë të fundit për ne ,posi ti pim do na vrasin.,, Mirpo mbas disa sekondave një polic tha ,,Imallite sreqe,,Patët fatë,,Me siguri ndoshta ajo kur ka deklaru se janë vra aq na kanë liruar ,se për ndyshe tubimi jonë në sallë të sportit ka qenë vetëm për të na vra.
Kur na transferun në burgjet serbe ,isha ne Pozharevc që nga 10,06,199, deri më 12,11,1999,,mandej na derguan ne Mitrovicë të Sremit.Kur janë kallë burgjert në Sërbi isha unë aty,mandej na kanë transferur në Burgun Qendror të Beogradit. E në fund të marsit aty e kanë pru Millosheviqin ,por kuptohet ne qeli të veqant.Prej aty prap na kanë dergu në Mitrovic të Sremit ku më 25,01,2002, jemi liruar.Isha i deuar 13 vite.
Krijoni Kontakt